Chris LaCivita nga Shkodra: SHBA-të kanë besim tek Dr. Berisha, tani ka ardhur koha të rrëzoni Edi Ramën

Përpara se të filloj, kur hipa në avion këtë mëngjes, disa miq të mi në Washington, D.C. festojnë një ditëlindje të rëndësishme sonte. Dhe është për një mike shumë, shumë të dashur për mua, dhe ajo quhet Susie, dhe doja t’i uroja ditëlindjen nga Shqipëria. Susie, gëzuar ditëlindjen. Jam i nderuar që jam këtu, në vendin ku nisi lufta për lirinë shqiptare. Ju ishit të parët që rrëzuat monumentin e një prej vrasësve më të mëdhenj të historisë, Joseph Stalin. Tani ka ardhur koha të rrëzoni një tjetër monument të dështuar, Edi Ramën. Rrëzoni korrupsionin! Rrëzoni dështimin ekonomik! Rrëzoni varfërinë!

Si amerikanë, ne besojmë në liri, në të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi. Ne besojmë se çdo njeri ka të drejtën e dhënë nga Zoti për të jetuar, për të punuar, për të rritur familjen dhe për të adhuruar Zotin që zgjedh vetë. Dr. Berisha ka shkruar histori duke ndërtuar marrëdhënie historike me Shtetet e Bashkuara. Ne kemi besim te Dr. Berisha. Por këto të drejta mund të zhduken, përveç nëse të gjithë ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni të dielën. Miqtë dhe familjet tuaja, vetëm ju mund ta shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.

Duhet të luftoni. Luftoni për familjet tuaja. Luftoni për të ardhmen tuaj. Luftoni për lirinë tuaj.

Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Fitore, fitore, fitore!

Artikuj të ndërlidhur
PD në Seli & Degë

Fjalimi i turpshëm në OKB/ Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes. Foltoret e Ripërtëritjes në Vlorë dhe Elbasan dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË BASHKËBISEDIM ME QYTETARËT EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar si ‘të turpshëm’ fjalimin

LEXO MË SHUMË
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale