FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA PAS DALJES NGA SPAK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të mbështesë me të gjitha forcat protestën studentore, duke akuzuar Edi Ramën për shkatërrimin e ekonomisë, korrupsion dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria. Gjatë deklaratës për mediat pas daljes nga SPAK, ai e cilësoi revoltën studentore si një moment vendimtar për vendin, ndërsa iu përgjigj edhe akuzave të Ramës për nxitje të dhunës dhe pretendimeve për një përsëritje të 21 Janarit.
‘Së pari, zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është Padrino Edi Rama’, deklaroi Berisha, duke argumentuar se politikat e qeverisë kanë detyruar qindra mijëra të rinj të largohen nga vendi. ‘Është ai që ka djegur, ka shkatërruar gjatë pushtetit të tij, ëndrrat e rreth 720 mijë të rinjve shqiptarë, të cilët ëndrrën më të bukur të tyre e morën në shpinë në rrugët e botës’, u shpreh kreu i PD-së.
Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për përvetësimin e fondeve publike, duke pretenduar se janë abuzuar mbi 12 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve. Sipas tij, korrupsioni, varfëria dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë janë arsyet që kanë nxitur protestën. ‘Protesta, revolta, është misioni i çlirimit të këtij kombi’, deklaroi Berisha, duke shtuar se Partia Demokratike do ta mbështesë lëvizjen deri në arritjen e objektivave të saj. ‘Ndaj dhe Partia Demokratike mbështet me të gjithë forcën këtë revoltë, gjer në fitoren e saj’, theksoi ai.
Kryetari i PD-së Sali Berisha ngriti akuza të rënda edhe ndaj drejtuesve të qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke pretenduar se këto të fundit kanë dështuar të hetojnë shkeljet zgjedhore dhe lidhjet e dyshuara mes politikës dhe krimit të organizuar.
Në fjalën e mbajtur për media, lideri i demokratëve Sali Berisha sulmoi edhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke e akuzuar se po rekruton persona për të shtypur studentët. ‘Tao është një kriminel i gjallë me dy këmbë që udhëton rrugëve të Tiranës. Përveç Edi Ramës, nuk ka kriminelë më të poshtër se ai, ta dini se këtë, se po rekruton banditë dhe po i vesh për të shtypur studentët.’, theksoi kryetari i PD-së Sali Berisha.
FJALA E PLOTE:
Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë shtypi pasi doli nga Skapi i partisë.
Gjatë qëndrimit aty, i paraqitur në përputhje me ligjin, lashë shënimin: Altin Gjokës Troplinit Hajrit Dumanit, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron.
Sot është më aktual se asnjëherë tjetër roli armiqësor i kësaj organizate të Partisë Socialiste ndaj votës së lirë të shqiptarëve dhe pluralizmit politik në Shqipëri.
Kjo organizatë u bë mburojë e krimeve më të shëmtuara elektorale, më të padëgjuara ndonjëherë.
Për këtë organizatë të Partisë Socialiste, ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar për zgjedhjet nuk ekziston.
Për këtë organizatë të Partisë së Krimit, 54 dosje të dorëzuara vetëm për zgjedhjet e fundit janë konservuar turshi dhe i janë dhënë Partisë së Krimit.
Për këtë organizatë, organizimi nga narkoqeveria i 4530 aktiviteteve jashtë afateve ligjore për të ndikuar tek qytetarët në votën e tyre, nuk përbëjnë shkelje ligjore.
Për këtë organizatë të Partisë Socialiste, patronazhistët, këta terroristë politikë që mbledhin letërnjoftimet, që firmosin leje ndërtimi, firmosin certifikata pronësie, që bëjnë kërcënime monstruoze në shkëmbim të votës, nuk kryejnë krime por zbatojnë porositë e Padrinos.
Për këtë organizatë të Partisë Socialiste, falja e 2.1 miliardë euro gjoba dhe kamata 2 ditë para votimit nuk janë krim, por janë dhuratë e Partisë së Krimit, partisë së tyre për qytetarët.
Për këtë organizatë të PS, firmosja e 138 licencave për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis ndërkohë që ligji lejon vetëm 200, kanabis për votë, nuk janë krime sepse akte të Padrinos së tyre.
Për këtë organizatë, mobilizimi i karteleve të drogës, Çelajve, Troplinëve, Hakmarrjes për Drejtësi, etj, në fushatë elektoralë, për deputetët e Kodrës së Kuajve etj, nuk janë krime, por janë ndihmë për partinë e tyre.
Për këtë organizatë, konstatimet e vëzhguesve ndërkombëtare se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin politik, dhe renditja e qarqeve ku krimi i organizuar ndikoi rezultatet, nuk përbën krim, por ndihmë për Partinë e Krimit.
Për këtë organizatë, armike të pluralizmit politik, asnjë parim, asnjë ligj, nuk vlen para fitores dhe rrëmbimit të mandatit nga Padrino i tyre.
Tani, edhe njëherë, sot që situata është kritike, një kupolë krimi e përbërë nga Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla, Ulsi Manja, mblidhen çdo natë tek Vila e Kuqe dhe vendosin masat represive ndaj studentëve dhe gjimnazistëve.
I kam lexuar 100 herë, por do i lexoj edhe 1 mijë herë krimet për të cilat akuzohet Taulant Balla.
Taulant Balla akuzohet se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës.
Numri i tij i telefonit që përfundonte me 399 dhe me emrin Taulant, me zë në regjistrime rezulton se porosit vrasjen e avokatit.
Një gjykatëse Vyshka dhe një prokuror horr si ai, ndonëse kishin përpara numrin e Taulant Ballës, emrin e Taulant Ballës, në vend që t’i vinin hekurat, dogjën me procesverbal regjistrimin që faktonte se ky ishte porositësi i vrasjes së avokatit Ravik Gurra.
Taulant Bego Yaris, e faktuar me TIMS, ka shoqëruar 57 herë në udhëtime anëtarin kryesor të bandës së Aldo Bares, Edmond Bego, i dënuar rëndë në vende të tjera për trafiqe madhore droge.
Taulant Balla është i regjistruar si negociator me kartelin e drogës të Elbasanit.
Tani do sjell transkriptet që janë në dosje të regjistruara dhe këta armiq të egër të pluralizmit politik e mbrojnë, në vend që ta thërrasin dhe t’i japin atë që meriton.
‘Me datën 10.2.2020, në vitin elektoral Target informon PIN-in AMSP80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, kriminelit Tao, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Dëgjojeni miq kush e udhëheq grupin e Partisë së Krimit. Të jesh socialist sot, bën krim.
Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listat e deputetëve ata që do burgu? Princesha e burgut, Sara Mila. Po kjo në fakt nuk është për zgjedhjet e 11 majit, por shikoni se si ai vendos në listë ata që do burgu.
Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.
Më pas Tao tha: Ata do të shkojnë në burg këtë vit’.
Dhe Tao arrestoi bandën rivale të Çelës në mënyrë që të merrte votat.
Ja pra kush vendos, dhe këta faqezi në vend që t’i ngrenë padinë, bëhen mburojë e një krimineli në nivele kaq të larta.
A ka turp më të madh se kjo?
A doni të tjera për Taon?
Tjetër.
Eriona Daupaj është ish-BKH që u mor me ndërmjetësimin midis bandës Çelaj, Ttaulant Ballës dhe bandës së Skapit.
Po, dëgjoni këtu.
‘Daupaj: Filanin do ta çoj në sekuestro se do t’i bëj nder Ballës’.
E dini çfarë është çështja? Erdhën 5 milionë euro, u nisën nga një vend perëndimor dhe u njoftuan se do vinin në Portin e Durrësit. Policia i priti, do vinin me Toyota Yaris, erdhën, u gjetën 5 milionë, 2 milionë i përlanë ata që i numëruan dhe i nxorën 3.2 milionë. Gjetën një gjerman mafioz, i cili u arrestua më vonë, i cili tha se paratë janë të miat. Paratë i transportonte gjermani me mikrobus.
Natyrisht policia, pasi mori 2 milionë euro, sekuestroi makinat.
Tani Tao urdhërohet që makinat t’ia kthejë kartelit Çela.
Dhe dëgjoni këtu tani.
‘Ritvan Çela: Këto ditë po më pyet dhe do jetë prapë Balla apo do jesh ti?’
Është avokati që merrte para edhe ky.
‘Vladi i thotë: OK se flas unë dhe të tregoj mënyrën se si do ta mbyll’.
Pra, do flas me Ballën, thotë ai që transportoi paratë për tek Çelajt.
‘Ritvan Çela: Nga Tao, Tao, thotë se i ka në rregull letrat’.
Tao e ka rregulluar për t’i marrë makinat.
Ai Zarka u lirua, ai prokurori i Vlorës, sepse më fajtor ishte Tao se Zarka.
‘Eriona Daupaj: Kishte të drejtë bundra. Nuk duhej toleruar që në fillim, ai ku do të shkojë ai, do t’ia djegin letrat me benzinë’.
‘Ritvan Çela: Ajo luan me Taon’.
Shikoni se çfarë lidhjesh mban krimineli Tao, kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Krimit, që këta e mbrojnë.
Po si mund të pranohet kjo?
I kanë në dosje të gjitha këto që po lexoj.
Famozja Daupaj, kjo është në kërkim gjoja nga këta dhe është bërë si punonjëse ambasade në Vjenë se kunatin e ka ambasador dhe motrën ambasatriçe.
‘Daupaj: E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marr. Nuk do të armiqësohem me policinë, i dola borxhit Taos. Ta ktheva, mos ma sill më, dakord i tha Taos, do të paguaj unë’.
Dëgjoni pra dëgjoni, heroi i protestës, gjirokastriti Metaj u dënua me arrest shtëpie se përballoi si luan 7 narkobanditë, kurse Tao udhëheq grupin e partisë së krimit dhe këta e mbrojnë.
‘I dola borxhit Taos, ta ktheva, mos ma sillë më.
Dakord, i tha Taos, do ta pengoj unë.
Ata sollën prapë, i doli borxhit, këtë herë prej teje’.
Prit se ka të tjera se Tao është i pafund.
Tao është një kriminel i gjallë me dy këmbë që udhëton rrugëve të Tiranës.
Përveç Edi Ramës, nuk ka kriminelë më të poshtër se ai, ta dini se këtë, se po rekruton banditë dhe po i vesh për të shtypur studentët.
Tjetër.
‘Taos, do të marrësh prokurorin Vath Staka’.
A e dini ku është Vath Staka sot? Anëtar i KLP-së, i qeverisë së prokurorëve.
‘Dhe do shkosh të lirosh dy personat e arrestuar sepse i vunë nën shalën e biçikletës Lulzim Kullës, tritolit’.
Dhe tritoli ra, siç e dini ngjarjen, ra nën shalë poshtë, eksplodoi, plagosi atë, por ai mund të vriste dhjetëra qytetarë. Ishte një akt i mirëfilltë terrorist.
Dhe Vath Staka, anëtar i KLP, që e mbrojnë këta.
Na thoni pak, çfarë janë këta atëherë? Çfarë janë këta që paguhen me 7 mijë euro në muaj? 7 mijë euro nga paratë tuaja, nga taksat tuaja qytetarë marrin në muaj.
Çfarë janë këta? A janë këta bashkëpunëtorë në krim? E kanë në dosje!
Dhe Tao vazhdon, drejton grupin e Partisë së Krimit, madje dy javë më parë desh t’i fusnin gishtin edhe Niko Peleshit, ta hiqnin e ta vinin Taon kryetar parlamenti.
Po, e vërtetë është, me dokumente.
Tani, kjo është, dhe këta mblidhen çdo natë Lubia, ky, dhe Uluziu, i cili është i zi në shpirt, i zi në çdo gjë, që merr çantat nga çunat me 500 mijë euro, po tani i duhet dhe çanta Louis Vuitton. Ai thotë për shoqen, por e kuptoni vetë ju, nuk hyj unë në ato punë po.
Më duhet dhe një Louis Vuitton. Pra, këto janë.
Ndaj dhe revolta studentore është shpëtimi i Shqipërisë.
Por në këtë mes, ky institucion kushtetues, mund të kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm në interesin më të mirë të shoqërisë shqiptare dhe të Shqipërisë.
Por ky institucion është shndërruar në një organizatë partie.
Ky institucion ka gëzuar mbështetjen më të madhe ndërkombëtare. Keni parë ju këtu ministra të jashtëm, zyrtarë të lartë të disa vendeve, jo të një vendi, të vijnë e të shprehin mbështetje dhe solidaritet për misionin e tyre.
Kurse këta ishin dhe mbetën një organizatë e shpifur e Partisë Socialiste.
Pyetje: Gjatë valës së kësaj proteste, midis dëmeve të shkaktuara llogaritet dhe rrezikimi i Gjykatës së Lartë, dy net më parë e gjithashtu dhe sulmi ndaj komisariatit. Deri ku mund të arrijë kjo protestë e para? Dhe e dyta, mëngjesin e sotëm, Edi Rama ju akuzoi se ju ëndërroni një 21 janar të dytë. Keni një koment për këtë?
Sali Berisha: Së pari, zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është Padrino Edi Rama.
Është ai që ka djegur, ka shkatërruar gjatë pushtetit të tij, ëndrrat e rreth 720 mijë të rinjve shqiptarë, të cilët ëndrrën më të bukur të tyre për të lumturuar veten, familjen, shoqërinë dhe Shqipërinë, e morën në shpinë në rrugët e botës.
A ka zjarrvënie, a ka dosje më të rëndë se kjo? Nuk ka.
Zjarrvënësi më i madh i shqiptarëve është Edi Rama, që me Lubi Ballukun, me Lindat e tij, me Ergys Agasin, ka plaçkitur mbi 12 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve.
Ka ndërtuar rrugë 10 herë më shtrenjtë se në Europë.
Ka vjedhur pra, 12 miliardë euro investime në 90% të tyre.
A ka zjarrvënës më të madh se Edi Rama? Më thoni ju mua, se njeriu që ka katandisur pensionistin shqiptar të flasë me vete, të numërojë kafshatën, të heqë dorë nga receta, të mos marrë ilaçet.
Ky është zjarrvënësi numër një i kombit.
Protesta, revolta, është misioni i çlirimit të këtij kombi.
Ndaj dhe, ndaj dhe ju lutem, ju lutem, vlerësoni duke bërë krahasimet.
A ka mungesë më të madhe legjitimiteti sesa të zhvillosh atë farsë të turpshme elektorale që u zhvillua për mandatin e katërt?
A ka mungesë më të madhe legjitimiteti sesa të mos lejosh heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut për faktin se ke bashkëvjedhur me të miliarda euro në punë publike, dhe e bllokon me mandatet e krimit.
Pra, ato që djegin Shqipërinë, është Edi Rama, mandatet e tij të krimit të dala nga vota e krimit, janë trafiqet, është narkoshteti me të gjithë shëmtinë e tij.
Ju lutem, në qoftë se bëni krahasimet do gjeni veten se keni krahasuar të pakrahasueshmet.
Ai është Neroni, ai është kryezjarrvënësi, ai është transaksionali, ai është korruptori dhe ai është përgjegjësi bashkë me këta, i kësaj katastrofe.
Ndaj dhe Partia Demokratike mbështet me të gjithë forcën këtë revoltë, gjer në fitoren e saj.


