Berisha: Taulant Balla është akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, se është përfshirë në trafiqe dhe se është përmendur në dokumente zyrtare në sallë gjyqi si porositës vrasjesh. Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Balla ka pasur lidhje me bandën e Elbasanit dhe se disa prova janë djegur për ta mbrojtur. Sipas Berishës, komunikimet mes grupeve kriminale tregojnë se Balla ishte pjesë e marrëveshjeve për tendera dhe favore të paligjshme.

Berisha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se më 10 dhjetor 2020, ka pasur komunikime të krimit të organizuar që tregojnë marrëveshje për të mos i kërkuar Ballës tendera apo favore, përveç atyre që ishin rënë dakord më herët. Berisha përmbylli deklaratën e tij duke e quajtur Ballën “kriminel” që mbron interesa të grupeve të rrezikshme.

FJALA E PLOTË

Natyrisht, një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga.

Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.

Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve.

Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.

Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord.

Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale