Duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po sulmon me libër shpie depuetët e tij që të votojnë reformën e tij territoriale.
Berisha tha për gazetarët se protesta është e qytetarëve dhe se do ti mbështesë ata.
Prononcimi për gazetarët jashtë sallës së parlamentit:
Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën.
Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.
Megjithatë ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është i ndyrë duke bërtitur si i çmendur deputetëve të vet.
Opozita çfarë do bëjë?
Sali Berisha: Opozita, ju do jeni këtu, do mbrojë gjer në fund interesat e qytetarëve.
A do tentoni që reforma të mos kalojë sot, a do bëni pra përpjekjet tuaja që reforma të mos kalojë?
Sali Berisha: Ne do bëjmë çdo përpjekje që reforma të mos kalojmë, do u sqarojmë shqiptarët se çfarë përfaqëson kjo reformë, se si shkelmohet interesat e tyre e tyre për karrigen e Edi Rama, se si Edi Rama para fundit të pushtetit është i aftë të ndërmarrë çdo akt. Madje thonë se do sjellë edhe Lubi Ballukun sot në parlament.
Doktor, nëse PS ka rrjedhje votash, ka nga PD deputetë që mund ta votojnë?
Sali Berisha: Asnjë votë. Asnjë. Asnjë deputet i PD, por unë them edhe i opozitës, nuk e voton.
A rrezikon PS të mos e kalojë reformën territoriale?
Sali Berisha: Me atë terror që po ushtron Edi Rama, nuk mund të flas. Se ai i ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër shtëpie, ti ke këtë, ti ke atë, ti ke marrë këtë koncesion, ti ke marrë atë tender, ti ke marrë atë favor. Në këtë mënyrë ai po i nënshtron aty mesa duket se po bëhet një proces kafkian.
A do i bashkoheni protestës më pas?
Sali Berisha: Protesta është e qytetarëve. Duhet të bëj një sqarim, ne i kemi thirrur, por janë socialistët, janë demokratët, por është edhe protesta rinore qytetare. Kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, janë protestuesit e Poliçanit, të Divjakës, të gjitha bashkive dhe do të mbetet në kuadrin e protestës qytetare pa simbole partiake.E kam sqaruar edhe dje, nuk do ketë simbole partiake, do jetë një protestë e njerëzve, të cilët shohin se po shkelmohen në mënyrë kriminale interesat e tyre.


