Berisha: Të ecim të sigurt drejt rrëzimit të kësaj qeverie me votën tonë, të sigurt drejt rivendosjes së demokracisë dhe rikthimit të shpresës!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ELEKTORAL NË FIER

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në Fier, ku ka kërkuar votën për kandidatët e koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ në këtë qark. Berisha tha se, përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt së keqes, drejt skamjes dhe varfërisë.

‘Përpara me Edi Ramën do të thotë, përpara drejt varfërisë, skamjes së frikshme e cila rritet nga viti në vit. Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt çmimeve të larta, të cilat vetëm nga rritja me bordet e tij, nga viti 2021 deri në 2022 gjobitën çdo qytetar shqiptar me 430 mijë lekë shpenzime më shumë për ushqimet’.

Berisha kërkoi që të votohet për Edvar Kodhelin në Fier, Sofije Allushajn në Patos, Resmi Shanaj në Mallakastër dhe Erdit Hazizaj në Roskovec. Berisha tha se nuk duhet votuar për kandidatët e bodrumeve të Edi Ramës, kandidatëve që janë të akuzuar për korrupsion, trafik droge, dhe vjedhje.

‘Çfarë është Subashi i Fierit. Është një nga hajdutët më të pamëshirë të Fierit dhe Shqipërisë. Çfarë është kandidati i Edi Ramës në Patos. Një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Po, po. Të mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, një person, kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokurorët e partisë në 2 gram, sepse kishte natyrisht për shefe Majlindën. Po në Mallakastër? Përfaqësuesi i Edi Ramës i cili u shiti uzinën për skrap naftëtarëve të Mallakastrës, pasi e vodhi e moli me mafian e vet’, tha Berisha në Fier.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Fierit, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Së pari, përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh, besimin tim të palëkundur se starti ynë ngadhimtar, po përfundon me finishin drejt fitores së shkëlqyer të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidatëve të tij në Fier dhe mbarë Shqipërinë.

E nderuar zonja Monika Kryemadhi, deputete e Kuvendit, drejtuese në Partinë e Lirisë.

I nderuar zoti Luan Baçi, drejtues politik në qarku ne Fierit, deputet i Kuvendit dhe anëtar i kryesisë së PD.

I nderuar zoti Evdar Kodheli, kryetari ynë i ardhshëm i bashkisë së Fierit.

I nderuar zoti Resmi Shanaj, kryetari i ardhshëm i bashkisë së Mallakastrës.

E nderuar zonja Sofije Allushaj, kryetare e ardhshme e bashkisë Patos.

I nderuar zoti Erdit Hazizaj, kryetar i ardhshëm i bashkisë së Roskovecit.

Miqtë e mi!

Për 5 ditë ne jemi para kutive të votimit, jemi para zgjedhjes më të rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë në 32 vite, zgjedhjes midis regjimit të Edi Ramës, ftesës së tij përpara, por përpara me Edi Ramën do të thotë fuqizim i të gjitha pushteteve në këtë vend, në duart e tij. Dhe ky do të ishte një gabim fatal për çdo zgjedhës, votues, pavarësisht nga bindjet politike.

Pushtetet e përqendruara në një dorë, në tërë historinë e botës dhe në historinë e Shqipërisë, kanë sjellë fatkeqësi, drama, mjerime, nuk kanë sjellë kurrë begati, mirësi për qytetarët. Ne e kemi provuar më keq se gjithë të tjerët gjatë diktaturës staliniste, por ne po e provojmë edhe gjatë këtyre 8 viteve.

Përpara me Edi Ramën do të thotë, përpara drejt varfërisë, skamjes së frikshme e cila rritet nga viti në vit. Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt çmimeve të larta, të cilat vetëm nga rritja me bordet e tij, nga viti 2021 deri në 2022 gjobitën çdo qytetar shqiptar me 430 mijë lekë shpenzime më shumë për ushqimet.

Përpara me Edi Ramën do të thotë rroga të ngrira, varfëri e frikshme në rritje. Përpara me Edi Ramën do të thotë boshatisje e qyteteve dhe fshatrave tona. Do të thotë mbyllje shkollash, shkatërrimi i sistemit shëndetësor, do të thotë bojkotim total të fermerëve shqiptarë.

Unë i bëj thirrje fermerëve të Myzeqesë, të Fierit, të mbarë Shqipërisë, të ndalen, të arsyetojnë me vete si kanë qenë këto vite për ta. A janë ndjerë të përfillur, apo të braktisur. Unë u them atyre se ata kanë qenë fermerët më të braktisur të Europës dhe botës.

Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara me gjoba, me ndëshkime, do të thotë defakto pa liri dhe të drejta, pasi ai kontrollon çdo gjykatë, çdo prokuror dhe sot nuk ka shqiptar që të mund të imagjinojë të fitojë një gjyq ndaj regjimit të tij monist.

Miqtë e mi!

Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt së keqes, varfërisë, skamjes drejt boshatisjes. Vërtetë me 14 maj në zgjedhim qeveritarët vendorë, por ne kemi në dorë ndryshimin e madh, sepse këta kandidatë që ne paraqesim, Evdar Kodheli, Resmie Allushaj, Resmi Shanaj, Erdit Hazizaj, këta vijnë nga vota juaj, vijnë nga drita e diellit.

Këta kanë 5 muaj që ju keni patur fatin ti njihni, të lexoni, të dëgjoni për ta. Kurse kandidatët e Edi Ramës vijnë nga bodrumet e tij.

Çfarë është Subashi i Fierit. Është një nga hajdutët më të pamëshirë të Fierit dhe Shqipërisë. Çfarë është kandidati i Edi Ramës në Patos. Një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Po, po. E shoqja e tij ka punuar në kadastrën e Sarandës, është me mandat arresti nga ky shtet.

Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe i emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit. A ka fyerje më të madhe se kjo. A ka krim më të shëmtuar se kjo. Ajo është një kriminele, që nuk vjen të paraqitet para drejtësisë, që shpërblehet duke i emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patos. Po pse? Patosi nuk paska një socialist, pa marrë një njeri nga laboratorët e mafias.

Të mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, një person, kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokurorët e partisë në 2 gram, sepse kishte natyrisht për shefe Majlindën.

Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë dhe i them asaj këtu para jush; ki parasysh se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë. Se kërcënimi që i ke bërë atyre punonjësve ti, do të përgjigjesh gjer ditën e fundit të jetës tënde. Ti je për të shkuar brenda për ato akte që ke kryer 2-3 ditë më parë.

Po në Mallakastër? Përfaqësuesi i Edi Ramës i cili u shiti uzinën për skrap naftëtarëve të Mallakastrës, pasi e vodhi e moli me mafian e vet. Por këtu në rrethin e Fierit, Edi Rama i dridhur nga frika, i bindur se qytetarët e këtij qarku do ti presin faturën ka vendosur edhe kandidaturat e Alibravës dhe Alibashës. Ajo është një turp i madh. Ata janë turpe politike sepse kanë kandiduar vetëm e vete për të mbështetur Edi Ramën, për shkak të lidhjeve në krim që Lulbrava dhe Alibasha kanë dhe me të cilat Edi Rama i mban peng.

Unë i bëj thirrje qytetarëve, demokratëve; të gjitha votat për Edvar Kodhelin, Sofije Allushajn, Resmi Shanajn, Erdit Hazizaj. Sepse duke votuar për këta kandidatë ju keni votuar më së pari për veten tuaj. Ju keni votuar ndryshimin dhe ndryshimi në këtë rast do të thotë, rivendosje e pluralizmit, do të thotë me votën tuaj i rrëmbeni nga duart e zeza, një pjesë të pushtetit të grabitur, Edi Ramës.

Duke votuar ndryshimin, votoni për liritë dhe të drejtat tuaja, para së gjithash, sepse duke kontrolluar çdo pushtet, asnjë shqiptar nuk ka më të drejta me këtë drejtësi të paralizuar.

Por nesër rivendosja e pluralizmit do të krijojë krejt kushte të tjera për një funksionim të drejtësisë sipas ligjit, dhe funksionim i drejtësisë sipas ligjit do të thotë, liri dhe të drejta të garantuara për ju.

Në 14 maj ju votoni për veten tuaj, sepse merr fund njëherë e mirë rritja e çmimeve me borde, merr fund ngrirja e rrogave dhe pensioneve. Marrin fund, tarifat dhe taksat e larta mbi ju nga autoritetet vendore, shërbimet përtokë që ju ofrohen sot.

Duke votuar ndryshimin, i cili është në duart tuaja në 14 maj, ju fermerët e Myzeqesë dhe mbarë Shqipërisë, votoni për jetesën tuaj, votoni për suksesin e fermave tuaja. Këto 8 vite kanë qenë vitet e braktisjes tuaj. Por braktisja juaj në një kohë kritike, kur ju kishit nevojë, të paktën dhe për 2-3 miliardë euro investime, për të patur infrastrukturën që meritoni, për të pasur subvencionet që meritoni, tregjet dhe infrastrukturën ujore që meritoni, ju ktheu ju mbrapa.

Loja e Edi Ramës me ‘Ballkanin e Hapur’, duke hapur kufijtë për mallrat e Shumadisë, të Serbisë, vend që ka subvencionet 30-40 herë më të mëdha se Shqipëria, bëri që fermat tuaja të falimentojnë, bëri që për ju të mos pyetet se ekzistoni, bëri që për ju të mos pyetet se ekzistoni, sukseset e arritura u zhbënë. Me qindra, mijëra fermerë u detyruan të presin lopët e racës, të presin plantacionet e mollëve, qershive, ullinjve dhe të tjerë.

Ju garantoj se duke votuar ndryshimin këta qeveritarë vendorë do të jenë mbështetje për ju, por 14 maji do të hapë dyert në të 4-anët që vjeshta që vjen të jetë vjeshta e fundit në pushtet e Edi Ramës, dhe ai të shkojë ose të McGonigali, atje ku e ka vendin, ose të shkojë tek shokët e tij ku janë të djegësave.

Edi Rama nuk ka të ardhme në politikë, Edi Rama është i mbaruar përfundimisht në politikë, votoni ndryshimin.

Vota me 14 Maj është votë për çdo biznesmen, sepse së pari të gjitha tarifat vendore do të ulen dhe përgjysmohen. Së dyti ne garantojmë se i qëndrojmë parimit të taksave të ulëta. Ju garantoj se çmimi i energjisë nga 220 lekë që paguani sot do zbresë në 60 lekë, nga 22 në 6 lekë.

Kaq e kishit më herë dhe e kishit në një kur nuk kishim prodhimin e HEC-eve private kurse sot HEC-et private prodhojnë rreth 60 përqind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë, prodhojnë dy miliardë më tepër kWh , është krim i shëmtuar t’jua shesësh bizneseve të vogla energjinë me 220 lekë kWh . Këtë e bën vetëm një njeri i cili punon për falimentimin e tyre. Çdo nënë, çdo grua dhe çdo vajzë duhet të votojë ndryshimin me 14 maj.

Edi Rama kalon nga sheshi në shesh dhe i merr me detyrim vajzat, gratë, nënat, motrat që të dëgjojnë dërdëllitjet e tij, të dëgjojnë fjalorin e tij banal prej halabaku. E bën këtë vetëm për fasadë dhe çdo nënë,çdo grua, çdo motër duhet ta dijë, se ai është qeveritari më mizoren që ka pasur Shqipëria dhe nuk e them për faktet që ekzistojnë për dhunë në tij familjare apo në mbledhjet e qeverisë në kabinet. Por e them se të gjitha brengat e nënave dhe motra për vëllezërit dhe bijat që nuk i kanë këtu, për këtë emigrim masiv të rinisë, që janë pasoja të politikave të tij shpopulluese.

Janë pasojë e falimentimit të bizneseve, rritjes mesatare në shkolla, të gjitha pamundësitë e tyre për të mundësuar plotësimin e kërkesave të fëmijëve, janë pasoja e ngrirjes së rrogave, e çmimeve të larta. Nuk ka pasur gruaja, nëna dhe vajza shqiptare një armik më të egër se këtë qeveritar që kalon nga sheshi në shesh, me nja fjalor banal dhe të turpshëm duke besuar se në këtë mënyrë mund të tërheqë vëmendjen tonë. Vëmendjen e nënave, motrave, vajzave nga fatkeqësia që ju ka krijuar, nga paratë që ju ka vjedhur dhe nga varfëria në të cilën i ka zhytur. Ka dy muaj që ka filluar të flasë për rrogat një mashtrues i paskrupullt, ‘nuk ma la lufta t’i rris rrogat’, por ç’punë kishte lufta me rrogat tona?

Asnjë! Përkundrazi, vitin e luftës buxheti i qeverisë tij ka qenë pesë miliardë euro sepse taksat u dyfishuan sepse vetëm me bordet mori nga xhepat tuaj 520 milionë euro. Nuk ishte punë lufte, por e konceptit të tij të turpshëm ‘se në Shqipëri nuk vdes kush për bukë’, por ka ikur ajo kohë, nuk është puna të vdesin për bukë, por njerëzit të jetojnë si njerëz.

Të kenë një jetë normale, mos të numërojnë paratë për të kapur 15 ditshin apo fundin e muaji. Ka hequr me dhjetëra mijëra familje nga ndihma ekonomike. Banka Botërore para dhjetë ditësh deklaronte se vetëm 20 përqind e familjeve shqiptare që kanë nevojë për ndihmë ekonomike e marrin atë nga qeveria. E kuptoni apo jo?!

E bën këtë një njeri që me 132 udhëtime me avion me dhomë gjumi, ka shpenzuar 22 milionë dollarë, ka blerë vazon 4 milionë dhe ju heq kafshatën 80 përqind të atyre që nuk kanë, që marrin nën një dollarë në dit, nuk e bën kush këtë?

Askush, veçse një njeri i pashpirt. Për të gjitha këto, unë ftoj nënat motrat gratë vajzat të marrin në dorë flamurin e kësaj fushate, të këtij ndryshimi, flamurin e kësaj fitoreje. Me 14 maj të gjithë të votojmë, të votojmë njëshin, Edi Rama bëri gjithçka që të na zhdukë, por fati na solli numrin më të votuar dhe ky është njëshi.

Votoni kandidatët tanë të mrekullueshëm të ‘Bashkë Fitojmë’ , të festojmë fitoren, të ecim të sigurt drejt rrëzimit me votën tonë të kësaj qeverie, të sigurt drejt rivendosjes së demokracisë, rikthimit të shpresës, drejt vendosjes së subvencioneve në mesataren e rajonit për të gjithë fermerët shqiptarë, drejt rritjes së rrogave dhe pensioneve në nivel më të lartë se të çdo vendi tjetër në Ballkan sepse Shqipëria është me pasur se çdo vend tjetër i këtij gadishulli. Ndaj dhe pesë ditë kanë ngelur, pesë ditët e finishit janë pesë ditët përcaktuese të fitores sonë.

Rrofshi ju, rroftë Fieri, rroftë Shqipëria!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale