Berisha: Të bëjmë çdo përpjekje që çdo banor, çdo qytetar më 14 maj të dalë në votime. Çdo qytetar me 14 maj të votojë ndryshimin!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ELEKTORAL NË MAMURRAS

EKSTRAKT

Klonim i Belinda Ballukut e quajti kryetari i PD, Sali Berisha, kryetaren në detyrë të bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara. Gjatë takimit elektoral me kandidatin e opozitës, Behar Haxhia, Berisha tha se kandidatja e Edi Ramës ka shpenzuar 160 mijë euro për arredimin e zyrës së saj me mobilje antistres.

‘Interesi juaj, i fëmijëve tuaj, interesi i dhjetëra mijëra qytetarëve që rropaten sot në mospasje, i atyre që detyrohen të largohen më detyron ti them, se ti Majlinda nuk je gjë tjetër vetëm një klonim i Belindës, Oltës dhe enturazhit të Edi Ramës.

Se ku u kanë mbledhur ju me qirinj, por ti je si një binjake siameze, qoftë me Oltën qoftë me Belindën. Belinda e mobilon zyrën me 220 mijë euro. A mund të imagjinoni ju, 220 mijë euro, sepse do të ndihet aty si … ç’të thuash. Olta bën rrugën Tiranë-Peshkopi, 15 herë me helikopter, 15 mijë euro rruga. Majlinda, kryetarja arredon bashkinë, zyrën me 160 mijë euro, me mobilje antistres, se është stresuar shumë zonja’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha.

FJALA E PLOTË

Demokrate dhe demokratë të Kurbinit, qytetare e qytetarë, vëllezër e motra, përshëndetjet e mia më të zjarrta, mirënjohjen time më të pakufishme ndaj jush.

U garantoj se jam ndjerë dhe ndjehem krenarë dhe mirënjohës pafundësisht, për mbështetjen tuaj jashtëzakonisht të çmuar.

Kam kënaqësi të madhe që vij sot dhe ju sjell këtu mesazhin e fitores nga Dibra, Klosi, Mati, por fitorja pa ndaluar në Mamurras, nuk mund të shkonte kurrë më tutje.

E nderuar zonja Jozefina Topalli, ish-kryetare e parlamentit.

Të dashur deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

I dashur Salvador.

I dashur kandidati dhe kryetari i Bashkisë së Kurbinit, Behar Haxhia.

I dashur kryetar i PD-së, Preng Lala.

Të dashur miq!

Kam nder të madh që vij sot për të paraqitur këtu kandidatin tuaj për kryetar të Bashkisë së Kurbinit, z. Behar Haxhia, me bindjen më të madhe se Behar Haxhia është një përfaqësues dinjitoz i juaji. Është një banor, qytetar me vlerat dhe virtytet më të arrira të banorëve të Kurbinit. Behar Haxhia është gjithashtu një veprimtar i kahershëm i PD-së dhe një qeveritar vendor i saj shumë i aftë, shumë i zoti, të cilin e njeh i gjithë Kurbini për punën e tij.

Behar Haxhia ishte këtu para jush dhe është i gatshëm të dalë para çdo banori të Kurbinit, të japë llogari, të japë përgjigje për gjithçka që mund ti interesojnë atij dhe qytetarëve të Kurbinit. Behar Haxhia është i vendosur të shkrijë të gjithë energjinë e tij për të ju shërbyer ju, për të garantuar shërbimet më të mira, por edhe për të ju drejtuar ju, për të udhëhequr ndryshimin jetik për Kurbinin. Për të shënuar ndryshimet e mëdha të gjithanshme. Për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e këtij rrethi në interesin më të mirë të banorëve të tij.

Behar Haxhia pra ka të gjithë mirësjelljen, qytetarinë, mençurinë, aftësitë për të qenë qytetari i parë i bashkisë tuaj dhe për ta kthyer bashkinë në shtëpinë e parë tuajën, për të vendosur qytetarin në epiqendër të jetës së bashkisë.

Behar Haxhia ka një rivale, e cila jo vetëm që fshihet vetë nga ju, por e fsheh edhe Edi Rama. Po vija dhe nuk po shifja kund, ja ka zhdukur të gjitha portretet Majlindës. Unë nuk do të doja, ua them këtu, që të thoja qoftë edhe një çerek fjale të papërshtatshme për një zonjë. Por interesi juaj, i fëmijëve tuaj, interesi i dhjetëra mijëra qytetarëve që rropaten sot në mospasje, i atyre që detyrohen të largohen më detyron ti them, se ti Majlinda nuk je gjë tjetër vetëm një klonim i Belindës, Oltës dhe enturazhit të Edi Ramës.

Se ku u kanë mbledhur ju me qirinj, por ti je si një binjake siameze, qoftë me Oltën qoftë me Belindën. Belinda e mobilon zyrën me 220 mijë euro. A mund të imagjinoni ju, 220 mijë euro, sepse do të ndihet aty si … ç’të thuash.

Olta bën rrugën Tiranë-Peshkopi, 15 herë me helikopter, 15 mijë euro rruga. Majlinda, kryetarja arredon bashkinë, zyrën me 160 mijë euro, me mobilje antistres, se është stresuar shumë zonja.

Nuk më vjen mirë të them, por dokumentet zyrtare faktojnë se ti Majlinda ke dorë, ke dorë. Dhe unë do të ua faktoj këtu ku janë këto.

Zhvillohet tenderi për dy pallate. Miq më dëgjoni pak, se më mirë ta bëjmë bisedë se fjalim, që ti kapim gjërat siç janë.

Zhvillohet tenderi për dy pallate, 3 vite pas tërmetit, çfarë do të thotë se ke pasur kohë për të bërë projekte, për të shpallur tender të hapur dhe çdo gjë tjetër. Jo.

Tenderin Majlinda e shpall me procedurë të kufizuar. Procedura e kufizuar do të thotë, thërret dy vetë dhe njërit ti thotë, ti do ta marrësh. Jo vetëm kaq, prisni.

3.2 mln euro, tenderin e fiton akrabaja, apo njeriu i Majlindës me 99.7 % të fondit të limit. Tani këtu Majlinda je kapur, thashë ajo që ke dorë. Sepse çdo tender që fitohet me 99.7 % është dorë, dorë, dhe vetëm vjedhje, është pazar, pazar dhe vetëm pazar.

Çfarë bëjnë këta hajdutë. Këta thërrasin dhe i thonë, hajde merr pjesë në këtë garë. Sa e  bën pallatin, ai thotë unë e bëj kaq. Ta zëmë me 60 milionë. Jo thotë, ti pallatin e bën me 110 mln, por nga 70 tek 110 i kam unë, pjesën tjetër i mban ti. Prandaj u del pallati këtyre 99.7 %. 99.7% është 100 % vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Ja se pse Edi Rama ja fsheh portretin asaj, që normalisht ai duhet ta ekspozonte atë si një zonjë. Jo, jo dhe e sjell vetë dhe synon të mbulojë  të mashtrojë qytetarët e Mamurrasit në një kohë kur ai është, në historinë e këtij kombi, hajdut si ai nuk ka patur. Absolutisht njeriu që ka vjedhur shqiptarët më shumë në të gjitha kohërat, është Edi Rama. Njeriu që zhvilloi këtë nomenklaturë hajnie e cila nga viti 2014-2023, i zhyti çdo vit e më shumë shqiptarët në varfëri është Edi Rama.

Të dashur miq!

Këto zgjedhje, ju jeni demokrat dhe nuk kam pse të ua them ju, por unë po ju them të vërtetën. Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje për partitë, por janë zgjedhje për veten e vet të çdo qytetari. Socialistë, demokratë, i paparti çfarë do që të jetë. Sepse në këto vite çfarë ndodhi?

Nga rrogat më të larta që kishim në vitin 2013, në rajon, u rrokullisëm në njerëzit më të ulëta në rajon. 30% më të ulëta se Kosova. Por ju lutem një moment.

Në vitin 2013 buxheti për shkak të taksave të ulëta, ishte 3 miliardë euro. U dyfishuan taksat, vitin e kaluar Edi Rama për shkak të bordeve, ka mbledhur 5 miliardë euro. Me 5 miliardë euro, Edi Rama mund të kishte rritur shumë herë rrogat dhe pensionet. Dhe tani del si mashtrues dhe thotë, nuk më la lufta. Po ç’punë ka lufta, çfarë kishte lufta.

Lufta ty me bordet komuniste që vendose u more qytetarëve shqiptarë nga xhepat e tyre, për shkak të çmimeve që rrite, 520 mln euro. Ç’punë ke me luftën ti.

Ti me Belinda Ballukun zbraze digat në verë dhe ua shite sekserëve të tu energjinë me 30 euro, të cilët po atë energjinë e shisnin 150 euro dhe paratë  i merrje ti me Belindën dhe i çojë offshore. Çfarë ka lufta këtu. Ne nuk prodhojmë asnjë kilovat orë energji me naftë. Të gjithë energjinë e prodhojmë me ujërat.

Viti 2021-2022 kanë qenë vitet më të lagështa. Shqipëria ka prodhuar 2 miliardë kilovat orë më shumë se konsumon. Por janë vjedhur dhe vetëm vjedhur me këtë mekanizëm që ju thashë.

Rrogat jo vetëm që nuk u rritën, përkundrazi, sot çdo qytetar i Mamurrasit, çdo qytetar shqiptar ka shpenzuar gjatë vitit të kaluar 430 mijë lekë më shumë për ushqime se sa një vit më parë. Po, po, sepse i rriti çmimet me bordet. Edhe të tjerët patën rritje çmimesh, por ata ua kthyen qytetarëve qindarkë për qindarkë ato që u mblodhën tepër nga rritja e çmimeve.

Kosova ua kthej 100 euro pensionistit, 100 euro studentit, 120 euro rrogëtarit. Të gjitha vetëm për rritjen e çmimeve, sepse ua mori me rritjen e çmimeve ua mori nga xhepat. Kurse ky ku i çoi. Ky u tall, u dha pensionistëve një 5 mijë lekësh dhe të tjerat i ndau me klientelën e tij.

Nuk e pengoi lufta atë, e pengoi xhepi, e pengoi vjedhja e papërmbajtur, lufta nuk e pengoi aspak. Po parvjet nuk kishte luftë. Lufta bëri 1 vit. Po 7 vite të tjera çfarë bëre që nuk rrite rrogat. Vodhi.

Ndërtoi rrugën 1 km rrugë me 24 mln euro, në një kohë kur në fushë, atë rrugën që keni atje, është ndërtuar me 2 mln euro kilometri. Bajpasi i Fierit 2 mln euro kilometri. Rruga Levan-Vlorë 2 mln euro kilometri. Në Gjermani rrugët në fushë ndërtohen me 2, maksimumi 3 nëse ka vepra arti shumë. Kurse këtu 24 mln euro. Këtu shkollat që në Europë kushtojnë 600-700 mijë euro i ndërtojmë me 5-6 mln, i rindërtojnë me 7 mln euro.

Këtu kryetari i bashkisë së Tiranës, mashtron Tiranën dhe Shqipërinë, kam mbjellë thotë 1 mln fidane. Ka vjedhur me fatura blerjen e 1 mln fidanëve. Po sa i ka ble fidanët thoni ju, ka ble pishën me faturë 5600 euro.

U ndala këtu për të ju thënë se në këto zgjedhje, çdo shqiptar voton për veten e tij, voton për të shpëtuar nga ky sekt hajnash që nuk i ka parë toka kurrë. Nuk ka qeveri që ti ketë vjedhur shqiptarët, siç i ka vjedhur Edi Rama në këto 8 vite. Pa asnjë kufi, pas asnjë kufizim.

Prandaj dhe nuk del dot në debat. I them hajde zotëri dalim në debat bashkë, se kemi detyrim ne ndaj qytetarëve. Ata që qeverisin kanë detyrim të dalin para qytetarëve dhe ti kthejnë xhepat mbrapsh, e tu thonë qytetarëve; ja unë jam këtu.

Me thuaj çfarë vërejtjesh ke, çfarë mendimesh ke, që të gjitha. Por nuk del dot ai, nuk del dot. E kam ftuar edhe mbrëmë e ftova, edhe sot e ftoj të vijë këtu në Mamurras të dalim para jush, por nuk del dot.

Nuk del dot, sepse baxhanaku i tij ka fituar nja 100 e ca tendera, Armando Frangu, që me ligj nuk duhet të marrë pjesë ne tendera. Thjeshtra e tij, vajzë e re, e mirë të themi, por çe do, po i shkatërron të gjitha studiot e arkitektëve, sepse me një studio ndërkombëtare e lidhur, ajo studio fiton të gjitha tenderat me ndërmjetësimin e thjeshtrës dhe thjeshtra del si nënkontraktore.

Prandaj ai nuk del dot, s’mund të dalë dot.

Kam qenë kryeministër 8 vite, kam pasur një veturë të lënë nga një ish-ministër socialist. Mund ta bleja një tjetër, por nuk kisha pse, sepse ajo fare e mirë ishte, dhe nuk kam përfaqësuar keq ju, por edhe që të bëja rrush e kumbulla paratë tuaja dhe luks, nuk e bëja kurrë.

Zotëria ka blerë mbi 1 mln euro me makina dhe mashtron, thotë këtë me 500 mijë euro e bleu partia. Po ku i gjeti paret partia, prodhon pare partia që të blen 500 mijë euro makinën. Udhëton me avion me dhomë gjumi, 22 mln euro, 137 udhëtime. Pjesën më të mirë të tyre në vakanca, në fundjavë. Sepse qytetarët për të janë të dorës së dytë. Ai është soji i bllokut, ai ka ardhur nga soj epror dhe këta të tjerët nuk vdesin për bukë thotë. E keni dëgjuar ju; në Shqipëri nuk vdes kush për buk. Po turp të thuash një fjalë të tillë, nuk është puna të vdesësh për bukë, është puna të jetosh normal, të jetosh si njeri, të bësh një jetë dinjitoze, pa dhimbje.

I ftoj të gjithë socialistët, të gjithë paparti të bashkohemi. Çfarë bën tani. Për të mbuluar këto vjedhje të tmerrshme tani kalon nga takimi në takim si hokatar, përdor fjalor halabaku, mendon se mund ti mashtrojë nënat, motrat e vajzat dhe merr e bën takime të veçanta.

Por nëse ato kanë patur një armik të qenies së tyre është Edi Rama. Nëse ato përballen sot me vështirësi ekonomie për të plotësuar nevojat elementare të fëmijëve të tyre, nëse një pjesë e fëmijëve të tyre kanë marrë rrugët e dheut, i kanë marrë sepse vjedh Edi Rama dhe ministrat e tij, vjedh Edi Rama dhe soji i tij.

Mamurrasi ka potenciale të jashtëzakonshme, të gjithanshme. Ka ujërat, ka tokë, ka detin, ka kodrinat, ka gjithçka. Mamurrasi mund të mbajë shumëfishin e këtyre banorëve. Po çfarë bëri zotëria, i ktheu në mallkim për ta. Fermerët e Mamurrasit sot marrin 3 dollarë për hektarë nga 50 dollarë që ka caktuar në vendim. 47 ua vjedh administrata e tij, se gjoja po mbikëqyr. 3 jep dhe 47 po mbikëqyr.

Po Kosova? Kosova jep 400 euro për hektar grurë, 1000 euro për hektar sera, 500 euro për hektarë zarzavate në fushë. Jep 90 euro për lop, 25 euro për lopë, derr, dhi, bletë. Pse më e pasur se ne është Kosova. Buxheti i Kosovës është dy herë me i vogël se i Shqipërisë. Por qeveria e Kosovës ndjek kritere të tjera, jo ti vjedhë, ti përvetësojë, por të ua shpërndajë qytetarëve.

Ndaj dhe votimi për Behar Haxhinë është votë për ndryshimin, është votë për të rikthyer pluralizmin. Është votë për ti dhënë këtu fjalën e nderit Edi Ramës, para këtyre burrave se pas 14 majit do ti kesh muajt shumë të numëruar dhe ja ku janë dëshmitarë këta demokratët  e Mamurrasit, do ti kesh në Tiranë.

Edi do ti kesh në Tiranë. Sepse nuk e meriton të jesh asnjë ditë në pushtet me këto vjedhje që ke bërë, me këtë shkretim që i ke bërë Shqipërisë. Ke larguar 1 milionë shqiptarë në 8 vite nga Shqipëria, më shumë se çdo luftë tjetër në Europë dhe botë. Nuk meriton.

Përveç kësaj, çdo shqiptarë duhet ta dijë, se atë e pret miku, për të cilin thoshte se kam shumë nder që e kam mik, e pret Charles McGonigal në bankën e të akuzuarit dhe hekurat, pa asnjë diskutim, bashkë me të.

Por para se të vijnë e ta marrin, ti japim duart ne njëherë, e dorën e parë të ja japim duke votuar Behar Haxhinë me 14 maj, duke votuar 1-shin.

E përfundoj me një thirrje.

Bëni çdo përpjekje që çdo banor, çdo qytetar, i këtij rrethi me 14 maj të dalë në votime. Çdo banor, çdo qytetar i këtij rrethi me 14 maj të votojë ndryshimin, të votojë Behar Haxhinë.

Ftoj djemtë e Kurbinit kudo që janë, të vijnë e të votojnë me 14 maj, ti japin një krah Kurbinit dhe Shqipërisë se ajo do të ua shpërblejë atyre.,

Fitore, fitore, fitore.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale