Berisha: Rama po përdor fjalorin banal që të heqë qyrkun e kryehajdutit. Shqipëria është në mjerim, ai krihet duke u tundur!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT PËR BASHKINË LIBOHOVË, ADIL XHELILI

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi në një takim entuziast kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Libohovë, z. Adil Xhelili. Berisha shprehu bindjen se Libohova do të votojë me 14 maj për ndryshimin.

Berisha deklaroi se kandidatura e regjimit është përzgjedhur jo nga vullneti i socialistëve, por nga Mirela Kumbaro, duke cilësuar atë të fundit si ‘zonja e sherrit’ dhe ‘korrupsionit’. Ai ka risjellë në kujtesë se dosja e Kumbaros është e mbushur me abuzime në ministrinë e Kulturës, dhe se për aferat e saj korruptive ajo duhet të dënohet 6-12 vite burg.

Lideri i PD, Sali Berisha ka denoncuar aferën skandaloze të Elira Kokonës që në emër të shtetit shqiptar i vendoste gjoba po shtetit në Gjykatën ndërkombëtare dhe paratë i ndante me Ramën.

Gjithashtu, Berisha komentoi mënyrën sesi kryeministri po e përdor fushatën e tij në një mënyrë me fjalor skandaloz dhe tallava, kur nga ana tjetër shqiptarët janë në mjerim. Po ashtu, Berisha theksoi se kjo taktikë e përdorur nga Rama bëhet për të hequr vëmendjen nga vjedhjet e tij që bën thjesht duke firmosur.

FJALA E PLOTË

Një përshëndetje të përzemërt për këtë takim të zjarrtë me të cilin ju dëshmoni se 14 maji do të jetë dita e fitores historike të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, dhe kandidatit tonë të shkëlqyer, birit të shkëlqyer të Libohovës. Qytetarit që mishëron virtytet më të arrira të banorëve të këtij qyteti dhe të kësaj bashkie. Njeriut punëtor, të përkushtuar që paraqiti sot para jush një program të shkëlqyer.

I dashur z.Shehu, drejtues politik i fushatës elektorale për qarkun e Gjirokastrës. I dashur z.Shehaj, kryetar i degës Gjirokastër. Të dashur Dasho, Altin, Bexhet, Ylli, bashkëpunëtorë dhe miq të mitë. Ju përshëndes përzemërsisht.

Miqtë e mi!

Kam nder të madh që paraqes sot te ju edhe njëherë kandidatin për qytetar të parë të Libohovës, z.Adil Xhelili. Dëgjova me interes të veçantë programin e tij, i cili buron nga dashuria e tij për Libohovën dhe qytetarët e saj. Buron nga vizioni i tij i shkëlqyer për t’ua kthyer këtë bashki qytetarëve. Për të qenë një shërbëtor kokëulur i secilit prej jush, por njëkohësisht një drejtues me vizion i kësaj bashkie e cila është njëlloj bizhuje margaritari në historinë e kombit për burrat e saj, për rolin që ka luajtur, për emrin që mbart shekull pas shekulli.

Miqtë e mi!

Këto ditë kam kaluar në disa nga bashkitë, ose shumicën e bashkive të jugut. Kam takuar qytetarë, kam takuar dhe kandidatët tanë për kryetar bashkie. Unë mund t’u them ju se tek Adil Xhelili, Thanas Maneka, Ardit Cikuli në Sarandë, Ilir Mehmeti në Delvinë, Fatmir Shero në Konispol, Baftjar Imeri në Tepelenë, Albert Malaj në Memaliaj, Arjan Kasaj në Këlcyrë, dhe Edmond Komino në Përmet, kam gjetur qeveritarë të vërtetë të cilët janë të denjë për çdo kabinet qeversës të këtij vendi. Janë të denjë për detyrat që marrin nga ju.

Të gjithë këta janë paraqitur me programe për të ngritur bashkitë e rrëzuara përtokë nga kjo qeverisje. Të gjithë këta janë dhe vijnë nga procesi më i lirë, më demokratik në historinë e këtij vendi.

Këtu në Libohovë në këtë sallë dhe tek rrapi kam paraqitur shumë herë kandidatë për kryetarë bashkie, kandidatë për deputetë. Por kësaj here vij me kënaqësi të veçantë, se paraqes para jush kandidatin tuaj, kandidatin e votës suaj të lirë, kandidatin e dinjitetit tuaj. Dhe ky është standarti më i mirë demokratik, njëlloj siç vendosëm në vitin ’90 pluralizmin në Shqipëri, kësaj rradhe vendosëm pluralitetin në zgjedhje nga ju të kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit.

Ndodh rëndomë që dy vëllezër, njëri të jetë në një parti, tjetri të jetë në një parti tjetër. Ndodh, dhe ka ndodhur edhe me ne. Ishte kryetar i PD, të shoqen e kishte anëtare të partisë tjetër. Këto janë për njerëzit e emancipuar gjëra normale. Por tani dua të them dy fjalë këtu.

Z.Xhelili vjen para jush dhe para qytetarëve të Libohovës në një proces dinjitoz, me një proces të hapur. Ka dalë para jush dhe ju ka kërkuar besimin, ju ka kërkuar votën, ju ka shprehur mendimet. Ai kandidati tjetër, vjen para jush as më pas e as më shumë, sesa kandidat i ndrikull Kumbaros, “ndrikull sherrit”.

Absolutisht, do t’i qendroja fjalës së parë që edhe vëllezërit të jenë në parti të ndryshme, por tani dallimi bëhet si nata me ditën, sepse zotëria që garon për rilindjen nuk ka marrë asnjë votë nga asnjë socialist. Është promovuar dhe kandiduar nga ndrikulla e cila po të kishte një mbiemër të dytë do të mund të quhej Mirela Sherri. Po të kishte një mbiemër të dytë do mund të quhej Mirela Korrupsioni.

Se kjo zonja Kumbaro, që ta dini ju e ka dosjen plot, edhe e garantoj që ajo dosje do ta ndjekë gjithë jetën e vet. Ajo ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme me tenderat në Ministrinë e Kulturës. Kjo zonja Sherr, ka mbajtur Sekretare të Përgjithshme për shumë kohë, derisa i çoi Edi Ramës një zonjë tjetër të quajtur, Elira Kokona, mbesa e Petrit Dumes.

Zonja Kokona në një kohë që organizonte të gjithë tenderat në Ministri të Kulturës, sipas standarteve të ministres bënte avokaten në Strasburg dhe në gjykatën e Tiranës të klientëve që kishin paditur shtetin. Në historinë e botës, veç me ndrikull Kumbaron dhe Edi Ramën, kjo nuk mund të ndodhë.

Tani, çfarë ndodhte?

Sigurisht, si avokate që klientët kishin paditur shtetin në Strasburg dhe shuma shumë të mëdha. Paratë që iu merrte klientëve në gjykatat e Tiranës që kishin paditur shtetin, i ndante me ministren, kryeministren, me qeveritarët. Se ndryshe ajo duhet të ishte sot e dënuar të paktën 6-12 vite burg. Kurse e mbrojnë paratë të cilat i ka dhënë zonjës Sherri dhe z.Rama.

A e kupton përfaqësuesi këtu i forcës tjetër se kë përfaqëson? A e kuptojnë qytetarët se ai përfaqëson një ministre, e cila është nga më abuzivet? A kupton ai se përfaqëson një kryeministër, një parti e cila ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e tmerrshme të varfërisë. Ku shkojnë shqiptarët? Pse ikin shqiptarët? Pse nga Libohova janë larguar 40% e banorëve të saj? Pse nga Shqipëria janë larguar 35% e banorëve? Shkaku është një dhe vetëm një varfëria, dhe tirania e varfërisë.

Dara e varfërisë shtrëngon çdo ditë. Ndrydh çdo ditë jetën dhe mundësitë e tyre, dhe ata largohen diku tjetër për të ndërtuar jetën. Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, sepse në konventën e OKB, gjenocid quhet në nenin 3 kur krijon kushte të kalkulueshme për largimin e njerzve. Çfarë ndodh? A nuk arrestoi ai 37 mijë vetë për fatura dritash? Po në botë nuk ka ndodhur kurrë, as në diktatura, sepse çështjet civile janë civile dhe nuk janë kurrë çështje penale.

Kurse ky, i pashpirt përdori faturat e dritave dhe të ujit për të mbushur dhe stërmbushur burgjet. Për 35 dollarë ka varë tjetrin veten në burgun e Lushnjës. Sa vrasje të tjera. Dhjetëra e mijëra të tjera janë larguar.

Ja pra, që Adili dhe ai tjetri përfaqësojnë dy botë të ndryshme krejtësisht. Po pse ikin shqiptarët? Pse kjo tirani varfërie? Një shkak dhe vetëm një. Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Jeni dëshmitarë, sesi nga viti 2005 deri në vitin 2013 rrogat dhe pensionet u dyfishuan. Madje rrogat pak më shumë se dyfish. Por jeni dëshmitarë, se po në atë periudhë janë ndërtuar mbi 11 mijë km rrugë. Po në atë periudhë janë ndërtuar dhe rindërtuar 1300 shkolla dhe kopshte. Po në atë periudhë për të realizuar këto është marrë dhe borxh, dhe kemi rritur borxhin nga 58.2% në 62.6%, pra e kemi rritur borxhin 4.4%.

Edi Rama ka rritur borxhin nga 62.6% në 107%, ka marrë 5 miliardë euro borxh. Me 5 miliardë euro, Edi Rama mund të rriste rrogat 8 herë. Me 5 miliardë euro mund të rriste rroga e pensione së bashku mbi tri herë. Ato nuk i rriti, përkundrazi. Çmimet u rritën çdo vit.

Dhe kjo rritje, nga viti 2021-2022, kur vuri bordet ky, i ka kushtuar çdo qytetari shqiptar 430 mijë lek më shumë vetëm për naftën dhe ushqimet, sesa një vit më parë. Pra, i ka kushtuar çdo pensionisti dy pensione. I ka kushtuar çdo rrogëtari një rrogë. Ndaj, edhe ikin shqiptarët. Në vitin 2007-2014, numri i shqiptarëve në Libohovë, Gjirokastër dhe kudo në Shqipëri rritej nga viti në vit. Kurse, nga viti 2014-2022, në 8 vite u larguan mbi 1 milionë shqiptarë.

Si mund të përfaqësojë një njeri me integritet këtë forcë politike. Shkatërrimtare! Nuk janë socialistë ata. Harrojeni këtë. Socialistër vuajnë njësoj si ju. Ata janë rilindas. Janë sekti më i pashpirt, më hajdut që kanë njohur trojet shqiptare në të gjitha kohërat.

Ndaj edhe, thirrja ime më 14 maj, votoni bashkimin për fitore, votoni Adil Xhelilin.

Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Libohovës. Beteja që bëhet më 14 maj është një betejë në njëfarë mënyrë midis pluralizmit, dhe monizmit ekstrem, pushtetit absolut. Edi Rama sot ka futur në dorë, dhe kontrollon pushtete. Ju garantoj, përveç faktit se nuk ka burgje, kampe përqendrimi dhe skuadra pushkatimi, por në çdo aspekt tjetër kontrollon më shumë se çdo diktator dhe çdo shtatr në historinë e këitj vendi.

Ai e përdor atë pushtet për gjithçka në funksion të tijin, gjithçka për pasurimin e tij, gjithçka për interesat e tij. Çfarë ka ndodhur?

E keni dëgjuar tek thotë para kamerave, se unë firmos, thotë, më vijnë ato vendimet, dhe firmos paf-paf-paf, e fap-fap-fap. Çfarë firmos? I firmos të gjitha për xhepin e tij. Ka firmosur 420 milionë djegësat që nga viti 2014 e deri më sot, dhe asnjëri preej tyre sot nuk ekziston më. Sepse është ndërmarrja e tij. Po merr, po rrëmben portin e Durrësit, 5 miliardë me një arab, miliarder ai. Por problemi është se do që të bëhet dhe ky miliarder si Alabari. Nuk ka të ngopur!

Tenderat. E gjithë familja e tij me dhjetëra e qindra tendera baxhanaku, thjeshtra e të gjitha të tjera me radhë. Atëherë, të gjithë qeveritarët vazhdojnë nën shembullin e tij. A mund të vazhdohet më tej? Do të thotë të shkelmojmë mbi veten tonë. Nuk duhet ta pranojmë kurrë një gjë të tillë.

Më 14 maj, duke votuar Adil Xhelilin, ju keni votuar ndryshimin. Duke votuar bashkimin për fitore, ju keni votuar ndryshimin. Ju keni votuar që pasuritë tuaja përrallore të shndërrohen në mirësi, në të ardhura për ju. Përmëndët rrugën e Çajupit. Por cili ishte qëllimi i saj? Qëllimi i saj ishte që Gjirokastra të kishte turizëm malor. Që Zagoria të kishte turizëm. Ay ku e lamë, aty e la. Asgjë! Dhe po kështu kudo, sepse do të investojë aty ku vjedh më shumë.

Ndërton 1 km rrugë autostradë në fushë me 24 milionë euro, ndërkohë kudo në botë kushton 12 milionë euro në fushë. Autostrada që po ndërton Greqia nga Janina në Kakavijë, kushton 4 milionë euro. Këta vjedhin në mënyrën më të papërmbajtur.

Vini re fushatën e tij. E nisi me lopatë për t’u paraqitur si tjetër, se nuk është ky hajduti. 2 metra është, që vjedh me firmë nga mëngjesi në darkë, dhe mendoi se me lopatë do të mund t’ju gënjente ju.

E pa që lopata nuk po i funksionon, dhe tani kalon burri kryeministër nga takimi në takim me fjalorin më banal, më të ulët vetëm e vetëm që të mund të heqë në një farë mënyrë qyrkun e kryehajdutit të Shqipërisë. Ai beson se, duke përdorur fjalët më banale, krahasimet më vulgare, ju do harroni vjedhjet, do harroni katastrofën dhe do të merreni me efektet që do të krijojë me atë fjalor të turpshëm, me ato qendrime që hidhet kërcen poshtë e përpjetë, në një kohë kur Shqipëria vajton, është në mjerim, ai krifet duke u tundur dhe shkundur, sikur këtu është parajsë. Gjithçka me efekte mashtruese për qytetarin.

A duhet të mashtrohemi ne më? Edi Rama ka mashtruar. Në fushatën e parë, ai premtoi shëndetësinë falas. Sot, shëndetësia është absolutisht më dobët në organizim, në shërbime, sesa ishte në vitin 1960.

Ua thashë edhe në Dropull. Mbrëmë një njeri Gjirokastrit e kapi apendesiti. Edhe ai është operuar me apendesit. Po ai u rrethua nga 7-8 mjekë, kurse ky nga Gjirokastra nuk kishte mundësi të operohej. U detyruan ta nisin nga Gjirokastra në Tiranë për të operuar apendesitin. Nuk ka ndodhur kurrë kjo në 80 vitet e fundit. Ndodhi në këtë shkatërrim të tmerrshëm që i ka bërë sistemi shëndetësor.

Dhe vet, me avion në dispozicion me dhomë gjumë, Unë i them këtu, përdor çdo fjalë të pisët. Qarkullon në gojën tënde çdo gjë, por shqiptarët nuk të harrojnë ty kurrë. Sepse në kohën kur ata marrin dhenë, ti shëtit me avion me dhomë gjumi. Nuk të harrojnë kurrë, se në kohën kur ata numërojnë kafshatën, ti blen vazon e drurit 4 milionë euro në oborr të Kryeministrisë. Nuk të harrojnë kurrë, se ti sapo more detyrën OSBE të denoncoi me raport, se ke të fshehura 200 milionë euro në llogaritë offshore, dhe nuk the dot një fjalë, nuk kundërshtove dot asgjë.

Nuk t’i harrojnë dot shqiptarët këto. Nuk harrojnë shqiptarët me dhjetëra, qindra tendera që fitojnë familjarët këtu në kundërshti flagrante në çdo ligj. Ndaj dhe ai, nuk vjen dot të ballafaqohet, sepse i dalin të gjitha. Dhe meqënëse nuk vjen dot, nuk vijnë dot as bashkiakët e tij, se kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Ndaj nuk edhe debate. Të vijnë, të dalin këtu përpara, të bëjnë bilancin.

Nga ana tjetër, unë iu them qytetarëve të Libohovës, se Altini do transformojë jetën këtu. E dëgjuat. Po e di se çfarë do të thotë përgjysmim takse? Do të thotë përgjysmim biznesesh, dyfishim punësimi.

Këtu, para disa vitesh ishin 60 kompani ndërtimi në Libohovë. I këputi me taksa, ikën. Do të thotë luftë kundër informalitetit. Adili do bëjë gjithçka që pasuritë, resurset t’i gëzoni, të jenë në dobinë tuaj. Mbi të gjitha, duke votuar Adilin, 1-shin, Bashkimin për fitore, ju votoni ndryshimin dhe unë ju garantoj, që kohërat e Edi Ramës pas këtyre zgjedhjeve do të jenë shumë të shkurtra. Ai e ka kuptuar këtë.

Ai përpara ka dy takime të tmerrshme. Një, ka takimin me popullin opozitar, i cili do t’i presë biletën, dhe do ta bëjë përgjegjës për të gjitha vjedhjet e tmerrshme, dhe aktet që ka kryer. Po e ka edhe një takim, absolutisht 100% të sigurtë me drejtësinë amerikane. E pret McGonigal, sepse i ka dhënë 225 mijë dollarë ryshfet me këshilltarin e tij. Dhe ai po gjykohet atje për ryshfetin shqiptar.

Nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësin, dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin. Ndaj edhe ne, fillojmë ndryshimin më 14. Ta bëjmë gati, dhe para se të na kërkojnë ekstradimin, ta vendosim aty ku e meriton. Shqipëria monizmin nuk e meriton, duhet të ndahet përgjithmonë prej tij.

Me këtë rast, u bëj thirrje këto javë që kanë mbetur, të trokisni në derën dhe zemrën e çdo banori të kësaj bashkie. Ju garantoj se, ndryshimi më 14 maj, do të jetë një ndryshim cilësor në jetën e secilit prej jush. Në jetën e çdo banori të kësaj bashkie dhe të Shqipërisë, që do të jetojë me nder, dinjitet, dhe me dashurinë për vete, familjen dhe Shqipërinë.

Zonja të nderuara!

Unë kam një thirrje për ju. Për nënat, motrat, vajzat, gratë e Libohovës dhe gjithë Shqipërisë. Unë mund t’u them se kurrë ndonjëherë, vota juaj nuk ka qenë më përcaktuese për fatin e familjes shqiptare, sesa kjo më 14 maj. Çfarë po ndodh sot me gruan, nënën, motrën shqiptare?

Ajo është më e rrezikuar se kurrë. Në një javë vriten 3 gra. Në 10 ditë vriten 5 gra. Një kryeministër, më thoni pak. Çfarë dëgjuat ndonjë fjalë prej tij për këtë krim makabër që në të gjithë Europën po ta marrësh, nuk gjen të vrara 5 gra në 10 ditë. Asnjë fjalë! Është mizogen. Dhe nuk e them këtë vetëm për thashethemet që ekzistojnë për dhunën e tij në familje, nuk merrem më të.

E them këtë, sepse sot dhuna në familje ka arritur kulmin. Sot dhuna në familje duhet të jetë një problem madhor për qeverinë dhe shtetin. Sot mbrojtja e grave dhe e vajzave, duhet të përparësi absolute, dhe përkundrazi, nuk është kurrëkund.

Po ka edhe jë arsye tjetër edhe më madhore. Me këtë ideologjinë e George Sorosit që zbaton ky, synon shkatërrimin e plotë të familjes. Ju keni dëgjuar, kanë filluar nëpër kopështe e shkolla Prindi 1, Prindi 2. Çfarë është kjo, Prindi 1, Prindi 2? Ky është asgjësimi i familjes. Pra, fëmija të kthehet nga shkolla dhe të adresojë Prindi 1, Prindi 2. Të mos përdorë shenjtërinë e fjalës nënë, dhe fjalës baba. Ky është një realitet. A mund të vazhdojmë ne?

Familja është jetike, e shenjtë. Familja e ka sjellë kombin. Jo vetëm ne, por të gjitha kombet. Dhe kjo rrymë çnjerëzore që synon të denatyrojë familjen, duhet të ndalet. Ne qendrojmë mbi vlerat. Familja është vlerë kryesore, njerëzore dhe hyjnore. Edhe për këtë, ju që jeni kryefamiljarët me morale në familje, duhet të ngrini zërin tuaj, të gjithë energjinë tuaj t’ia përkushtoni të gjithë këtij ndryshimi. Të bisedoni me çdo zonjë, vajzë, nënë, gjyshe.

Të mbështesim Adil Xhelilin. Të votojmë 1-shinin, koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Pra, ka një motiv të madh në këto zgjedhje, dhe ju garantoj j u se në qoftë se vajzat dhe gratë e Shqipërisë vendosin të marrin rolin që u takon, shpëtimtare në këto zgjedhje. Ato do ta shpëtojnë Shqipërinë, Libohovën, Gjirokastrën, shoqërinë shqiptare.

Nderim të madh ju, të gjitha grave e vajzave shqiptare kudo që janë.

Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale