KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka reaguar pas qëndrimit të Departamentit të Shtetit të SHBA, duke theksuar se vendimet politizuese të administratës së Biden për të goditur opozitën, si pjesë e përpjekjeve të Edi Ramës dhe lobimit të Xhorxh Sorosit, kanë dështuar.
Berisha ka falënderuar administratën amerikane për qëndrimet e saj dhe ka vlerësuar këtë vendim si një shpërblim për ata që qëndruan për kauzën e drejtë dhe të vërtetën.
Pyetjes se kur do të udhëtojë drejt SHBA-së, kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur se do ta bëjë në një kohë më të përshtatshme dhe jo këto ditë, ku janë kulmi i fushatës zgjedhore në vend.
Lideri i opozitës, Sali Berisha është shprehur gjatë deklaratës për media, se masa ndaj tij, non grata, është konsideruar si vendim politik. ‘Është vendim sipas Berishës, i politizuar i administratës Biden, është paekuivok’, theksoi kryedemokrati. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur në deklaratën për shtyp se që nga koha kur ka lënë detyrën si kryeministër, nuk ka kërkuar vizë për të udhëtuar në SHBA.
Lidhur me kontratën e kryestrategut Chris LaCivita, lideri i PD, Sali Berisha deklaroi se ajo është një korrekte dhe e pastër. ‘Pra, kjo është e vërteta. Por siç keni parë çështja ime ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra analistëve nga më të shquarit’, është shprehur Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar shqiptarët që të mos votojnë asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike, duke theksuar se ata që kishin dyshime dhe u shmangën deri tani, tani duhet të bashkohen për të mbështetur PD-në. Ai e cilësoi vendimin për të ndëshkuar PD-në si një akt politik dhe korruptiv, duke e lidhur atë me lobimin e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në deklaratën për media se Rama është në ditët e tij të fundit në zyrën kryeministrit, ndërsa sipas tij ‘shqiptarët ia kanë prerë biletën’.
FJALA E PLOTE:
Mirëdita!
Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe ne botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën.
Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken.
Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin.
Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.
Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron.
Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Anisa Kadesha, RTSH: A e keni në plan të udhëtoni drejt SHBA-së, meqenëse vendimi i DASH është që ju mund të udhëtoni drejt këtij vendi.
Sali Berisha: Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës.
Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha bërë dhe unë fushatë, do kisha shkuar, por përsëri ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar.
Andon Kello, AbcNews: Po ju vetë a e keni pyetur DASH dhe çfarë përgjigje keni marrë?
Sali Berisha: Unë nuk kam marrë asnjë përgjigje nga DASH, as për këtë dhe për asgjë tjetër.
Andon Kello, AbcNews: A ju është hequr non grata, z. Berisha?
Sali Berisha: Pyetja është se non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi. Se është tjetër kur shqyrtohet dhe kjo apo ai qëndrim, por është shpallur; vendime të politizuara të administratës Biden, është paekuivok.
Pra është e pashpresë.
Esiona Konomi, ReportTV: Gjatë kësaj periudhe a keni kërkuar ndonjëherë vizë për në SHBA?
Sali Berisha: Unë të kërkoj vizë? Jo nuk kam kërkuar vizë. Unë nuk kam kërkuar vizë, pasi kam lënë detyrën e kryeministrit, në mos gabohem, asnjëherë.
Esiona Konomi, ReportTV: Ju keni deklaruar se veçmas kontratës së lobimit në SHBA, për Chris LaCivita do të keni një kontratë të mëvetshme që e paguan, sipas jush PD. Meqë jemi 3 ditë larg zgjedhjeve, a është e udhës të na tregoni për sa para jeni marrë vesh dhe a janë paguara deri më tani, paratë për të?
Sali Berisha: Partia Demokratike ka një kontratë me Chris LaCivita, absolutisht jo për lobim. Për këtë të jeni 100% të sigurtë. Kontrata me Chris LaCivita është kontratë për konsulencë elektorale dhe këto janë të ndryshme në ligjin amerikan.
Pra, kjo është e vërteta.
Por siç keni parë çështja ime ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra analistëve nga më të shquarit. Me dhjetëra shkrime dhe këtu një gazetar përsëri, që unë nuk e njoh atë gazetar, më thonë që qenka korrespondent në Shtëpinë e Bardhë, është një gazetar që ka drejtuar një pyetje në zyrën përkatëse të marrëdhënieve publike të DASH.
Esiona Konomi, ReportTV: Përpara se të votojmë të dielën, nuk është e drejtë të dimë, se sa kushton shërbimi me LaCivita?
Sali Berisha: LaCivita nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Do të paguhet patjetër për konsulencë elektorale. Shiko, çdo pagesë, çdo transaksion do të depozitohet në kohën e duhur në KQZ, siç e kërkon ligji.
Por mos harroni, sigurisht LaCivita është personaliteti më i shquar në fushë domenin elektoral që ka shkelë ndonjëherë në Shqipëri.
Unë e kuptoj kureshtjen normale të gazetarëve. Por këtu kompani konsulence ka pasur gjithnjë dhe mund të ketë 2-3 kompani dhe është një standard normal sot, për të gjithë. Kontrata do të depozitohet siç e kërkon ligji.
Ju siguroj se është 100 përqind korrekte dhe e pastër.
Marsi Korreshi, SYRI TV: Ju thatë se nuk keni kohë të mjaftueshme në tre ditët e mbetura për të udhëtuar drejt SHBA, pasi këtij qëndrimi të DASH. Por gjithsesi, mendoni ju që ky qëndrim do të ketë një efekt zgjedhor, një ndikim pozitiv për PD, kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 11 majit.
Sali Berisha: Natyrisht nuk mund të them se ky qëndrim i ri nuk mirëpritet nga qindra, mijëra shqiptarë. Sigurisht që mirëpritet, të cilët më besuan mua, që ai ishte një akt politik, korruptiv. Por tani edhe ata pak që mund të kenë mbetur, ndaj dhe i ftoj ata unë që të gjithë, të cilët u shmangën për një arsye apo duke patur qoftë dhe një dyshim të vogël se kishte diçka të vërtetë aty, tani besoj se është koha të bashkohen dhe të mos votojnë asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike.
Partia Demokratike me këtë vendim del se u ndëshkua për motive politike, u ndëshkua për motive politike në lobimin e zi të Edi Ramës, Xhorxh Soros dhe të tjerë.
Ky është një lehtësim, është një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitar, për çdo shqiptar.
Andon Kello, AbcNews: Meqenëse Rama ka shpallur memorandumin e Kuçit dhe thotë se në 11 maj do të marrë 78 mandate e pakta, dhe 88 në skenarin më optimist. Po memorandumi i Sali Berishës, sa mandate…
Sali Berisha: Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që, shqiptarët të kanë prerë biletën.
Të pret McGonigali, mezi po të pret, me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllë vertebrore me të.