FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NGA BANESA ETIJ
EKSTRAKT
Një numër i madh qytetarësh u mblodhën sërish mbrëmjen e sotme në ditën e 29-të të protestës së organizuar në mbështetje të liderit të opozitës poshtë banesës të tij në rrugën e quajtur tashmë si “Rruga e Shpresës”.
Demokratët janë solidarizuar dhe kanë mbajtur fjalime për kundërshtuar masën e sigurisë të dhënë nga regjimi i narko-diktaturës së Ramës për liderin demokrat, Sali Berisha.
Berisha ka falenderuar mbështetësit e tij përmes fjalimit të mbajtur nga dritarja e banesës.
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha gjatë fjalës ssë mbajtur nga dritarja e banesës së tij se, përjashtimi i 19 deputetëve është një provokacion i rëndë për çdo qytetar që i beson pluralizmit.
Berisha tha se, drejtësia amerikane e ka kapur në flagrancë Edi Ramën, shqiptarët duhet ta arrestojnë vetë këtë kriminel.
Berisha tha se, shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër që i ve drynin parlamentit vetëm për të shpëtuar nga hetimi. Berisha u shpreh se, Shqipëria sot ka 50 përqind më pak banorë se sa 10 vite më parë kj opër shkak të regjimit diktatorial që ka vendosur Edi Rama.
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para tubuesve poshtë banesës së tij lexoi edhe disa prej mesazheve të dërguara nga qytetarët digjital, ku në njëri prej tyre thuhej se, sa të jetë Taulant Balla, droga është më e sigurt se në çdo vend tjetër. Berisha iu përgjigj qytetarit digjial duke thënë se, Taulant Droga u emërua pikërisht për drogën në atë detyrë, sepse Edi Ramës, i pangopur me miliardat që vjedh, i duhen edhe miliardat e drogës.
FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta, mirënjohje të pakufijshme për praninë tuaj sonte në ‘Rrugën e Shpresës’. Për praninë tuaj sonte me një sakrificë të përnatshme, por në një mision të madh, në një mision shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të dashur miq, sot dua të përshëndes gjithashtu oratorët, të cilët sonte dhe çdo natë, shndërrojnë këtë platformë, këtë tribunë në tribunë të fjalës së lirë, në tribunë të parlamentit të qytetarëve, në një tribunë e cila çdo natë e më shumë tmerron narko-diktaturën.
Sot, parlamenti Rama-Linda, parlamenti i turpit që s’ka ekzistuar kurrë që nga koha e diktaturës, përjashtoi në një akt turpi, në një akt të mirëfilltë diktatorial, në një akt të vërtetë frike, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar, përfaqësues tuaj, vetëm e vetëm se ata po qendrojnë siç po qëndroni ju këtu në emër të të vërtetës. Po qendrojnë në një betejë me të cilën duan të sjellin para jush në dritën e diellit, të gjitha krimet e shëmtuara, vjedhjet monstruoze të Edi Ramës. Po qendrojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese, që janë edhe të drejtat tuaja.
Sot, Linda e Parlamentit, një turp i gatshëm për të shkatërruar Shqipërinë për Edi Ramën, zbatoi urdhrin e padronit të saj Edi Rama dhe përjashtoi njësoj sikur të ishte Bjellorusia e Lukashenkos, edhe aty nuk ndodh kjo, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar. Ky është një akt, një provokacion i rëndë për çdo qytetar që i beson pluralizmit.
Atyre që rëndomë në mënyrë të neveritshme shtrojnë pyetjet se përse po bëjnë këtë në parlament, u them këtyre mjeranëve se një deputet në SHBA mund të bllokojë pa u përjashtuar ditë të tëra parlamentin. Dhe kjo që po bëjnë deputetët në parlament është kjo që po bëni ju këtu, po mbroni të vërtetat, po shprehni të vërtetat.
Të dashur miq!
Sot në Shqipëri çdo pushtet është përqendruar në një dorë, është përqendruar në dorën e keqbërësit më të madh pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në krye. Është përqendruar në një dorë të hajdutit më të madh në historinë e shtetit shqiptar. Është përqendruar në një dorë të një krimineli kombëtar dhe ndërkombëtar, që quhet Edi Rama.
Çdo minutë, çdo orë dhe ditë që kalon më i rëndë bëhet turpi mbi shqiptarët që tolerojnë një kryeministër të inkriminuar, një kryeministër që ka kryer krime të shëmtuara ndaj vendit të tij dhe ndaj udhëheqësit të NATO-s, vendit të madh të lirisë, SHBA.
Miqtë e mi!
Kjo është flagrancë. Drejtësia amerikane e ka kapur në flagrancë Edi Ramën. Edi Rama duhet të arrestohet, të arrestohet nga ju, të arrestohet nga ju dhe vetëm nga ju. Edi Ramën duhet ta arrestojnë shqiptarët. Të mos presin mandatet e arrestit të FBI, apo të ndokujt tjetër.
Shqiptarë në këmbë për të arrestuar një kriminel që rekruton, që korrupton kryezbuluesin e vendit partner për të shkatërruar opozitën shqiptare. Shqiptarët duhet ta arrestojnë vetë këtë kriminel që paguan para droge, para krimi, për të shkatërruar opozitën shqiptare.
Miqtë e mi!
Nuk ka turp më të madh se sa ky kriminel të futet në zyrat e shtetit. Koha nuk pret, flagranca thërret çdo shqiptar të ngrihemi, të bëjmë drejtësi kundër tij. Kur drejtësia ka përfunduar në kthetrat e tij dhe nuk ekziston, u takon shqiptarëve, i takon popullit të marrë drejtësinë në duart e tij.
Edi Rama është një Çubrilloviç, është një Pashiq, është një armik i egër i qenies sonë. Çfarë duhet të bëjë ai më shumë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve se sa këto që ka bërë?
Të dashur miq!
Flagranca e Edi Ramës na pret, flagranca e Edi Ramës nuk pret. Ndaj dhe të gjithë në këmbë kundër këtij armiku, kundër këtij turpi, kundër këtij hajduti!
Vendi është në shkatërrim!
Shqipëria sot ka 50 përqind më pak banorë se sa 10 vite më parë. Shqiptarët çdo ditë rropaten në skamje dhe emigrim masiv.
A mund të durohet më ky?
Sot përjashton 19 deputetë, sepse nuk do të hetohet, sepse po të hetohet, shqiptarët do marrin vesh se si vjedh ai, se ç’ka bërë ai me firmën e tij, se si ai në Durrës ka bërë gati të vjedhë 4 miliardë truall, tokë publike. Se si ai me klanin e tij shumëfishon me progresion gjeometrik pasurinë.
Dhe së fundmi, verdikti i prokurorisë së SHBA, ka korruptuar për karrigen e tij, njeriun kryesor që duhej të mbronte atë vend nga korrupsioni. Ka korruptuar McGonigal. Shqiptarët duhet ta arrestojnë menjëherë Edi Ramën. Nuk e arreston Dumani, duhet ta arrestojnë qytetarët dhe ta dorëzojnë atje ku e ka vendin.
Kjo është një betejë jo e lehtë, por është absolutisht fitimtare. Është një betejë të cilën burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e guximshëm, e fitojnë dhe bëjnë historinë.
A mundet pra, një bandit, një hajdut, një njeri që nuk njeh asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral dhe për pushtetin e tij është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të qëndrojë më tej në pushtet edhe pas aktakuzës publike që prokuroria e SHBA i ka bërë atij?
Çdo ditë që kalon, çdo javë që kalon turpi bëhet më i madh për çdo shqiptar.
Të dashur miq!
Kjo është një kohë historike, sepse përballeni ju, luftëtarë lirie, misionarë të qendresës dhe guximit, misionarë të shpresës. Përballeni me krimin qeveritar. Përballeni me korrupsionin qeveritar. Përballeni me bandat e egra të qeverisë.
Por të gjitha këto sado të forta që duken, ju garantoj se para fuqisë suaj, janë dhe do të dëshmohen një kalbësirë. Ndaj dhe thirrja ime është të ngrihemi në protestë, në mosbindje civile, të kapim Edi Ramën, ta dërgojmë aty ku e meriton. Shqipëria nuk meriton kurrë, shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër kriminel që korrupton zyrtarët e vendeve të tjera për të luftuar opozitën e vendit të tij. Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër që i vë drynin parlamentit vetëm për të shpëtuar nga transparenca, nga hetimi që meriton. Shqiptarët nuk meritojnë kurrë një kryeministër, i cili ka vendosur në kontroll në çdo institucion të këtij vendi. Në ekonomi, në media dhe në çdo gjë.
Dhe ky kontroll bazohet në një binom; krim, korrupsion dhe korrupsion dhe krim.
Të dashur miq!
Ju i dini marrëdhëniet e mia me qytetarin digjital.
Këto kohë, kanë qenë më të kufizuara, por unë kam vendosur që çdo natë të lexoj disa mesazhe të tyre këtu para jush dhe t’u jap përgjigje.
Një qytetar digjital pyet: Si shpjegohet që prej 6 muajsh, që kur është vendosur Taulant Droga ministër i Brendshëm, nuk është kapur asnjë ngarkesë droge? A e ka droga frikë Taulantin, apo Taulanti e ka bërë për vete drogën?
Miku im, Taulant Droga u emërua pikërisht për drogën në atë detyrë, sepse Edi Ramës, i pangopur me miliardat që vjedh, i duhen dhe miliardat e drogës.
Ndaj edhe një ngarkesë që i diktua, erdhi, shkoi në destinacion, u shkarkua dhe pastaj u kthye me banane në Portin e Durrësit. Sa të jetë Taulanti, droga është më e sigurt se në çdo vend tjetër.
Një qytetar tjetër pyet: Një mik më thotë se Edi Rama nuk dorëzon kompjuterat për ekspertizë dhe hetim që i ka kërkuar FBI. Madje as nuk ka lejuar që t’i dorëzojë as Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi.
I dashur mik, FBI ka tre vjet që ka nën kontroll çdo germë të çdo mjeti, të çdo aparature të Edi Ramës, në përputhje me urdhrin e Jurisë së Madhe, lëshuar prokurorisë së SHBA.
Kështu që i dorëzon, apo nuk i dorëzon kompjuterët, telefonat, e-mailet apo gjërat e tjera, asgjë nuk e shpëton Edi Ramën. Gjithçka është në dosjen e krimeve të tij.
Një i tretë pyet: Doktor, a e ke marrë vesh se Edi Rama është thirrur në SPAK të paktën dy herë natën vonë?
I dashur mik, mund të jetë thirrur Dumani te Edi Rama dy herë natën vonë, por kjo mund të jetë e vërteta.
Këto ishin mesazhet e qytetarit digjital që zgjodha të lexoj para jush meqenëse është urdhëruar të mos komunikoj. Natyrisht unë dhe aty kam ndërgjegjen time dhe aty kam Kushtetutën më supreme, të cilës i bindem njëlloj si Zotit.
Edhe njëherë, ju përshëndes përzemërsisht, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, betejën e fitores, betejën e shpresës, betejën e dinjitetit.
Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria!