Berisha: Të zgjedhurit vendorë të PD janë misionarë, sepse rivendosën pluralizmin politik. Ata duhet të motivojnë armatën idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË ASAMBLENË E TË ZGJEDHURVE VENDORË DEMOKRATË

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë fjalës së tij të mbajtur ditën e sotme në Asamblejenë e Përgjithshme të të Zgjedhurve Vendorë demokratë tha se, të zgjedhurit vendorë të PD janë misionarë, sepse ata rivendosën pluralizmin politik, kundrejt pabarazisë ekstreme që vendosi Edi Rama me reformën territoriale, e cila u pasua me largimin e madh të të zgjedhurve vendorë nga qytetarët.

Berisha tha se, të zgjedhurit vendorë duhet të motivojnë armatën idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Berisha tha se, ky është armik i votës, ky nuk e lejon votën.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama po bën një betejë të paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin Belerit. Berisha u shpreh se, Rama nuk e lejon të bëjë betimin, në një kohë kur ligjet e vendit nuk e pengojnë.

Berisha tha se, Pëllumb Gjoka ishte thjesht një kapter i Lucës, dhe duhet ndërprerë rrethi vicioz.

Berisha iu drejtua të zgjedhurve vendorë të PD se, misioni i tyre duhet të jetë transparenca. Berisha tha se, Amant Josifi dhe Olsi Rama vodhën 1 miliardë euro.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Erion Veliaj vetëm dje i hoqi fondet arsimit dhe i kaloi te djegësi i tij.

Berisha tha se, qeveria në pushtet nuk ka asnjë interes tjetër, përveç klaneve të drogës që përfaqësojnë.

Berisha porositi të zgjedhurit vendorë të PD që të bashkëpunojnë edhe me qeverinë, por të denoncojnë çdo diskriminim të saj. Kryedemokrati tha se, bashkëpunimi duhet të zbatohet mbi projekte.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, vjedhjet dhe mashtrimet e Veliajt kanë kufi qiellin! Berisha tha se, duhet një shoqatë nga të zgjedhurit vendorë demokratë.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Shqipëria nuk ka të ardhme nëse nuk ndërpritet rrethi vicioz i shndërrimit të votës në krim dhe krimit në votë.

FJALA E PLOTË

Mirëdita!

Së pari, ju përshëndes ju shumë përzemërsisht, përshëndes të gjithë të zgjedhurit vendorë të opozitës, kudo që janë, mbështetësit, simpatizantët tuaj dhe theksoj se roli juaj është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Roli i të zgjedhurve vendorë, sot, pas asgjësimit të pluralizmit politik në qeverisjen vendore, në një nga vendimet më anti-demokratike që PD mori në vitin 2019, pas reformës territoriale anti-demokratike të Edi Ramës në vitin 2014, reformë e cila krijoi pabarazitë më të mëdha në ndarjen territoriale, mjafton të rikujtoj se rrethe me 1 milionë banorë kanë vetëm 4 bashki, ndërkohë që rrethe me 120 mijë banorë, kanë 7 bashki dhe kjo me qëllimin e vetëm se si e si të mund grabiten më shumë mandate, duke mos respektuar asnjë nga kriteret mbi të cilat bazohet ndarja territoriale e një vendi.

Kjo pabarazi ekstreme që vendosi Rama me reformën territoriale, u pasua me largimin e madh të të zgjedhurve vendorë nga qytetarët. Me qindra e qindra të zgjedhur vendorë u zëvendësuan me të emëruar, me militantë të partisë, çka e politizoi deri në palcë këtë pushtet dhe largoi krejtësisht shërbimet nga qytetari.

Largoi shërbimet nga qytetari në zonat ku ato ishin më të vështira për t’u siguruar. Faktikisht, po ta marrim në total, i largoi ato nga Shqipëria rurale, e cila përbënte së paku 45 përqind të Shqipërisë.

Në reformën e tij territoriale, Edi Rama pretendoi se do të zvogëlojë punonjësit e qeverisjes vendore, në mënyrë që kjo qeverisje të rëndojë më pak mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. E vërteta është se ndodhi e kundërta. Qeverisja vendore u dyfishua në numër. Ndodhi një përqendrim total në qendrat e qyteteve, që kanë marrë gjer më sot 2.2 miliardë euro.

2.2 miliardë euro janë vjedhur bashkë me qeverinë nga 5 kompani gjithsej, sepse të tjerat nuk dinin të shtronin rasa guri.

Por, do të jemi realistë, goditjen e mëshirës, qeverisë vendore ia dha bojkoti i PD, e cila lëshoi çdo pozicion dhe bëri të mundur vendosjen e plotë totale të monizmit në qeverisjen vendore.

Në këtë kontekst, të zgjedhurit vendorë të PD-së, të opozitës, janë misionarë, sepse ata rivendosën pas vitit 1992, kur u bënë zgjedhjet e para për qeverinë vendore, rivendosën pluralizmin politik.

Rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore kaloi në një farsë të paimagjinueshme. Përveç pabarazisë ekstreme, si në asnjë vend tjetër të planetit midis lojtarëve në garë, mjafton të rikujtoj këtu se 61 kandidatët të koalicionit “Bashkë Fitojmë” morën ansjë qindarkë nga fondet publike, kundrejt 1.2 milionë euro që morën 12 kandidatë të peng Bashës, vetëm e vetëm për shërbimet që ata kanë marrë përsipër. Rastet e blerjes publike të votave janë tashmë të njohura.

Makineria e frikës dhe e terrorit ishte në aktivitet të plotë. Në mbrojtje të kësaj vote, përveç përpjekjes suaj është publikuar edhe libri i zi i farsës elektorale.

Libri i zi i farsës elektorale duhet t’i shërbejë çdo opozitari, çdo qytetari për të njohur të vërtetën mbi procesin themelor demokratik të një vendi që janë zgjedhjet.

Dhe ajo ju garantoj se nuk është e plotë, se ajo nuk trajton proceset e nëndheshme të një shteti mafioz, por trajton vetëm ato të cilat janë dokumentuar vetëm me dokumente zyrtare, janë fotografuar, janë regjistruar nga qytetarët, aktivistët e opozitës.

Është detyra juaj, detyra e të gjithë të zgjedhurve vendorë, atyre që kandiduan, që të angazhohen në një përpjekje të madhe me 600 mijë idealistë opozitarë, të cilët pavarësisht nga pabarazia ekstreme, pavarësisht nga kërcënimet kriminale të një krim-ministri, që zotohej dhe betohej se po votove për kandidatin tjetër, nuk do marrësh një qindarkë, se do shohësh këtë e atë, pavarësisht me transformimin e administratës dhe trupës së shërbimit civil në një polici politike elektorale, ata nuk u lëkundën, nuk u dorëzuan dhe qendruan të pamposhtur dhe votuan kundër qeverisë, votuan për opozitën.

Është në detyrën tonë, sot që kemi gjithçka të qartë si dritën e diellit, të motivojë këtë armatë idealistësh për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Ky është armik i votës, ky nuk lejon votën. Ky ka krijuar modele të blerjes publike të votës, po e lëmë fare të fshehtën. Të bazuar në bandat, vrasësit, kriminelët, me të cilët ai grabit jo çdo mandat, por në tërësi mandatet që përcakton.

Shikoni se çfarë ndodh në rastin Beleri. Një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin. E burgos në mesnatë tek po darkonte, mashtron e thotë: e kapën në flagrancë duke shpërndarë para, në një kohë kur ai nuk kishte as 50 lekë në xhep. Nuk e lejon të bëjë betimin, në një kohë kur ligjet e vendit nuk e pengojnë, në Shqipëri dhe askund tjetër, sepse në një vend që pretendon të respektojë normat më elementare ligjore, ai që nuk është i dënuar, është i pafajshëm.

Ky precedent ka funksionuar në raste të tjera, por nuk funksionon dot për mandatin e Himarës, sepse ai aty ka parashikuar parajsën e tij. Pra, një sherr i madh në të katër anët për një mandat. E solla këtu si shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për mandatin që fikson ta marrë.

Në qoftë se Beleri paska blerë vota, atëherë çoje të betohet siç është vepruar herët e tjera dhe le të dënohet mbrapa. Por duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit. U ndala te ky rast për të theksuar se armiqësinë e egër që Edi Rama, dhe publikisht dëshmon ndaj votës së lirë, votës së qytetarëve.

Në këtë kontekst është detyrë primare e jona të bindim çdo qytetar se nuk ka vend për fatalitet, por ka vend të luftojmë për liritë tona, për lirinë e votës. Se çdo gjë, absolutisht, tërësia e problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria vjen pikërisht nga fiktiviteti i votës, nga shndërrimi i krimit në votë, dhe nga i votës në krim në këtë vend.

Në qoftë se ne nuk ndërpresim këtë rreth vicioz, Shqipëria nga viti në vit do shkojë drejt shkatërrimit të mëtejshëm. Është mision i shenjtë të ndërpresim këtë rreth vicioz.

Çfarë është Pëllumb Gjoka para Edi Ramës, më thoni ju mua?

Është një nënfish i Edi Ramës. Po prisni, sa të dalin Gjokat e tjerë në Durrës, në Elbasan në rrethe të tjera, që të gjitha fijet tek Edi Rama. Pëllumb Gjoka ka qenë një kapterr i Lucës, ua them unë ju, një vartës i tiji. Gjeneral ka qenë Luca i Edi Ramës, por ne jemi opozitë, ne nuk jemi, nuk kemi fuqi ligjzbatuese, dhe ne duhet të merremi me njeriun dhe pushtetin e tij që sjell të gjitha këto.

Pra, në qoftë se duam që ky vend të rikthehet në normalitet, që këta qytetarë të jenë përfitues konstantë të pasurive publike të Shqipërisë. Në qoftë se duam që shqiptarët të besojnë në vendin e tyre, ne duhet përqendrohemi që të gjithë në rikthimin e votës, dhe me Edi Ramën votë nuk ka, ta kemi shumë të qartë.

Cilido që e ve në dyshim këtë, i kërkojmë njerëzisht t’i hedhë një sy librit të zi të farsës elektorale.

Por detyrat tuaja janë të shumta, unë theksova se është një mision. Mision i rivendosjes së pluralizmit të vërtetë në qeverisjen vendore.

Së pari, mendoj se duhet të fillojmë me transparencën.

Errësira, vjedhja në errësirë, është tipari më kryesor i qeverisjes së sotme.

Më abuziv se kushdo tjetër është Edi Rama. Do t’ju jap shembullin e fundit. Amant Josifi për çdo shqiptar, e njohur me dokumente, i lidhur si mishi me thoin me Olsi Ramën. A e morët vesh ju që drejtësia shqiptare, deri sot nuk ka një mandat arresti, paçka se partnerët, prej dy vitesh kanë sjellë të gjitha të dhënat.

Në skemën piramidale prej 2.4 miliardë dollarë të grupit Milton, 1 miliardë është vjedhur nga Shqipëria, 1 miliardë është vjedhur nga call-centerat e Olsi Ramës dhe Amant Josifit. Dhe pretendohet për prestigj reforme, në një kohë kur nuk kanë kurajën minimale të qëndrojnë për 1 miliardë të vjedhura në Shqipëri. Krimi është në Shqipëri. Vërtetë para janë vjedhur në Spanjë dhe në Gjermani, po krimi ka ndodhur në Shqipëri, krimineli është shqiptar.

Nuk ka drejtësi në botë, përveç drejtësisë që kontrollon Edi Rama, që të mos i presë mandat arrestin atij. Ai rrinte në Dubai në arrati, dhe ne kujtonim se ka mandat ndërkombëtar arresti. Kishte nga Spanja, por nga Shqipëria asgjë. Kishte mbrojtje të plotë nga Shqipëria.

U dhashë këtë shembull, mund të japim shembuj të tjerë.

Erion Veliaj është i dyti në radhë. Transparenca është jetike. Është unik në botë një kryetar bashkie që thotë se ka mbjellë 1 milionë pemë. Ka vjedhur shumën për 1 milionë fidanë.

Vetëm dje, u hiqte fondet arsimit dhe i kalonte te djegësi i tij.

Këta janë zinxhir. Kriteri i tyre më kryesor është hajdutëria, ndaj edhe kudo që jeni, në këshillat bashkiakë, do të krijoni komisione hetimore, nuk do të pranoni kurrë mbledhje me dyer të mbyllura si në shpellat e mafies. Të gjithë ju jeni parlamentarë vendorë.

Asnjë dallim përveç territorit nuk ka në funksonim me parlamentin qendror. Do bëni gjithçka. Pra, të qendroni me të gjithë pushtetin tuaj në mbështetje të atyre që janë në nevojë, në kundërshtim të taksave të larta. Politika e taksave sot është politikë çnjerëzore.

Mburret kreu i bashkisë së Tiranës, se çmimet në apartamentet e Tiranës pas kullave si dëshmi e korrupsionit dhe e drogës, kanë arritur të tretat në Europë pas Mynihut e Parisit, në një kohë kur qytetarët i kanë ata mollë e ndaluar.

Tani kanë shpikur çmimet e referencës, 54 përqind rrit çmimin me çmimet e referencës. Këta nuk kanë interes tjetër përveç klaneve të drogës që përfaqësojnë.

A e dini ju, cila ishte skema e Amant Josifit? Ua them unë.

Këta i mashtronin qytetarët perëndimorë me një aplikocionin, u thoshin që vendose këtu në aplikacion Bitcoinin tënd, në qoftë se do kushtonte 20 mijë euro do kesh 22 mijë euro. Ia vidhnin Bitcoinin, dhe njëri nga këta që u arrëstua këtu e konvertonte në euro. Narkotrafikantët nxirrnin nga sëndyqet dhe kontejnerët eurot e groposura, i lanin ato në kullat e ndërtimit, dhe ky ishte cikli i tyre.

Pra, gjithçka në funksion të drogës.

Beteja që behet për Himarën, bëhet për klanet e drogës. Shkoni në jug, do shihni kodrat të tëra të rrafshuara. Po kush i rrafshon kodrat? Droga. Kush ka para të rrafshojë kodrën si pa gjë të keqe për të ndërtuar mbi kodrën e rrafshuar? Droga. Kush tjetër nuk ka para. Të paktën nuk kanë ardhur miliarderë nga bota të themi se ja, është x apo y. Po kur sheh, ata janë anonim.

Po kodrat i rrafshojnë në jug. Shkëmb i gjallë i bëjnë. Shko shihni ishujt e Ksamilit si po i gdhendin. S’ka sepse, paraja e drogës para e pafundme.

Ndaj edhe, është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë, të kundërshtojmë rritjen e taksave. Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përparësoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin. Bashkitë ku ne qeverisim është e domosdoshme të bëhen përpjekjet më të mëdha për akordim bursash të varfërve, për shkollat, pra çfarë të kenë mundësi, të kenë arsimin përparësinë më kryesore.

Të kontrolloni ndihmën ekonomike. Të bëni gjithçka për të regjistruar qytetarët që e kanë të domosdoshme ndihmën ekonomike dhe që nuk e marrin.

Ne do bëjmë betejë të fuqishme për minimumin jetik. Vendosja e minimumit jetik sot është e një rëndësie vendimtare. Nuk duhet të ketë shqiptar i papunë, pensionit, i çfarëdoqoftë ai, që merr më pak se minimumi jetik. Edhe këtu ne do përpiqemi të mobilizojmë qytetarët në mbështetje të kësaj nisme.

Për kryetarët tanë të bashkive përballen me një armik i cili shpalli armiqësinë para zgjedhjeve, pavarësisht nga qendrimi i tij armiqësor në përputhje me ligjin, ju do të bashkëpunoni me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve tuaj. Por do denonconi çdo diskriminim të qeverisë qendrore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj.

Bashkëpunimi duhet të zbatohet mbi projekte. Ndaj, ato fonde modeste që keni, i përqendroni në projekte, sepse me projekte ju mund të garantoni financime jo vetëm nga buxheti, sepse ky do bëjë një diskriminim të padiskutueshëm kundër jush, por nga institucionet ndërkombëtare, nga bankat, disa nga institucionet, USAID-i, nga Banka Botërore, dhe institucione të tjera. Banka Europiane e Këshillit të Europës është një donatore përkujdesje për qeveritë vendore, kështu që do jeni njëkohësisht shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar, në interesin më të mirë të qytetarëve që ju drejtoni.

Sot, ne rikrijojmë këtu Shoqatën e të Zgjedhurve. E ligjshme kjo!

PD është themeluese e pushtetit pluralist vendor, themeluese e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë. Ajo bëri gjithçka për respektimin e Kartës së Kongresit të Autonomisë Lokale dhe është e vendosur të qendrojë mbi ato parime në të cilat është e ndërtuar Europa e rajoneve.

Kështu që, shoqata juaj do ketë si detyrë kryesore mbrojtjen, konsolidimin, zhvillimin e standardeve të përcaktuar në Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale dhe Rajonale. Shoqata ju do ketë detyrën të vendosë lidhjet më të mira me shoqatat analoget të vendeve të tjera.

Nuk mundet që shqiptarët të përfaqësohen nga një shoqatë e kryesuar nga një person, vjedhja e mashtrimet e të cilit kanë kufi qiellin, siç është Erion Veliaj.

Ndaj duhet të ketë një shoqatë e të zgjedhurve demokratë vendorë, me përkushtimin më të madh për t’iu përmbajtur parimeve të qeverisjes demokratike të qeverisjes vendore.

Unë dhe njëherë iu përshëndes. Ju falënderoj për të gjithë punën që keni bërë dhe do bëni, dhe ju uroj suksese edhe në këtë shoqatë, që është e mirëpritur jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Europë dhe shoqatat tjera simotra.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale