Berisha sjell prova për manipulimin e votës së diasporës në Itali: Në 50% të rasteve, fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! Mbi 15 mijë vota u ‘mbytën’ në Adriatik.

KONFERENCA E KRYETARIT TE PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARETDENONCIMI I FARSES SE 11 MAJIT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me denoncimin e farsës zgjedhore të 11 majit. Gjatë konferencës së mbajtur me gazetarët, lideri i opozitës ka denoncuar skandalet që kanë ndodhur me votat e diasporës shqiptare në Itali. Kryedemokrati Berisha solli prova se si ‘në 50 përqind të rasteve, fletët nuk u dorëzuan tek votuesit dhe mbi 15 mijë vota u ‘mbytën’ në Adriatik’.

‘Skenarë të njëjtë me Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë. Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë. Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike.  Nuk mbërrijnë në destinacion’, tha Berisha.

Lideri i demokratëve Sali Berisha, u shpreh për manipulimin e votës së diasporës, që sipas tij, është një kushtrim për shqiptarët kudo që janë që të ngrihen për një betejë përfundimtare kundër kësaj qeverie armike.

‘Të gjitha këto janë një thirrje dhe kushtrim për shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Itali, Greqi, SHBA, Gjermani e kudo, të ngrihen për një betejë përfundimtare kundër kësaj qeverie armike e egër e lirive të tyre, e të ardhmes së tyre. Unë kam besim se shqiptarët do përgjigjen më të fuqishme, më të merituar dhe do rikthejnë votën e lirë për qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë’, theksoi gjatë fjalës së tij me median, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE:

Vetëkuptohet se asgjë më të rëndësishme dhe jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare në shpërbërje të plotë se sa rikthimi i votës së lirë.

Ndaj dhe kryetemë e çdo dalje në këtë platformë do të jetë mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë nga një bandë armiqësore ndaj saj, e kryesuar nga Edi Rama dhe narkosit e tij.

Kam paraqitur disa ditë me radhë para medieve dhe publikut farsën zgjedhore të diasporës në Greqi.

Skenarë të njëjtë me Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë.

Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë.

Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak.

Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike. Nuk mbërrijnë në destinacion.

Grupi që po analizon ka shqyrtuar gjithsej 353 fatura që DHL ka paraqitur për dorëzimin e votave tek qytetarët shqiptarë.

Nuk është u dorëzuar vota 7 përqind të votuesve, janë përjashtuar.

Nuk është marrë firma tek 3 përqind e tyre.

Kanë firmosur persona të tjerë në 21 përqind të rasteve.

Pra, siç e shihni, në rreth 30 përqind, ai që ka marrë votën, nuk dihet kush është, nuk është i zoti, nuk është personi që i takon.

Në vend të firmave, në 3 përqind janë gjetur vetëm vizë.

Në 3 përqind është gjetur vetëm fjongoja, se Lubia e ka shumë pasion fjongon.

Shenja të tjera në vend ët firmës, 15 përqind.

Domethënë në 42 raste është krejtësisht falsitet dorëzimi i fletëve të votimit.

Po të shtosh këtu 42, plus 7, 49 që nuk janë dorëzuar fare, në 50 përqind të rasteve, fletët e votimit nuk u janë dorëzuar votuesve, por janë dorëzuar në zyrat e PS.

Nuk faktohet marrja nga votuesi në 50 përqind të rasteve.

Vazhdojmë.

Nuk i është dorëzuar votuesit.

Me datën 14 maj, merreni me mend.

Vazhdojmë. Me 12 maj dorëzimi, një ditë pas votimit.

Me 12 maj.

Vazhdoni.

Me 12 maj. 12 maj. 14 maj. 12 maj. 12 maj. 12 maj. 12 maj, pra pas votimit.

Vazhdo. Nuk ka firmë fare. Ua tregova historinë e postës së Hazirit, por Haziri e kishte për mirësi dhe jo për keqësinë e këtyre kriminelëve.

Urdhëroni, pa firma. Nuk firmos kush.

Të tjerë persona kanë firmosur.

Vazhdoni. Tjetër person ka firmosur këtu për votuesin.

Po kështu vazhdon kjo.

Firma një zhgarravinë. Një antifirmë.

Firma, shihni çfarë firme e bukur. Një vizë.

Firmë, firma, firma… shikojeni…. viza thjesht, nuk kanë marrë as mundimin.

Fjongo… fjongo, të tjera shenja…

Të tjera shenja, shikojeni.

Siç e shihni, edhe në votimin e diasporës janë realizuar të gjitha falsifikimet, deformimet, manipulimet se e si ky proces të mos shprehë votën e qytetarëve, por të shprehë mashtrimin dhe falsifikimin e narkoqeverisë, partisë së krimit, PS-së.

Të gjitha këto janë një thirrje dhe kushtrim për shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Itali, Greqi, SHBA, Gjermani e kudo, të ngrihen për një betejë përfundimtare kundër kësaj qeverie armike e egër e lirive të tyre, e të ardhmes së tyre.

Unë kam besim se shqiptarët do përgjigjen më të fuqishme, më të merituar dhe do rikthejnë votën e lirë për qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë.

PYETJE PERGJIGJE NGA GAZETARET:

Ermal Rizaj, SYRI TV: 15 mijë votat që nuk kanë ardhur në KQZ dhe të numëroheshin më pas në parkun Olimpik, janë marrë nga ana e DHL-së apo janë 15 mijë vota që janë dorëzuar pas datës 11 maj? Këto 15 mijë vota janë marrë nga ana e kompanisë dhe janë fshehur nga ana e KQZ-së…

Sali Berisha: Nuk i kanë ardhur në KQZ, nuk kanë ardhur në KQZ. KQZ-ja i ka dorëzuar numrin e saktë dhe në rikthim 15 mijë janë zhdukur rrugës. Nuk janë, nuk janë.

Por kompania dhe KQZ-ja hezitojnë të bëjnë transparencën e plotë dhe ne po i ndjekim hap pas hapi. Do jetë çështje shumë e madhe. Ne po e ndjekim hap pas hapi. Kjo është.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Edhe më herët ju e keni denoncuar seksionin e DHL-së në Shqipëri. Keni komunikim me DHL-në qendrore për ta denoncuar atë se çfarë ka ndodhur, i keni dërguar materiale …

Sali Berisha: Akoma nuk kemi dërguar, por natyrisht ne do të komunikojmë me selinë qendrore të DHL-së, do ta informojmë me hollësi, do dërgojmë të gjithë dokumentacionin do i çojmë patjetër.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale