FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT NË KËLCYRË,
ARJAN KASAJ
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Këlcyrë kandidatin e koalicionit
‘Bashkë Fitojmë’, Arjan Kasaj. Gjatë fjalës së mbajtur, kryedemokrati ka akuzuar Edi Ramën se
përveç se ka kapur të gjitha pushtet, tani kërkon që ti emërojë opozitës edhe drejtuesin e
koalicionit. ‘A e konstatoni ju se në disa aspekte jemi më keq së në vitin 1991? Sepse lufta e egër
e Edi Ramës ndaj opozitës është më e pashembullta që kur është themeluar PD. E ka kapur
tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë
koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të
koalicionit. Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është
shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës’, tha Berisha.
Në fund të fjalës së tij, kryetari i PD-së Sali Berisha, i bëri thirrje të gjitha nënave, grave, motrave
shqiptare që të marrin në dorë këtë fushatë, dhe sipas tij, ato do të firmosin fitorne në zgjedhjet
e 14 majit.
‘Ne e kemi të shenjtë familjen. Por ne do të bëjmë gjithçka që vajzat dhe gratë të shpalosin të
gjitha energjitë e tyre, të gjitha aftësitë e tyrë në zhvillimin e shoqërisë dhe Shqipërisë. Kjo
fushatë duhet të jetë, dhe unë besoj se do të jetë fushata në të cilën gratë dhe vajzat shqiptare,
së bashku me të rinjtë do të thonë fjalën e fundit, të firmosin fitoren së bashku me të gjithë ne’,
theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Këlcyrës. Së pari një falënderim të përzemërt, për
praninë tuaj në këtë takim, por edhe për mbështetjen në 3 dekada që ju i keni dhënë PD-së dhe
demokracisë shqiptare. Ndaj dhe përshëndes ju, përshëndes të gjithë banorët e Këlcyrës, kudo
që janë, këtu, në Përmet, në Shqipëri, emigracion dhe në diasporë. Mirënjohja ime është e
pakufishme ndaj jush.
I nderuar zoti Tritan Shehu, drejtues politik i fushatës elektorale për qarkun e Gjirokastrës,
deputet në Kuvend.
I nderuar zoti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, deputet në Kuvend, aleat i çmuar i Koalicionit
‘Bashkë Fitojmë’.
I dashur zoti Albert Meshini, kryetar i PD-së së Këlcyrës, i dashur zoti Arjan Kasaj, kryetar i
ardhshëm i Bashkisë së Këlcyrës.
Të dashur miqtë e mi, Dasho Aliko, i dashur Niko, i dashur Malo, i Ylli Asllani, bashkëpunëtori im
i vjetër, sekretar për çështjet e elektorale të PD-së. Ju falënderoj për praninë sot këtu.
Falënderoj parafolësit, oratorët për trajtimin që i bënë problemeve me të cilat përballet sot
Këlcyra, të cilat janë probleme të mbarë Shqipërisë.
14 maji është një datë e rëndësishme, sepse me 14 maj ju do të votoni për Arjan Kasën, njërin
nga bijtë tuaj më të shquar, njërin nga demokratët më të vendosur, një nga intelektualët të
çmuar, një qytetar të përkushtuar tuajën, i cili ju garantoj se do të shkrijë të gjithë energjitë e tij
për të ju shërbyer ju.
Do të përdorë me transparencën më të madhe, çdo qindarkë të taksave tuaja. Do të rendë në
të 4 anët për të krijuar dhe sjellë fonde dhe për të transformuar këtë qytet të bukur me një
pozicion mahnitës, panoramik. Me një histori të lakmueshme nga të gjithë. Me njerëz të
mrekullueshëm, punëtorë, zonë e njohur për prodhimet e veta të klasit të parë.
Këlcyra ka potenciale shumë të mëdha dhe banorët e saj në rrethana normale, të një qeverisje
normale, kanë të drejtë dhe do të njihni, mëkëmbje dhe përmirësim në rritje të jetës së tyre.
Arjani do të shënojë ndryshimin, dhe këtë ndryshim në radhë të parë është për çdo qytetar.
Miqtë e mi!
Aleksandra, Arjani dhe të tjerë në fjalën e tyre vunë gishtin tek një plagë e tmerrshme e këtij
vendi, e Këlcyrës dhe mbarë vendit, tek largimi masiv i qytetarëve dhe braktisja e Këlcyrës dhe e
Shqipërisë.
Shqiptarët, nga një komb atdhedashës, që qëndruan në trojet e tyre në shekuj dhe mijëvjeçarë,
po shndërrohen në një komb mysafir në dhera të tjera, por mysafir edhe në trojet e tyre, në
kuptimin që të gjitha potencialet e mëdha të vendit të tyre janë shndërruar në një lloj molle të
ndaluar, në një lloj mallkim për banorët e Këlcyrës dhe të Shqipërisë.
Kjo sepse në 10 vite, ai që drejton qeverinë nuk mendoi për jetesën e qytetarëve, mendoi
vetëm e vetëm për pasurimin e tij, vetëm e vetëm për pushtetin e tij, për ta përdorur pushtetin
për pasurimin e tij.
Edi Rama nisi karrierën e tij si kryeministër pas një akuze në një raport ndërkombëtar se ka të
fshehura në llogaritë offshore 200 milionë euro.
Ndonjëri nga ju mund të mendojë se ai që ka vendosur 200 milionë nuk i shkon mendja për të
tjera. Ju garantoj se ai që mendon kështu e ka gabim. Ai nuk mendon gjë tjetër se si të vjedhë
200 të tjerë dhe kur ti bëhen 400, si të vjedhë 400 të tjerë dhe kur ti bëhen 1 miliardë si të
vjedhë miliardin tjetër. Ky është rregulli i hajdutit.
Ndaj dhe çfarë ndodhi këto tetë vite me ne? Këto 8 vite, në vend se nga viti në vit të kishim një
përmirësim ekonomik, një gjendje më të mirë, vështirësia ekonomike erdhi gjithnjë në rritje,
sepse Edi Rama ngriu rrogat. Nuk ka akt më të pashpirt, më të papërgjegjshëm që mund të bëjë
një kryeministër sesa ngrirja e rrogave e pensioneve. Po pse? Sepse çmimet nuk i ngrin dot ai.
Në tregun e lirë, çmimet nuk ngrijnë. Në tregun e lirë, çmimet shkojnë gjithnjë në rritje. Çmimet
u rritën, dhe rrogat e shqiptarëve mbetën ato që ishin.
Nga rritja e çmimeve vetëm nga viti 2021-2022, çdo shqiptar ka shpenzuar më shumë për
ushqime, për shkak të rritjes së çmimeve, 430 mijë lekë, sipas ekonomistëve të pavarur. Pra,
çdo shqiptar ka humbur pothuajse një rrogë më shumë vetëm në ushqime. Çdo pensionist ka
humbur dy pensione.
Edhe në vende të tjera u rritën çmime, por çfarë bënë qeveritë e tjera. Ato para që u mblodhën
nga rritja e çmimeve, ato ua kthyen qytetarëve, po të gjitha. Kosova rriti me 100 euro
pensionet, 100 euro u dha studentëve, 120 euro u dha rrogëtarëve. Kurse ky, paratë që
mblodhi, 520 milionë euro vetëm nga rritja e çmimeve nga vjet në sivjet, i ndau për lukset e
veta dhe klientelën e tij.
Ua shpërndau. Erdhi në parlament, ishte një ditë cinizmi, kur ai në vend që të shpërndante
paratë, të sillte aty që këto para u mblodhën se u rrit TVSH. Po u rritën çmimet rritet vlera e
TVSH-së, si përqindje që fiton shteti, të ua kthente pensionistëve, të ua kthente qytetarëve, të
ua kthente njerëzve ndihmë ekonomike, të ua kthente studentëve, përkundrazi i çoi në një
rrugë anësore Lekaj-Fier, jo autostradë. Po me çfarë çmimi? Me 7.2 mln euro kilometri.
Ndërkohë Greqia po ndërton autostradën kryesore me 4 korsi, Janinë-Kakavijë me 4 mln euro.
Kurse ajo është krejt në fushë. Këtu është problemi se ky ndryshim është jetik për çdo qytetar.
Hajdeni në Tiranë, pyesni njerëzit që keni, nuk gjejnë dot kurrsesi një vend, në çerdhe apo
kopsht për fëmijën, po nuk shkuan tek privati. Por privati ua krip xhepin, i këput me pagesën. Po
pse, sepse vjedhin. Kreu i bashkisë së Tiranës, ka vendosur taksën e arsimit në kundërshtim
flagrant me Kushtetutën, por ata nuk kanë kushtetutë, nuk kanë as moral, këta nuk kanë asgjë.
Taksë arsimit, por çfarë je ti që vendos taksë arsimi, kur kushtetuta shkruan se qytetarët
shqiptarë e kanë falas arsimin, si mund të vendosësh taksë arsimi ti në kundërshtim ke
kushtetutën. Ka mbledhur 42 mln euro nga qytetarët. Mund të ndërtonte me standardin
evropian dhe amerikan, 70 shkolla, kopshte dhe objekte arsimore. Thotë kam ndërtuar 40,
gënjen 40 herë, siç gënjen me pyllin 1 milionë pemë. Këta janë shndërruar në një rracë, në një
sekt që kanë përçmim ndaj qytetarëve.
Kam ndërtuar 40 shkolla, i thonë gazetarët, e venë përpara, na i numëro pak, fillon e numëron
4-6, 40 thotë. Po. Po ky kryetari juaj këtu, çfarë bëri me ujësjellësin? Unë kam publikuar fotot e
tubave të vjetër të ndryshkur që ky i vendoste. Po ju i keni dërguar te unë dhe ju falënderoj
shumë, ju i keni dërguar tek unë dhe unë i kam publikuar. Dhe prandaj tubat çahen dhe Këlcyra
nuk ka ujë. Sepse vjedhin. Po pse nuk bleu tuba të rinj? Se i ndau me ministrat dhe deputetët
lekët. Se siç i shihja unë, ajo deputetja juaj i shihte 10 herë, si mund të vendoste tuba të
përdorur dhe të vjetruar.
Këta nuk kanë të ndaluar në hajdutërinë e tyre.
Ndaj dhe 14 maji është votë për ndryshimin, por në radhë të parë për veten tuaj, është votë për
një ndryshim që është jetik për qytetarët e Këlcyrës dhe gjithë Shqipërisë.
A e konstatoni ju, e tha bukur Aleksandra që; xhaxhai im më tha, se jemi kthyer si në 1991. Në
disa aspekte Aleksandra edhe më keq? Po pse, sepse lufta e egër e Edi Ramës ndaj opozitës
është e pashembullt që nga data 11 dhjetor kur është themeluar PD, e gjer më sot.
Shikoni se çfarë bën. E ka kapur tmerri nga opozita dhe arrin e urdhëron mercenarët e tij të
shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në
mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit.
Mua në një aspekt më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha dhe ka arsye të ketë,
pa asnjë diskutim, asnjë diskutim, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ai ndaj
opozitës. Po pse e ka ai këtë qëndrim. Ai e din, se budalla nuk është. Ai e di se opozita është
shtyllë e demokracisë, por ai pavarësisht nga kjo, për shkak të lakmisë që të përqendrojë çdo
pushtet në duar, do të kontrollojë edhe opozitën, do të kontrollojë edhe opozitën.
Po çfarë i duhet kjo, i duhet të vjedhë, të vjedhë sa më shumë. Kjo është e vërteta. Të vjedhë ju.
Nuk lejon ngritje komisionesh. Kërkuam ngritje komisioni për çarterin e tij taksi, ky si Sulltani
Erdogan, thotë se e kam dhuratë. Dhuratë e ke ti, por shpenzimet e udhëtimit i heqin qytetarët
e Këlcyrës dhe të Shqipërisë. Dhe ka shpenzuar 22 milionë euro. Jepi një aeroplani me lekët tua
po deshe, se çon dot as 1 kilometër. Shpenzon 22 milionë euro me avion taksi me dhomë gjumi
ky se lodhet shumë. Njeri që nuk shkon në mbledhjet e qeverisë, në dy të tretat e mbledhjeve
nuk shkel në qeveri.
Pse e do vendin pa opozitë ky? Se blen vazon e drurit 4 milionë euro. Ndan para mor, po ska
vazo druri 4 mln euro, përveç ky që ndan para me ta.
E do sepse firmos 420 milionë euro për djegësa, në Tiranë dhe nuk ekziston asnjëri. Do të
kontrollojë çdo pushtet.
Dy javë më parë, një gazetar guximtar shkoi në Dubai dhe intervistoi një italian që kishte qenë
brenda grupit të djegësave, mafiozë të djegësave, dhe që po i denoncon.
E dini çfarë ndodhi apo jo? Në mënyrë të rrufeshme, gjykata, gjykatë i thënçin sepse vetëm
gjykatë nuk është, jo vetëm i hap çështjen penale, por i cakton ditën e gjyqit. Unë ju garantoj se
sot, në të gjithë jugun e Shqipërisë, në të gjithë Shqipërinë e mesme dhe në veri, nuk ka një
qytetar që të mund të arrijë, që të ketë gjykim të kërkesave të tij pa kaluar vite e vite.
Kurse aty urdhërohet me urgjencë të dënohet gazetari. Po pse, sepse nxori lidhjet iraniane të
Erion Veliajt. Po ato lidhje i kam denoncuar me dhjetëra herë, nuk i kam denoncuar tani unë,
por kur kam qenë kryeministër. Shërbimet e huaja më kanë thënë se, ky njeri viziton në mënyrë
enigmatike të shpeshtë Teheranin. Dhe unë jam përpjekur sa kam mundur, të zbuloj çfarë janë
këto udhëtime në Teheran të tij. Dhe tani dalin djegësat dhe paratë shkojnë në Teheran me
dokumente.
Gazetari që bën detyrën ndaj jush, gazetari që ndriçon çështjen, që merr përsipër të mbrojë
interesin tuaj, atij në mënyrë të rrufeshme brenda dy javësh, detyrohet të shkojë në bankën e
të akuzuarit.
Prandaj ky ndryshim është për çdo njeri, është për secilin prej jush, është për të drejtat tuaja,
është për mirëqenien tuaj.
14 maji ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse çdo votë në drejtimin e gabuar, është votë
për regjim absolut, për pushtet absolut. Askush nuk ka të drejtë të ankohet më, në rast se voton
Edi Ramën, se pse po ndodhin këto, se pse po vidhemi në këtë mënyrë, se pse po largohemi në
këtë mënyrë, se pse po shkelmohen të drejtat tona, pse nuk marrin dot një vendim gjykatat.
Pse policia sillet siç sillet këtu me arbitraritetin më të madh dhe dënoj qëndrimet brutalet të saj
këtu, ndaj qytetarëve. Ky është.
Ju bëj thirrje, të gjitha zonjave, nënave, motrave të cilat shquhen për përkushtimin e tyre të
jashtëzakonshëm ndaj familjes, por edhe ndaj vendit ta marrin në dorë këtë fushatë, sepse ju
inteligjencën emocionale e keni më të zhvilluar se burrat. Po përgjegjësinë e keni të madhe.
Merreni në dorë këtë fushatë, bëni gjithçka që të mos gabojnë njerëzit këtu, të votojnë Edi
Ramën, por të votojnë ndryshimin.
Ndryshimi fillon me datë 14, por me ndryshimin vjen shpresa. Me ndryshimin e datës 14, ju
garantoj unë ju dhe të gjithë shqiptarët, se Edi Rama do i ketë muajt të numëruar në pushtet,
s’do mund të rrijë.
Gratë dhe vajzat duhet të ngrihen fuqishëm. Kurrë në histori vajza dhe gruaja shqiptare nuk ka
qenë më e rrezikuar. Çfarë ndodh këtu. 3 gra vriten brenda 2 orëve në Tiranë, tjetra merret
peng si me qenë mesjetë dhe sillet nga Gjermania dhe mbahet peng në Tiranë. Tjetra vritet në
banak duke ju shërbyer klientëve. Keni dëgjuar të thotë ndonjë fjalë ky kryeministër. Se
dhimbje më të madhe nuk ka. Përkundrazi, rendi thotë është më i mirë se kurrë. Por ju garantoj
unë ju, se ai është një mizogjen që nuk ka shok në Shqipëri dhe në Europë.
Se ai atë enturazh femëror, që ne duhet ta respektojmë, dhe mua personalisht më është bërë
qejfi kur kam parë që emëroi gjithë ato ministre, por ua kam thënë në parlament atyre unë; e
dini si jeni ju, ji badigardet e Gadafit. Po pse ua kam thënë. Se e kam me nënat dhe motrat. Po
pse ua kam thënë, ua kam thënë se ato duhet të ju përfaqësojnë ju në radhë të parë. Duhet të
përfaqësojnë gruan shqiptare, femrën, nënën dhe motrën shqiptare. Kurse ai del dhe flet aty
fjalë që s’mund ti thotë kurrë një njeri para kamerës dhe ato, buzëqeshin. Ua thashë, edhe ai
kishte 12 gra, badigarde, por çfarë bënte, i mbante se njëra i thoshte o tigri i Bengalit, tjetra i
thoshte, ylli i Saharasë, me radhë e me radhë.
Edhe këto, njëra i thotë Zeusi, tjetra i thotë brendi, tjetra i thotë, zheniu. Por ky është mizogjen.
Nuk po flas këtu se si ai sillet në mbledhje të qeverisë, nuk po flas këtu, se nuk shkon ta bëjmë
në këtë mënyrë. Por ju një gjë ju garantoj.
Se politikan më i përfolur, më i përfolur në Shqipëri për dhunë ndaj femrave të familjes dhe
ndaj femrave në qeveri, nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston tjetër në Shqipëri.
Edhe për këtë duhet të ngriheni, edhe këtë duhet ta keni në agjendën tuaj, se pse duhet të
lejojmë një kryeministër të tillë.
Unë kam besim të madh se çdo ditë që kalon, i shkurton.
Dhe u garantoj ju se rritja e rrogave, shqiptarët rrogat më të larta në rajon, do jetë lajtmotivi
ynë.
Ne ishim në vitin 2013 me rrogat më të larta, mbetëm të fundit, ne prapë do shkojmë te më të
lartat, sepse Këlcyra, Përmeti dhe Shqipëria ka të gjitha pasuritë që qytetarët të paguhen më
mirë se të çdo vendi tjetër në rajon.
Garantoj fermerët e mrekullueshëm, blegtorët virtuozë të mrekullueshëm, prodhuesit e
Këlcyrës se qeveria do të subvencionojë çdo prodhim, çdo sipërfaqe, çdo përpunim çdo shitje
dhe do të mbrojë prodhimet e tyre.
Jo tani, shumë vite më parë, ju arritët të prodhonit ‘Shardonenë’ më të mirë në Shqipëri dhe
unë jam i sigurtë se prodhimet tuaja meritojnë të kenë jo vetëm famë shqiptare, por famë
rajonale.
Garantoj nënat dhe motrat, në filozofinë tonë familja është e shenjtë dhe unë besoj se ky është
nderimi më i madh që i bëhet nënës, motrës, gruas shqiptare, dhe kjo jo në konceptim e
shtëpiakesh, jo absolutisht, përkundrazi duke vendosur familjen në epiqendër, se kështu është
tani, ajo mbart shoqërinë, mbart të ardhmen. Në qoftëse shkojmë siç thotë Edi Rama, prindi 1 e
prindi 2, dhe fillojnë në Tiranë e i pyesin fëmijët çfarë gjinie don, ky është monstruozitet,
perversitet. Gjininë e përcakton Zoti dhe prindi është nëna, është baba. Pra, në këtë kuptim ne
e kemi të shenjtë familjen. Por ne do të bëjmë gjithçka që vajzat dhe gratë të shpalosin të gjitha
energjitë e tyre, të gjitha aftësitë e tyre në zhvillimin e shoqërisë dhe Shqipërisë.
Kjo fushatë duhet të jetë, dhe unë besoj se do të jetë fushata në të cilën gratë dhe vajzat
shqiptare, së bashku me të rinjtë do të thonë fjalën e fundit, të firmosin fitoren së bashku me të
gjithë ne.
Rroftë Këlcyra, rroftë Përmeti, rroftë Shqipëria.