FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR TE ‘RRUGA E SHPRESËS’
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ qeverinë shqiptare për përhapjen e krimit dhe korrupsionit në të gjitha institucionet, duke e quajtur atë një “narkoshtet”.
Berisha thekson se zemërimi popullor ndaj qeverisë është në rritje dhe shqiptarët janë të vendosur për të luftuar për ndryshim dhe drejtësi, duke dënuar regjimin për vjedhje, plaçkitje dhe dhunë. Berisha i ka inkurajuar mbështetësit të vazhdojnë betejën deri në fitoren e opozitës.
Kryedemokrati Sali Berisha, ka publikuar një mesazh nga një mjek që u kërkon kolegëve të tij të heshtin për mungesën e ilaçeve në spital.
Berisha ka akuzuar gjatë fjalës së mbajtur mjekun për bashkëpunim në krimin e organizatës që vjedh paratë e ilaçeve duke mbrojtur dhe fshehur kështu korrupsionin. Ai ka akuzuar qeverinë për shpërdorimin e fondeve dhe për prioritizimin e projekteve luksoze mbi nevojat themelore të shëndetësisë.
Berisha ka kërkuar që mjeku të për këtë situatë të rëndë, pasi në të kundërt ai akuzohet për pjesëmarrje në një krim të rëndë përmes heshtjes dhe mbrojtjes së korrupsionit.
Kryetari i PD, Sali Berisha i ka drejtuar thirrje mjekëve dhe infermierëve që të protestojnë kundër qeverisë për mungesën e ilaçeve dhe trajtimin e të sëmurëve.
Lideri demokrat ka fajësuar qeverinë për vjedhje dhe mashtrimm ku edhe shton se betimi i mjekëve është për të shërbyer dhe mbrojtur të sëmurët, dhe jo për të mbështëtur dhe mbuluar krimet e qeverisë.
Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të protestojnë fuqishëm ndaj qeverisë për korrupsionin dhe keqtrajtimin e pacientëve, duke sugjeruar hedhjen e vezëve dhe domateve në shenjë proteste.
Berisha ka akuzuar qeverinë për vjedhjen e ilaçeve dhe përdhosjen e profesionit të mjekut, duke përshkruar situatën si një eksperiment të tmerrshëm mbi jetët e njerëzve. Kryetari i PD, Sali Berisha ka drejtuar thirrjet e tij nëpërmjet një retorike të fortë për mobilizuar sa më shumë njerëz në këtë kauzë.
FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufijshme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.
Kauzës së dinjitetit, shpresës, besimit dhe fitores.
Të dashur miq, çdo ditë zemërimi popullor ndaj kreut të Meduzës, kreut të krimit të organizuar dhe shpurës së tij bëhet më i madh.
Çdo ditë në shpirtin dhe zemrën e shqiptarëve zien më e fuqishme revolta ndaj këtij regjimi të pashpirt, ndaj këtij regjimi që vjedh, plaçkit, dhunon dhe përzë shqiptarët.
Çdo ditë e më e madhe bëhet vendosmëria e shqiptarëve për përballjen finale, për betejën pa kthim, betejën e pandalshme gjer në fitoren e opozitës.
Këto ditë, një gazetar i mirënjohur publikun mesazhin e një mjeku, e një bluzëbardhi, e një njeriu të betuar për t’i shërbyer të sëmurit dhe interesave të të sëmurit.
Ky mjek për fatin më të keq ka pësuar një transfigurim, një shpërbërje të tmerrshme në këtë regjim.
Doktori, që nuk ia kam emrin, u çon me Ëhatsapp kolegëve të tij dhe infermierëve njoftimin se ilaçi kryesor për mjekimin e të sëmurëve mungon në pavijon dhe do mungojë për një kohë të gjatë.
Ajo që është dramatike, ajo që është pashpirtësi, ajo që është e pafalshme, mjeku porosit kolegët që heshtni dhe mos bëni zë.
I dashur doktor, ky mesazh të bën dy bashkëpunëtor në një krim të rëndë.
I nderuar doktor, ti nuk je përgjegjës pse mungon ilaçi, por ti je përgjegjës, ti bëhesh mburojë e grupit apo e organizatës kriminale që vjedh paratë e ilaçeve të të sëmurëve.
Ti je mjek, ti e di që në qoftë se Edi Rama nuk do të udhëtonte me Ismailin e tij dhe do të shpenzonte 143 udhëtime mbi 21 milionë euro, pavijonit tënd dhe asnjë pavijoni tjetër nuk do i mungonte asnjë ilaç.
Ti e di zoti doktor, se nëse Edi Rama nuk do blinte instalacionin e tij për në oborr, për të kënaqur sytë dhe për t’u mburrur sikur e ka në oborrin e Kristaq Ramës, të blerë 4 milionë euro, doktor, ilaçet nuk do u mungonin të sëmurëve të tu.
Ato do të mjaftonin jo vetëm për të sëmurët e tij, por do mjaftonin për të gjithë spitalin tënd.
Zoti doktor që u keni kërkuar kolegëve të heshtin dhe me heshtje të mashtrojnë të sëmurët, ti e di se Edi Rama me paratë e vjedhura, ka fryrë kontot e tij bankare.
Ti e di që janë zhdukur 130 milionë euro të djegësit të Tiranës me firmën e tij.
Doktor, ti e di se Belinda Balluku ndërton rrugë me 10-fshin e çmimit, duke vjedhur 10-fishin.
Ti e di se Erion Veliaj me grupin e tij vodhi 100 përqind prokurimet publike. 38 milionë euro, atij spitali do i mjaftonin ilaçe për 5 vite ose më shumë.
Ndaj dhe ke kryer një akt të shëmtuar me atë mesazh. Ke kryer një akt të papërgjegjshëm. Një akt pashpirtësie.
Nuk mund të degradosh ti në këtë shkallë. Detyra jote nuk është kjo, të mashtrojmë të sëmurët me heshtje.
T’i lëmë në mëshirën e fatit.
Por të ngrihesh mbi veten tënde, të dalësh në proteste te ministria. Të kapësh për fyti hajdutët e ilaçëve.
T’i marrësh infermierët dhe kolegët e tu, t’u dalësh zot të sëmurëve tu që xhelatët hajdutë u marrin shpirtin se i lënë pa ilaçe.
Kurse ti, mbron nderin e tyre.
Je po aq i keq sa ata.
Miqtë e mi, koha ka ardhur të pyesim veten, çdo shqiptar të pyesë veten, çfarë më bashkon mua me këta njerëz, me këto qenie të pashpirta, pa njerëzi që vjedhin të sëmurët, që mashtrojnë të sëmurët si në asnjë vend tjetër.
Dhe për të mbrojtur nderin e hajdutit, i ashtuquajturi hajdut ka paturpësinë si patronazhist dhe shpërndan mesazhe, mos bëni zë, rrini të qetë se ilaçi mbaroi.
Shikoni miq se gjer ku, në ç’thellësi ndërgjegje kanë zbritur tentakulat e krimit qeveritar.
Ndaj dhe sonte u bëj thirrje mjekëve, u bëj thirrje infermierëve, ngrihuni dhe mbroni interesat jetike të sëmurëve tuaj.
Të komunitetit tuaj.
Betimi që keni bërë për të qenë shërbëtore të të sëmurëve, mbroni më fisnikun e të gjitha profesioneve, që është profesioni i mjekut.
Mos u bëni shërbëtore të të keqes.
Dilni në fushëbetejë.
Juve u takon të parëve të mbroni të sëmurët.
U takon juve të parët të ngriheni në protesta.
Doktor, ti që nis një mesazh të tillë, ose je dhe ti i sojit dhe moralit të tyre, ndonjë patronazhist, ose ti nuk ke ndjenja njerëzore.
Ose je një frikacak që vdes në lëkurën tënde.
Si mund të bësh ti një mesazh të tillë?
Atë mesazh duhet t’ua shpërndaje të gjithë medieve të Shqipërisë, që të sëmurët e mi mbetën pa ilaçe.
Miqtë e mi, shikoni gjer ku arrin deformimi njerëzor.
Shikoni gjer ku arrin antihumanizmi.
Këta jo vetëm kanë vjedhur ilaçet e të sëmurëve, por këta përdhosin profesionin e mjekut dhe gjejnë shërbëtorë të tyre që kërkojnë t’i vrasin me heshtje të sëmurët e tyre.
Vështirë, shumë vështirë, kurrë nuk kam lexuar.
Kjo është njëlloj sikundër të bësh eksperimente tek njerëzit.
Të studiosh fatin e tyre pa mjekim.
Ti ke kryer një akt shumë, shumë të rëndë.
Dhe pse? Sepse ose ke dorë me ta, ose ke frikë dhe vdes në lëkurën tënde dhe nuk del në protestë dhe nuk i merr kolegët dhe të sëmurët përpara ministrisë, t’i pështyjmë në surrat këta horra që vjedhin të sëmurët.
Miqtë e mi, u ndala në këtë rast të veçantë, vetëm e vetëm për të theksuar se sa e drejtë është kauza që mbroni.
Sa dramatike është situata në këtë vend.
Sa jetike është protesta qytetare.
Shërbimi shëndetësor, ky është niveli.
Ky mesazh tregon nivelin e vërtetë të shëndetësisë.
Ky mesazh tregon se si mafia ka pushtuar kujdestarët e shëndetit të njerëzve, shërbëtorët e shëndetit të njerëzve.
Ndaj dhe ky mesazh duhet të jetë një motivim i fuqishëm për çdo shqiptar për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këta hajdutë të pafytyrë.
I përshëndes qytetarët për përçmimin që po tregojnë ndaj tyre.
I përshëndes qytetarët për refuzimin e tyre.
I ftoj qytetarët të mos kursejnë vezë dhe domate drejt surratit të tyre.
Mosbindja civile ka mjetet e veta, le t’ua bëjmë ne rrugën sterrë këtyre hajdutëve të pamëshirë që marrin jetë njerëzish për të mbushur xhepat e tyre.
Përshëndes qytetarët që protestojnë te bashkia.
Përshëndes qytetarët e Thumanës që protestojnë kundër ndëshkimit të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës dhe i them Lubisë bashkë me Edi Ramën, se nuk do mund të ndëshkoni kurrë Krujën ju, nuk do mund të ndëshkoni kurrë veriun ju, se veriu do u japë ju atë që u ka dhënë çdo pushtuesi.
Bastardë të etërve xhelatë, pasardhës të familjeve xhelate të Tiranës dhe Shqipërisë.
Ndëshkoni shqiptarët çdo ditë dhe çdo natë.
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush.
Zemërim dhe protestë, protestë dhe revoltë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!