‘Deklaratat e Ramës për nuditetin dhe autizmin/ Berisha: Ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar me ligj. Një superskandal dhe përçmim të tillë e kishte edhe Adolf Hitleri

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, u ka bërë thirrje medieve që të mos mbyllin debatet pse nuk vijnë kandidatët e PS-së. ‘Në këtë mënyrë, mediat të cilat po i shikon e gjithë bota, janë prozhektorët e të gjithë botës drejtuar drejt tyre. Sytë e botës janë drejtuar ndaj medias shqiptare dhe në këtë fushatë. U garantoj se kjo fushatë ka shkallën e vëzhgimit më të lartën ndonjëherë.

Ndaj dhe për të qëndruar si pushtet i pavarur, ju ftoj që të vazhdojnë debatet në studiot televizive me përfaqësuesit e opozitës që kanë dëshirë të vijnë dhe gazetarë të pavarur për të bërë transparent para publikut shqiptar programin e tyre’, deklaroi ai.

Gjatë konferencës, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se, Edi Rama është në rrokullisje dhe po mundohet të manipulojë opinionin publik me anë të përpjekjeve primitive.

‘Edi Rama po rrokulliset. Kjo është e vërteta. Për të lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, mjafton të shohësh ekuilibrat e Edi Ramës. I aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve’, theksoi kryetari i PD.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratat e Edi Ramës që një ditë më parë u kërkoi fëmijëve që të klikonin në google për fotot nudo të tij, dhe deklaratat e sotme ekstremiste për autizmin.

‘Në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar me ligj. Një propagandë e tillë është e tmerrshme, nuk mund të nxjerrësh në pazar ti,  nuditetin, lakuriqësinë tënde, kurrë, sepse ka një kod etik moral, shoqëria njerëzore’, theksoi Berisha në përgjigjen e tij për gazetarët.

Duke folur për deklaratën e sotme të Ramës, për autizmin, lideri i PD-së e ka cilësuar si superskandal.

Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj që janë ata. Përçmimi ndaj fëmijëve, të rriturve, po fëmijëve meqenëse ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve, tani është zbuluar prej kohësh edhe tek të rriturit, por është kryesisht i fëmijëve, e kanë pasur Adolf Hitleri. Edhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte.  E ka pasur Enver Hoxha për qëllime klasore. E ka pasur diktatori Bokasio. Ky është një superskandal’, nënvizoi Berisha.

Ndërkaq, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se, ‘Chris LaCivita është makthi i Edi Ramës. Chris dhe gjithë ekipin e tij jemi në lidhje nonstop këtu dhe online’, theksoi ai. Ndërkaq i pyetur në lidhje me moshën e tij, pasi mediat e kapura nga Rama ditët e fundit e kanë theksuar si fakt, kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar këtë si një avantazh eksperience.

‘Lidhur me moshën, të them të vërtetën unë e konsideroj avantazh. Pse? Sepse rikthimi im, nuk ka absolutisht në bazë, ambicie për karrike, para dhe luks. Nuk del njeri të thotë se, unë këto i kam patur edhe në moshë të tjera, edhe në rini. Tani aspak. Çfarë më mbetet mua nga mosha tani? Më mbetet eksperienca çmuar.

Sot unë paraqes një program para shqiptarëve me terma konkretë, siç e keni konstatuar dhe ju. Por eksperienca e ime qeverisëse më lejon mua, të parashikoj me vërtetësi të madhe, realizimin e këtij programi.

Eksperienca ime më lejon mua, realizimin me shpejtësi të këtij programi. 100 ditët e para do të jenë 100 ditët e transformimit të Shqipërisë. Pa ketë eksperiencë të garantoj se nuk do mund të premtoja.’, deklaroi kreu i demokratëve, Sali Berisha gjatë konferencës për median.

Kryetari i Partisë Demokratike, ka komentuar gjatë konferencës edhe lajmin për sekuestrimin e dokumenteve të tenderit për tunelin e Llogarasë.

‘Ai tuneli i Llogarasë është si puna e Nesti Angonit. Se ja ku e ke, do ti, urdhëro, ke njësinë e mbikëqyrjes. Duhet të raportonte tek ti çdo muaj. Aty, si puna thashë, nuk është tamam si Nesti dhe se aty dora e Ramës është 100 përqind e pazari u bë në Ankara. Kompania ishte e dytë me 130 milionë euro, kompania tjetër me 180 milionë … dhe tani janë edhe 50 milionë euro se po shkon 230 dhe prisni ju se këta janë të paimagjinueshëm.

Lubia i ka dosjet më të rënda shumë se Erion Veliaj. Të jemi realistë. Ajo ka disponuar 12 miliardë euro, ai 5 miliardë euro’, theksoi lideri i demokratëve Sali Berisha gjatë konferencës për mediat.

FJALA E PLOTE:

Siç e shihni, ka shpërthyer një entuziazëm që Shqipëria nuk e ka njohur prej dekadash.

Një entuziazëm i fuqishëm.

Keni përballë dy fushata, njëra fushatë e elektrizuar e qytetarëve të lirë, tjetra fushatë e njerëzve të detyruar, e rrogëtarëve të detyruar të dëgjojnë ndoshta çdo gjë që nuk do donin të dëgjonin nga një njeri që ka humbur çdo logjikë, çdo standard dhe etikë dhe kalon nga një banalitet në një banalitet tjetër.

Kjo është e vërteta.

Kurse fushata e Aleancës për Shqipërinë Madhështore është në madhështinë e njerëzve të lirë.

Aty mblidhen, mbajnë fjalime, diskutojnë njerëz të lirë.

Ajo çka është problematike është censura e egër e medieve ndaj opozitës për hatër të qeverisë.

Pra censurë e diktuar nga qeveria.

Studiot e debateve kanë anuluar një seri debatesh me pretekstin se kandidatët e PS nuk vijnë.

Ky është nënshtrim i pakonceptueshëm i medieve të lira ndaj diktatit të Edi Ramës dhe ekipit të tij të inkriminuar që nuk mund të dalë në dritën e diellit, pra në studion televizive për shkak të bagazhit të tmerrshëm që ka, lidhjet me krimin, vjedhjet, etj.

Por, ajo që unë konstatoj me dhimbje të madhe, nënshtrimin e plotë, të hapur, të medieve ndaj diktatit të qeverisë.

Cila është thirrja ime?

Thirrja ime është që mediat të mos mbyllin debatet e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me gazetarë dhe përfaqësues të opozitës, e cila ka vullnetin dhe dëshirën t’i përgjigjet ftesave të medieve.

Në këtë mënyrë, mediat të cilat po i shikon e gjithë bota, janë prozhektorët e të gjithë botës drejtuar drejt tyre.

Sytë e botës janë drejtuar ndaj medias shqiptare dhe në këtë fushatë.

U garantoj se kjo fushatë ka shkallën e vëzhgimit më të lartën ndonjëherë.

Ndaj dhe për të qëndruar si pushtet i pavarur, ju ftoj që të vazhdojnë debatet në studiot televizive me përfaqësuesit e opozitës që kanë dëshirë të vijnë dhe gazetarë të pavarur për të bërë transparent para publikut shqiptar programin e tyre.

Së fundmi, u bëj thirrje shqiptarëve të besojnë vetëm zemrave të tyre, mendjeve të tyre dhe asnjë ndikim nga asnjë përpjekje primitive për të manipuluar opinionin.

Edi Rama po rrokulliset.

Kjo është e vërteta.

Dhe për të lexuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, mjafton të shohësh ekuilibrat e Edi Ramës.

I aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve.

Këto kisha unë për sot pas një turi të jashtëzakonshëm, siç e keni parë vetë.

Pas një pritje fantastike. Kudo që kam shkuar. Kur thashë edhe njëherë, ana tjetër ka pasur rrogëtarë, njerëz jo të lirë, të marrë me detyrim nga Tirana dhe qarqet tjera si figurina.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:

Ermal Rizaj, SYRI TV: Ditën e djeshme Rama u kërkoi të rinjve që të futen në Google dhe të shohin fotot e tij nudo. Ndërkohë ditën e sotme deklaroi se, në atë takim nuk kishte fëmijë, edhe pse duket nga pamjet se ka patur nën 18 vjeç. Si e komentoni ju gjuhën e përdorur nga Rama dhe justifikimin e sotëm të tij për atë takim.

Sali Berisha: Do të preferoja që vlerësimin individual të ja lija çdo nëne shqiptare, se sa do donte ajo që kryeministri i vendit ti servirë fëmijës së saj, nuditetin e tij dhe ish-bashkëshortes.

Do të doja që çdo grua ti shtronte pyetje vetes, sa do donte ajo që burri i saj, ti servirte publikut lakuriqësinë e saj me të në plazh.

Do të doja që çdo mësuese, të pyeste veten, çfarë përbën kjo për nxënësit e saj, kur një kryeministër del me moton ‘nudo për vota’. Duke shfrytëzuar jashtë çdo lloj kodi etik dhe moral, detyrën.

Do të doja që çdo shqiptar ta vlerësonte vetë këtë, kurse në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kjo është absolutisht e dënueshme.

Vërtetë mund të marrësh disa klikime të kuriozitetit, por kjo është rreptësisht e ndaluar në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Jo vetëm për faktin se ti kishe aty një audiencë fëmijësh, por ishe para kamerave.

Sikur dhe në kuzhinën e tij, brenda katër mureve ta bënte këtë premtim, i  vetëm, para kamerave ai është përgjegjës për qindra mijëra fëmijë, të cilëve do të mbetet në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri, në ç’shkallë mund të degradojë dhe degjenerojë fushatën për vota.

Po e them këtu prap, në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar me ligj.

Një propagandë e tillë është e tmerrshme, nuk mund të nxjerrësh në pazar ti,  nuditetin, lakuriqësinë tënde, kurrë, sepse ka një kod etik moral, shoqëria njerëzore.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Kam dhe një pyetje tjetër, sa i takon gjuhës së përdorur nga Rama, ditën e sotme. Ai ka thënë kështu: ‘Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’e mirë’. Si ju duket termi autik i përdorur nga Edi Rama sot në Gjirokastër.

Sali Berisha: Përçmimi ndaj fëmijëve, të rriturve, po fëmijëve meqenëse ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve, tani është zbuluar prej kohësh edhe tek të rriturit, por është kryesisht i fëmijëve, e kanë pasur Adolf Hitleri. Edhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte.

E ka pasur Enver Hoxha për qëllime klasore.

E ka pasur diktatori Bokasio.

Ky është një superskandal.

Të përdorësh ti një çrregullim, prapa të cilit qëndron një heroizëm i pazakonshëm i fëmijëve dhe prindërve, në qoftë se ka një çrregullim ku një nënë është më heroinë se çdo nënë tjetër me përpjekjen e saj, është nëna e një fëmije me këtë çrregullim.

Dhe fëmija vetë që jo në pak raste duhet t’i kapë fjalët një nga një, duhet t’i përvetësojë fjalët një nga një.

Dhe ky del me këtë frazë, tregon se është turp të quhet prind ky. Është turp të quhet bashkëshort ky.

Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata.

Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë. Këta gjeti ky për të etiketuar.

Isa Myzyraj, Ora News: Folët në këtë konferencë në lidhje me censurën që janë duke u bërë televizionet. Nga monitorimi i ditës së fundit, pothuajse të gjitha televizionet në minutazhe janë të gjitha të balancuara, madje shumica prej tyre kandidatët e PD i kanë në intervalet më të larta. A mund ta specifikomi pak censurën.

Sali Berisha: Kombëtaret. E kam fjalët për mediat kombëtare, e kam thënë gjithnjë se, nuk them për të gjitha mediat. Kombëtare.

Isa Myzyraj, OraNews: Në fushatën presidenciale të SHBA, Joe Biden të vetët dhe mediat amerikane e kanë mbajtur si lajm kryesor për javë të tëra, për shkak të moshës së tij, duke pretenduar për tu bërë president në një moshë të thyer. A e keni vërejtur në këtë fushatë në ndonjë moment që mosha juaj të ketë ndikim në këtë fushatë, por edhe në zgjedhjet e 11 majit?

Sali Berisha: Personalisht unë e kam ftuar Edi Ramën dhe e ftoj në çdo kohë, në çdo studio që të zgjedhë ai, dhe në çdo shesh publik, të ballafaqohemi pak dhe të shofë se kush ka, kush ka shenja të senilitetit, të rrjedhjes, dhe të vijë të ua tregojmë shqiptarëve.

Një kjo.

E dyta, thashë besoj se kjo është gjëja më serioze që unë mund të paraqes para qytetarëve, përgjegjësisë time para qytetarëve.

Pastaj lidhur me moshën, të them të vërtetën unë e konsideroj avantazh.

Pse? Sepse rikthimi im, nuk ka absolutisht në bazë, ambicie për karrige, para dhe luks. Nuk del njeri të thotë se, unë këto i kam patur edhe në moshë të tjera, edhe në rini. Tani aspak. Çfarë më mbetet mua nga mosha tani? Më mbetet eksperienca çmuar.

Sot unë paraqes një program para shqiptarëve me terma konkretë, siç e keni konstatuar dhe ju. Por eksperienca e ime qeverisëse më lejon mua, të parashikoj me vërtetësi të madhe, realizimin e këtij programi.

Eksperienca ime më lejon mua, realizimin me shpejtësi të këtij programi. 100 ditët e para do të jenë 100 ditët e transformimit të Shqipërisë. Pa ketë eksperiencë të garantoj se nuk do mund të premtoja. Jo.

Eksperienca ime ka trashëgiminë e vet. Pra në qoftë se them, do vendos minimumin jetik 200 euro dhe do bëjë këtë se do kthej paratë qytetarëve, unë e kam bërë këtë, kam dyfishuar rrogat. Kam dyfishuar rrogat e të gjithë administratës dhe kam dyfishuar pensionet minimale, kam rritur me 60% pensionet mesatare, kam rritur me 40% pensionet maksimale.

Pra unë nuk eci në një rrugë të pashkelur, nuk eci drejt të panjohurës, përkundrazi drejt një të njohure që do ta bëjë edhe shumë më të mirë tani. E kam patur pikë unë këtë, ta them të vërtetën ty.

Unë në vitin 2013 kur bëmë studimin dhe dolën 15 mijë familje shqiptare në varfëri ekstreme, një vendim i prerë do nxirreshin nga varfëria ekstreme dhe për të dalë në mënyrë eficente, transparente u bë digjitalizimi i tyre.

Nuk fitova zgjedhjet, por sot ata janë 5-fishuar më shumë, shumë më tepër se kanë rënë në këtë kategori dhe pensionistët, këtu është problemi, nuk janë vetëm familjet. Në atë kohë pensionistët nuk ishin këtë kategori, ishin standard tjetër.

Tani me minimumin jetik në transformojmë, ne zhdukim varfërinë ekstreme. E zhdukim.

Tani eksperienca më lejon mua të di me saktësi, se sa është fatura.

Eksperienca më lejon mua të jem i sinqertë të vendos me shpejtësi, modelin me të cilin unë do e realizoj këtë.

Po të jap një shembull.

Çdo vit gjatë periudhës në qeveri, ndahej fondi për rrogat dhe pensionet. Ai ishte i paralajmëruar se do të rriten kaq, se ishte objektiv.

Por tani, sillej buxheti tjetër. Buxheti tjetër në fazë paraprake kishte të parashikuar asnjëherë më shumë se 50 mln euro për rrugët. Por projekti im ishte se asnjëherë më pak se 500 mln. Dhe çfarë ndodhte? Atëherë pjesa e buxhetit që mbetej pasi u rikthehej qytetarëve në rroga e pensioneve, nisej edhe njëherë nga e para, ribëhej nga ministrat dhe nga unë vetë, të jem i sinqertë, pa diskutim, dhe arrinte jo më pak se 500 mln euro buxhet për rrugët.

Kjo bëri që në qoftë se në 8 vite të ndërtohen qindra kilometra rrugë autostrada, autostrada, lëji rrugët, autostrada 27 metra të gjera.

Në 12 vite asnjë kilometër, asnjë kilometër i vetëm autostradë me buxhetin e shtetit.

Bajpasi i Fierit është lënë në gjysëm, nuk është vepër e tyre, është vepër e qeverisë së mëparshme me financim, me projekt dhe me çdo gjë, dhe gjysma e ndërtuar.

Këta kanë ndërtuar 1 km rrugë në Elbasan-Librazhd. Kanë 1 km rrugë Elbasan-Librazhd kundrejt qindra kilometra autostradë, pa llogaritë superstradat. Sepse vinte buxheti dhe u thuhej tani, 500 mln do të jenë rrugët. Kështu ajo eksperiencë më shërben mua shumë.

Përveç të tjera, për ta mbyllur këtë histori.

Njerëzit me shumë të drejtë, presin që të kenë lider të ri, të jenë të ri, të jenë kështu dhe të jenë ashtu, vetëm një gjë; eksperienca të mëson shumë, thotë latini. Unë nuk dua të them kësaj here eksperienca, por historia të mëson shumë.

Në kuptimin e asaj që po të rikthehesh, këtij vendi dëme më të mëdha ja bënë atë që ishin të rinj. Enver Hoxha, Edi Rama. Ata që nuk kishin eksperienca dhe kjo është e vërteta. Tani shih këta çfarë bëjnë, që fusin në qerre familjarët e vet për deputetë. Thuaj tani. Ose thotë që, i ri jam antisistem unë. Antisistem e di çdo të thotë, do të thotë anarkist. Po nuk mund të them, anarkist është antisistemi, është e njohur, anarkisti është antisistem.

Pastaj ai tjetri është patericë e qeverisë. Ndaj unë sot, nuk e kam paraqitur moshën si privilegj, por u detyrova të bëj ca shpjegime. Kjo është historia e moshës time.

Anisa Kadesha, RTSH: Kryeministri ironizoi sërish sot drejtuesin tuaj të fushatësm, Chris LaCivita. ‘Kanë vajtur e paguar lekët e dynjasë, magjistari kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka’, pyet kryeministri për Chris LaCivita.

Sali Berisha: Tani, e vërteta është që makthi i tij është pikërisht Chris LaCivita.

Unë u thashë, atë gjumi nuk e zë. Ai shkallmoi komplet pas shfaqjes së Chris në krah të Sali Berishës. Me Chris dhe gjithë ekipin e tij jemi në lidhje nonstop këtu dhe online. Ndaj dhe i thuaj mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët.

Çfarë t’i thuash atij. Kaq!

Osman Stafa, News24: Për PD dhe shumë eksponentë të kësaj force politike, Belinda Balluku është cilësuar e paprekshme edhe nga sistemi i drejtësisë. Ditën e sotme është publikuar një lajm se SPAK ka nisur hetimet për tunelin e Llogarasë. A keni ju një koment.

Sali Berisha: Se çfarë përfaqëson ajo në historinë e këtij vendi, mendoj se përfaqëson një nga figurat më të zeza të korrupsionit në tërë ekzistencën e Shqipërisë. Po të jap vetëm një shembull.

Djegësi i Tiranës, mos harroni kurrë se 130 milionë euro shkuan në gjykatë për dënime qesharake nga Skapi. Po djegësi i Tiranës u dënuan dy-tre drejtorë, të cilët kishin firmosur dhe nuk kam asnjë kundërshtim, kanë përgjegjësi për firmat që kanë vënë.

Por nga momenti i firmës së tyre, në qofte se njësia e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit të Tiranës, do të kryente detyrën ligjore, që varej direkt nga Lubi Balluku, që gjendej në ministrinë e saj ai autoritet mbikëqyrës kryesor kontraktues, sepse ishte transferuar autoriteti kontraktues, pra që asnjëri nga këta tre persona të mos mbajë asnjë përgjegjësi ligjore, që e kishte për detyrë që çdo muaj të mbikëqyrte dhe të raportonte për ndërtimin, fazën, ecurinë e punimeve…

Çfarë ndodh këtu? Në asnjë mënyrë Skapi nuk i merrte dot këta. Se po të merrte këta, këta ose do bëheshin të burgosur me para, pra të paguar, do u paguante Belinda kaq milionë e kaq milionë, ose do tregonin se nuk na ka lejuar Belinda për të bërë mbikëqyrjen, dhe se paratë janë dhënë, për arsye se i ka marrë Belinda minimumi të themi…

Unë them nuk i ka marrë Belinda, paratë i ka marrë Rama. Por Belinda, dorën në zjarr nuk e vë, por Belinda duke e ditur që paratë i merrte Edi Rama me Erion Veliaj një pjesë, ajo hesht.

Dhe kjo pesë vite me radhë.

Kështu që ai tuneli i Llogorasë është si puna e Nesti Angonit. Se ja ku e ke, do ti, urdhëro, ke njësinë e mbikëqyrjes. Duhet të raportonte tek ti çdo muaj. Aty, si puna thashë, nuk është tamam si Nesti dhe se aty dora e Ramës është 100 përqind e pazari u bë në Ankara.

Kompania ishte e dytë me 130 milionë euro, kompania tjetër me 180 milionë … dhe tani janë edhe 50 milionë euro se po shkon 230 dhe prisni ju se këta janë të paimagjinueshëm. 

Isha dje në Kukës, e morët ju vesh punën e urës, histori turpi. Ju e shihni se ura mbyllej, ura hapej dhe unë pyesja se ç’ndodhte me urën. Bëheshin poezi për harqet e hekurat.

Tani ç’ka sjellë ura? Ura, e paimagjinueshme, për të hyrë në Kukës duhet të dalësh këndej dhe të hysh nga mbrapa.

Histori turpi. Aty projekti ka qenë për tunel aty.

Pra, dhe këta ura… më duket se e inauguruan edhe me daulle urën. Belinda me xhingla e me mingla duke u tundur dhe shkundur aty.

Kur shkova unë, ec e ec mbrapa, pastaj kthehesh për të hyrë në Kukës.

Edhe te tuneli kanë bërë një gafë të tillë. Po përpiqen tani, por janë para të gjitha këto tani.

Lubia i ka dosjet më të rënda shumë se Erion Veliaj. Të jemi realistë. Ajo ka disponuar 12 miliardë euro, ai 5 miliardë euro.

Andon Kello, AbcNews: Ju jeni shumë i shqetësuar për shitblerjen e votës në këto zgjedhje. Ka një rast i cili duket i çuditshëm,  një kandidate e PD, e cila ka dhe post në selinë blu, avokatja Adriana Kalaja, ka bërë thirrje në rrjetet sociale, ku u ofron mbështetësve nga 200 deri në 1 mijë euro. A është ky një rast i shitblerjes së votës.

Sali Berisha: Është një keqkuptim, jo shitblerje vote. Siç e kam kuptuar unë. Megjithatë ajo e ka hequr statusin pikërisht se krijon një keqkuptim.

Ajo e ka patur fjalën për anëtarët e stafit të saj, siç e kam kuptuar unë. Cili nga anëtarët e stafit do punojë më shumë, do ketë këtë shpërblim. Por ai status është hequr, pikërisht se kanë menduar se ka krijuar një keqkuptim.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale