Berisha: Sot shqiptarët në Nju Jork u treguan zyrtarëve të SHBA se miku i Aleksis Sorosit është armik i egër i kombit shqiptar!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR TE ‘RRUGA E SHPRESËS

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Rama, duke e quajtur “armik të kombit shqiptar” dhe “kryehajdut.” Berisha ka shprehur mirënjohje për shqiptarët që protestuan kundër Ramës në SHBA, duke e cilësuar atë si të padëshiruar për shqiptarët e diasporës. Sipas Berishës, lidhjet e Ramës me figura ndërkombëtare, si Aleksis Soros dhe Vuçiç, janë të dëmshme për interesat kombëtare.

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, Rama ka bërë shpenzime të larta gjatë një udhëtimi jashtë vendit, duke ironizuar pretendimet e tij për t’u kujdesur për pensionistët. Berisha thekson se Rama shpenzoi mijëra dollarë për një ndeshje sportive, ndërsa pensionistët vuajnë për nevojat e tyre bazë.

Kryedemokrati, Sali Berisha bëri thirrje për protesta të fuqishme dhe simbolike ndaj Ramës, kudo që ai të shfaqet, duke i konsideruar protestat shqiptare në Nju Jork si një burim frymëzimi për kundërshtimin ndaj qeverisë aktuale.

Berisha apelon për një mobilizim të gjerë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke i quajtur ata “hajdutë” dhe “tradhtarë të kombit.” Ai inkurajon qytetarët që të protestojnë kudo që të shfaqet Rama, duke përdorur simbolika si vezë dhe domate për të shprehur zemërimin e tyre. Lideri demokrat, Sali Berisha ka kritikuar gjithashtu ministrat e Ramës, si Balluku dhe Ulsi Manjën, për abuzimin me fondet publike dhe keqadministrimin e burimeve, duke i quajtur ata përgjegjës për problemet sociale. Ai thekson se kjo është një betejë për demokraci dhe drejtësi, dhe se mobilizimi i qytetarëve është çelësi i suksesit.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje për një protestë të organizuar nesër në Durrës, te Ura e Dajlanit, duke njoftuar se po kthehen kontejnerët me substanca helmues që janë refuzuar nga vende të tjera si Turqia dhe Italia. Ai i fton qytetarët e Durrësit, Kavajës dhe demokratët kudo që janë të dalin në protestë për të kundërshtuar këtë situatë, duke theksuar se është koha për të mbrojtur qytetin dhe për të shpëtuar komunitetin nga rreziku i helmimit.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më vëllazërore, mirënjohjen time më të pakufishme ju misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të mbarë kombit shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë që çdo natë përcjellin në mendjen dhe zemrat e shqiptarëve dritën e të vërtetës.

Përcjellin të vërtetat që censuron egërsisht regjimi i bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Miqtë e mi, në emër tuaj, në emër të të gjithë demokratëve, të mbarë opozitarëve shqiptare, iu përcjell përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme atyre vëllezërve dhe motrave, qytetarë shqiptaro-amerikanë që sot u mblodhën në një protestë historike kundër Pashiqit të Tiranës.

Kundër kryehajdutit të kombit dhe e strukën, e zverdhën aty ku ishte futur.

Mirënjohje vëllezër dhe motra, beteja juaj për Shqipërinë, beteja juaj për kombin është oguri i fitores tonë.

Të dashur miq, sot qindra e qindra shqiptarë, atdhetarë, patriotë, të cilët nuk mundet kurrë të pranonin tradhtarin më të madh të historisë së kombit, argatin publik të Aleksandër Vuçiçit, njeriun që duke shkelmuar gjakun e dhjetëra po dhe qindra e mijëra shqiptarëve të rënë gjatë një shekulli për lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj, kërkonte ta ndante copë copë me Beogradin, vetëm e vetëm për të plotësuar dëshirat, për të zbatuar projektet ogurzeza antishqiptare të racistëve serbomëdhenj në Beograd.

Sot shqiptarët në Nju Jork, metropolin e SHBA dhe të botës, i dhanë mesazhin më të shkëlqyer shqiptarëve se Edi Rama, ky kryehahajdut i kombit, ky armik i egër që ka zbrazur Shqipërinë sa asnjë pushtim tjetër, në SHBA nuk mund të pritet veçse me protesta.

Me protesta të fuqishme.

Dhe ata u treguan qytetarëve të Nju Jorkut, por edhe zyrtarëve të SHBA se miku i Aleksis Sorosit është armik i egër i kombit shqiptar.

Dhe se ai, është një diktator i urryer nga çdo shqiptar i vërtetë.

Vëllezër dhe motra, udhëtimi i këtij banditi, këtij krimineli, me suitën e tij, a e patë, kish marrë me vete edhe Vangjel Tavon, njeriun që nuk është as shqiptar, as grek, por ka vetëm moralin e hajdutit të Edi Ramës.

Vërshuan për të zënë nga një vend në sallë.

Para takimit, ata që qanin hallet për pensionet, ai që ka gozhdë që kur erdhi në pushtet çështjen e pensioneve të pensionistëve, shkoi me mace e me minj, me të madh e me të vogël në ndeshje ku bileta ku kushton siç thotë 10 gjer në 20 mijë dollarë.

Kurse salla kushton 250-300 dollarë për person.

Ja pra pensionet dhe gozhda e hajdutit të pashpirt.

Miqtë e mi, bashkëatdhetarët tanë të pamposhtur, patriotë të flaktë, me protestën e tyre të sotme i bëjnë thirrje çdo shqiptari kudo të jetë ta presë me domate, ta presë me vezë, ta presë me protestë kryehorrin e kombit, kryehajdutin e kombit, kryetradhtarin e kombit Edi Rama, në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, kudo që të jetë, në Shqipëri, në Europë dhe kudo.

Shqiptarët në këmbë është kushtrimi që vjen nga Nju Jorku.

Miqtë e mi, po në qoftë se bashkëatdhetarët tanë guximtarë e pritën siç meritonte kryehajdutin e kombit, si duhet ta presë Fieri lubinë e kombit, si duhet të presë Shkodra hajdutin e kombit, si duhet të presë Lezha Ulziun e kombit, si duhet t’i presin rrethet tona këtë racë hajdutësh antishqiptarë që po shfarosin kombin. Me vezë, domate, protesta, beteja.

Ndaj dhe le të na frymëzojë ne protesta në sallë dhe jashtë salle e bashkatdhetarëve tanë.

Kudo që lëviz Edi Rama ta rrethojmë me protestë, të pritet siç meriton hajduti, të pritet siç e meriton tradhtari i kombit.

Kudo që rend Mazniku i tij, vezë dhe domate surratit pa ia kursyer. Të pritet, siç ia pritën kryehajdutit në Nju Jork.

Kudo që të shkojë Lubi Balluku, të pritet siç e meriton kjo hajdute që ndërton rrugë duke ndarë para me Edi Ramën me çmime 10 herë më të larta se në Kroaci.

Kudo që të shkojë Ulziu, të pritet siç e meriton, sepse i ka shndërruar burgjet në shtëpi publike për t’u pasuruar vetë dhe soji i tij.

Miq, kjo është beteja jonë me diktaturën, kjo është rruga e fitores.

Të dashur miq, nesër në ora 11, thirrja ime për mbarë qytetarët e Durrësit, Kavajës, mbarë demokratët kudo që janë, në ora 11, te Ura e Dajlanit sepse kthehet në Durrës kontejnerët e helmit.

Kthehen në Durrës nga Tajlanda, Singapori e ku shkuan, kontejnerët plot helme.

Ia refuzoi Turqia, ia refuzoi Italia, ia refuzoi çdo vend.

Do të helmojë Durrësin, të gjithë në Durrës, të gjithë në betejë.

Është radha jonë.

Është radha jonë

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale