FJALA E KRYETARI TË PD-ASHM, SALI BERISHA ME BANORËT E ZONËS SË BILISHTIT
EKSTRAKT
Gjatë një takimi me banorët e zonës së Bilishtit, Kryetari i PD-ASHM, Prof. Dr. Sali Berisha theksoi dy synimet kryesore të programit të PD-ASHM: rikthimin e parave tek qytetarët dhe krijimin e mundësive të reja për shqiptarët. Berisha premtoi mbështetje për fermerët, duke pesëfishuar subvencionet dhe duke hequr kriteret strikte për t’i marrë ato. Po ashtu, ai theksoi se do të zhvillohet “Projekti i Devollit Madhështor”, duke mbështetur fermerët dhe bizneset lokale për të krijuar mundësi pune dhe zhvillim ekonomik. Programi synon një të ardhme më të mirë për çdo qytetar shqiptar.
Kryetari i PD-ASHM, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për “paqen fiskale”, duke e konsideruar si një mënyrë për të legalizuar paratë e krimit, sidomos nga trafikantët. Berisha premtoi ndryshime të mëdha në politikat fiskale, si TVSH e njëjtë për blerje dhe shitje, subvencione për fermerët, dhe mbrojtje më të fortë ndaj prodhimeve vendase. Berisha gjithashtu premtoi kredi të buta për bizneset, mbështetje për bizneset e vogla dhe ndihma financiare për dëmtimet nga faktorët natyrorë. Ai theksoi se çdo gjobë e vendosur nga inspektorët e administratës do të anulohet pas 11 majit 2025, duke akuzuar Ramën për favorizimin e grupeve të trafiqeve dhe përdorimin e “narko-euros” për të zhvlerësuar monedhën.
Lideri Opozitar, Sali Berisha akuzoi qeverinë aktuale për disa çështje, duke përmendur disa abuzime dhe veprime të dëmshme për qytetarët shqiptarë. Berisha akuzoi Ramën për shfrytëzimin e liqenit të Pogradecit, që po i jepet një investitori të dyshimtë, dhe premton se pasuria e grabitur do të kthehet te qytetarët. Berisha premtoi rritje të pensioneve dhe rrogave, përfshirë pensionin minimal prej 200 eurosh dhe rrogën minimale prej 500 eurosh. PD-ASHM gjithashtu do të investojë në arsim, shëndetësi, dhe do të mbështesë rinisë me kredi dhe grante për ata që krijojnë familje.
Kryetari i PD-ASHM, Sali Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për shpenzimet e tij luksoze, përfshirë udhëtimet dhe investimet e dyshimta në projekte si Lungomarja dhe tuneli i Llogarasë.
Berisha akuzoi me tona të ashpra përfaqësimin e investimeve të qeverisë në Vlorë, duke e konsideruar si mashtrim për publikun, sidomos duke e quajtur rrugën nga Levani në Vlorë dhe projekte të tjera si shumë më të vogla se sa po pretendon qeveria. Ai theksoi se këto investime nuk mund të arrijnë shifra të tilla si 2 miliardë euro dhe se qeveria po i konsideron qytetarët të paditur dhe i mashtron vazhdimisht.
Kryetari i PD-ASHM, Sali Berisha, ftoi shqiptarët që të mbështesin programin e tij dhe të angazhohen në fushatën që ka për qëllim rikthimin e parave tek qytetarët dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Berishës, ky projekt nuk është vetëm për partinë e tij, por për një mundësi të re për çdo shqiptar dhe për një Shqipëri më të mirë. Berisha, gjithashtu, ftoi emigrantët të kthehen dhe të kontribuojnë për Shqipërinë, duke theksuar se është radha e qytetarëve të shijojnë mundësitë e reja që ofron ky program.
FJALA E PLOTË
Mirëdita dhe një përshëndetje shumë të përzemërt!
Një falënderim të zjarrtë për këtë pritje vëllazërore. Po vij nga Selaniku, ku së bashku me Bledin, me shumë përfaqësues të koaicionit për Shqipërinë Madhështore, kandidatë për deputetë, u takuam me emgrantët tanë në Selanik dhe ju sjell përshëndetjet më të përzemërta, frymën e tyre.
Një entuziazëm të madh ka shpërthyer në të katërta anët e vendit dhe kudo jetojnë shqiptarët. Ky entuziazëm shpërtheu fillimisht në diasporë, por erdhi edhe në Shqipëri dhe ne sot, kemi fushatën elektorale më bukur, fushatën elektorale të shpresës, të fitores.
Sot, shqiptarët çdo ditë e më shumë përqafojnë programin e PD. Një program, miqtë e mi, që ka dy synime më kryesore.
Së pari, t’ju rikthejmë paratë tuaja, që aktualisht i vjedh qeveria.
Së dyti, një mundësi e re për secilin prej jush, për çdo fermer, për çdo biznesmen, për çdo qytetar, banor të Devollit dhe të gjithë Shqipërisë, që pas datës 11 maj të 2025, të mund të çelë një kapitull të ri në jetën e tij.
Miqtë e mi, sot ju shihni dy fushata. Një fushatë, e cila vjen tek ju projekte konkrete, vjen tek ju me projektet, me të cilat kërkon të adresojë çdo vështirësi. Ju keni jetën tuaj të përditshme. Kërkoni që fermat tuaja të jenë ferma suksesi. Kërkoni që, bizneset tuaja të jenë biznese suksesi.
Kërkoni që, të rinjtë tanë të mos largohen nga Devolli, Korça dhe Shqipëria, por të qendrojnë këtu dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri.
Kërkoni pra, që të gjitha potencialet e mëdha të Devollit dhe të Shqipërisë t’i shndërroni në rroga, mirëqënie, punësim për banorët e Devollit dhe të Shqipërisë.
Ne, këtë projekt e quajmë, projekti i Devollit Madhështor.
Po ku e bazojmë ne këtë?
Para së gjithash dhe mbi të gjitha, ne e bazojmë Devollin, tek shpirti juaj i pamposhtur, punëtorë.
Unë ju garantoj ju që, vështirë të gjenden njerëz punëtorë, të zotë, të aftë, si këtu në Devoll.
E bazojmë në traditën tuaj. Ju, e keni shndërruar këtë tokë në një parajsë tokësore me djersën tuaj, me mundin tuaj.
E bazojmë, sepse ne, do t’u shndërrojmë ju, nga fermerë të braktisur në fermerë të mbështetur fuqimisht dhe të mbrojtur fuqimisht nga shteti.
Çfarë do bëjmë konkretisht?
Do të pesëfishojmë në mënyrë absolute, vendimi i 100 ditëve të para do të jetë 5-fishimi i çdo subvencioni për ju. Pse kjo? Sepse, fermerët e Maqedonisë së Veriut, që i keni këtu fqinjë, subvencionohen 5 herë më shumë se ju. Sepse, fermerët në Kosovë subvencionohen 4 herë më shumë se sa ju.
Sepse fermerët në Serbi subvencionohen 6 herë më shumë se sa ju.
Atëherë, që ju t’i dilni zot garës, që ju të konkurroni në treg, duhet të keni gjithë këtë mbështetje.
Dhe unë, ju jap fjalën që ne do t’ju mbështesim.
Me buxhetin e këtij viti, që kaloi në parlament, 8 miliardë ishte buxheti. 8 miliardë, të tëra taksa të marra nga ju, biznesmenë, punëtorë, të gjtihë qytetarët shqiptarë.
Nga 8 miliardë, qeveria e ëktij burreci 2 metra të gjatë, ndau për ju, ëpr fermerët shqitparë, që punësojnë 500 mijë shqiptarë, që japin 20% të PBB, ndahet për ju gjithësej 57 milionë euro, dhe nga këto 32 milionë euro, sepse të tjerat i marrin rroga dhe i bëjnë rrush e kumbulla administrata.
Pra, për 880 mijë fermerë, u ndanë 32 milionë euro. Qesharake!
Çfarë do bëjmë ne?
Ne do 5-fishojmë për ju subvencionet për ju. Nga 32, do jepen 230 milionë euro vetëm subvencione.
Do subvencionojmë për çdo njesi prodhimi. Për çdo fidan të mbjellur, për çdo kokë bagëti. Hiqet çdo kriter teokratik, se duhet të kesh 10 lopë, se duhet të kesh 100 dele, se duhet kesh kaq dhe aq hektarë.
Jo! Për çdo krerë bagëti do marrësh subvencione. Për çdo fidan që të mbjellë, do marërsh subvencione. Për çdo prodhim do marrësh subvencione.
Dhe ky, është vetëm njëri aspekt.
Tjetër.
TVSH-ja, se këta janë, ose kanë adaptuar politika armiqësore ndaj jush. Me TVSH-në asimetrike që kanë vendosur për punonjësit e prodhimeve tuaja, e kanë më të leverdisshme për ta, që më mirë të marrin prodhimet e importit se sa prodhimet tuaja. Merr fund kjo!
TVSH-ja, do të jetë e njëjtë, si në shitje, ashtu edhe në blerje. Ç’ka do të thotë, TVSH-ja do u rikthehet ju. Do e merrni ju për shitjet tuaja TVSH-në.
Pra, tjetër premtim solemn i yni para jush. Do të ndalohet çdo input bujqësor që nuk tregëtohet mbi dy vende anëtare të BE-së. Askush, nuk do mundë t’ju shesë ju helme të cilat kanë efekte shkatërrimtare mbi shëndetin e njerëzve, dhe pastaj të dalin prodhimet tona jashtë e të kthehen, sepse ato mbajnë mbetje pesticide, apo insekticide, apo një sërë inputesh tjera.
Kështu që, ne do vendosim një kontroll shumë rigoroz mbi çdo import të inputeve tuaja.
Do mbrohet në sezon të gjitha prodhimet tuaja. Ju jap fjalën se në sezonin e vet, çdo pordhim i juaji do mbrohet dhe nuk lejohen importe që dëmtojnë dhe bllokojnë prodhimin tuaj. Do krijohet një fond i veçantë, me të cilin qeveria do ju kompensojë ju për dëmtimet që mund të vijnë nga faktorët natyrorë. Do ju paguhet me një çmim bazë prodhimi, në mënyrë që ju vitin e ardhshëm të mund të vazhdoni përsëri ciklin e ri të prodhimit.
Banka Shqiptare e Zhvillimit që do të ngrihet nga qeveria do ju japë ju kredi të buta. Qeveria do ju mbulojë 80% të interesave të kredive tuaja.
Do investohet në çdo 70 milionë euro në punim, vaditje dhe në mbrojtjen e tokës.
Siguria ushqimore është një drejtim tjetër për të cilin ne do tregojmë përkushtim të madh.
Të dashur miq, bizneset e vogla dhe bizneset në tërësi, do të kenë klimën më të favorshme. Energjia për bizneset e vogla do të jetë 6 lekë. Sipërfaqja publike, do t’u jepet absolutisht me 1/5 e çmimit të sotëm.
Bashkitë, nuk do mund të vendosin asnjë tarifë, taksë tjetër më shumë se 1% të xhiros.
Bizneset tjera do kenë tatim fitim 10%. TVSH-ja 15%, energjia 6 lekë. Pra, do krijojmë klimën më të favorshme.
Garantojmë fasonët në Korçë, në Devoll dhe kudo që janë, se qeveria do të kompensojë qindarkë për qindarë dëmin shumë të madh iu shkakton narko-euro.
Miq, Edi Rama në marrëveshjen e tij me grupet shqiptare të trafiqeve, që sot janë bërë të famshme në botë, shkatërroi euron, sepse ata fusin euro me kontejner.
Miku i qeverisë, u gjet se kishte transferuar në atë bankë, në bankat e europës 3 miliardë euro.
Hidhjani sytë kullave në Tiranë, monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit. Nga 4 miliardë euro që është investimi në kulla, 3.2 miliardë është investim i nëndheshëm.
Jo, ne do ju kompesojmë qindarkë për qindarkë uljen, zhvlerësimin e euros nga narkoeurot, gjersa të arrijmë të presim çdo kanal të kësaj mbetjeje toksike.
Shqipëria nuk ka nevojë për narko-euro, por për euro europiane.
Dhe ne do ta realizojmë këtë.
Ju dëgjuat, taksë fiskale, bërtiti. Se kështu, si burracak që është, me paqe me luks i ndërton të gjitha. Paqja e luksit, paqja fiskale. Çfarë është kjo paqja fiskale?
Kjo paqja fiskale është që t’i lirojë trafikantët të legalizojnë paratë e krimit.
Tani, ku qendrojmë ne.
Të gjithëve ju, të gjithë qytetarëve të Devollit, të gjithë qytetarëve shqiptarë do t’u falet çdo gjobë që keni para datës 11 majit.
Nuk janë problemi i shqiptarëve paratë e fshehura të drogës, por janë gjobat absurde të pashpirta që kanë vendosur inspektorët e bashkisë dhe të qeverisë me radhë. Ato bëhen zero më datën 11 maj!
Isha në Pogradec, miq! Çfarë ndodh atje. Liqenin po e merr peshkaqeni. Po, liqenin marr vesh ka vendosur të ja japë Gjergj Lucës, një njeriu me 3 telefona të koduar, një njeriu me lidhje nga më të fuqishme të dyshimta.
Dhe tani do tu marrë gjënë, një shekuj që jetojnë me të ardhurat që nxjerrin nga liqeni.
Pra këto marrin fund. Këta investitorë strategjikë të Edi Ramës, do të shndërrohen në objekt hetimi intensiv dhe do ju garantoj se e gjithë pasuria e grabitur do të ju kthehet qytetarëve shqiptarë.
Ndaj dhe i them atij hokatarit të Edi Ramës, a i kanë paratë bashkë apo nuk merret vesh çfarë kanë, hiq dorë nga liqeni se liqenin nuk mund të ua marrësh kurrë qytetarëve të Pogradecit.
Ata kanë lindur aty janë bij të liqenit, janë një me gjolin e tyre.
Miqtë e mi!
Ky është programi ynë, që synon të kthejë paratë tek ju.
Të vendosë pensionin minimal 200 euro, të vendosë minimumin jetik 200 euro.
Të rritë rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare në 1200 euro, dhe ky është një premtim solemn se ky është vetëm fillimi.
Ne ishim në vitin 2013, njerëzit më mirë të paguar në rajon. Ne nisim përsëri vrapin tonë, drejt rrogave dhe pensioneve më të larta në rajon.
Ne do bëjmë gjithçka, do bëjmë çdo gjë të mundshme që fëmijët, të rinjtë tanë të shkollohen mirë.
Do dyfishojmë investimet në arsim, në shëndetësi. Të rinjtë pas mbarimit të universitetit do paguajmë ne sipërmarrësit 1 vit, sigurimet shoqërore të tyre.
Do japim një kredi me grant 30 mijë euro dhe do marrin kredi dhe me grantin do shlyejnë interesat për një çati kur të martohen, të jenë çift i ri.
Pra çdo emigrant që vendos të kthehet 5 vite pa asnjë taksë.
Do heqim taksën për shtëpitë e emigrantëve në mënyrë që të ua shpërblejmë. Po ata kanë dërguar këtu, miliarda, miliarda.
Banka e Shqipërisë deklaroi këtë vit se kanë dërguar 1 miliardë. Unë ju garantoj ju, se të paktën 500 mln të tjera i kanë dërguar ilaçe dhe veshje njerëzve të tyre në Shqipëri. Kështu që nuk do tu marrim taksë për shtëpinë e tyre.
Këta jo vetëm u marrin taksë, por u faturojnë energji që nuk është harxhuar kurrë dhe u marrin dhe kamatë vonesat. Marrin fund këto.
Hidhni një sy në fushatën tjetër. Çfarë ka. Nga mëngjesi gjer në darkë, bufi, budallai, çyryku, kjo kështu e kjo ashtu. Me një fjalë një fushatë të një njeriu të shplarë.
Një njeri që ka qeverisur 12 vite vjen këtu dhe thotë, unë kam bërë këto gjëra në 12 vite, më besoni se edhe 4 vite të tjera do bëjmë 1-2-3-4.
Jo. Sepse ka një bilanc largimin e shqiptarëve, 1 mln e 99 mijë shqiptarë 2014-2023.
Ka një bilanc zhdukjen e 130 mln euro me djegësin e Tiranës.
Ka një bilanc vetëm në vitin 2023, 156 mln euro gjoba ndërkombëtare për Shqipërinë për shkak të tij, Beketi etj.
Po të gjitha këto miq janë para tuaja.
Ka një bilanc 21 mln euro udhëtimi me avion në dispozicion.
Ka një bilanc shishe vere 33 mijë euro, që nuk e hap as kurrë një kryeministër.
Ka një bilanc 8300 metër katrorë oborri i shtëpisë. Enver Hoxha kishte gjithsej 2 mijë metër katror oborrin.
57 metra të gjata themelet e sarajeve të tij. Dy herë më të mëdha se ato të Enver Hoxhës. Për dallim të themi atë që është, Enver Hoxha nuk e regjistroi në emër të tij apo të fëmijëve shtëpinë.
Ky me 3800 euro na u bë me saraje 57 metra të gjata, 8 mijë metra katror. Prandaj ky del e bën se nuk është budalla, mos e merrni budalla.
Ky është i aftë të bëjë klounin, të bëjë çdo gjë tjetër vetëm të largojë vëmendjen tuaj nga ato vjedhje monstruozë që ka bërë. Ndaj dhe flet dhe përpiqet në mënyrë vulgare. Beson se do mund të mashtrojë vajzat e gratë duke ua sharë burrat. Një gjë e turpshme.
Një njeri që nuk ka një koncept për familjen e tij.
Se po të kesh konceptin në familje dhe po ta dish ti, po të vlerësosh ti, se burri është bashkëshorti i gruas, është babai i fëmijës, është njeriu që djersin nga mëngjesi gjer në darkë për familjen.
Nuk shkon ti thuash ti grave se e ke burrin çyryk, apo e ke kështu e ashtu.
Ai është monstër, mos e fyeni, ai përbën një monstër njerëzore.
Është monstër ua them unë ju, se pati 8 miliardë euro në tavolinë dhe kur erdhi puna, për 760 mijë pensionistë, ndau 16 milionë. A nuk është një poshtërim për ta.
Ndalu për 760 mijë, 16 mln dhe kur i thamë ne, hajde votojmë ligjin 200 euro për pensionin minimal, jo tha biem në katastrofë.
Në vitin 2013 pensionisti në Maqedoni kishte një pension 140 euro, më të ulët se sa ne, ne e kishim 143 euro. Sot e ka 380 euro.
Malazezi e kishte 138 euro, sot e ka 450 euro. Pse? Sepse kryeministri, qeveria e tyre çdo vit kur ndajnë paratë, një pjesë ua kthejnë, ua kthejnë rroga, pensione, në shërbime.
Kurse ky u thoshte sot vlonjatëve, sikur janë vlonjatët primitivë: këtu në Vlorë kemi investuar 1 miliard e 230 milionë euro.
O miq, çfarë ka në Vlorë të investuar me para të shtetit. Në Vlorë është Lungomarja e investuar, por sa mund të kushtojë. Flori po të ishte nuk mund të kushtojë kurrë më shumë se 2 mln euro kilometri.
Çfarë ka tjetër në Vlorë që ka investuar, ka vjedhur 60 mln euro në tunelin e Llogarasë.
Ka asfaltuar se ka qenë e shtruar traseja, 27 km rrugë të lumit të Vlorës.
Tani prisni. Ku janë 1 miliardë e 230 mln. I ka vjedhur, ju garantoj se i ka vjedhur, sepse vetëm pllakat që ka shtruar në sheshet e qyteteve i ka faturuar 2 miliard e 300 mln euro.
Nuk mund të them kurrë se kemi investuar në Vlorë 2 miliardë, por ama një minutë. Rruga nga Levani në Vlorë është rruga më e gjatë në Shqipërisë, 35 metra e gjerë, e standardit më të gjerë ndërkombëtarë.
Dy ura në Vjosë.
Rruga nga Orikumi në Sarandë e tëra rindërtim.
Rruga Llogara, Salari e tëra ndertim.
Nuk mund të bëhet kurrë fjalë se këta janë 2 miliard, as 1 miliardë, as 500 milionë.
Ky i konsideron njerëzit injorantë, të padije dhe nga mëngjesi deri në darkë u servir mashtrime, kujton se do të tërheqë vëmendjen e tyre.
Pra 11 maji është dita jonë, është radha jonë.
Ndaj ju ftoj që këto 2 javë të bisedoni me çdo mik dhe të njohur tuaj, pavarësisht nga bindjet që kanë, nuk ka rëndësi.
Të ua paraqisni këtë projekt, se ky projekt nuk është projekt për partinë.
Ky projekt nuk është projekt për pushtetin e Sali Berishës.
Ky projekt, është një projekt për një mundësi të re për çdo qytetar shqiptar.
Ky projekt, është një projekt për ti rikthyer paratë çdo shqiptari që paguan taksa dhe sot nuk ka shqiptar që nuk paguan taksa, nga fëmija i sapo lindur tek më i moshuari.
Ju ftoj kudo që i keni njerëzit tuaj, jashtë. I ftoni të vijnë ti japim Shqipërisë, shqiptarëve, fëmijëve tanë, fëmijëve tanë, shansin që meritojnë.
Është radha jonë, Devolli Madhështor, Shqipëria Madhështore.