KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Nisjen e fushatës elektorale të PD dhe koalicionit opozitar ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konsideruar si, një shpërthim të besimit që qytetarët kanë tashmë tek opozita. Duke folur në konferencën me gazetarët në selinë blu, ai tha se kontrasti me ceremoninë qesharake të PS, është regjistruar vetëm në vitin 1992, duke shtuar se ajo është dëshmi e pakontestueshme e braktisjes së plotë të Edi Ramës nga socialistët dhe qytetarët e Tiranës.
‘Mitingu gjysëm mortor që ai organizoi për Erion Veliajn në sheshin e kryeqytetit kishte të paktën 30 përqind më shumë pjesëmarrës se sa fushata, në të cilën ai paraqiti vetëm një mashtrim të radhës, pasaportën evropiane të Edi Ramës, në të cilën janë të stamposura portretet e Taulant Ballës, Ilir Beqës, Lubi Ballukut, Damian Gjiknurit, Çyrbes, Lefter Kokës, Erion Veliajt, Bllakos, etj’, u shpreh Berisha.
Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po shmang përballjen me qytetarët dhe debatin publik, duke bllokuar studiot televizive për veten dhe përfaqësuesit e tij. Sipas Berishës, Rama ka dy muaj që “përçmon shqiptarët” duke mos paraqitur asnjë program konkret dhe duke zëvendësuar fushatën me “parodi mediatike dhe batuta pa lidhje me realitetin”.
Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi takimin në Breshia me diasporën shqiptare atje, si nata me ditën në krahasim me takimin e patronazhistëve të Edi Ramës në Milano. Berisha tha se takimi në Milano i Ramës, ishte finalja e fushatës së tyre, ‘unë me njerëz, ai me klikime të blera’. Sipas Berishës, PD dhe opozita do të bëjë gjithçka që program i saj të bëhet pjesë e mendimit të qytetarëve, e debatit, duket garantuar në mënyrë absolute, se do të zbatohet pikë për pike.
Lideri i demokratëve, Sali Berisha tha gjatë konferencës me gazetarët se kryeministri Edi Rama, është organizator i një fushate kriminale për blerjen dhe manipulimin e votave për zgjedhjet e 2025. Berisha denoncoi me emra se, Rama ka urdhëruar personazhe të njohur të botës së krimit që të angazhohen për të siguruar vota për kandidatët e tij, përfshirë Sara Milen në Elbasan dhe figura të tjera të mazhorancës në Durrës. “Edi Rama i ka thënë Suel Çelës se kontributi yt do të matet me votat që merr Sara Mile. Në Durrës, Gjushi dhe nipi i Xhevdet Troplinit, të lidhur me malavitën, janë në terren për të ndikuar në rezultatin elektoral”, deklaroi Berisha. Ai shtoi se ky angazhim i krimit të organizuar në fushatë ka ngritur alarmin në institucionet ndërkombëtare, duke çuar në veprime të pazakonta si një seancë dëgjimore urgjente në Parlamentin Europian. Berisha paralajmëroi se çdo përfshirje në krime elektorale do të ndëshkohet rëndë dhe emrat e përfshirë do të shpallen “kriminelë ndërkombëtarë elektoralë”.
Kryetari I PD, Sali Berisha gjatë konferencës së të hënës me gazetarët u ndal edhe te sistemi i drejtësisë, për të cilin tha se ndodhet në kolaps, për shkak të numrit të lartë të gjykimit të dosjeve nga gjyqtarët. Berisha tha se nga takimet që ka pasur me qytetarët, ka treguar se nuk do ta ndalë luftën e tij për ata që ndodhen në burg, një numër relativisht i lartë, për shkak se siç theksoi kryedemokrati, ndodhen në qeli pa asnjë akuzë.
Berisha nuk kurseu as akuzat ndaj Prokurorisë dhe Strukturës së Posaçme, për të cilën tha se shqetësimi i tyre i vetëm është zgjatja e mandatit përmes ndryshimeve ligjore të kërkuara nga ata në Kushtetutë, e jo te zbardhja e ngjarjeve dhe pafajësia e qytetarëve. ‘Nuk e ndryshojmë ne Kushtetutën pse Dumani ka frikë nga puna e tij’, theksoi ndër dtë tjera Berisha në konferencën me gazetarët.
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në konferencën me gazetarët se për zgjedhjet e këtij viti është bërë puna më serioze dhe më efikase ndonjëherë për mbrojtjen e votës së qytetarëve. Berisha tha se transparenca e thelluar dhe monitorimi ndërkombëtar i procesit zgjedhor kanë vënë nën presion Edi Ramën, i cili sipas tij, nuk ka më hapësirë për manipulim.
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas lajmit për një arrestim të dyshuar për blerje votash, duke e cilësuar ngjarjen si një “simulim i pastër” i orkestruar nga strukturat shtetërore për qëllime propagandistike. Ai akuzoi drejtpërdrejt Vlora Hysenin dhe Ardi Veliun si organizatorë të këtij inskenimi, në përpjekje për të njollosur opozitën përpara zgjedhjeve të 11 majit.
Gjatë konferencës me gazetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për bllokimin e zgjerimit të BE nga Gjermania dhe Franca, për shkak të aktivitetit anti-demokratik të tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Sipas liderit demokrat është e pamundur që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, sa kohë që qeveria Rama ka në përbërje të kabinetit një ministër e deputet si Taulant Balla. ‘Ky i ka vënë të gjithë deputetët me dosje në mënyrë që të luftojnë për jetë ose vdekje për grabitje votash, përndryshe shkojnë të gjithë në burg’, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët.
FJALA E PLOTE:
Siç e keni parë, fillimi i fushatës mund të vlerësohet eksplozion i besimit, i pëlqyeshmërisë.
Po, absolutisht nuk e keni parë kurrë të tillë në atë shesh, i qytetarëve të Tiranës, ndaj PD, programit të saj, i cili po bën fole çdo ditë e më shumë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë.
Ai entuziazëm që shpërtheu fillimisht në diasporën, ajo frymë optimizmi dhe vendosmërie që ju e patë në takimet fantastike që u zhvilluan në Romë, Parma, Milano, Athinë, Breshia, ai entuziazëm vërshoi dhe ngrohu së bashku me programin e PD, zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.
Analistët, kronistët, e quajnë hapjen e fushatës elektorale me datën 11 në sheshin Nënë Tereza, më të bukurin, më fantastikun që ai shesh ka njohur ndonjëherë.
Por po kaq ishte edhe konventa e PD, ku delegatët e saj, por edhe të ftuar, mirëpritën me entuziazëm të madh dhe optimizëm programin e PD për Shqipërinë Madhështore në 4 vitet që vijnë.
Breshia ishte një pikë kulmore tjetër e këtij programi, e këtij turi, e kësaj fushate.
Një entuziazëm i papërshkruar, një optimizëm dhe vendosmëri e madhe e shqiptarëve në diasporë për datën 11 për fitoren e PD dhe rotacionin e pushtetit.
Ndjehem pafundësisht mirënjohës, pafundësisht i motivuar dhe pafundësisht falënderues për të gjithë ata që kontribuan në këto zhvillime madhore të fushatës më të rëndësishme, që është fushata për zgjedhjet e vitit 2025.
Po ju e patë, një kontrast i papërshkrueshëm, një kontrast të atillë, Tirana nuk e ka njohur as në vitin 1992, midis hapjes së PD dhe asaj ceremonie qesharako-parodike në sheshin Skënderbej të Edi Ramës.
Ju e patë, në bulevardin e ri, me dhjetëra e dhjetëra autobusë, dëshmi e pakontestueshme e braktisjes së plotë të Edi Ramës nga socialistët dhe qytetarët e Tiranës. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë.
Mitingu gjysëm mortor që ai organizoi për Erion Veliajn në sheshin e kryeqytetit kishte të paktën 30 përqind më shumë pjesëmarrës se sa fushata, në të cilën ai paraqiti vetëm një mashtrim të radhës, pasaportën evropiane të Edi Ramës, në të cilën janë të stamposura portretet e Taulant Ballës, Ilir Beqës, Lubi Ballukut, Damian Gjiknurit, Çyrbes, Lefter Kokës, Erion Veliajt, Bllakos, etj.
Pra, kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur një dallim si nata me ditën midis dy kampeve siç ndodhi kësaj here.
Edi Rama ka dy muaj që përçmon shqiptarët duke mos paraqitur para tyre asnjë alternativë, duke u përpjekur që hapësirën mediatike, komunikimi për qytetarët, në vend që të jetë për programet, ta shndërrojë në një parodi, merret me bretkosa, me zhaba, me mustaqe… i kanë mbetur shumë merak mustaqet e Gjuzit, nuk hyjmë për ta analizuar këtu, me idilin me Bravën…
Pra, a janë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë? Nuk mund të jenë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Unë mendoj se qytetarët shqiptarë kanë probleme të tjera madhore.
Po Edi Rama pse nuk hyn te këto? Edi Rama nuk hyn te këto se është shkaku i tyre.
Është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët. I largimit të tyre nga Shqipëria. I papunësisë. I rrogave të ulëta, varfërisë dhe mjerimit. I vjedhjes gjer tek ilaçet.
Unë po vija tani, sot unë kisha një takim ndër më të dhimbshmit që mbaj mend. Takova përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi ndryshe.
Dhe ftoj çdo njeri të ndjekë diskutimet e tyre në FB tim sepse mediat e mëdha i censurojnë, për të kuptuar se cilat janë hallet e paimagjinueshme të këtyre njerëzve.
Se si koha jo vetëm ka ndaluar në vitin 2013, por është kthyer mbrapsht dhjetëra vite të tjera. Iu janë hequr edhe një pjesë e mirë e atij kuadri të brishtë që u vendos për trajtimin e tyre. Atyre nafta iu është zbritur 6 herë në krahasim me atë që kanë pasur.
Atyre trajtimi i personave kujdestarë iu është zbritur 5 herë shuma që paguheshin, nga 100 mijë në 20 mijë.
Atyre u vihen taksa tani, nuk kishin asnjë taksë për të ardhurat më përpara.
Ata paguajnë në mënyrë të paimagjinueshme doganat 140 përqind me të cilat blejnë gjërat më të domosdoshme jetike pas operacioneve që kanë bërë.
Nuk mund të ketë një politikë më të pamëshirë se këto.
Prandaj Edi Rama përpiqet t’i mbulojë me zhaba, hardhucë, zhapinj dhe nuk flet asnjë fjalë për hallet e qytetarëve.
Prandaj ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vet, as me përfaqësuesit e tij, duke e parë që e kanë braktisur.
Se ishte një braktisje poshtëruese ajo që i ndodhi atij.
Atij i mbetën vetëm vallja e Lubisë dhe Lubive të tjera me aksesorë që zbrisnin minimumi 1200 euro më e vogla. Por nuk është koha që të tregosh luks para të varfërve. Nuk sfidohen të varfrit me luks.
Duhet të kuptojmë këtë gjë.
Njeriu mund të ketë pasione, por po i sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë i pashpirt.
Edi Rama merr orën 500 mijë euro me diamante, prandaj ata vazhdojnë të hanë dardha si Rama.
Pra ishte një fushatë e denjë me atë vallen që mbyllën. Nuk janë tre hajdutë ata, janë 30.
Dje paradite të gjithë titujt e portaleve të qeverisë dhe medieve hapeshin: sot ndeshja e madhe Berisha-Rama në Itali.
Ndeshja u zhvillua. U zhdukën të gjithë titujt se kapitulloi.
Se Breshia ishte shumëfishi, ishte krejtësisht një gjë tjetër, krahasuar me Milanon e mbushur me patronazhistë.
Vetëm në Kavaja u numëruan 50 patronazhistë që kishin shkuar atje.
Dhe meqë nuk mund të krahasoheshin më të pakrahasueshmet.
Dhe ngushëllimi i fundit të tij, Ymeri, shkroi se Rama fitoi betejën me klikime, duke blerë klikime, duke blerë likes.
Kjo ishte finalja e fushatës së tyre.
Unë me njerëz, ai me likes.
Unë me qytetarë shqiptarë, ai me blerje like-sash për t’i dhënë zemër.
Këto ishin ato që unë desha të shtroj se ky është një fillim i mbarë.
Ne do bëjmë gjithçka që ky program të bëhet pjesë e mendimit të qytetarëve, e debatit, duket i garantuar se në mënyrë absolute, pikë për pikë, do zbatohet.
Sot unë mbeta shumë i inkurajuar nga diskutimi i sotëm me personat me aftësi ndryshe.
I numëruan një nga një të gjitha privacionet që u kanë krijuar.
E vërteta, shumicën i kishin pasur.
Por unë nuk u mora me ato që kanë pasur, por u mora me ato që nuk kanë sot dhe i garantova që në mënyrë absolute do i kenë që të gjitha dhe në një nivel krejt të ri.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Osman Stafa, News24: Ju për një kohë shumë të gjatë, ju keni pasur akuza edhe personal ndaj eksponentëve të drejtësisë, qoftë edhe për Prokurorinë e Posaçme edhe në Gjykatën e Posaçme. Por në hapjen e fushatës ju nuk u ndalët shumë tek çështja e drejtësisë, por vetëm përmendët se shqiptarët për të kërkuar drejtësi vonojnë shumë e shumë vite. A është kjo një kërkesë e strategut të fushatës tuaj, Chris LaCivita, për të ulur, të themi armët ndaj drejtësisë, në një kohë kur jemi në fushatë?
Sali Berisha: Së pari ju garantoj se strategu i fushatës është një kundërshtar i vendosur, i palëkundur i politizimit të drejtësisë, apo siç e quajnë amerikanët wepenizimit të saj, dhe se ai e ka të qartë si drita e diellit se, në rast se ka dy vende në botë ku drejtësia u politizua në mënyrë ekstreme janë SHBA dhe Shqipëria.
Por vijmë ne tani këtu.
Problemi më themelor dhe që ne nuk duhet të pajtohemi kurrë është humbja e të drejtës nga qytetarët shqiptarë për të pasur një proces gjyqësor të duhur, kështu quhet.
Procesi gjyqësor i duhur kërkon detyrimit dhënien e vendimit brenda një kohe të pranueshme. Sot shqiptarët e vërtetuan, duhet të presin 15 vite për të marrë një vendim përfundimtar të një procesi gjyqësor.
Më fal, vetëm një gjë. Ju kam raportuar, ju kam përmendur disa herë 150 mijë dosje, jo. Duket se janë shumë më tepër sepse një statistikë e fundit e cila sjell dhe dosjet e gjykatave të faktit, në të cilat janë të depozituara 130 mijë dosje vetëm në gjykatat e faktit, atëherë e çon numrin e dosjeve në 230 mijë dosje.
Se këta që këndojnë këngën e kësaj reforme dhe e mbrojnë, këta shkelmojnë të drejtën më elementare të qytetarëve shqiptar.
Dy, në këtë sistem gjykatësi defakto është asgjësuar, sepse është vënë nën kontrollin policesk të prokurorit që i dërgon dosjen. Pra sot çfarë ke në drejtësi. Sot ke një prokuror që kontrollon gjykatësit dhe këta prokurorë, dhe ai Sadush që fsheh krime dhe dosje. Këta nuk përmendin njëherë që qytetari shqiptar mbeti pa proces gjyqësor.
Këta nuk kanë ndërgjegjen më minimale profesionale, se ti kur e sheh këtë katastrofë, jo politikani, por ti duhet të jesh i pari ti thuash kombit tënd dhe botës, se qytetarë këtu nuk ka një proces gjyqësor për qytetarët.
Pse unë shtrova atë? Unë shtrova atë sepse janë, e po marr prap shifrën e vjetër, janë 150 mijë familje, nuk janë pak 150 mijë familje sepse secili nga të tjerët që nuk janë aty në ato 150 mijë mund të jetë njëra prej tyre. Atëherë ku do të shkojmë ne pa drejtësinë.
I ke dëgjuar ju ndonjëherë të shtrojmë këtë problem.
A e dini ju që nuk ka më gjykatë Administrative pothuaj. Do 15 vite. Kush është ai njeri që vjen të investojë në një vend ku duhet 15 vite për një vendim administrativ.
Ata që fshehin, ata shqiptarë që fshehin këtë katastrofë që u krijua, ata vetëm shqiptarë nuk janë. Mirëpo procesi gjyqësor është gjithnjë një proces shumë i rëndësishëm për ata që paraqiten për të kërkuar gjykim.
Ndaj dhe unë, këtë konsideroj emergjencën e emergjencave.
Kurse, politizimin e saj, është i faktuar, e kemi faktuar me 3 rezoluta. Politizimi i saj, jo rastësisht, nuk ka rastësi më, dy dëgjesa javën që kaloi, nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Njëra në Këshillin e Europës, unë me dy grupe parlamentare kryesore, ku paraqita të gjitha aspektet anti demokratike, të sistemit të sotëm të drejtësisë, përveç të tjerash, hiringu përveç këtij, u bë dhe hiring, me një vendim të jashtëzakonshëm sepse nuk bëhet hiring në këtë kohë që është, kanë një kod ata.
E dini pse e bënë hiring ata, sepse normalisht nuk bëhet, se Edi Rama thotë më ndërhytë, por e bënë sepse e panë se ai nuk ka adresuar asnjë nga rekomandimet themelore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të mëparshme. Po të ua lexoni diskutimet, ata i përmendin dhe u referohen atyre raporteve.
Ata u informuan se, Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Sara Mile dhe Edi Rama i thotë Suelit, se kontributi yt do të matet me votat që merr Sara.
Edhe unë i them Suelit se në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë më të rëndë për krimin monstruoz elektoral kushtetues po vazhdoi në këtë mënyrë. Tani i thotë Edi atij, prova jote është që të kuptohet se ke kontribuar, votat e Sarës.
Po në Durrës, Gysi me Pojën. Ky Poja nuk qenka Xhevdet Troplini është nipi i tij, nipi i tij paska marrë fuqinë e klanit aty. Ky qenka omnipotent me Gjushin. Gjushi ditë e natë, urithi i Durrësit dhe i krimit, nuk rri në shtëpi, rri në takime me malavitën, për të nxjerrë këtë e atë kandidat.
Mirë i them nipit të Troplinëve, Daci e ka mbiemrin apo si e ka, vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin, por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda, se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim. Po dhe ti mbledhin vetë bashkë me krimet e tjera, se nuk ju dalin dy jetë po ti kenë, për burg.
Po Bajrët, i transferoi Uluziu në Reç. Shkoni e keni në Reç, se kërkoi Safeti i tha nuk i kam duart e lira te 313, se më regjistrohen, do më çoni në Reç që të punoj . Dhe nga Reçi ai me 2-3 telefonat që ka marrë, çan telefonat kërcënon biznesmenët e me radhë.
Pra të gjitha këto e bindën Parlamentin Europian, komisionin më të rëndësishëm të këtij parlamenti për të bërë një hiring në prag fushate elektorale. Dhe aty kanë dalë të gjitha këto.
E u them këtyre kriminelëve që marrin pjesë, që zbatojnë urdhërat e Edi Ramës, vetëm Hëna mund të mbetet për ju, se mbi tokë vend nuk keni. Se po ju bëjmë kriminelë ndërkombëtar elektoral, emrat e tyre po shkojnë kudo.
O të më sjellës ti Sarën i thotë në parlament, ose do të shkosh në burg. Dhe ai rri tani terrorizon njerëz; më shpëtoni mua, votoni për Sarën. Është shumë e vërtetë. E kam këtu mesashin shumë të sakte. Ndaj dhe Europa reagoi, reagoi fuqishëm.
Nuk ka reaguar kurrë, nuk e la hiringun për pas zgjedhjeve, jo. Normalisht pas zgjedhjeve bëhej hiring dhe ja numëroi, jo i tha përpara njëherë, mos luaj me ne më, mos luaj me zgjedhjet.
Kurse aty në Këshillin e Europës, unë ju.
Sueli është në kërkim, Altin Hajri është në kërkim. Për këtë nipin e Troplinit nuk e di a është në kërkim apo jo, por do të marr informacion më të saktë. Se ky del tani, ky tani paska marrë të gjithë frenat në dorë të portit dhe të gjitha, qenka më i fuqishmi aty, bashkë me Gjushin.
Kjo është një betejë, por shqiptarët po e kuptojnë ama, po e kuptojnë shumë mirë dhe më vjen shumë mirë, jam shumë optimist. E theksoj edhe njëherë se, nga dita e themelimit të Këshillit të Europës e deri sot, i vetmi njeri që ka mbajtur fjalim dhe është anuluar darka apo dreka, është Edi Rama dhe rri e mashtron shqiptarët, nuk ka ndodhur.
E kjo ka ndodhur, ma thanë gjatë kohës që isha unë, jo një por dhe 4 zyrtarë të lartë të Këshillit të Europës sepse kishte folur si me qenë biri i Enver Hoxhës apo i Gedafit. Dhe nuk qe e rastit pse e futa në fjalën e time Gedafin dhe Enver Hoxhën, ata e kuptonin se pse e futa unë, të jem i sinqertë me ju.
Osman Stafa, News24: A keni bërë sondazhe se si, kanë reaguar qytetarët shqiptarë në lidhje me zotimin tuaj se do ta ribëni sistemin e drejtësisë, sepse së paku nga sondazhet e publikuara deri më tani, numri i qytetarëve që mbështesin SPAK është më i lartë se numri që ju keni si përqindje për të fituar zgjedhjet.
Sali Berisha: Sepse numri i qytetarëve që kanë probleme me drejtësinë është shumë më i vogël se sa numri i qytetarëve që nuk kanë probleme me drejtësinë. Por e vërteta është se në qoftë se sondazhet bëhen tek ata që kanë probleme me drejtësinë, këto që them unë, kanë aty mbështetje absolute.
Sepse mua nuk më ik asgjë, unë jap statistikat zyrtare. Votuesit nuk janë vetëm ata, por unë jam i detyruar t’i dal zot këtyre qytetarëve. Janë 150 mijë apo 230 mijë familje. A keni dëgjuar ju që një gjykatës të gjykojë 600 çështje në muaj?
Po kjo i tejkalon çdo lloj imagjinate. Kjo është bërë krejtësisht inekzistente. Ndaj dhe unë kam një muaj dialog me qytetarët, do ua shpjegoj.
Unë do luftoj edhe për ata që janë në burg. Sa janë ata? Ata janë gjithsej 5 mijë, por ama një e treta e tyre janë pa asnjë akuzë. Janë të pafajshëm me Kushtetutë.
Të tjerë janë në paraburgim, e kanë akuzën por nuk i çojnë në gjykatë se nuk ka kush t’i dëgjojë.
Pse janë ata të burgosur, pse kanë kryer krime ata, duhet të hesht unë për të drejtat e tyre?
Jo, nuk hesht unë për të drejtat e tyre. Se pastaj të drejtat bëhen përshesh, marrin fund.
Nuk ka thënë kush për Erion Veliajn më shumë se unë, por ama të drejtat duhet t’i respektohen.
Por jo merr dhe shkruan statuse se e pa që po fitonte terren. Edi Rama duhet të ndëshkohet për statuset që ka bërë. Kështu thonë, i ka shkruar ai statuset. Ai thotë nuk kam shkruar kurrë statuse. Po kush i shkroi statuset ku sulmohej prokuroria, Sali Berisha… etj. Redaktori. Redaktori është Edi Rama, e njohur kjo punë.
Pra është çështje e drejtë, unë do e mbroj këtë çështje sepse nuk ka kurrë drejtësi që ta kontrollojë prokurori gjykatësin. Iku ajo punë, mori fund. Pastaj ka vetëm prokurori.
A e dëgjuat sot, halli i mandatit. O zotëri, në qoftë se kryer detyrat në zbatim të ligjit, nuk mund të kesh frikë nga puna jote. Ja ku i ke kolegët e tu që kanë dhënë dënime me jetë, jo një, por disa, dhe i morët dhe i nxorët një nga një nga sistemi se dënuan kryebanditët e qeverisë dhe Partisë Socialiste.
Çfarë është kjo, të ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë nga puna e tij?
Jo mo, nuk ndërron Kushtetuta kurrë.
Po, Kushtetuta do ndërrojë, do hiqet e drejta në mënyrë të prerë që prokurori të kontrollojë gjykatësin e dosjes. Kjo nuk ndodh në botë dhe ai ndryshim është urgjent.
Po tjetër, për t’i zgjatur afatin, për t’i dhënë këtë apo atë, ta harrojë ai se ndryshon Kushtetuta për këtë.
Çfarë pësuan, na thuaj pak ku i ke dënimet tij? Prokuroria e krimeve të rënda ka dhjetëra dënime përjetë, kriminelë nga më të rrezikshmit, ku i ke ti? Nuk ke asnjë gjer sot se bën pazare.
Ky është i fiksuar, në çdo takim kërkon, na ndryshoni Kushtetutën për karrigen time.
Jo mor zotëri, nuk ndryshojmë Kushtetutën ne për karrigen tënde.
Ti tregon se ke frikë nga puna që ke bërë. Pse ke frikë nga puna që ke bërë, ke qenë prokuror në Skap, do shkosh prokuror prapë diku tjetër, në qoftë se ke punuar, në qoftë se nuk ke punuar, do përgjigjesh.
Një e dy, ndryshoni Kushtetutën thotë….
Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju gjatë kësaj kohe keni prezantuar platformën qeverisëse. E vlerësoni hapjen e fushatës nga ana e PD, vlerësoni takimet që zhvilloni me qytetarët, pak më herët denoncuat bandat kriminale të cilat po ndërhyjnë në zgjedhje. Cili është mekanizmi që do të përdorni për mbrojtjen e votës në 11 maj.
Sali Berisha: Them se kësaj here kemi bërë punën më të mirë se asnjëherë tjetër për mbrojtjen e votës. Kësaj here, sytë e Europës dhe të SHBA janë të katër të çelur dhe Edi Rama e di se janë të çelur dhe po shohin çdo akt të tij.
Ne po bëjmë transparencë në çdo veprim dhe transparenca është mekanizmi më kryesor për mbrojtjen e votës.
Ju e shihni se si po ndodh. Dje, drejtori i hipotekës të një qarku i thotë drejtorit të doganave, problem, thotë. Pse, i thotë drejtori. Kemi një problem se të gjithë punonjësit votojnë Sali Berishën, jo Edi Ramën.
E vërtetë kjo që po them në mënyrë absolute. Nuk ka, po i shterrojnë. Kështu që ato përpjekje që bën Sueli për të pru Sarën se do ia lehtësojë, çdo votë Suel, të them unë ty, edhe Safet a çfarë i keni emrat, çdo votë që do shkojë te kandidatë të caktuar nga Edi Rama, do t’u ndëshkojë ju.
Andon Kello, AbcNews: Ju në Strasburg denoncuat se vota në Shqipëri ka shkuar 100 euro për pensionist. Tani duke cituar policinë është kapur një person në Lushnje, ku një person ofronte 500 euro në këmbim të votës dhe dyshohet në emër të PD-së. Keni ju një koment për këtë.
Sali Berisha: Po të garantoj mijë për mijë, kjo është si rasti i Belerit, këto janë simulime sepse është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve sepse e dinë që fluturojë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj, dhe të garantoj se sapo të mësoj emrin e personit që ka marrë pjesë, përjashtohet në mënyrë përfundimtare nga PD.
Përjashtohet si agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i policisë kriminale, nëqoftëse është njëri që e ka bërë.
Pra ai që e ka bërë, unë do ta përjashtoj nga PD si njeri të rekrutuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu. Se e kanë si ekspertë të sigurimit të shtetit të vjetër.
Andon Kello, AbcNews: Shqipëria sot ulet në konferencën e 4-të ndër qeveritar me BE-në. Keni ndonjë urim për Shqipërinë?
Sali Berisha: Ky vendim është i katër muajve më parë. Është një skedulë e katër muajve më parë.
Por theksoj këtu, se për PD-në, integrimi i Shqipërisë në BE është interesi kombëtar.
E shpall çështje numër 1 të interesit kombëtar të Shqipërisë, yllin polar të programit tonë.
Në këtë kontekst, në qoftë se ka një forcë politike që ka dëshmuar seriozitet të plotë në procesin e integrimit dhe ka arritur çdo objektiv që ka përcaktuar, kjo është PD.
Sali Berisha nuk i shtrin dhe nuk do i shtrijë dorën asnjë njeriu, përveçse do punojë fort për të zbatuar në këtë vend, për të arritur në këtë vend, për të ndërtuar në këtë vend standardet dhe kriteret evropiane, të cilat janë rruga më e sigurt e integrimit të Shqipërisë në BE.
Po u tregoj një shembull, e kam thënë edhe herë të tjera.
Diskutonin për vizat. Unë nuk i kërkova kujt të na bëjë një favor.
Kisha vetëm një kërkesë, i kam thënë zonjës Angela Merkel në një samit: Zonjë, unë atë që kërkoj, ose të sjellë një delegacion, për të vërtetuar 130 kriteret që ishin se Shqipëria i ka plotësuar.
Zonja nuk ngurroi, por dërgoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gjermane. Tre ditë në mision ai, një nga një, bëri një raport të shkëlqyer.
Për NATO-n kam ndjekur të njëjtën praktikë.
Por tani ka një gjë, gjithë ky aktivitet antidemokratik i Edi Ramës, i Aleksandër Vuçiçit, jo vetëm i atyre, por edhe i të tjerëve, ka bërë që qeveria e re gjermane të dalë me një deklaratë me të cilën kthehet procesi i integrimit, mbetet në standby, në kuptimin që nuk mund të ketë zgjerim tjetër për reformimin e BE.
Dhe këtë e kanë në sintoni me qeverinë franceze.
Dhe kur këta dy faktorë bëhen bashkë, të garantoj se ai mur është i pakalueshëm.
Ai kalohet vetëm duke plotësuar çdo kriter, çdo standard. Dhe të garantoj se atëherë bëhet plotësisht i kalueshëm.
Nuk shkohet në BE me Taulant Ballën ministër, deputet.
Ky i ka vënë të gjithë deputetët me dosje në mënyrë që të luftojnë për jetë ose vdekje për grabitje votash përndryshe shkojnë të gjithë në burg.
Ndaj i ftoj të gjithë shqiptarët të mendojnë se nëse janë vërtet për integrimin, të votojnë forcën politike që ka dhënë prova të pakundërshtueshme se ajo integron.
Ka integruar në Këshillin e Europës, ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE, ka liberalizuar vizat, ka marrë rekomandimin nga KE për statusin e kandidatit dhe ka marrë festën dhe ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO.
Të gjitha këto në 8 vite.
Pra, ata që kanë ADN-në e integrimit, ata dihet se kush janë dhe të mos mashtrohen me pasaportën false të Edi Ramës, të cilën sot për sot nuk e pranon askush.
Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për pasaportën evropiane, të ikin nga Shqipëria.
Kaq është!