LIDHJE LIVE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
EKSTRAKT
Para fillimit të seancës së sotme plenare, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha ka bërë një ndërhyrje direkte nga rrjetet e tij sociale duke paraqitur situatën e parlamentit të mbushur me gardistë të cilët qendrojnë përballë deputetëve të opozitës.
Berisha i është drejtuar në sallën e parlamentit minnistrit të Brëndshëm, Taulant Balla duke e akuzuar se atë si një ndër bosët që qendron në radhët e krimit duke shoqëruar kriminele nëpër aeroporte mbi 54 herë për të kaluar jashtë shtetit ngarkesat e drogës.
Berisha tha se, Taulant Balla është një nga më të implikuarit dhe i akuzuar për vrasje, duke e nisur karrierën e tij politike si një trafikant i qenieve njerëzore, dhe ndan fitimin e tenderave me bandat.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet sepse do të nxjerrin në pah se sarajet e tij të Surrelit, janë të ndërtuara të gjitha mbi bazën e ryshfetit.
Berisha tha se, Shqipëria ndodhet në gjendjen e një grushti shteti brenda shtetit, në të cilin Edi Rama pasi ka vendosur në kontroll të plotë.
FJALA E PLOTË
Siç e shihni, Parlamenti sot është kthyer në një strofull në të cilën ka më policë dhe gardistë, se sa deputetë.
Këtu prapa meje qendron njëri nga bosët me kollare të krimit të organizuar më të rrezikshëm. Është njëriu i cili ka shoqëruar për kalimin e valixheve të drogës 54 herë jashtë shtetit Edmond Begon.
Është njeriu i cili rezulton i rregjistruar në rregjistrimet e brendshme si nga porositës vrasjesh. Është njeriu më i implikuar, i akuzuar në sallën e gjyqit për vrasjen e Ravik Gurrës. Është kriminel që nxorri nga komisariati djalin e bosit të mafies. Është njeriu që udhëton, ka bërë disa udhëtime në Itali me Pëllumb Gjokën.
Është njeriu i cili nisi karrierën e tij politike si trafikant i qenieve njerëzore i paditur me dokumente në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga punonjësit e shërbimit diplomatik.
Është personi i cili merret intensivisht me garantimin e tenderave për bandat të cilat kanë ndarë fitimin. Ky është Taulant Bego Yaris. Ky është një person më i diskredituari sot kudo që ndodhet.
Natyrisht, u përzogjodh nga Edi Rama sepse krimet e Edi Ramës janë disa herë më të mëdha se sa të Taulantit.
Vetëm në udhëtimin e fundit ku thuhet u takua me Amant Josifin po pregatit investimet të parave të vjedhura.
Për një Taulant Bego Yaris, taksapaguesit paguajnë sot një batalion për mbrojtjen e tij.
Një person, i cili ka shok përveçse përjashto serial killerat, është shok me të gjithë vrasësit dhe trafikantët e tjerë në burgjet e Shqipërisë.
Një person që mbante tre telefon të kriptuar për të komunikuar sipas bandave dhe që tani u rri si gjel oficerëve të policisë se keni pasur telefona të kriptuar dhe heq atë që do dhe mban atë që nuk do.
Aty në shkallaret e narkoqeverisë është një narkotrafikant, një person i inkriminuar, që ka vetëm veten shok, të cilin Edi Rama e përzgjodhi për të vetmen meritë. Edi Rama kishte në projekt puçin dhe besoi se nëpërmjet tij dhe lidhjeve të tij me bandat, do mund të mbajë puçin ka organizuar kundër parlamentit. Marrjen e pushtetit të parlamentit, moslejimin e deputetëve të parlamentit për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, të cilat do e nxjerrin Edi Ramën hajdutin më të madh në historinë e shqiptarëve, dhe kryeministrin më hajdut në Europë.
Komisionet ushtrim i sovranitetit të qytetarëve. Komisionet janë forma e kontrollit mbi qeverinë. Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet sepse do të nxjerrin në pah se sarajet e tij të Surrelit, janë të ndërtuara të gjitha mbi bazën e ryshfetit, mbi favoreve që u ka dhënë firmave të ndërtimit. Sepse toka në 5 mijë metër katrorë, është marrë në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Dhe ka pasur proces kundër marrjes së tyre.
Se pallati i zonjës Basha nuk ka asnjë faturë, por sikur ka mbirë nga toka, natyrisht e ndërtuar nga kompani ndërtimi, të cilat kanë përfituar nga Edi Rama pastaj tendera dhe leje ndërtimi.
Edi Rama nuk mund të pranojë kurrsesi të hetohet pasi në 2 vite me 140 udhëtimet e tij, ka grabitur nga thesari 22 milionë euro uhdhtime dhe abuzime. Në udhëtimin e tij të fundit, thuhet se qëllimi kryesor ishte një takim me bosët e drogës në Dubai dhe në mënyrë të veçantë me ortakun e vëllait të vetë Olsi, Amant Josifi, i cili ka vjedhur me call-centerat e tij mbi 2.4 miliardë euro.
Këto që shihni ju janë përpëlitjet e fundit të kleptokratëve, besojnë se me grusht shteti ndaj parlamentit, mund të mbajnë pushtetin e tyre. Kjo pra nuk do ndodhë.
Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Shqipëria ndodhet në gjendjen e një grushti shteti brenda shtetit, në të cilin Edi Rama pasi ka vendosur në kontroll të plotë, shih si rrinë. Këta nuk janë më deputetë, këta janë kukulla dhe skllevër të mëkateve të tyre, të tenderave që fitojnë, të parcelave të drogës të cilat i porosisin. Shih si rrinë, shikoni!
Pra, kjo është situata. Pasi ka vendosur në pushtet të plotë të gjithë administratën, pasi ka krijuar drejtësinë më të kontrolluar në historinë e vendit me ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit, me gjykatës dhe prokurorë që veprojnë si grupe të strukturuara kriminale brenda organeve të drejtësisë, së fundmi u vërsul kundër parlamentit.
I mori kompetencat kushtetuese, de facto i mori Shqipërisë sovranitetin e brendshëm, sovranitet që ushtrohet nëpërmjet përfaqësuesve të qytetarëve nëpërmjet kontrollit të qeverisë.
Pra, ne jetojmë sot në një parlament të pushtuar, ku ministrat kanë dhjetëfishuar badigardët, ku gjykatësit dhe prokurorët kanë dhjetëfishuar badigardët. Ku çdo gjë mund të jetë, po vetëm parlament nuk është ky.