TAKIMI I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË FASONERI DHE PREZANTIMI I PROGRAMIT ‘SHQIPËRIA MADHËSHTORE’
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë vizitës në një biznes fason në Krujë, e ka cilësuar si katastrofike rënien me 35% të euros në tregun shqiptar, duke theksuar se kjo ka shkaktuar dëme të mëdha për sektorin e eksportit dhe mijëra vende pune. Berisha akuzoi qeverinë se ka lejuar pastrimin e parave dhe ndërhyrje të paligjshme në treg, duke dëmtuar rëndë ekonominë reale, ndërsa premtoi se pas 12 majit, nëse Partia Demokratike fiton, do të krijohet një bord kompensimi për eksportuesit, që do të rimbursojë humbjet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros ‘qindarkë për qindarkë’.
Gjatë takimit në një biznes fason në Krujë, kryedemokrati Berisha tha se projekti ‘Shqipëria Madhështore’, ka për qëllim nxjerrjen e shqiptarëve nga mjerimi dhe varfëria. Teksa u ndal në zhvlerësimin e euros, Berisha tha se është një rënie që biznesin fason e dëmton në mënyrë shumë thelbësore. ‘Atëherë, hapi i parë, 100 ditët e para do krijohet një bord i cili do i kompensojë këta zotërinj të nderuar qindarkë për qindarkë, rënien e euros’, u shpreh Berisha.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, në takimin e zhvilluar në fasonët në Krujë, akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të buxhetit dhe zhvatje sistematike të fondeve publike, duke deklaruar se ‘ne do pastrojmë shtëpinë dhe do gjejmë çdo qindarkë që është vjedhur nga shqiptarët ndër vite’. Berisha theksoi se rënia ekonomike, mungesa e investimeve dhe shpopullimi janë pasojë direkte e politikave shkatërruese të ndjekura nga qeveria aktuale. Ai premtoi se pas 11 majit do të nisë një epokë e re me reforma të thella ekonomike dhe hetime të forta ndaj abuzimeve me fondet publike.
FJALA E PLOTE:
Përulem me nderim para punës që bëni, njerëz të punës dhe shpreh vlerësimin më të madh për ju, por edhe për sipërmarrësit të cilët, në kushte jashtëzakonisht të vështira kanë arritur të mbajnë gjallë biznesin.
Vetëm rënia e euros me 35%, për eksportuesin është katastrofë.
Çfarë kemi ndërmend ne.
Ne pas datës 12 maj do të krijojmë një bord që do tu kompensojë eksportuesve, qindarkë për qindarkë zhvleftësimin e euros. Se euron e zhvlerësoi qeveria që toleroi bandat e trafikantët që të fusnin paratë e tyre me kontejner dhe mënyra të tjera, e pastaj qindra e mijëra vende pune, qindra ndërmarrje eksporti falimentuan sepse ra euro 35%.
Edi Rama tregoi përçmim për industrinë tuaj. Fasoni tha është industri e botës së tretë. Jo për ne është krenari kombëtare.
Ne e kemi prodhimin krenari kombëtare dhe në programin tonë nëqoftëse e keni dëgjuar ju,
prodhimi, prodhimi është krenaria jonë kombëtare.
Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë kudo, të tërheqim industritë më të mëdha për të prodhuar, sepse prodhimi është punësim, prodhimi është rroga e mirëqenie.
Ndaj ju përshëndes shumë. Me 11 maj e kemi ditën në të cilën votojmë para së gjithash për veten tonë, për familjen.
Do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist.
Nuk do të ketë pension nën 200 euro në Shqipëri. Do u kthejmë paratë, shqiptarëve. Taksat që marrim do ua kthejmë një pjesë të mirë qytetarëve.
Ju ftoj të bisedojmë me çdo anëtar të familjes, që mund të jetë dhe i lëkundur dhe çdo njeri që njohim të rrethit tonë, kësaj here të bashkohemi. Nuk është çështja për pushtetin e këtij apo atij, çështja është për veten tonë, për biznesin.
Këta janë heronj që kanë arritur të vazhdojnë. Se shumë e shumë të tjerë kanë falimentuar. Ua them tjetrën, shifrën e fundit. Nga viti 2023-2024 eksportet janë ulur me 32%.
Është gjë shumë e rëndë. Çfarë do të thotë? Mijëra punëtorë kanë humbur vendin e punës, mijëra ndërmarrje janë mbyllur.
Politikë e papërgjegjshme. Shteti sapo filloi të bjerë euro, duhet të vendoste bordin dhe ti kompensojë në mënyrë që eksporti të punojë pa dhimbje koke, pa kërcënime.
Ne do e bëjmë këtë.
Jemi të gjithë 1-sha.
***
Përshëndetje e mia më të përzemërta dhe nderimin më të madh për ju, gra e vajza punëtore.
Përshëndes sipërmarrësit tuaj, që në kushtet më të vështira kanë arritur ta udhëheqin këtë sipërmarrje dhe të shpëtojnë faktikisht nga falimentimet, siç thatë që kanë pësuar me qindra e qindra sipërmarrje eksporte vitet e fundit.
Dua të përshëndes udhëheqësin politik të PD-së dhe koalicionit për qarkun e Durrësit, udhëheqësin për rrethin e Krujës, pra Oerd Bylykbashin dhe Gent Strazimirin, deputetët e mrekullueshëm të kësaj dege, të Krujës, Fushë Krujës, të qarkut të Durrësit të cilët janë të pranishëm këtu dhe ju siguroj se janë për ‘Shqipërinë Madhështore’, një krenari e vërtetë pasi ne kemi bindjen më të madhe se do të jetë përfaqësuesit tuaj më dinjitozë në parlamentin e Shqipërisë.
Unë jam këtu për të paraqitur para jush projektin tonë të ‘Shqipërisë Madhështore’.
Ky projekt siç kanë të njohur dhe kandidatët tanë për deputete, kam theksuar disa herë, synon në shtyllën e parë të tij, nxjerrjen e shqiptarëve nga mjerimi.
Dhe sot, sipas përkufizimit të varfërisë ekstreme, 57% e 760 mijë pensionistëve janë në mjerim, marrin një pension të atillë, që i bie të jenë në mjerim.
Ne do të vendosim një minimum jetik prej 200 eurosh, për çdo pensionist, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student, për çdo jetim, për çdo fëmijë të një gruaje apo burri familjar.
Së pari me këtë synojmë të lehtësojmë dhimbjen.
Këta kanë nxjerrë një moto se në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. Nuk ka gjë më ekzistenciale, më të turpshme. Çfarë do thuash ti me ketë, nuk vdes kush, si mund të diskutohet.
Nuk kanë vdekur. Vetëm në periudhe zie buke, por nuk thotë një shtetar që nuk vdes kush për kafshatën. Por problemi është a e numërojnë kafshatën, problemi është sa e sigurojnë kafshatën. Problemi është jo vetëm për vete, për fëmijët e tyre, sa mund të mbajë sofra e tyre me ato që japin.
E vërteta është se sot, edhe për shkak të sofrës, më shumë për shkak të sofrës, janë me qindra mijëra familje që i kanë nisur fëmijët jashtë sepse nuk kanë pasur mundësi të jetojnë së bashku me ato që marrin.
Ndaj dhe ne i japim një përgjigje kësaj, sikundër i japim një përgjigje të madhe rrogave.
Ne do ecim drejt dyfishimit të rrogave. Absolutisht.
Ne vendosim rrogën minimale 500 euro. Por ju garantoj se sipërmarrësit tuaj do kenë nga ana tjetër, të gjitha lehtësirat fiskale në mënyrë që biznesi i tyre të ketë sukses të vazhdueshëm.
Çfarë do bëjmë ne së pari. Të jemi realist. Këta e mbajnë biznesin me shumë, shumë vështirësi. Sepse rënia e euros nga rreth 140 lekë në 90 lek, është një rënie që këta i dëmton në mënyrë shumë thelbësore.
Atëherë, hapi i parë, 100 ditët e para do krijohet një bord i cili do i kompensojë këta zotërinj të nderuar qindarkë për qindarkë, rënien e euros.
Pa asnjë diskutim do bëhet.
E nuk do kërcënohen më këta. Urdhëro i mban me humbje, e besoj plotësisht se nuk ka fitim 35% me fasonët, por këta bëjnë çdo gjë, manovrime, marrin kredi e me radhë për të mbajtur sipërmarrjen. Pra hapi i parë për ju, ne do krijojmë bordin që do kompensojë të gjithë fasonëve, të gjithë eksportin, çdo qindarkë euron e rënë.
Së dyti energjinë do e paguajnë me 6 lek.
Tani çfarë ndodh me panelin diellor. E vjedhin në mënyrë të turpshme. Panelin diellor i ka kushtuar 400 mijë euro dhe ky prodhon energji. Dhe kur nuk punon ndërmarrja energjinë e fut në rrjet dhe ja marrin pa lek, në vend që të ja paguajnë.
Shtet zuzar. E bëjnë vetëm këta, në asnjë vend të botës, se ky është investim. Ai investim do një kohë për tu shlyer. Por këta asnjëri nuk ja kthejnë energjinë që i marrin, rimbursim.
Kilovat për kilovat do të paguhet ose do u rikthehet me energji.
Urdhëroni çfarë klime krijojnë këta për biznesin.
Ne jemi optimistë.
Këta kanë një përçmim. Ju e keni dëgjuar Edi Ramën, thotë fasoni industri e botës së tretë, le të ikin, le ti mbyllin.
Urdhëro, të mbyllet, ku ju prodhoni cilësinë më të lartë dhe absolutisht, jo vetëm ju, por shumë ndërmarrje që kam vizituar, jeni krenari kombëtare për prodhimin tuaj.
E botës së tretë, i botës së tretë sepse ky imagjinon që shqiptarët ti përzejë dhe të marrë singalez, etj., me politikat që ndjek.
Ndaj dhe ne kemi shtyllë të dytë më kryesore, prodhimin, prodhimin, prodhimin.
Sepse prodhimi është rroga, është mirëqenie, është ekonomi e fortë, prodhimi është e ardhme. Dhe jo vetëm do bëjmë gjithçka për suksesin në vazhdim të sipërmarrjeve, por do bëjmë gjithçka për tërheqjen e investimeve të huaja.
A e dini ju, nuk ka investitor të huaj më. Nuk vijnë, nuk ka.
Të gjitha rrugët e mëdha, pa përjashtim nga Hani i Hotit në Gjirokastër u ndërtuan me kompani të mëdha.
Por rrugët aty janë, as nuk shemben as nuk lëvizin.
Këta sa fusin salillarët e tyre, rruga u shembet brenda 6 muajve, brenda 1 viti. Jo, ne do hapim Shqipërinë për bizneset.
Do bëjmë gjithçka për një kujdes shëndetësor, cilësor.
Do bëjmë gjithçka që fëmijët tuaj, të shkollohen në shkollat më të mira, të përmirësuara të vendit.
Familja është themeli i shoqërisë tonë dhe çdo fëmijë do ketë bonusin.
Fëmija i parë 70 euro, fëmija i dytë 60 euro dhe këto janë bonuset që japin vendet e pasura, por ne do e bëjmë këtë patjetër.
Shqipëria nuk ka të ardhme nëse nuk përmbysim këtë shkatërrim demografik që mbollën këta.
Kemi që nga 2019 e gjer sot, që më shumë vdesin se sa lindin. Në vitin 2023, Erseka një qytet i tërë ka patur në 12 muaj vetëm 1 lindje. Ne do e ndryshojmë këtë, do e ndryshojmë me forcën më të madhe një situatë të tillë.
Tarifat publike do të zbriten me 5 herë.
Taksat e bashkive, se këta janë të çmendur mbas taksave, nuk do të mund të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros vjetore.
Leje që venë taksa antikushtetuese. Taksa e arsimit thotë ai, që nuk mund ta vejë dot kurrë.
Arsimin e përballon buxheti i shtetit, paguani në buxhet ju. Nuk mund të paguajë bashkia.
Këta kanë vendosur një sistem plaçkitje të shqiptarëve.
Çfarë ndodh, ku shkojnë paratë e buxhetit. Grabiten, grabiten dhe vetëm grabiten.
Ndërtohet unaza e Tiranës, 13 km rrugë, 14 kontrata.
Sepse Rama me Lubinë duan të vjedhin me 14 nënkotraktor.
Kontraktohet djegësi i Tiranës, nuk ka as nam as nishan, pastaj thotë se, po u bë pensioni 200 euro, përmbyset, biem në humnerë, biem në katastrofë.
Nuk biem as në humnerë as në katastrofë. Dhimbje e madhe është kjo, se pensioni duhej të ishte sot 390 euro pa asnjë dyshim. Nëqoftëse pensioni ndiqte rritjen e çmimeve që duhet ta ndjekë patjetër, në mënyrë që njeriu sot, të mos blejë 2-3 herë më pak se në 2013. Pensioni duhej të rritej, rrogat duhej të rriteshin.
Sot ky pension është 160-170 euro dhe thotë se po u bë 200 euro, rrokullisemi.
Jo nuk rrokullisemi, absolutisht jo, përkundrazi nuk mund të vjedhin siç kanë vjedhur. Nuk do mund të zhdukin 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe para dy ditësh e dërguam dosjen me 2 drejtora më të parëndësishmit në atë çështje.
Se ku janë paratë, ku janë paratë, çdo shqiptar duhet të pyesë.
Mirë zotëri e çove dosjen për të dënuar dy drejtorë të bashkisë, po 130 mln euro që nuk kishin asnjë lidhje, se drejtorët e bashkisë, buxhetin nuk e kanë ata, buxhetin e ka qeveria, e ka kryetari. Drejtorat janë thjeshtë njerëz që zbatojnë.
Ku shkuan 130 mln euro, atë e di Edi Rama, në kontot e tij bankare të fshehta.
Ndaj dhe prokurori nuk shqetësohet se ku shkuan ato. Nuk mundet.
Kështu që ne do pastrojmë shtëpinë, do bëjmë gjithçka që të gjejmë këto para, do bëjmë gjithçka të vendosim para ligjit, të gjithë ata që kanë abuzuar me pasuritë e shqiptarëve.
Ndaj dhe ju ftoj të votojmë 1-shin në 11 maj.
‘Shqipëria Madhështore’, është Shqipëria e burrave dhe grave që djersinë, që punojnë, që ndërtojnë jetën dhe familjen, të mirat me djersën e tyre, dhe ju të tilla jeni dhe jam i bindur se së bashku do të ndërtojmë një ‘Shqipëri Madhështore’.
Për ju, për ne, për fëmijët tanë, për nipat dhe mbesat tona.