I dashur kryetar i PD Prof. Dr. Sali Berisha. Të dashur miq, themelues të kësaj dege. Drejtues dhe ish-drejtues në vite. Anëtarë të cilët keni dhënë shpirtin për këtë degë në 32 vite.
Është privilegj për mua që t’ju drejtohem sot në këtë celebrim të 32 vjetorit të themelimit të degës. Bashkë në këto 32 vite kemi bërë çmos. Kemi bërë gjithçka kemi mundur, për të ngritur dhe për ta çuar drejt sukseseve PD. Sigurisht kemi patur disfata dhe humbje, por kemi patur edhe suksese edhe fitore që kanë lënë gjurmë rë pashlyer jo vetëm në historinë e PD, por edhe të demokracise shqiptare.
Vetëm për t’ju kujtuar vitin 2005 kur Durrësi ishte simbol i një fitore të jashtëzakonshme për PD. Të gjithë e kanë cilësuar Durrësin si flamurtarin e fitores. Kur Durrësi jep sinjalin është e sigurt që fitorja është pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Kemi patur suksese në qeverisje. Kemi patur edhe gabime, por jemi përpjekur që të bëjmë më të mirën. Jemi përpjekur që ne si PD e këtij qyteti t’i japim, ose t’i përgjigjemi shpirtit europian që ka patur në ditët më të errëta të komunizmit.
Sot Durrësi nuk është më ai i vitit 1991, ku ishte 90 mijë banorë. Durrësi është shumë herë më i madh sesa kaq, dhe dhjetëra e mijëra i janë bashkuar këtij e kanë zgjedhur këtë qytet të jenë durrsakë si të gjithë ne. Ky qytet ka një forcë të jashtëzakonshme mikëpritjeje dhe integrimi, dhe PD është përpjekur gjatë gjithë këtyre viteve të reflektojë këtë shpirt. Mekanizmi më i mirë që ne kemi sot, që PD e Durrësit të jetë e të gjithëve, është një mekanizëm i thjeshtë demokracie, vota.
Përfundimisht, kemi vendosur që vota e lirë të jetë ajo që na bashkon të gjithëve. Të zgjedhim përfaqësuesit tonë dhe këtë parti ta bëjmë përfaqësimin më të mirë të të gjithëve, në mënyrë që të përfaqësojmë interesat e çdo durrsaku, dhe me punën tonë ne të japim shembullin sesi fitohet.
Kemi kaluar një vit sfidues, i cili vërtetë ka qenë shumë i vështirë. Si anëtar, deputet, dhe ish-drejtues i kësaj dege, kam parë nga afër pakënaqësit që kishin anëtarësia e PD, por edhe qytetarët për mënyrën se si humbeshin zgjedhjet, por edhe se si partia mbyllej. Foltorja ishte një dritë shprese e jashtëzakonshme. Ajo nuk filloi në Durrës, ai kishte foltoren e 4-t, por ishte pikërisht Durrësi, ku foltorja mori dimensionin e një orteku masiv. Pas asaj që ndodhi këtu, të gjithë filluan garën kush ta bënte më të madhe. Vërtetë kjo i dha dimensionin e jashtëzakonshëm i cili përfundoi në atë eveniment historik që është Kuvendi i 11 dhjetorit, i cili ka lënë gjurmë të barazvlefshme me fillimin e demokracisë. Është rithemelimi i PD, por është një event i jashtëzakonshëm, jo vetëm për PD, por për të gjithë demokracinë shqiptare dhe është i paprecedentë në Ballkan.
Gjatë gjithë këtij viti nuk kemi bërë thjesht një zgjedhje kampi. Kemi zgjedhur midis parimeve për të vërtetën edhe një rruge të vështirë, për karshi komoditetit dhe interesit. Ne kemi vendosur t’i qendrojmë parimit të së vërtetës.
Durrësi ka 23 vite që është në kthetrat e qeverisjes socialiste. Nuk është as keqqeverisje. Është një grabitje masive 23 vjeçare. Durrësi është simbol për të treguar se kur e qeveris keq një qytet ja si përfundon. Një qytet dhe bashki me resurse të jashtëzakonshme. Por që është ky, që nuk i ofron të rinjve më asgjë, i ofron qytetarëve të largohen. Kështu që është një detyrë shumë e madhe e jona që t’i përgjigjemi një sfide të jashtëzakonshme.
Betonizmi, shkatërrimi i vlerave kulturore e arkeologjike, transformimi në një qytet kaotik, zhdukja edhe resurseve që na i ka dhënë Zoti, një plazh që po betonizohet, janë simbol o kësaj keqqeverisje. Grabitja e Portit nuk është thjesht grabitja e radhës korruptive, është vjedhja më e madhe e pasurisë publike që i bëhet jo vetëm Durrësakëve, por të gjithë shqiptarëve.
Kështu që, ne e kemi për detyrë që ne të mobilizohemi për t’i dhënë përgjigje këaj. Nuk mund të presim ne verdiktin që ka nën kontroll Edi Rama.
Në 14 maj me Igli Carën, me të cilin të gjithë ne e kemi zgjedhur me votën tonë që të na përfaqësojë në këtë sfidë të madhe. Me një kandidaturë e cila është një nga alternativat më të suksesshme që PD ofron në këto zgjedhje. Unë jam i sigurt që në 14 maj të gjithë ne do t’i japim përgjigje jo vetëm kësaj klike grabitqare, por do t’ua kthejmë durrsakëve Bashkinë e Durrësit, në mënyrë që t’i japim edhe mesazhin që: nga Durrësi fillon fitorja.
Së bashku do të bashkojmë forcat. Sot kjo është një ditë e hapur për të gjithë, poavarësisht mendimeve që kanë. Askush nuk ka nevojë për ftesë, dera është e hapur për çdo demokrat.
Kështu që, në përfundim duke uruar edhe njëherë 32 vjetorin, dhe duke uruar një vit të mbarë edhe fitore në zgjedhjet e 14 majit për Igli Carën dhe për të gjithë opozitën në Këshillin Bashkiak dhe në të gjithë Shqipërinë.