Cara: Durrësi, qyteti që e ka bekuar Zoti, ka nevojë më shumë se kurrë për të ndryshuar. Ka nevojë të marrë ngjyrën e detit dhe të ketë këmbënguljen tonë për të qenë të gjithë bashkë më shumë se kurrë!

FJALA E KANDIDATIT TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR BASHKINË E DURRËSIT, IGLI CARA

Të dashur demokratë,

I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.

Kënaqësi e nderim të përshëndes 32 vjetorin e krijimit të degës së PD Durrës së bashku me disa nga themeluesit por me respekt edhe për ata që nuk janë më pranë nesh.

Të nderuar aleatë.

32 vite nga 1990 kanë shënuar atë ç’ka jeta merr e jep në rrjedhën e saj të zakonshme në jetët tona, por njëkohësisht këto 32 vite kanë lënë gjurmë e na kanë dhënë mundësinë të reflektojmë dhe të ndjehemi krenarë për gjithçka që kemi bërë mirë, të mbajmë përgjegjësi për vendimet e zgjedhjet tona, të analizojmë uljet e ngritjet që një filozofi politike sjell, të kuptojmë dhe të reagojmë mbi ngjarjet dhe proçeset. Të kuptojmë nga njëra anë sa e pamëshirshme është koha dhe nga ana tjetër, atë ç’ka vullneti i mirë, këmbëngulja dhe përkushtimi prodhojnë.

32 vite sfidash, përpjekjesh, arritjesh dhe gabimesh, na sjellin në këtë fillim viti 2023 në një moment të rëndësishëm për vendin, shqiptarët dhe Durrësin. Qeverisja e Ramës për 10 vite rresht është shoqëruar me kriminalizimin e pushtetit politik për shkak të përdorimit të parave të krimit për blerjen e votës, i ka mbyllur derën meritokracisë dhe aftësisë së individit, duke shkaktuar pasoja sociale.

Shpopullimi i vendit, ikja masive e djemve e vajzave të arsimuar, braktisja e fshatrave, qyteteve, dhe vatrave familjare, kthimi i skenave të largimit me gomone, tanimë kanë krijuar bindjen e një strategjie te mirëfilltë, shpopullimi Shqipëria sot është në udhëkryq, familjet në hall dhe individi i pashpresë e i paqartë për të sotmen e për të ardhmen. Dallimi thelbësor i këtij aktualiteti me atë të 32 viteve më parë është mungesa e shpresës, mungesa e sigurisë së jetës dhe garancisë së punës, pronës e kapitalit.

Sot duket i pashpresë qytetari, profesionistët që taksohen me shumë se pronarët e mëdhenj, fermeri për shkak të politikave shkatërruese e jo mbështetëse, biznesi i mesëm dhe i vogël, që po shkojnë drejt falimentimit, por pa përjashtuar edhe biznesin e madh, kur nuk pranon të paguajë gjobat e vëna nga kjo qeveri. Kjo gjendje ka një dhe vetëm një fajtor – ky është Edi Rama dhe pushteti që ai ka krijuar.

32 vite pas 1990, Durrësi është rritur, por nuk ka mundur t’i shpëtojë deformimit dhe keqeverisjes, duke reflektuar fytyrën e Rilindjes dhe të atyre që në funksion të betonit e pas e lejeve të ndërtimit e kanë tjetërsuar, me qëllimin që të humbasë atë që e përfaqëson dhe që është identiteti natyror dhe historik i tij. Durrësi, qyteti që e ka bekuar Zoti, ka nevojë më shumë se kurrë për të ndryshuar në 2023, ka nevojë të marrë ngjyrën e detit dhe të ketë energjinë dhe këmbënguljen tonë për të qenë të gjithë bashkë më shumë se kurrë për t’i dhënë besim e dritë shprese.

Qyteti që ngrihet mbi rrënoja antike duhet të frymojë, duhet te luftoje, ndryshe do t’i rrëmbejnë jo thjesht antikitetin, por edhe historinë.

Durrësi, që ka pranë Universitetin, por po i largojnë rininë duhet të rikthehet në normalitet, pasi e ardhmja është këtu, pranë familjeve, të afërmve, në vendin tonë, që ka nevojë për njerëz që e duan dhe që besojnë te ndryshimi. PD ka treguar se është frymë, është liri, është dëshirë për ndryshim, është energji rinore.

Në shtëpinë tonë te madhe ka vend per te gjithe dhe kjo është rruga e duhur. Sot ne mes jush kuptoj qe shpresa dhe besimi nuk kane humbur. me t Me bekimin e Zotit, me 14 Maj do te jemi se bashku, me të gjithë ata që e duan ndryshimin, për t’i rikthyer Durrësit që ne duam identitetin e marrë peng ndër vite.

Së bashku për ndryshim, për të festuar jo vetëm përvjetore, por mbi të gjitha fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale