Berisha: Rama thikë pas shpine SHBA-së dhe NATO-s. Ky regjim po vret shpresën duke prodhuar vetëm ligësira.

FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME KANDIDATËT PËR BASHKITË 

Ju përshëndes përzemërsisht dhe shpreh kënaqësinë time të madhe që takoj sot, ekipin e fitores. Takoj përfaqësuesit e votës së lirë, takoj kandidatët për qytetarë të parë të këtij vendi, të cilët vijnë në procedurën më transparente, më dinjitoze për një vend dhe një komb. Kjo përbën një arritje madhore për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe në kushtet e një vendi, ku skandali dhe supërskandali janë tipar kryesor, ku vendimmarrja është obskurese çdo vend tjetër të Europës dhe më gjerë. 

Në kushtet e një vendi ku kandidaturat e krahut tjetër i përcakton droga, narkoeurot, bandat, klanet e tyre, prania juaj në garë elektorale është prania e misionarëve të vërtetë. Misionarëve për të çuar më përpara kauzën e lirisë dhe dinjitetit. Misionarëve për të përmbysur sistemin monist të vendosur me mbështetjen e mafias shqiptare, rajonale, evropiane dhe botërore. Edi Ramaarriti të vendosë në Shqipëri, monizmin e plotë. Të vendosë kontrollin e plotë dhe total në të gjitha pushtetet, sepse rrëmbeu votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. E shndërroi atë në një vlerë fiktive, jo reale. 

Shndërroi ndërkohë narkoeuron dhe grupet e saj, vendimmarrësin më kryesor për fatin e Shqipërisë, fatet e demokracisë shqiptare, fatet e vendit. 

Me shumë, shumë dhimbje, me shumë, shumë keqardhje informoj ju dhe shqiptarët se statistikat e fundit të Eurostatit, që deri në vitin 2021, informonin se 744 mijë shqiptarë e kanë lënë Shqipërinë për vendet e BE-së, kjo shifër para pak ditësh është azhurnuar dhe sot janë 935 mijë shqiptarë që kanë lënë Shqipërinë këto vite vetëm në BE, e jo ata që janë në SHBA, Kanada, Norvergji, pra në hapësirën jo Shengen, jo të BE-së. 

Kurrë në histori ky vend nuk është shkretuar nga një pushtim, apo një regjim siç po shkretohet këto vite. Sot një thirrje e përgjithshme është; të shpëtojmë Shqipërinë, ti dalim zot.  

Shqipëria po evaporon, po zhduket, po vdes me shpejtësi në këtë mënyrë. Nuk ka një vend tjetër në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35 % të popullsisë së vet. Këto të dhëna dramatike e bëjnë misionin tuaj edhe më jetik për vendin, për shpëtimin e vendit. 

E gjitha kjo vjen nga një politikë antishqiptare, ç’njerëzore që ndiqet ndaj këtyre njerëzve. Këtu kemi qenë dhe INSTAT i drejtuar nga Rama, nxori grafikun që nga viti 2007-2014, popullata në Shqipëri u rrit nga viti në vit. Dhe kjo është e vërtetë. Në këto vite u rikthyen mbi 180 mijë emigrantë shqiptarë. Dallimi ishte themelor; Shqipëria një vend shprese. Me ato të ardhura, ato kushte, por kishte shpresë.

Sot ky regjim, Edi Rama vret shpresën. Po si e vret shpresën ky? Vret shpresën duke prodhuar vetëm ligësira, vetëm fëllikshtira, vetëm skandale. Ky e vret shpresën duke vjedhur shqiptarët. Në mënyrë të pamëshirshme ky njeri që udhëton 137 udhëtime me çarter, me avion në dispozicion, me dhomë gjumi luksoze, sikur të ishte sheiku më pasur i gjirit. Ky njeri që mban vetëm për rrogat e pilotëve, shpenzon 300 milionë në vit, ky njeri i cili udhëton si sheikët me makina 500 mijëshe dhe deklaron se e bleu PS, se e ka bankë PS-në, ky njeri i cili thotë se firmos ‘fapfap fap’, për xhepat e tij, firmos për 420 mln euro  në kundërshtim flagrant me ligji. 

Keni dëgjuar ju rastin e zv/ministrit që e arrestuan se i tha punonjësja e thesarit se kjo nuk bëhet. Edi Ramës i tha dy herë, Agjencia e Prokurimeve Publike se kjo procedurë është antiligjore, por ajo ishte procedura që jepte para. Ai patë ju fushat e Sharrës si janë bërë miniera floriri për këtë hajdut. Atje plehrat i tarifojnë sikur digjen, në fakt atje as nuk seleksionohen, por diferenca është se për çdo ton futin 18 euro në xhep. Diferenca është 54 mln euro gjatë këtyre viteve ua kanë grabitur qytetarëve dhe bizneseve vetëm të qarkut të Tiranës. 

Qytetarët largohen, por nuk janë këto vetëm. Nëse vjedh dhe shpërdoron me administratë, siç thotë KLSH-ja, nuk po merrem me asnjë të dhënë tjetër. 122 miliardë lekë në një kohë kur fondi vjetor i pagave në Shqipëri është gjithsej 97 miliardë lekë. 

A ka krim më të shëmtuar. Por me këtë vjedhje, shqiptarëve çdo vit mund të ua dyfishojë rrogën. E jo që nuk iknin, por vinin në Shqipëri njerëzit. Shikoni pra si e vret ky shpresën e shqiptarëve. 

Ky e vret shpresën e shqiptarëve se shkelmon interesat e tyre, qoftë dhe personale, por edhe interesat kombëtare. Ky është shndërruar në një avokat të Beogradit. Sot është i vetmi kryeministër në Europë që kalonte nga Samiti në Samit, duke kërkuar që të mos i bëhej presion padronit të tij Vuçiç që të mos i bëhej presion për pranimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE-së kundër Rusisë. 

Defakto lobonte për Vladimir Putinin. Me fjalë të tjera thoshte se Serbia duhet të mbetet prapavijë e Rusisë në këtë luftë të çmendur, barbari ç’njerëzore. 

Ky është kryeministri që pastaj shkon e korrupton, blen, njeriun ndër më kryesorët në agjencinë e zbulimit për sigurinë e SHBA. Dhe ka krijuar kjo një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndryhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë, por nuk kalohet kjo, është e pakalueshme. 

Çdo ditë mediat e mëdha amerikane e trajtojnë këtë akt të turpshëm, të papërgjegjshëm. Në një aspekt ky është një akt armiqësor ndaj SHBA-së në fushën më sensitive, fushën numër 1, në fushën e sigurisë. Për atë vend dhe për çdo vend, fusha e sigurisë është fusha e parë më e rëndësishme, me distancë nga të gjitha të tjerat. 

Ky pikërisht në këtë fushë i fut një thikë pas shpine SHBA-së. Por nëse i fut thikë pas shpine SHBA-së që janë udhëheqësi i NATO-s, që janë përgjegjësi kryesor për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen e vendeve të lira, ti këtë akt e ke kryer jo vetëm ndaj atyre, por edhe ndaj NATO-s dhe vendeve të lira. Dhe kush e bën këtë, e bën kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s. Nuk e bën Llukashenko këtë, por e bën Tirana e Edi Ramës. Nuk ka faqe të zezë më të madhe se kjo, nuk ka turp më të madh e krim më të shëmtuar. 

Del e zvarritet si zvarranik nëpër media, jo po unë e takova kështu e jo e takova … Por kur i thoshte mik me krenari dhe kur kërcënonte kundërshtarët e tij me FBI, kur i paralajmëronte në parlament se do të shpalleshin non grata dhe nuk kalon Atlantikun se kishte, të korruptuarit, mbas vetes, që kishin tradhtuar detyrën dhe vendin e tyre dhe ishin bërë viktimë e një njeriu pa moral, pa karakter, pa nder, pa flamur, pa asgjë, siç është Edi Rama. Këtë ai e harron. 

Por duhet të jemi realistë. Sigurisht SHBA-së i ka bërë një dëm shumë të madh dhe dëmi bëhet i jashtëzakonshëm nëse miku i tij McGonigal, që u martua së fundmi me Edi Ramën, u ka dhënë të dhëna rusëve për rrjetin agjenturor të SHBA dhe vendeve të tjera. Sepse kjo do të kishte kosto shumë të lartë në jetë njerëzore dhe aspekte të tjera. 

Në të kundërt në rast se edhe atje kemi të bëjmë me një korrupsion banal siç e korruptoi ky, faqja më e zezë është dosja shqiptare. Ua them unë juve. Dhe kjo është arsyeja se pse nuk e lëshojnë. Dje Nju Jork Times i kushtoi një faqe të plotë në numrin e fundjavës. Numrin e dy ditëve. Sot CNN është marrë gjithë ditën me Edi Ramën. Nuk e marrin dot me mend se si mundet kryeministri i një vendi mik të veprojë në këtë mënyrë.

Si mund të trajtojë në këtë mënyrë njërin prej njerëzve më të çmuar për sigurinë e atij vendi. Por Edi Rama që në kontaktin e parë kishte detyrimin absolut, jo ta priste atë me ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit, por ta priste atë me të gjithë ekipin e sigurisë kombëtare, por këtë se bëri se donte ta kishte aset personal. 

Në fund të fundit, historia nëse McGonigal nuk faktohet agjent rus, por i korruptuar nga rusët dhe nga Edi Rama, ajo ç’ka mbetet, pasoja më e rëndë përveç aktit të turpshëm, sepse ai është vend i madh, vend i lirë dhe nuk mund të poshtërohet në këtë mënyrë. Nuk mund të sillet një kryeministër, i një vendi partner, kombi që i detyrohet më shumë se çdo kombi tjetër, me një praktikë të tillë armiqësore. Por përsëri pasojat më të rënda të këtyre veprimeve ishin në Shqipëri.

Imagjinoni për një moment, vendi i madh i lirisë, që rrezaton vlera në mbarë botën, që udhëheq për shtetin ligjor, vendi që në emër të asaj që quhet ‘barazi para ligjit’ kontrollon si shtëpinë e qytetarit dhe të Presidentit. Imagjinoni ju në aparancë dhe vetëm në aparencë e them këtë, i angazhuar për të shkatërruar demokracinë në një vend. Sigurisht këta nuk përfaqësonin SHBA-në, përfaqësonin Edi Ramën, variantin më të zi të mafiasshtetërore. 

Se cilat ishin efektet konkrete, ishin një agresion i tmerrshëm ndaj kujt, ndaj opozitës shqiptare. Pse çfarë po bënte kjo opozitë? Opozitë demokratike e cila kishte marrë pjesë në zgjedhje dhe nëse kishte kryer një veprim të paligjshëm me financimin e lobistit, ajo bëhen çdo gjë në mënyrë transparente, por jo për ta mrrë peng atë. Edi Rama e porositi McGonigal, heto për Nik Muzin. Edi Rama nuk kishte hallin e Muzin, por hallin e PD-së dhe Lulzim Bashës. Por ku përfunduan thoni ju. Edi Rama i hap dosje për larjen e parave Lulzim Bashës, sepse Nik Muzin deklaroi se kam marrë 720 mijë dollarë nga LulzimBasha. 

I hapi dosjen, ja mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatë të Lartë duke i thënë se të kam në dorë, ke 6 vjet burg minimumi, e futi në xhep atë dhe kjo ishte faza e parë e nënshtrimin dhe shkatërrimit të opozitës. 

Tani pasi e futi mirë në xhep atë dhe e shifni si flet ai, e shifni ju, njeriu më i papërgjegjshëm që mund të bëhet, nuk ndjen asgjë, për askënd, përveç vetes vet. As sot nuk thotë mori apo nuk mori para ruse. Nëse nuk mori, ku i mori paratë? Personi publik ka përgjegjësi publike përndryshe çfarë je ti. Pra as sot nuk thotë. Por kjo ishte vetëm etapa e parë.

Etapa e dytë e këtij skenari, ishte goditja e atyre që mund të prishnin ujdinë bashkëqeverisjen mes PD e PS. Ishte gjithçka për pushtetin e Edi Ramës. 

McGonigal nisi hetimet, jo për ligjin se ka rrugë tjetër për të nisur hetimet, rrugë ligjore si në Shqipëri dhe SHBA, ka kanale ligjore dhe këto kanale janë Prokuroria e Tiranës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë së SHBA, nuk janë fluturimthi. I nisi për llogari të pushtetit të Edi Ramës. 

Por a punoi kush më shumë për pushtetin e Edi Ramës në publik, sesa Guvernatorja Yuri Kim. A ka njeri që të ketë bërë gjithçka publikisht para shqiptarëve, se shqiptarët nuk dinin gjë për McGonigal, se këto ishin të gjitha këto ishin pasoja që i bëri gjyqin dhe futi në xhep Lul Bashën. Ka njeri tjetër? Ua them unë ju, ta dini dhe ta dijë çdo shqiptar. 

Në takimin që zhvilloi me ambasadorët e vendeve mike në Tiranë për ti informuar ata për non gratën time, në fundi thanë; zonjë këtë e bëtë për të ndihmuar Edi Ramën, për të shkatërruar opozitën dhe për të ndihmuar qeverinë dhe ne nuk e pranojmë një gjë të tillë.

Kjo ishte e vërteta, duhej me çdo kush që opozita të ishte një stoli, fasadë e Edi Ramës. A ishte kjo një fazë e tmerrshme, fazë e dytë  në rrafshin mes veprimeve të McGonigal dhe Yuri Kim, nuk ka asnjë dallim. Dhe ne do ti themi këto sepse unë kuptoj çdo gjë. Dëmet e mëdha që ju bënë partnerit të madh, por edhe ky vend i vogël, u godit në zemër të demokracisë, u godit opozita. Pa opozitë nuk ka demokraci. Pa opozitë ose ka diktaturë ideologjike, teokratike, mafioze krimi e droge e ne të tillë jemi sot.

Nuk mjaftoi kjo fazë e dytë, se prap e dyta nuk dha efektet e pritshme. Demokratët u ngritën dhe nuk pranua asgjë të pavërtetë, u ngritën ën të drejtën e tyre për të mbrojtur idealet, për të cilët ata kishin qëndruar që në ’90 e deri më sot, që kishin sakrifikuar më shumë se kushdo tjetër, burgjeve dhe kampeve të diktaturës hoxhiste. 

Pastaj duhej etapa e tretë. Etapa e tretë o burra tu marrim logon dhe të mos hyjnë në zgjedhje, në mënyrën siç ka 60 bashki sot, ti ketë dhe në 14 maj 60 bashki në xhep. Po pse jo. A nuk e përgëzoi, nuk e nxiti për zgjedhjet lokale që të shkelte parimet themelore, diplomatë mbështetës të verbër të Edi Ramës. Ne e kishim një precedent në vitin 2007, Edi Rama nuk donte të hynte në zgjedhje, kurrsesi, në atë keqësinë e tij, ai kërkonte me çdo kusht që të vendosej monizëm për të sulmuar. Por unë nuk e pranova kurrë atë. U shty dhe data e zgjedhjeve pa asnjë motiv. Bënte si njeri i shpërfytyruar nëpër zyra, por zgjedhje moniste nuk do të bëja. 

I thashë shiko; 1 vit e shty dhe 2 vjet i shty dhe zgjedhje moniste nuk bëhen në Shqipëri. Nuk jam unë për të rikthyer monizmin. Përgjegjësia mbetet e jotja dhe PS që nuk vjen në zgjedhje, por zgjedhje moniste nuk bëj unë. Ju e dini, u shtynë zgjedhjet nga tetori në shkurt, dhe në fund u detyrua se nuk kishte ku të shkonte. Kurse ky.. i shtyu zgjedhjet presidenti, e hodhi në Gjykatë Kushtetuese për shkarkim se donte me çdo kusht të kapte të gjitha pushtetet. Armik i  pluralizmit, demon i pluralizmit. 

Në vend që të thoshte; faleminderit president që i shtyve zgjedhjet dhe të kapnin për zverku Lulzim Bashën, tha jo dhe hyri në zgjedhje. Ama pati edhe bekime. Shqiptarët kanë memorie, ata që bekuan, bekuan monzimin dhe e bënë nga interesa personale dhe jo nga parimet që ndan vendi i tyre. Sepse nuk është vetëm një McGonigal, jo jo. Ky ka shpërndarë dhe shpërndan me Duçkat e tij, shuma, blen deklaratat, qëndrime dhe vendime kundër opozitës dhe ndaj Shqipërisë. 

Ky është i pashpresë, një kufomë e pakallur. E shikon se SHBA çdo ditë nuk i ndahet, e ju garantoj se edhe ne çdo ditë nuk i ndahemi edhe nuk do ti ndahemi, gjersa ti japim vendin e merituar. Nuk ka qeverisje, nuk ka demokraci, nuk ka sistem me këtë njeri, nuk ka votë të lirë me këtë njeri. 

Ndaj dhe ju ftoj të shumëfishoni përpjekjet tuaja në këtë fushatë elektorale. Çdo orë që kalon është një orë e çmuar për ju dhe komunitetin tuaj. Fitorja në këto zgjedhje ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike. Keni të gjithë potencialet, për të fituar zgjedhjet. Kemi detyrë gjithashtu sigurisht që në emër të kësaj fitoreje të mobilizojmë të gjithë fuqinë tonë për të nxjerrë nga skena një demon pushteti. Të ju garantoj ju se në shpirtin e zi, nuk dallon, por është një klonim besnik i të atit të tij xhelat. Në pamje të parë intelektual, në pamje të parë skulptor, por që nuk ngurronte të firmoste varjen në litar të një intelektuali tjetër, të një poeti tjetër, që me poezitë e tij, u thoshte shqiptarëve të vërtetat më të mëdha. U fliste për erën e Helsinkit, të drejtat e njeriut, u fliste për Kosovën. Këto ishin krimet e Havzi Nelëspër të cilat firmosi varjen në litar Kristaq Rama. 

Çfarë po bën Edi Rama sot. Edi Rama përdor McGonigal si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare. Përdor McGonigaltë tjerë me pagesë, kundër opozitës shqiptare. Përdor gjykatës si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare. 

Atëherë ne do të merremi me Edi Ramën, me Edi Ramën dhe vetëm me Edi Ramën. Largimin e tij sa më shpejt, një ditë e më parë nga pushteti. 

Fitoren e PD-së dhe ju uroj fitore. 

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale