Boçi: Ne do t’i ofrojmë shqiptarëve shpresë dhe besim! Do vazhdojmë luftën tonë në një përballje pa kthim

FJALA E N/KRYETARIT TË PD, LUÇIANO BOÇI NË KONFERENCËN PËR SHTYP

Së pari dua të uroj një vit të gëzuar e të mbarë për ju e të gjithë shqiptarët dhe me shumë suksese në punën tuaj të cmuar në transmetimin dhe zbulimin e së vërtetës.

Kjo është konferenca e parë për shtyp e këtij viti dhe e para që zhvillohet në mungesë të kryetarit të PD z. Sali Berisha, i arrestuar politikisht me hetime të montuara politike dhe me procese të komanduara dhe të urdhëruara politikisht nga kreu i regjimit, nga Edvin Rama,  qeverisja e të cilit  u cilësua nga prestigjozja gjermane BILD, si BASTIONI I KONTRABANDËS DHE I DROGËS.

Viti 2023 që u mbyll ishte një nga vitet më dramatike për familjet shqiptare për sa i takon ekonomisë, arsimit e shëndetësisë e drejtësisë dhe një nga vitet më të tensionuara për sa i përket klimës politike për shkak të sulmit të paprecedentë të ndërmarrë nga kjo mazhorancë ndaj opozitës dhe kreut të saj me qëllim eleminimin e saj dhe zhdukjen e pluralizmit.

Për shkak të keqqeverisjes së këtij Bastioni TË KONTRABANDËS DHE DROGËS, për shkak të  korrupsionit kapilar në të gjitha sektorët dhe e goditur nga aferat e skandalet që përfshijnë inceneratorët, sterilizimin, por dhe të tjera që priten të dalin në sipërfaqe, Shqipëria ngadalësoi rritjen e saj ekonomike.  

Mirëqënia e qytetarëve, vijueshmëria dhe qëndrueshmëria e bizneseve dhe tërheqja e investimeve të huaja  në përgjithësi u goditën, duke treguar për një zhvillim të paqëndrueshëm dhe problematik.

Të dhëna të tjera të Eurostat së fundmi tregojnë se familjet dhe individët shqiptarë kanë të ardhurat më të ulëta të disponueshme në rajon, përfshirë sidomos të rinjtë.

Gjithashtu po sipas Eurostat, gati 30% e të ardhurave të tyre shkojnë vetëm për ushqim duke shënuar përqindjen më të lartë të shpenzimeve për këtë zë në rajon, kur një evropian shpenzon vetëm 5% e një qytetar serb vetëm 15% të ardhurave. 

Ndërkohë. cmimet për shqiptarët janë 87% përqind më të larta se mesatarja e vendeve evropiane.

Inflacioni i komanduar dhe cmimet e rritura të energjisë, sidomos ato të naftës në nivele rekord në krahasim me rajonin si dhe produkteve të tjera, ndikuan dukshëm në uljen e eksporteve dhe falimentimin e detyruara të bizneseve të shumta dhe vështirësuan jetën e cdo qytetari.

Njëherazi Shqipëria vazhdoi të humbasë më ritme galopante, për shkak të politikave genocidiste të qeverisë, pasurinë e saj më të madhe që janë burimet e saj njerëzore, sidomos pjesën e të rinjve, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në shumë aspekte ekonomike dhe sociale.

Arsimi shqiptar vazhdoi rënien e tij të lirë drejt një fundosje të pashmangashme për shkak të mosfinancimit, politikave të gabuara dhe rrënimit infrastrukturor, cilësisë skandaloze të mësimdhënies dhe mungesës së përshtatjes me zhvillimet e reja teknologjike. Arsimi i lartë lëngon, ndërsa kërkimi shkencor pothuaj nuk ekziston. Braktisja e shkollës, rrënimi i saj si dhe diskriminimi arsimor, vazhduan të gërryejnë ëndrrat e fëmijëve e të rinjve për profesion, karrierë e diplomim.

Testi PISA e dëshmoi Shqipërinë si një nga vendet më të prapambetura të globit për sa i përket cilësisë së arsimit, megjithëse inteligjenca natyrale e shqiptarëve është cilësuar me koeficentë nga më të lartat.

Shëndetësia shqiptare mbeti peng i korrupsionit të aferave dhe skandaleve të lidhura me koncesionet e dhëna pa kriter dhe në forma e mënyra abuzive. Siguria shëndetësore e shqiptarëve nuk njohu përmirësim dhe madje shënoi rënie.

Drejtësia me kursin e ndjekur, u përshfaq si një detashment politik i së majtës dhe si kobure politike për të goditur në mënyra agresive opozitën dhe drejtimin e saj.

Aferat e mëdha si ajo e inceneratoreve dhe e sterilizimit u minimizuan me dënimë pa lidhje esenciale me këto skandale, në nivele të zyrtarëve të dorës së dytë, ose me akuza sipërfaqësore, duke fshehur qartazi veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Edvin Rama dhe po shoqërohen me hetime gjysmake që kërkojnë me cdo kusht të amnistojnë kokat e veprave kriminale korruptive të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Përkundër kësaj sulmet politike ndaj kreut të partisë Demokratike Sali Berisha dhe opozitës në tërësi ishin absurde, arbitrare, antikushtetuese dhe në kapërcimim të ligjeve.

Vendimet e SPAK dhe GJKKO për të arrestuar Kreun e opozitës me hetime, urdhra e vendime politike, prapa të cilave qëndron Edi Rama, rikthyen dhe njëherë metodat famëkeqe të përdorura në diktaturë nga sigurimi i shtetit dhe drejtësia e ashtquajtur popullore.

I gjithë procesi nda Sali Berishës është një proces politik me objektiva e synime të qarta politike, për të heshtur dhe goditur jo vetëm in persona Sali Berishën, por për të heshtur dhe goditur en group e në themel Partinë Demokratike, shoqërinë shqiptare, për të shuar të vërtetat denoncuese të dala prej saj  dhe për ti shtruar rrugën këtij  pushteti të korruptuar që ai të vendosë sundimin e tij.

Në sinkron me qëllimet politike të këtij procesi, ishte dhe vendimi i Gjykatës së lartë i cili mban pezull e tërheq zvarrë pa asnjë arsyetim ligjor statusin juridik të Partisë Demokratike duke mos konsideruar vullnetin e Kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit dhe statutin e Partisë Demokratike

Arena politike u dominua nga sulmet e dirigjuara të mazhorancës e cila hodhi në veprim kundër opozitës cdo aset kriminal, cdo antililigj, cdo para korrupsioni e cdo vendim parlamentar të korruptuar, për ta eleminuar, për ta përcarë e për ti ngushtuar asaj hapësirën  jetësore në parlament dhe përtej tij.

Zgjedhjet lokale të 2023 u dëshmun si zgjedhjet më kriminale të zhvilluara ndonjëherë, të cilat varrosën përfundimisht procesin zgjedhor dhe votën e lirë të qytetarëve. Shantazhi, dhuna, agresioni ndaj votës e shitblerja e saj, u shtri në mënyrë kapilare në cdo qelizë të jetës së votuesit.

Administrata e kriminalizuar në veprimtarinë e saj, skalionet e krimit në shumë bashki dhe përfaqësuesit politik të së majtës u bënë një me qëllim goditjen zgjedhore me cdo kusht të opozitës.

Rama përdori cdo institucion e aset kriminal të mundshëm për të penguar përfaqësimin politik të Partisë demokratike dhe për ta përjashtuar atë nga cdo normalitet zgjedhor.

Vetë ai drejtoi sulmet politike dhe jopolitike ndaj kandidatëve të PD dhe po vetë ai shpërndau para nga buxheti i shtetit duke konsumuar haptazi në sy të gjhithë botës  krim elektoral,  për të blerë vota dhe për të joshur shtresat e caktuara të shoqërisë.

Parlamenti nuk mungoi dhe ai të realizonte sulmin politik ndaj opozitës. Vendimet absurde për mosngritjen e komisioneve hetimore, ndryshimi më pas i ligjit për këto komisione dhe ndrydhimi i rregullores për të dënuar deputetët e opozitës dhe fjalën e tyre të lirë shënuan një tjetër rekord kriminal në luftën që i ka shpalluar mazhoranca opozitës.

Përkundër kësaj ne nuk  u ndalëm dhe nuk ndalemi, nuk u gjunjëzuam por vazhdojmë luftën tonë. Ne e shpëtuam opozitën dhe jemi në një përballje pa kthim për të mbrojtur pluralizmin e demokracinë dhe për t’i dhënë shqiptarëve një të ardhme të mirë e të plotë sic e meritojnë.

Ne jemi Partia Demokratike.

Dhe ne do t’i ofrojmë  në 2024 e në vazhdim shqiptarëve shpresë dhe besim, duke dëshmuar para tyre jo vetëm aksionin  tonë pa kthim, por dhe duke shpalosur para tyre alternativën tonë për një Shqipëri më të mirë e të zhvilluar, me ekonomi të fortë, me arsim cilësor, e shëndetësi shërbyese.

Një vend që konsideron të rinjtë, forcën aktive për punë, pensionistët, shtresat në nevojë, pronarët, bizneset, mësuesit, mjekët, kërkuesit shkencorë, që konsideron  cdo shqiptar pavarësisht se ku jeton ai.

Ne nuk i falim të tjerëve kauzën tonë dhe idealet tona, liderin tonë:

Motoja jonë është e qartë: O SOT O KURRË!

Faleminderit!

PYETJE-PËRGJIGJE

Boçi: Sigurisht, takimi ynë në angazhimin me strukturat është pjesë e detyrimit për rolin organizativ që duhet të luajë drejtimi i partisë në nivelin e n/kryetraëve dhe të sekretarit. Takimet tona kanë qenë të suksesshme dhe këtë sukses e kemi parë në angazhimin e strukturave për të riorganizuar partinë në nivelin e seksioneve dhe te grupseksioneve.

Sot, ky tur është akoma më i domosdoshëm. Nisi dhe nuk mbuloi të gjithë territorin e Shqipërisë, sepse normal degët janë të shumta, madje kemi një koncept të ri për organizimin e tureve. Do organizohemi në 4 grupe dhe do shpërndahemi në të gjithë territorin e Shqipërisë për të takuar demokratët kudo në degët e tyre dhe për t’i angazhuar në të gjithë aksionin tonë politik, i cili ka agjëndë dhe qëllime të qarta dhe të përcaktuara.

Pyetje: Pas izolimit të Berishës, çfarë ndodh me drejtimin e PD? Janë paralajmëruar protesta të ndryshme.

Boçi: Sali Berisha vazhdon të jetë kryetari i PD, dhe po i referohem një thënieje të tij që edhe në hënë po të isha, unë do e drejtoja Partinë Demokratike. Do vazhdojë ta drejtojë. Marrja e mesazheve prej tij është e qartë, e saktë në nivelin politik, por njëkohësisht duhet një angazhim shumë më i madh i pjesës drejtuese të PD, duke nisur nga ne që është niveli i parë kryesore dhe duke vazhduar më pas edhe me kryesinë e partisë dhe këshillin kombëtar.

Momente të caktuara kundrejt kësaj pyetje kam thënë gjithmonë. Secili nga ne duhet të pak Berishë, të punojë me intensitet të lartë dhe të ketë rezultate të mira në organizim.

Pyetje: Nga data 30 dhjetor kur GJKKO  dha vendimin për z.Berisha ka një mbledhje me forumet për të diskutuar lidhur me këtë situatë të re politike?

Boçi: Është diskutuar kjo gjë, ka patur edhe kërkesë nga anëtarët e kryesisë, madje edhe nga kryetarët e partive. Mblidhemi sot, edhe konkludojmë edhe datat përkatëse të agjendës së takimeve të kryesisë dhe të këshillit kombëtar për t’iu referuar atyre situatën politike dhe për të ndërtuar piketat kryesore të aksionit, për të kaluar edhe në vendimarrje të rëndësishme që lidhen me aksionin dhe qëlimmet tona në situatën e re të krijuar.

– Me masën me arrest shtëpie të z.Berisha, keni një vendimarrje se si do të vijojë komunikimi me z.Bardhi dhe deputetët që e ndjekin atë?

Boçi: Komunikimi vazhdon, ka qenë permanent dhe në këto momente që flasim ne ai komunikim ekziston. Përfaqësuesit tanë të lartë, Sekretari dhe Nënkryetari tjetër janë pjesë e grupit parlamentar. Grupi parlamentar sigurisht është elita e PD, por ka edhe një rregullim autonom. Ka dhe një vendimarrje të tij e cila do diskutohet dhe parashtrohet në ditët në vijim. Sigurisht duke e fuzionuar atë bashkim tashmë të konkretizuar në fund të vitit 2023 dhe që unë them që është një nga elementet kryesorë mbështetës të aksionit dhe luftës sonë politike.

Pyetje: Në mbledhjen e kryesisë apo të këshillit ishit dakordësuar për t’i bërë një ftesë grupimit të Gazment Bardhit. Si do vazhdojë bërja asaj ftese?

Boçi: Ftesat kanë qenë gjithmonë. Ne jemi të hapur dhe nuk besoj që ka nevojë për një gjë kaq konkrete ftes.

Ftesa është bërë dhe publike dhe në bisedime dhe është kapërcyer faza e bërjes së një ftese, sepse bisedimet kanë evoluuar. Hapi konkret është që i gjithë grupi do të jetë në aksion opozitar në sallën e parlamentit, pavarësisht mungesës së z.Berisha dhe do ndiqet ai aksion politik i orientuar nga kryesia e PD, sepse këtu ka çeduar ajo pjesa e komunikimit dhe ka dakordësi nga të gjitha palët, madje si do vijojë procesi i bashkimit ka patur shumë opsione, ka patur edhe kërkesa për një Kuvend Kombëtar bashkimi.

Por unë mendoj që bashkimi është një proces, nuk ka nevojë për kuvende, sepse deputetët janë përfaqësues të mandateve të demokratëve dhe bashkimi do të jetë një fuzion përgjatë aksionit politik. Ajo që na bashkon është lufta politike dhe aksioni politik, sepse këtë nuk e them unë, nuk është teorike, nuk është abstrakte.

E dëshmoi parlamenti në aksionin e tij ku grupi ishte tërësisht i bashkuar, dhe e dëshmojnë demokratët në bashkimin e tyre ku nuk ka diferenca, cili mendon ndryshe, apo cili i përket këtij grupimi apo atij grupimi, por të gjithë pothuajse kanë qenë të pranishëm në aksionin tonë opozitar.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale