KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se gjatë fjalës së mbajtur mëngjesin e sotëm ka fyer studentët dhe gjimnazistët, u bën thirrje policëve të mos veprojnë kundër protestuesve dhe kërkon krijimin e një qeverie kujdestare për zgjedhje të lira. Ai i ka bërë thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen e menjëhershme, duke deklaruar se protesta e studentëve dhe të rinjve nuk do të ndalet deri në largimin e tij nga pushteti.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha akuzoi Ramën se ka përdorur gjuhë fyese ndaj studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë kundër qeverisë, ndërsa e cilësoi kryeministrin si përgjegjësin kryesor për përshkallëzimin e situatës. ‘Sot, Edi Rama me gjuhën e një narkobanditi ordiner, përdori çdo etiketë kundër studentëve, kundër gjimnazistëve që në të vërtetë janë në një mision liberator, në një mision të vërtetë çlirimtar të një populli nga diktatura më e egër që ai ka njohur në histori’, deklaroi Berisha.
Kryetar i PD-së Sali Berisha tha se Rama i ka quajtur protestuesit ‘të pashkollë’, ‘injorantë’ dhe ‘terroristë’, duke e akuzuar për përpjekje për të delegjitimuar revoltën rinore. ‘Edi Rama kërkon me çdo kusht të shkojë drejt konfliktit të gjerë’, u shpreh Berisha, duke u bërë thirrje qytetarëve, mësuesve dhe sipërmarrësve të solidarizohen me studentët.
Ai i ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të mos përdorin forcën kundër protestuesve dhe të refuzojnë, sipas tij, urdhrat që i shndërrojnë në mbrojtës të kryeministrit. ‘Mos qëlloni mbi studentët, mbi gjimnazistët, dorëzoni kapelet, dorëzoni detyrën’, deklaroi Berisha. I pyetur për bonusin prej 2,500 eurosh që Edi Rama do të ju japë policëve që do të dhunojnë protestuesit, Berisha u përgjigj: ‘Braktisni detyrën, kaloni në anën e studentëve, kjo është thirrja ime për çdo anëtar të policisë së shtetit’. Ai akuzoi gjithashtu prokurorinë se nuk po përmbush detyrimet e saj përballë dhunës ndaj protestuesve, duke deklaruar se sjellja ndaj demonstruesve dhe dëmtimet e shkaktuara meritojnë dënimin më të madh.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike për largimin e menjëhershëm të Ramës, krijimin e një qeverie kujdestare dhe realizimin e reformës zgjedhore. ‘Partia Demokratike ka shpallur dje në mënyrë të qartë qëndrimet e saj. Së pari, ajo kërkon largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, dorëheqje të menjëhershme. Së dyti, krijimin e një qeverie kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe reformën zgjedhore’, tha ai.
Lideri i opozitës Sali Berisha, deklaroi se do të vijojë mbështetjen për protestën studentore dhe hodhi poshtë mundësinë e një tërheqjeje të saj. ‘Nuk ka dialog Edi Rama me ty, ja ta them dhe unë. Jep dorëheqjen që të bëhet zgjidhje politike. Kthim prapa kjo revoltë nuk ka’, theksoi kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

FJALA E PLOTE:
Sot Padrinoja i Shqipërisë, kreu i narkoshtetit, nisi ditën me një ligjëratë, e cila ngjante si dy pika uji si e shkruar nga i ati i tij xhelat, që me gjakftohtësi firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë për vargjet e tyre.
Ai nisi ditën e punës si bastard i tij, por dhe nip i një xhelati tjetër të diktaturës që kërkonte të fuste tanket dhe mitralozat studentëve në vitet ’90.
Sot, Edi Rama me gjuhën e një narkobanditi ordiner, përdori çdo etiketë kundër studentëve, kundër gjimnazistëve që në të vërtetë janë në një mision liberator, në një mision të vërtetë çlirimtar të një populli nga diktatura më e egër që ai ka njohur në histori, ng diktatura e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve.
Edi Rama i quajti studentët dhe gjimnazistët të pashkollë, i quajti injorantë, i quajti njerëz të gurit, i quajti dhe terroristë.
Bëri gjithçka për të krahasuar këtë revoltë çlirimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët me ANTIFA-n, duke krahasuar veten me Macronin dhe burra shteti të tjerë.
Ky është një birbo, ky është një diktator i pacipë, i pafytyrë, i pamoral.
Asnjë nga kryetarët e shteteve që citoi nuk ka përzënë në 10 vite nga vendi mbi 50 përqind të të rinjve të vendit të tij me politikat e ndjekura.
Asnjë nga kryetarët e shteteve që përmendi nuk ka përzënë nga vendi i tij mbi47 përqind të popullit të tij.
Asnjë nga shtetarët që përmendi, dhe duhej të lante gojën kur i përmendte, nuk ka mjeruar në 10 vite popullin e tij dhe shndërruar ekonominë e vendit në ekonominë më të konsoliduar të drogës në Evropë dhe në botë.
Asnjë!
Edi Rama dëshmoi me fjalën e sotme se ai është po aq larg shqiptarëve dhe problemeve të tyre sa ç’ishte diktatori marksist leninist Enver Hoxha.
Edi Rama sot në analizën e tij tregoi urrejtjen e shfrenuar dhe të papërmbajtur ndaj qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të drejtat e tyre.
Tre javë më parë në sallën e OKB ai i deklaroi ata antisemitë duke besuar se do të gënjente në këtë mënyrë botën për qëndrimet që mbajti.
Tani i quan terroristë.
I quan ANTIFA.
Edi Rama, në shkallë absolute papërgjegjshmërie, deklaron se me protestat e dhunshme nuk nënshtrohet.
Çfarë bëri ai me protestën paqësore pesëmujore?
Në qoftë se protesta ka marrë këto përmasa dhe këto nuanca, ai është autori kryesor, qëndrimet e tij.
U përpoq edhe kësaj radhe të gjente strehë aty ku horrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë strehohen.
U përpoq të bindë se qenka Rusia e Irani etj, prapa gjimnazistëve dhe studentëve shqiptarë.
Si kriminel lau duart nga çdo përgjegjësi.
Bëri thirrje forcave të rendit të shndërrohen në mburojë të tij.
Por unë jam këtu për t’u bërë thirrje punonjësve të policisë shqiptare, mos mbroni një njeri i cili ka përzënë nga vendi i tij pothuaj gjysmën e shqiptarëve me varfërinë që ka krijuar.
Mos mbroni njeriun që ka zhytur institucionin e tij dhe institucionet e tjera të shtetit në drogë dhe krim.
Mos mbroni njeriun që ka përvetësuar dhe vjedhur miliarda e miliarda euro nga taksat dhe djersa juaj dhe e qytetarëve.
Mos mbroni një regjim që është sjellë më keq se çdo pushtues me shoqërinë shqiptare.
Frymëzohuni edhe ju nga këta djem dhe vajza guximtarë që duan të hedhin mënjanë diktaturën e drogës dhe krimit.
Mos qëlloni mbi studentët, mbi gjimnazistët, dorëzoni kapelet, dorëzoni detyrën.
Mos të shkoni dhe të merrni numra false siç po u detyrojnë të transformoheni totalisht në atë që nuk jeni.
Të denatyroheni për të kryer krime.
I refuzoni ato.
Përballë jush qëndron krimi monstruoz i kryeministrit, familjarëve të tij, ministrave të tij.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë në anën e drejtë të qytetarëve shqiptarë.
Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nuk krijon absolutisht asnjë vakuum.
Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës është kusht i të gjitha kushteve që të rivendoset stabiliteti në Shqipëri.
Është kushti i të gjitha kushteve që të vazhdohet me përkushtim përmbushja e kritereve dhe standardeve evropiane në procesin e integrimit.
Largimi i këtij horri ndërkombëtar nga pushteti është kushti i të gjitha kushteve që të funksionojë shteti ligjor në Shqipëri.
Që imunitetet të mos përdoren si mburojë për ata që vjedhin qindra milionë dhe për atë.
Që lumenjtë e drogës të mos vërshojnë nga Shqipëria, Amerika Latine, vendet e Lindjes nëpërmjet Shqipërisë drejt Evropës Perëndimore.
Është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të mos jetë më eksportues madhor i krimit drejt vendeve fqinje, rajonit dhe më gjerë.
Ndaj dhe, edhe njëherë u bëj thirrje, i jepni duart të paktën formalisht kësaj monstre që u vetëserviret shqiptarëve si lider global në një kohë kur është gangster global.
Shqipëria është në momente kritike.
Edi Rama kërkon me çdo kusht të shkojë drejt konfliktit të gjerë.
Është një moment historik për çdo shqiptar.
Unë u bëj thirrje mësuesve të Shqipërisë, të cilët sot sipas Edi Ramës nuk vlejnë as sa çizmet e policit, të qëndrojnë në anën e nxënësve të tyre.
Të qëndrojnë në anën e studentëve të tyre.
Të qëndrojnë të pamposhtur sepse nxënësit dhe studentët po rrezikojnë jetën e tyre vetëm e vetëm që të lulëzojnë, të zhvillojnë ëndrrën e tyre në këtë vend.
I bëj thirrje mbarë qytetarëve të solidarizohen.
Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe i prekur pozitivisht nga ato qindra e qindra familje të cilët i presin në shkallët e pallateve me ujë, me ushqim, me çfarë munden, duke treguar solidaritet ndaj të revoltuarve.
I bëj thirrje Kryqit të Kuq ndërkomëbtar të ndërmjetësojë urgjentisht për krijimin e korridoreve në mënyrë ëë të ndihmohen të plagosurit dhe jo të krijohen salla makabre si ajo e Ministrisë së Arsimit ku me dhjetëra e dhjetëra protestues me ndjenja të humbura ose gjysmë të humbura ishin përplasur në dysheme.
Koha është kritike.
Kurrë ndonjëherë më shumë se sot shqiptarët nuk janë thirrur që të marrin në dorë fatin e tyre.
Fatin e familjes së tyre.
Fatin e vendit të tyre.
Ata nxënës, studentë po luftojnë si luanë sepse narkodiktatori, bastardi i xhelatëve komunistë rrëmben votat me vrasës, trafikantë dhe banditë, bllokon rotacionin.
Me propagandën që dikton, mashtron.
Edhe njëherë ky është gangsteri ndërkombëtar më i madh sot.
Ndaj dhe çlirimi prej tyre, largimi i tij i menjëhershëm.
Nuk ka dialog Edi Rama me ty, ja ta them dhe unë.
E di pse nuk ka dialog?
Sepse ti dialogun e do me ata që do vetë.
Por ata që do ti, ata janë kukullat tua.
Ata që do ti janë puthadorët e tu.
Ata janë qenie të shpifura.
Jep dorëheqjen që të bëhet zgjidhje politike.
Kthim prapa kjo revoltë nuk ka.
Etiketimet tua janë njëlloj me të babait tënd xhelat.
Edhe ai Havzi Nelën e quan terrorist, njëlloj siç ti i quan terroristë.
Dhe ti me atë mendësi xhelati u drejtohesh gjimnazistëve dhe studentëve të Tiranës dhe Shqipërisë.
Koha thërret shqiptarët dhe njëherë në orën e tyre të historisë.
Të hidhen në anën e studentëve.
Çdo biznesmene dhe biznesmen duhet të kuptojë se solidariteti i tyre është i një rëndësie të jashtëzakonshme për studentët.
T’ju pyes unë ju sot, çfarë lidhje ka me arsimin ministria që shndërrohet në ahur për shpirtrat që lëndojnë të të rinjve shqiptarë të plagosur, të dërrmuar, të rraskapitur, të bërë copa nga barbaritë e policëve.
A mund të quhet kjo ministri arsimi?
A keni dëgjuar ndonjëherë në botë të ndodhë kjo?
Kjo ndodh se ajo ministreshë, unë nuk po përdor termat që meriton, edhe ajo është një lubi në vetvete, e bërë me rrogë shteti, me shtëpira e katandira duke vjedhur paratë e taksapaguesve.
Horri ndërkombëtar u drejtohej sot studentëve se punoni në të zezë dhe vidhni taksa.
Ku ke fytyrë ti mor i pafytyrë t’i thuash një studenti një gjë të tillë, kur ti vetëm për udhëtime me avion u ke vjedhur taksapaguesve 21 milionë euro në dy vite?
Po ke fytyrë ti mor i pafytyrë t’u thuash studentëve se po vidhni taksa se punoni në të zezë, kur ti me familjarët e tu te AKSHI keni vjedhur së paku 600 milionë euro?
Po çfarë fytyre ke ti kur ti firmos për vëllanë tënd 38 mijë metër katrorë tokë?
Po cili është morali yt mor hajdut kur me thjeshtrën grabit miliona euro dhe thua pastaj nuk është vajza e familjes, paçka se ligji thotë se është plotësisht?
Kujt ia përmend ti këto?
Ti je një birbo, ti je një gangster ndërkombëtar.
Ti duhet të largohesh menjëherë, të japësh dorëheqjen menjëherë si rruga e vetme që Shqipëria të gjejë paqen dhe stabilitetin.
Ata që pretendojnë për vakum kur një horr ndërkombëtar dhe kombëtar largohet nga pushteti, kurrë nuk ka vakum.
Përkundrazi është e vetmja rrugë për të ndaluar një konflikt të gjerë civil dhe një katastrofë më të madhe.
PD ka mbështetur dhe do mbështesë fuqimisht me të gjithë potencialin e saj protestën studentore rinore.
PD ka bërë dhe do bëjë çdo gjë për mbrojtjen që mund t’u japë studentëve.
PD është e tëra sot në funksion, në dispozicion dhe aktive më shumë se kurrë në këtë protestë në mbështetje të saj.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, a keni një koment në lidhje me opsionin e hedhur nga kandidati për president austriak për një dorëheqje të negociuar të kryeministrit Edi Rama me qëllimin që ai të zhvendoset në Austri, pa të drejtë të kthimit në Shqipëri dhe pjesëmarrje në politikë më?
Sali Berisha: Partia Demokratike ka shpallur dje në mënyrë të qartë qëndrimet e saj.
Së pari, ajo kërkon largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, dorëheqje të menjëhershme.
Së dyti, krijimin e një qeverie kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe reformën zgjedhore.
Së treti, asnjë pengesë për kërkesat e drejtësisë, veprimin e saj për veprën penale të korrupsionit. Kjo nënkupton, nuk mund të ketë asnjë amnisti. Nënkupton që ata që kanë vjedhur, dhe sot në Europë nuk ka një të dytë që të ketë vjedhur sa Edi Rama dhe familjarët e tij, do vendosen para ligjit.
Natyrisht, kandidati për president i Austrisë është njohës i Shqipërisë dhe i rajonit. Propozimet e tij, sugjerimet e tij, kanë si qëllim parandalimin e një përshkallëzimi, duke ditur ligësinë, kënaqësinë shpirtërore dhe karakterin pervers të Edi Ramës.
Por qëndrimi im është ai që thashë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë amnisti për veprën penale të korrupsionit.
Albi Rakip, SYRI TV: Zoti Berisha, ditën e sotme kryeministri Rama zhvilloi një takim me efektivë të policisë duke u premtuar atyre 2500 euro bonus për angazhimin e tyre kundër protestuesve në sheshet, rrugët kryesore të kryeqytetit. Cili është qëndrimi juaj mbi këtë vendim të kryeministrit Rama?
Sali Berisha: Qëndrimi im është thirrja ime për çdo anëtar të forcave të policisë: mos e pini helmin e Kserksit. Ai është helm për ta. Ai kërkon mercenarizmin e tyre total për qëllime personale. Braktisni detyrën, kaloni në anën e studentëve, kjo është thirrja ime për çdo anëtar të policisë së shtetit.
Albi Rakip, SYRI TV: Tirana tashmë është kthyer në një arenë beteje, rrugët kryesore, sheshet kryesore me protestën studentore kundrejt qeverisjes së kryeministrit Rama. Në fakt zoti Berisha, të paktën përgjatë gjashtë ditëve të protestës të zhvilluar në kryeqytet, nuk kemi parë asnjë prokuror të vetëm në rrugët e Tiranës. Cili është komenti juaj?
Sali Berisha: Jo, janë në kontrollin e plotë të partisë. Unë sapo e thashë sot në mëngjes, janë organizatë partie. Sjellje si ato ndaj demonstruesve, thyerje kafkash dhe çarja kafkash janë tortura publike që meritojnë dënimin më të madh. Por natyrisht kontrolli mbi prokurorinë, unë e thashë dhe sot në mëngjes, në qoftë se prokuroria do kishte bërë detyrën, ju garantoj se Shqipëria s’ishte sot këtu ku është.
Albi Rakip, SYRI TV: Nëse kryeministri Rama nuk tërhiqet, siç duket edhe nga qëndrimet e tij të fundit, zoti Berisha, a do të fitojë ai duke e shtrirë në kohë protestën dhe duke lodhur dhe sfilitur studentët dhe protestuesit siç ka bërë edhe me të mëparshmet?
Sali Berisha: Pa asnjë dyshim. Protesta do vazhdojë e fuqishme gjer në largimin e tij. Më mirë fatin e Ramizit sesa fatin e Çausheskut. Mendoj unë.
Por, po vazhdon, ai është i tmerruar, i frikësuar. Prandaj RENA rrethon kryeministrinë dhe fle gjithë natën aty, ka frikë, nuk fle më ë Surrel. As te vila e kuqe.
Tani është futur në bunker dhe fle aty nga frika. Kot e ka. Kohët i ka. Edhe Maduro ishte futur në boksin e çeliktë. Edhe Maduro.
Diktatorët nuk shpëtojnë, nuk do shpëtojnë dhe as ky nuk do shpëtojë.


