KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryeparlamentares Elisa Spiropalit në lidhje me akuzat e saj skandaloze, se medemek lideri i opozitës nxiu Shqipërinë në Parlamentin Europian, duke e quajtur narkoshtet dhe grabitës të votës së shqiptarëve.
‘Raporti i PE damkos Edi Ramën, Miss Metamorfozën dhe Altin Troplinin për farsën elektorale. Miss Metamorfoza, e cila çdo trillim dhe mashtrim që i përcjell Skënderbuçi i saj, falënderoi në një akt hipokrizie ekstreme për raportin që do miratojë Parlamenti Europian në korrik të këtij viti për Shqipërinë. Kur nuk ke cipë, nuk njeh kufi, nuk njeh standard, nuk njeh kriter’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.
Lideri i opozitës shqiptarë Sali Berisha ka reaguar gjatë një konference shtypi për qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj situatës në Shqipëri pas masakrës elektorale të 11 majit. Sipas Berishës, “Raporti i Parlamentit Evropian e cilëson Ramën si mizogen, kurse Skapin si një levë të partisë”.
‘Raporti dënon mungesën e plotë të reformës elektorale sepse Edi Rama nuk do reformën. Një problem madhor në raport rezulton liria themelore e fjalës dhe e medieve. Ligje nuk përputhen me standardet evropiane. Mizogeni, e ka rastin e sulmit personal të Edi Ramës ndaj Ambrozia Metës apo ndonjë gazetareje tjetër. Raporti akuzon shtetin për mungesë transparence. Parlamentin si një institucion që nuk pyet për grupet e interesit, për konsulenca’, nënvizoi Berisha.
Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se Brukseli është i shqetësuar nga politizimi i sistemit të drejtësisë nga mazhoranca socialiste e Edi Ramës. ‘Shpreh shqetësim të madh për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionet në sistemin juridik. Unë mendoj se vetëm këto dy fjali, janë prova të qarta të zëvendësimit në këtë vend të shtetit ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës. Ka defekte të mëdha në emërime të anëtarëve jomagjistratë nga famozja KLGJ dhe KLP si dhe integriteti i tyre. Pra, Brukseli konstaton se ka probleme me integritetin e të emëruarve’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me denoncimin e tij të fortë se Edi Rama ka kërcënuar misionin e OSBE/ ODIHR për raportin e tij paraprak për farsën zgjedhore të 11 majit. ‘Në mënyrë konkrete, presion antiligjor, antidemokratik është bërë ndaj ekipit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe unë këto i kam denoncuar në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe publikisht. Dhe në këtë fushatë presioni është i implikuar, vetë personalisht Edi Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, Igli Hasani. Unë kam informuar se, ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për frazat, se këta janë ai sekt që besojnë gënjeshtrat e tyre’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te farsa zgjedhore e 11 majit dhe kërkesat për rinumërim të kutive të votimit. Në fjalën e tij përpara gazetarëve në selinë blu, Berisha sqaroi se ‘qëllimi i parë i PD është ky, që ne nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve’.
‘Tani, ajo që zhvillohet në KQZ duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarët se qëllimi i parë, numër një i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore është ky: nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Prandaj dhe në qoftë se e keni ndjekur, ne kemi paditur çdo qark për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe kemi dokumente të pafundme. Ky është qëndrimi i parë i yni.
Dy, transparenca jo vetëm që është parim i pakundërshtueshëm, është e drejtë e pakundërshtueshme e çdo individi’, nënvizoi Berisha në konferencë.
Sipas kreut demokrat Berisha, “raporti i PE thekson nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe gjithëpërfshirjen në procesit e anëtarësimit”. Ai gjatë një konferencë me gazetarët në selinë e PD deklaroi se raporti bënë thirrje që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Në konferencën me gazetarët, lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-zv.kryetarin e KLGJ-së Kreshnik Spahiu si themeluesit e një praktike të kalbëzuar që, sipas tij, ka shkatërruar themelet e drejtësisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se sot ryshfeti ka arritur përmasa marramendëse, duke përmendur shifra që, sipas tij, shkojnë deri në dhjetëra milionë euro për çështje të caktuara, sidomos nën ndikimin e karteleve të drogës.
FJALA E PLOTE:
Edi Rama nxori dje Miss Metamorfozën apo Pëllumbesha Spirogjokën për një mashtrim publik para shqiptarëve, për të kryer një akt mashtrimi publik para qytetarëve shqiptarë.
Miss Metamorfoza, e cila çdo trillim dhe mashtrim që i përcjell Skënderbuçi i saj, falënderoi në një akt hipokrizie ekstreme për raportin që do miratojë Parlamenti Europian në korrik të këtij viti për Shqipërinë.
Kur nuk ke cipë, nuk njeh kufi, nuk njeh standard, nuk njeh kriter.
Në qoftë se ka në këtë raport njerëz të personalizuar, jo me emër, por me akte, janë Edi Rama, Miss Metamorfoza dhe Altin Troplini.
Këta në raport janë tre personazhet më kryesore të damkosura dhe më lejoni t’i marr me radhë.
Edi Rama damkoset sepse ka krijuar shtetin elektoral. Raporti që i kalojë Parlamentit Europian, i referohet pikë për pikë paragrafit të parë të raportit të OSBE/ODIHR, delegacionit të Parlamentit Europian, delegacionit të Këshillit të Europës, në të cilin thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta.
Barazia në fushatë elektorale është kriteri i të gjitha kritereve për zgjedhje të drejta apo zgjedhje që respektojnë parimet ndërkombëtare.
Por, raporti damkos Edi Ramën jo vetëm se deklaron se fushata ishte e pabarabartë, por sepse thotë u përdorën gjerësisht burimet e shtetit për fushatë elektorale nga partia në pushtet.
Pra, raporti akuzon Edi Ramën se ka krijuar shtetin elektoral dhe kusht themelore kjo për shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale.
Ja se çfarë përshëndet Pëllumbesha Spirogjoka.
Por do shkojmë pak më tutje.
Të paskrupullt dhe të rënë në çark, ka përfunduar koha kur raportet shkruheshin në zyrat e Edi Ramës.
Në një kohë krejt tjetër…
Raporti që në hyrje hedh poshtë mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës dhe Miss Metamorfozës se gjoja opozita qenka kundër procesit të integrimit.
Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian konfirmojnë se opozita mbështet plotësisht integrimin.
Por në raport damkoset Edi Rama si njeri që përqendron të gjitha pushtetet në duart e veta.
Theksohet disa herë se ndarja e pushteteve është një parim themelor që nuk respektohet në Shqipëri, konkretisht nga parlamenti.
Natyrisht Brukseli e di se ajo është një kukull mjerane që lexon deklaratat bajate.
Por Brukseli e di se në qoftë se ka një njeri përgjegjës numër një në Shqipëri për shkelmimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pa të cilat nuk ka shtet ligjor, si instanca eprore në mbrojtje të Kushtetutës dhe të konventës evropiane të të drejtave të njeriut në përputhje me Kushtetutën.
Konventa ka një gjykatë në Strasburg, por çdo Gjykatë Kushtetuese duhet të zbatojë ato parime sepse janë të mishëruara në Kushtetutën e vendit.
Pëllumbesha Spirogjoka është bërë famëzezë jo vetëm si zonja 5-milionëshe, atë e paraqita unë këtu, dokumentet, por famëzezë sepse për Olta Xhaçkën i vë zjarrin Kushtetutës për hir të Edi Ramës.
Se kjo është e vetmja kryetare parlamenti në Europë që nuk dërgon vendimet e parlamentit në Gjykatë Kushtetuese dhe zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Të kesh kurajë dhe të dalësh para shqiptarëve pasi ke marrë një damkë të tillë ndërkombëtare, do të thotë ta shpallësh veten robot, për të mos përdorur epitete të tjera.
Raporti, pra damkos Edi Ramën sepse ka mungesë të përgjegjshmërisë demokratike.
Nuk ka akuzë, kjo dy fjalë janë, por këto dy fjalë janë të rënda sa guri.
Përgjegjshmëri demokratike do të thotë se nuk ekziston demokracia.
Do të thotë se nuk zbaton ligjet dhe i shkel ato.
Raporti akuzon Ramën dhe Lubi Ballukun për faktin se ligjet e prokurimeve publike janë allasoj me xhepin e tyre dhe jo me standardin e BE, detyrim i prerë i Shqipërisë në përputhje me MSA-në.
Por raporti nuk kursen kësaj here Altin Troplinin.
Sepse raporti flet për ndërhyrje të vazhdueshme politike, çka do të thotë se Skapi është një levë e partisë.
Pra, edhe ato mashtrime të bëra, po u del kallaji.
Skapi paraqitet në raport si një organ në të cilin dora e zezë politike e Edi Ramës është e stërfuqishme.
Se si mundet të mashtrohen shqiptarët dhe të mos u thuhen të vërteta, ky është një akt i papërgjegjshëm.
Raporti dënon mungesën e plotë të reformës elektorale sepse Edi Rama nuk do reformën.
Një problem madhor në raport rezulton liria themelore e fjalës dhe e medieve.
Ligje nuk përputhen me standardet evropiane. Mizogeni, e ka rastin e sulmit personal të Edi Ramës ndaj Ambrozia Metës apo ndonjë gazetareje tjetër.
Ka termin mizogeni dhe qytetarët shqiptarë e dinë mirë se kush ka kryer akte mizogenie, kush është përmbajtur publikisht pa shpërthyer në akte mizogenie, dhe ai është Edi Rama.
Raporti akuzon shtetin për mungesë transparence. Parlamentin si një institucion që nuk pyet për grupet e interesit, për konsulenca.
Shpreh shqetësim të madh për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionet në sistemin juridik.
Unë mendoj se vetëm këto dy fjali, janë prova të qarta të zëvendësimit në këtë vend të shtetit ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës.
Ka defekte të mëdha në emërime të anëtarëve jomagjistratë nga famozja KLGJ dhe KLP si dhe integriteti i tyre.
Pra, Brukseli konstaton se ka probleme me integritetin e të emëruarve.
Është e shkruar këtu, raporti që përmend Miss Metamorfoza për të mashtruar shqiptarët. Prapë kishte dalë, e morët vesh vetë.
Raporti kërkon të hiqet dorë përfundimisht nga Shushica dhe Skavica. Stop projekteve të përmbytjes të qytetarëve të Dibrës dhe grabitjes së ujit të Shushicës qytetarëve të Vlorës.
Raporti është pra një damkosje e vërtetë e këtij regjimi dhe nuk mund ta ndryshojnë me të gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë Edi Rama, me gjithë lobimet dhe qindra orë telefonata, me gjithë shumë akte të tjera vulgare, banale, primitive, të dënueshme, raporti nuk u ndryshua dot.
Dhe ky raport i Komisionit Europian do të diskutohet në korrik pasi u miratua në AFET.
Ndaj dhe në vend se të mbledhë parlamentin dhe të zbatojë kërkesat e prera të Parlamentit Europian dhe të Komisionit për Olta Xhaçkën dhe Vullnet Sinën, ajo del dhe reciton trillime të Edi Ramës dhe zyrës së tij.
Ky është një akt papërgjegjësie e plotë e Edi Ramës.
Unë kuptoj se ajo është vetëm një instrument i zyrës së shtypit të Edi Ramës.
U detyrova, se unë para jush kam folur për raportin, është e vërtetë, kam bërë transparencë, kur shoh që këta përpiqen me çdo kusht dhe nuk gjejnë një fjalë, vetëm mashtrim, duan me çdo kusht të mashtrojnë shqiptarët, por koha e mashtrimeve të tyre ka marrë fund.
Ora e vërtetës do bëhet gjithnjë e më e madhe, gjithnjë e më e fuqishme.
U detyrova të ndryshoj edhe paraqitjet para jush se kisha fakte shumë të rëndësishme në vazhdim, por mendova se mashtrimi publik shtetëror është një akt i shëmtuar shtetëror që nuk mund të mos denoncohej publikisht dhe me forcën më të madhe.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju sot sollët sërish raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, por më herët ju keni denoncuar se, përfaqësues të lartë të PS-së kanë bërë presione ndaj vëzhgueshme të huaj për ndryshimin e raportit. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht dhe kush janë këta vëzhgues të huaj, që janë kërcënuar dhe nga kush janë kërcënuar.
Sali Berisha: Në mënyrë konkrete, presion antiligjor, antidemokratik është bërë ndaj ekipit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe unë këto i kam denoncuar në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe publikisht.
Dhe në këtë fushatë presioni është i implikuar, vetë personalisht Edi Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, Igli Hasani. Unë kam informuar se, ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për frazat, se këta janë ai sekt që besojnë gënjeshtrat e tyre.
Këta besojnë gënjeshtrat e tyre, këta jetojnë me një realitet që nuk ekziston.
Ai përdor 500 mln euro prokurorime, në periudhën që nuk lejon ligji.
Ai shpërndan 76 mln euro në periudhën që nuk e lejon ligji.
Ai fal gjobat 200 mln në periudhën që nuk e lejon ligji.
Ai punëson mbi 10 mijë persona në periudhën që nuk e lejon ligji.
Ai ka firmosur me dhjetëra mijëra leje legalizimi, certefikata pronësie dhe leje ndërtimi, në periudhën që nuk e lejon ligji.
Që të gjitha për vota.
Ai ka dhënë licenca për një sipërfaqe 140 herë më të madhe për mbledhje kanabisi, në kundërshtim flagrant me ligjin.
Janë përdorur të gjitha.
Do vij unë këtu para jush, se këtu po bëhet gjyqi ndërkombëtar i një farse elektorale.
Ai ka përdorur dhjetëra mijëra punonjës të administratës, me fuqinë e postit të tyre duke mikluar dhe kërcënuar qytetarët për votë.
Por ai siç e dini, ka përdorur bandat më të rrezikshme të cilat tashmë, janë bërë famëzeza edhe në atentate politike ndërkombëtare, siç ishte vrasja e kandidatët të opozitës në Kolumbi.
Mos harroni se Dritan Gjikat i kanë fijet tek Gys Agasi dhe Edi Rama. Tek Pojat, tek Çelët. Para 1 jave u godit kandidati për president në Kolumbi dhe presidenti tha, mafia shqiptare, tregoi dhe emrin e personit.
Njerëzit e lidhur me Edi Ramën janë rrezik ndërkombëtar sot. Kështu që nuk mundet më, iku kjo kohë.
Por këta, kur nuk ke turp, bëhet çdo gjë dhe thuhet çdo gjë.
Në këtë raport e vetmja që e përmend është ajo, të tjerët se përmendin dot. Të tjerët mbetën dy javë duke cituar z. Andreas Schieder. Ai është një europarlamentar, një socialist, nuk përfaqëson raportin ai. Mendimet e tij i ka në raport. I ka votuar.
Këto që po lexoj unë ju, kanë votën e tyre, janë unanime. Popullor dhe socialist janë të votuara.
Sidomos z. Andreas Schieder, që është edhe reporteri për Shqipërinë.
Osman Stafa, Neës24: Në datën 30 qershor pritet të jetë dhe seanca e parë e juaja për çështjen ‘Partizani’. A jeni gati për tu përballur me këtë çështje, me prokurorët dhe a keni besim tek trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme.
Sali Berisha: Së pari, komenti im është vetëm ky: personalisht ne të interesuarit dhe trupa e mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim.
Nuk kemi vendimin.
A mund të imagjinoni ju? Edhe kjo ndodh.
Të gjitha të tjerat do përcaktohen nga konsulta me avoketërit, e cila është jashtë kësaj salle.
Osman Stafa, Neës24: Kandidatë të PD-së kanë hedhur pretendimet e tyre se u është tjetërsuar vota. Pra në momentin kur është numëruar vota për subjektet e partisë, ata kanë siguruar pamjet filmike, u kanë dalë ndryshe kur janë numëruar votat për kandidatët. Pra ndryshe ka vota një kandidat i PD-së, kur numërohet vota për partinë, dhe ndryshe u dalin votat kur numërohen për kandidatin. A quhet kjo një farsë?
Sali Berisha: Tani, ajo që zhvillohet në KQZ duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarët se qëllimi i parë, numër një i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore është ky: nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.
Prandaj dhe në qoftë se e keni ndjekur, ne kemi paditur çdo qark për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe kemi dokumente të pafundme.
Ky është qëndrimi i parë i yni.
Dy, transparenca jo vetëm që është parim i pakundërshtueshëm, është e drejtë e pakundërshtueshme e çdo individi.
Në këtë kuadër, PD jo vetëm që nuk pengon asnjë kandidat të saj, por do i mbështesë, meqenëse ligji nuk i përligj ata dhe duhet mbështetja e partisë në këtë proces, secili që kërkon transparencën, do mbështetet pa asnjë lloj paragjykimi.
Edhe njëherë, nuk ka paragjykim.
Pra, duhet t’i dallojmë këto dy gjëra.
Partia nuk njeh legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve, prandaj po kërkon për çdo qark…
… Tani Osman, e marr vesh unë atë punë. Mendoj se as unë, as ju nuk mund të flasim për vjedhje, për gjëra të paprovuara.
Ata që dyshojnë se u janë devijuar votat, atyre ne u themi, u mbështesim për transparencë.
Por kjo nuk vjen se partia ndan dyshimin e tyre. Jo. Nuk vjen nga kjo.
Por vjen sepse PD respekton plotësisht të drejtën e transparencës si të drejtë të patjetërsushme të individit.
Tani, meqë jemi këtu, Edi Rama në vitin 2009, pasi nuk paraqiti dot asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë në asnjërën nga instancat e sistemit të shqyrtimit të ankesave për zgjedhjet, asnjë, asnjë, pasi kaloi çdo afat, tre ose katër muaj më vonë doli me kërkesën hap kutitë.
Hap kutitë që të marrësh vizat. Hap kutitë që të bësh këtë.
Kutitë nuk ishin në dorën time. Dhe unë i them, shko në prokurori, paraqit faktet se një prokuror i vetëm kishte tagër me hapë të gjithë kutitë.
Vetë tani Edi Rama, tre ditë pas zgjedhjeve, kur Blerina tha m’i mori Olta votat, në fakt m’i mori Rama, se po tha Olta, e ke tek familja Rama se ata janë të shkrirë në aksione me njëri-tjetrin, pra tha m’i mori. Dy herë nuk e tha dot, u tërhoq, partia nuk gabon, tha Blerina.
Ata nuk mund ta bëja unë kurrë.
Do transparencë, unë edhe në parti, ka plot njerëz që thonë nuk është numëruar mirë, jo më është bërë hile, urdhëro dhe numëroji. Tani ka edhe kamera, mos përto.
Pra, ka dy qëndrime të kundërta plotësisht.
Njëri respekton parimet bazë, tjetri shqelmon parimet bazë dhe vepron mbi parimët e narkoshtetit.
Po ke parë ti?
Ajo që është interesante është se raporti, lexojeni, në proporcion shumë të madh, i kushtohet medieve. Nuk kanë ata kurrë asnjë përveç respektit për mediat dhe fjalën e lirë, nuk nisen dot nga ideja të demonizojnë mediat, në asnjë mënyrë. Përkundrazi, vetëm se si t’i mbrojnë.
Dhe kur lexon këtë raport, lexon fytyrën e vërtetë të diktaturës.
Ke parë ti, Edi Rama nuk lejon transparencës. Intelektualët e llumit i dalin zot. Avoketërit e krimit i dalin zot në media, në vend se … transparenca është e domosdoshme.
Ndaj dhe ka një shqetësim shumë të thellë.
Për ta mbyllur me dy fjalë këtë raport, ky raport shpreh shqetësimin gjer në thellësinë më të madhe për gjendjen në Shqipëri dhe u garantoj se ky është vetëm fillimi.
Prapë, është mbushur dhe stërmbushur kupa. Le të bëjë ç’të dojë, Edi Rama nga ky realitet që ka krijuar, nuk del kurrë më.
Anisa Kadesha, RTSH: Problematik që adreson ky raport, veçanërisht për standardet e zgjedhjeve a e penalizojmë Shqipërinë në procesin integrues në BE.
Sali Berisha: Pa asnjë diskutim. E penalizon thellësisht dhe ata e thonë. Mirëpret ambicien thotë, mirëpret ambicien e Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Por thotë, rikujton se, vendet kandidate kalojnë nëpër transformime të thella për të përmbushur kriteret e anëtarësimit gjatë negociatave, të cilat zgjasin sa është e nevojshme, për të implementuar reformat e nevojshme.
Thekson nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe përfshirjen e procesit të anëtarësimit, përfshirë dimensionin e tij parlamentar.
Paralajmëron kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit të balancave.
Por kush ta lexojë? Ajo që e nxjerr Don Kishotin nga Janjari. Ku mund ta lexojë ajo këtë.
I bën thirrje Shqipërisë, thotë, për të përshpejtuar reformat, për të forcuar sundimin e ligjit. Nuk ka sundim ligji. Të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Të presë lidhjet, Edi Rama, Taulant Balla, Ervin Hoxha, Belinda Balluku. Edhe kjo Spirogjoka, se kot nuk e quajta Spirogjoka unë jo.
Të sigurojë mbrojtjen e të drejtave thelbësore dhe të bëjë përparime në fushatën e lirisë së shprehjes, lirisë së informacionit, pluralizmit.
Indirekt raporti thotë se, pluralizmi është në rrezik. Pra shkon çështja tek pluralizmi, që nuk duhet të ekzistonte kurrë, dhe pavarësisë së mediave.
Paralajmëron kundër veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave. Kush të ja lexojë asaj. E kuptoni vetë ju, sa e papërgjegjshme është.
Thekson detyrën e parlamentit për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa vonesë. Pa vonesë.
Thekson rolin themelor dhe të pazëvendësueshëm të parlamentit për ruajtjen e kontrolleve dhe të balancave.
I bën thirrje Shqipërisë për të siguruar përgjegjshmëri demokratike.
E kuptoni apo jo? Përgjegjshmëri demokratike, dmth këtu për demokraci nuk pyet njeri.
Çdo rresht që lexohet në këtë raport, bën autopsinë e narkoshtetit.
Enkel Xhangolli, KlanNeës: Ditën e djeshme Edi Rama ka bërë publike një kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve që kërkojnë rritje pagash deri në 700 euro. Por kryeministri këtë e ka quajtur një lajthitje. Në këtë rast, ju jeni qëndroni në krah të kryeministrit dhe jeni kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve, apo mbështesni këtë kërkesë të tyre, për rritjen e pagave.
Sali Berisha: Tani, e kam theksuar dhe e theksoj se prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se çdo gjykatës dhe prokuror në gjithë gadishullin e Ballkanit dhe baras me disa vende të Europës.
Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin.
Ju jeni gazetarë dhe takoheni çdo ditë me njerëz, në qoftë se gjeni një qytetar të vetëm që po i ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni dhe të rrëzojmë këto.
Por sot u garantoj se ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në tërë historinë e këtij shteti.
Ka qenë një periudhë kur, nuk e mohoj, kur ky çakalli që del çdo natë dhe flet nga Shallvaret apo nga Berlini thotë, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ, i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë. Po!
Dhe t’u them të vërtetën, në qoftë se ka një themel të shkatërrimit të atij sistemi, qëndrojnë para së gjithash këta dy vetë. Ua them me keqardhjen më të madhe sepse këtë praktikë nuk ndoqi Rexhep Meidani. Jo.
Rexhep Meidani kreu detyrën e kryetarit të KLGJ që ishte në atë kohë.
Kjo praktikë u instalua me këta dy persona dhe ju mund të bëni një hetim se çcfarë do u thonë gjykatës dhe prokurorë.
Natyrisht unë kërkova që ta publikonin, se erdhën dhe më pyetën mua. Menjëherë ta publikojmë, u thashë.
Por ata nuk e publikuan sepse të dy këta, ky çakalli që ishte sekretar i përgjithshëm i KLGJ-së në atë kohë, kërkuan që raporti të mos bëhej publik.
Por sot u garantoj që shifrat, krahasuar me atë kohë, janë dy apo trefishuar.
Sot, sidomos me shumat e pamasa, kolosale që disponojnë kartelet e drogës, pa kufi, mos u çudisni që për gjykime të caktuara jepen edhe dhjetëra milionë euro, nuk po them shifra se i kam, por sa të sakta janë, nuk e di.
Pra, kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur një shkallë të tillë të tmerrshme korrupsioni siç ka sot.
Po më thuaj ti mua pak, sa i tha Poja, Altin Troplinit për të mos e arrestuar?
Altin Troplini faktikisht amnistoi njeriun më të rrezikshëm për drogën në Europë sepse karteli i tij është karteli më i fuqishëm, është i vetmi kartel me port në dispozicioon.
Unë jam i bindur se këtë e kombinoi me Edi Ramën.
Por të garantoj që Poja, Altin Troplinit mund t’i jepte edhe 20 milionë euro pa asnjë dhimbje koke.
Pra, ato rroga, ka mes tyre njerëz të ndershëm, nuk i mohoj fare, por si vepron korporata e krimit, e shndërruar në një korporatë, e lidhur Sadush-Duman, Duman-Sadush, kjo është.
Por prapë do kohë.
Këto fraza që dëgjuat ju për drejtësinë janë hapat e parë.
Ne do të vazhdojmë.
Sot përsëri ka avoketër të drejtësisë politike. Ka.
Sot, ata të cilët të korruptuar apo jo të korruptuar, nuk e di, u bënë avoketër kryesorë të kësaj korporate.
Bëjnë gjithçka që ta mbrojnë, por diellin me shoshë nuk e mbulojnë.
Ne do bëjmë gjithçka që vendi të ketë sistemin e drejtësisë dhe i garantoj kurrë me rrogat më të larta në rajon, por me rroga në proporcion me vendin.
Nuk është vendi për 7 mijë euro për ata që flenë mbi dosje krimi, siç fle Altin Troplini.
Më thuaj pak, ku është Poja? Kur erdhi për Çopjen, shkoi gjersa t’i merrte telefonin Prodës, se i tha se ti i ke njoftuar. Që Proda është një Matrix, kjo nuk ka diskutim.
Por problemi është se nuk e kishte njoftuar Proda atë, ishte njoftuar nga ndërtesa e Skapit.
Kështu që nuk është zgjidhje ajo. Jo!