FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka vijuar në konferencën e ditës së sotme me denoncimin e radhës të farsës elektorale 11 maj 2025, ku ka akuzuar filalin shqiptar të DHL-së si një seksion të korruptuar të Partisë Socialiste, i përfshirë në manipulimin dhe vonesën e votave të diasporës në zgjedhjet e vitit 2025.
Lideri demokrat, Sali Berisha denoncoi publikisht para gazetarëve datat e dorëzimit dhe marrjes së fletëve të votimit, dhe tregoi se ato janë dorëzuar me vonesë, shpesh pas afateve ligjore, duke bërë kështu që mijëra votues të mos kenë mundësi të votojnë.
Berisha theksoi se firmat në fletët e votimit janë falsifikuar në masë, duke përmendur emra të njohur, pjesë edhe të qeverisë aktuale, dhe duke i lidhur ato me skema kriminale për të mbushur fletët e votimit në Greqi, Itali dhe vende të tjera, duke e konsideruar këtë një farsë elektorale të organizuar nga PS.
Lideri Opozitar, Sali Berisha tha se manipuli ka ndodhur me përfshirjen e DHL-së, e cila për reputacionin e saj ndërkombëtar nuk mund të bënte kurrë akte të tilla, por që në Shqipëri është degraduar në një filial të korruptuar dhe të blerë nga PS, duke shkelur kontratën dhe ligjet në fuqi. Ai ka paralajmëruar përdorimin e të gjitha mekanizmave ligjorë, përfshirë gjykatat ndërkombëtare dhe organizata si OECD, për të ndjekur këtë “akt kriminal” dhe “turp të madh” që përbën degradimin e një kompanie ndërkombëtare të njohur.
Në një përgjigje për gazetarët, Berisha theksoi se protestat për rikthimin e votës së lirë janë të vonuara, por të domosdoshme, duke theksuar se shqiptarët kanë vetëm rrugën e përballjes dhe protestës kundër “narkoshtetit” të Ramës. Kryetari i PD, Sali Berisha e cilësoi Ramën si “Ramaduro” dhe njoftoi se PD nuk do të njohë zgjedhjet e vitit 2025 për shkak të farsës elektorale dhe manipulimeve të rënda.
Në lidhje me situatën politike brenda PD-së, Berisha foli për çështjen e Ervin Salianjit, duke e cilësuar atë një të burgosur politik dhe duke kritikuar gjykatat për trajtimin e padrejtë ndaj tij. Ai deklaroi se Salianji ka përballuar me dinjitet një proces të padrejtë, dhe se kjo betejë sapo ka filluar, duke paralajmëruar se çështja do të shkojë deri në Strasburg dhe instanca ndërkombëtare.
Në përfundim të konferencës me gazetarët, Berisha bëri thirrje për një angazhim të përbashkët të shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë për rikthimin e votës së lirë dhe përballjen me qeverinë aktuale, duke paralajmëruar se beteja kundër korrupsionit, manipulimit dhe shkeljes së ligjit do të vazhdojë deri në fitoren e demokracisë së vërtetë.

FJALA E PLOTË (PJESA II)
Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit.
Në një akt, do të thosha kriminal, Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm i të ardhurave për atë komunitet.
T’i thuash çmenduri, nuk është çmenduri se është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu, përroi psikik i të cilit prodhon në 24 orë urrejtje dhe negativitet.
Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi.
Në rast se ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre kanë vendosur kabina apo kontejnerë, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me vetëdeklarim.
Por cilido të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerët nga Australia, Gjermania, Izraeli, Egjipti, Franca, Italia. Kanë prenotuar pushimet dhe ky del dhe u dërgon aty banda me uniformë për t’ia çmontuar kabinat apo çfarë janë ato, dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë dhe turistë janë bërë së bashku.
Ky është një shfryrje urrejtje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëzore.
Po në qoftë se aty janë bërë shkelje, ta zëmë, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Ata kanë kontrata, ata kanë prenotime,ata kanë njoftime.
Prit të bjerë sezoni dhe vepro.
Po zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore dhe ky është i tëri një shpirtkërmë që riprodhon të atin e tij xhelat dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin.
A mundet një njeri të dërgojë hordhi, falanga në Theth dhe t’ia heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet kur e ka plot me turistë dhe ka të tjerë të prenotuar.
Këto i bën vetëm një shpirtkërmë që ka shpirtin e të atit xhelat Kristaq Rama, i cili firmoste varjen e kundërshtarit. Që ka shpirtin e Spiro Kolekës që kërkonte t’u futeshin tanket dhe mitralozët studentëve në dhjetor të vitit 1990. Ai mund të bëjë një akt të tillë ndaj tyre.
Ai ka një hall të madh pasi është kapur në çark për vjedhjen e zgjedhjeve, për farsën elektorale, për shkatërrimin e procesit, tani bën çdo gjë që vëmendja e shqiptarëve të shpërqendrohet nga farsa.
Por këto janë akte krimi shtetëror, këto që ndodhin…
Mos harroni se ai komunitet, ai turizmin ka, nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Po të shkoni atje disa parcela toke kaq minimaliste sa nuk ka ku të shkojë.
Dhe ju njoftoj se në dallim nga zonat e tjera turistike të vendit, Thethi dhe Valbona, 90 përqind të turistëve i kanë të huaj.
Shikoni tani, kanë dalë të huajt bashkë me fshatarët dhe protestojnë kundër Ramaduros, që nuk njeh asnjë ligj dhe moral dhe sillet si pushtues i egër ndaj banorëve të veriut.
Mundet kjo? Kontejnerë në livadhin para derës së shtëpisë. Dakord që duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje.
Ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Ramaduro janë ndërtimet me themele, etj. Ato janë vendime të vendosura mbi pllaka çimentoje ose mbi trarë druri.
Tani rikthehemi se qëllimi i tij është hakmarrja elektorale dhe të mbulojë… ju besoj e morët vesh, dje në Parlamentin Europian u deklarua nga dy përfaqësues kryesorë të këtij parlamenti se zgjedhjet nuk ishin të ndershme. U damkosën. Zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të ndershme.
Le të nxjerrë Edi Rama të gjithë mjeranët, Frrokë e Stërfrrokë, po Parlamenti Europian i deklaroi ato, zgjedhjet nuk ishin të ndershme. U vulosën.
Tani rikthehemi përsëri tek farsa elektorale 11 maj 2025.
Diaspora.
Në vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur u vendos për herë të parë shërbimi postar në Tropojë apo në Malësinë e Gjakovës, u zgjodh si postier një djalë i ri, i gjatë, i pashëm, vishej bukur. Ky quhej Hazir Malësia. Haziri ishte trim, guximtar, por i duhej të bënte rrugën nga Kukësi në Tropojë me kalë se nuk kishte rrugë makinë.
Haziri merrte postën në Kukës dhe kishte një urë, quhej Ura e Vezirit, një urë historike që është mbytur, shkonte tek Ura e Vezirit, hapte kutinë, e shihte, kjo letër i drejtohej filanit. Filani kishte një djalë në moshën e ushtrisë dhe mbreti ia thërriste ushtar atë, Haziri e hidhte zarfin në Drin. Merrte zarfin tjetër, nuk i hapte, zarfi tjetër mendonte Haziri do të jetë ndonjë vendim gjyqi për të, edhe atë e merrte dhe e hidhte në Drin. Që nga ajo kohë u bë e famshme posta, dhe kur një gjë nuk vinte në Tropojë, thoshin do e marrësh me postë të Hazirit.
Unë e kam njohur Hazirin, i kam njohur edhe djemtë, familje shumë e mirë.
Tani çfarë ka ndodhur me DHL-në, si përsëritet historia.
Edhe DHL, ky zarf, filani, votues demokrat, të mos ia çojmë. Filani, ta mbajmë në magazinë.
Urdhëroni, çfarë ka bërë?
Si postë e shpejtë e supozuar, i ka vonuar me 2 javë dhe 3 javë pasi ka marrë zarfet, për t’ua dorëzuar votuesve.
Ka edhe më keq. E dorëzon me 13 maj. E kuptoni, me 13 maj.
Zarfin tjetër me 13 maj Spiros, votuesit të PD. Me 12 maj, tjetër.
Ka mbajtur fletët e votimit pafundësisht. Mijëra fletë votimi shpërndahen një ditë para zgjedhjeve. Imagjinoni.
Tani, e ka dorëzuar me 10 maj. E ka marrë me 15 prill. E ka dorëzuar pas 25 ditësh.
E ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 17 prill nga KQZ.
E ka dorëzuar me 9 maj, e ka marrë me 13 prill.
E ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 18 prill nga KQZ.
E ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 15 prill.
E ka dorëzuar me 10 maj, askujt, shiheni firmën, sikur të ishte Drini poshtë, me 13 prill e ka marrë DHL e partisë.
Firma, e ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 18 prill.
Vazhdojmë.
10 maj përsëri, e ka marrë me 18 prill.
Urdhëroni, çfarë firme.
10 maj, e ka marrë me 15 prill.
10 maj, e ka marrë me 18 prill përsëri. Ja, firmë e bukur, shiheni. Turp.
10 maj, e ka marrë me 18 prill.
E ka dorëzuar me 10 maj, e ka marrë me 13 prill.
E ka dorëzuar me 9 maj…
E ka dorëzuar me 9 maj, e ka marrë me 18 prill. Shiheni firmën…
Vazhdo.
9 maj, e ka marrë me 18 prill.
E ka dorëzuar me 9 maj, shiheni çfarë firme, e bukur shumë, e ka dorëzuar me 18 prill. I ngjet firmës së Edi Ramës, kanë kopjuar edhe firmën e Edi Ramës, janë të pafytyrë.
Më 9 maj, marrë me 18 prill.
Kjo firma si fjongo për t’ia bërë dhuratë Lubisë.
E ka marrë me 18 prill, e dorëzon me 9 maj.
Urdhëron, këto janë votat.
E dorëzon më 9 maj, e ka marrë me 18 prill.
E dorëzon me 9 maj, e ka marrë me 18 prill.
9 maj, e ka marrë me 18 prill, kjo duket si e Taulant Ballës.
9 maj, e ka marrë më 14 prill. Shihni firmën, si e Taulantit duket, nuk e di a është apo jo.
Firma, shikojeni çfarë firme është.
9 maj, e ka marrë me 18 prill.
9 maj, e ka marrë me 18 prill.
9 maj, firma si e Edi Ramës duket kjo, e ka marrë me 15 prill.
Kjo firma duket si e Spiropalit, po nuk dua të bëj ekspertizën.
Prapë i kanë kopjuar firmën e Edi Ramës.
E ka marrë më 14 prill, e ka dorëzuar me 9 maj.
Dje firma e fundit, Eliza, ja ku e keni E-në.
Si firma e Olta Xhaçkës, duket si ajo, po nuk mund të them.
9 maj, është marrë me 18 prill.
Kozetës ia kanë dorëzuar më 9 maj, e kanë marrë me 16 prill.
Marrë me 15 prill, dorëzuar më 9 maj.
Marrë me 15 prill, dorëzuar më 9 maj.
Marrë me 18 prill, dorëzuar më 9 maj.
Dorëzuar më 9 maj, marrë me 13 prill.
Kjo firma duket e Elisës tamam.
Marrë më 17 prill, dorëzuar më 9 maj.
Marrë me 18 prill, dorëzuar më 9 maj.
Firma, filmojeni pak, kjo është firma e marrësit.
Është dorëzuar me 16 prill, dorëzuar me 9 maj. Firma një vizë dhe një pikëpyetje.
Marrë më 16 prill, dorëzuar më 9 maj.
18 prill, dorëzuar më 9 maj.
13 prill, dorëzuar më 9 maj.
18 prill, dorëzuar më 9 maj.
16 prill, dorëzuar më 9 maj.
16 prill, dorëzuar më 9 maj.
17 prill, dorëzuar më 9 maj.
13 prill, dorëzuar më 10 maj.
Ajo duket si firma e Erion Veliajt, po nuk mund ta akuzosh se është në burg ai.
13 prill, prapë Elisa, E-ja, nuk e lënë, megjithëse ajo është Pëllumbesha.
Marrë më 13 prill, kjo është e Ramaduros tamam.
16 prill, Lubi Balluku tamam.
15 prill, Edi Rama prapë.
Unë mund të sillja qindra të tjera, por natyrisht duke pasur respekt për kohën tuaj dhe kohën e qytetarëve, zgjodhëm këtë grup.
Siç e shihni, në mënyrë të përzgjedhur, të seleksionuar, votuesit, të cilët ishin të përcaktuar nga narkoqeveria se ishin kundërshtarë të saj, nuk mundën të votojnë sepse fletë e votimit u dorëzuan një apo dy ditë para votimit, ndërkohë që ato ishin mbajtur 2-3 javë më parë.
Por u mbajtën, u fermentuan, u gatuan në magazinat e postës së PS-së, çka tregon se DHL, seksioni shqiptar është shndërruar në një seksion kryekëput të PS.
Por nga ana tjetër, DHL ka marrë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për të ofruar shërbimin, të cilin ka shkelur nen për nen Kushtetutën.
Ne kemi të tjera që do i dëshmojmë ditët e ardhshme, por i kërkoj Celibashit të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votave të dorëzuara nga zgjedhësit e diasporës.
Atë po e mbajnë të fshehtë. Atë nuk e japin dot sepse aty firmat janë të Taotaos, Zhaninës e shumë të tjerëve, skuadrave kriminale të dërguara nga PS, në Greqi, Itali dhe vende të tjera për të mbushur fletët e votimit.
Kjo është arsyeja që ata nuk na i dorëzojnë.
Edhe dje i kam kërkuar Celibashit që të plotësojë kërkesën tonë, në qoftë se ai nuk është një nga arkitektët kryesorë të kësaj që ka ndodhur me votën e diasporës.
Në qoftë se ai nuk është Taulant Balla bis dhe Edi Rama bis aty ku është.
Këto që kemi, këto rrëzojnë çdo gjë, por ne kemi detyrim para zgjedhësve dhe komunitetit shqiptar që të bëjmë transparencë për të gjithë farsën e shëmtuar elektorale të vitit 2025.
Pra del qartë se çfarë ishin zgjedhjet.
Ky akt është një poshtërim i madh për çdo shqiptar.
Ky akt me votën e diasporës është një urrejtje e papërmbajtur ndaj atyre që u përzunë nga vendi dhe tani kur fituan të drejtën e votës, vota e tyre shndërrohet në hiç, në farsë dhe manipulohet në shkallë ekstreme.
Ky akt është një ftesë për çdo shqiptar që e do Shqipërinë kudo që ndodhet, të angazhohet në një betejë me të gjitha mjetet për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri me protesta të fuqishme në të gjitha vendet partnere ku jetojnë dhe në Shqipëri.
Ne këto zgjedhje nuk i njohim.
Ne zgjedhje të pandershme nuk njohim dhe ne do bëjmë çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë.
PYETJE-PËRGJIGJE
Osman Stafa, News 24: Z.Berisha, për të na bërë një sqarim mbi denoncimin në ditën e sotme. Pra, ju po thoni që këto fletë votimi nuk janë dorëzuar votuesve demokratë, pra janë vonuar. Kush ka firmosur, të kujt janë ato firma?
Berisha: Firmat janë 90 përqind, siç e sheh vetë, ato vetëm firma qeniesh njerëzore nuk janë, po janë kryesisht firma falsifikatorësh, mëkatarësh, njerëz të cilët kanë mbajtur zarfin 3 javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar.
Sigurisht kjo kërkon ekspertizë të shkrimit për t’u gjetur saktësisht.
Por ne e kemi problemin se aty ka një datë që nuk mund të ndryshohet, është data e dorëzimit dhe e marrjes. Ajo është me vula dhe midis datës së dorëzimit dhe marrjes, DHL si postë e shpejtë është paguar disa miliona euro, por është manipuluar, ka ndarë paratë me PS-në duke vepruar në këtë mënyrë.
Sepse nëse ti i dërgon në datën 10 dhe 9, ai mbetet pa votuar.
Sepse ka një afat ligjor, jashtë të cilit votat e diasporës nuk pranoheshin. Nuk janë pranuar.
Faktikisht është përdorur ky mekanizëm. Merri dhe vonoji që të mos mund të votojnë këta.
Kjo është…
Osman Stafa, News 24: Për sa vota bëhet fjalë?
Berisha: Bëhet fjalë për mijëra e mijëra.
Tani të kontrollosh 240 mijë vota, bëhet ajo, por do një punë shumë të madhe.
Ne kemi marrë një kontingjent prej 5 mijë votash.
Ne më vonë mund t’i marrim të gjitha dhe t’i kontrollojmë se kjo nuk është një çështje që mbyllet sot.
Jo, ky është një krim i shëmtuar.
Po është filiali shqiptar i tillë se kjo është një postë me reputacion botëror.
Por filiali shqiptar është një degjeneratë, i korruptuar, i PS-së, që vepron në këtë mënyrë.
Kjo është e gjithë puna.
Osman Stafa, News 24: Folët në fund të fjalës suaj për protesta, keni ndërmend që me nisjen e sesionit të ri parlamentar të nisni edhe protestat?
Berisha: Protestat janë të vonuara.
Janë të vonuara.
Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë.
Do i nisim pa diskutim.
Pa asnjë diskutim.
Nuk ka asnjë rrugë tjetër.
Urdhëroni cilat ishin zgjedhjet e Edi Ramës dhe ai del si skiziod poshtë e përpjetë për të tërhequr vëmendjen nga këto, merret me drejtorët e bashkisë.
Ramaduro nuk shpëton kësaj here. Ramaduro është kapur në çark dhe nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë.
Ua them unë ju. Dhe ka shumë njerëz që janë të vendosur.
Por ne po paraqesim dokumente.
Prisni, dje e patë, paraqita qindra vota pa asnjë firmë. Nuk kishin firmë fare.
Këto ishin me pseudofirma.
Por nuk është firma problem këtu, problemi është se janë marrë me datën 13, 14, 15 dhe janë dorëzuar me datën 9 dhe 10 që të mos votojnë.
Janë nxjerrë jashtë afatit ligjor të votimit.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Është hera e dytë që ju denonconi atë se ccfarë ka ndodhur me votën e diasporës. Tani, sipas jush, kush është përgjegjës për këto shkelje: kompania DHL, Ilirjan Celibashi apo Edi Rama?
Berisha: Edi Rama, PS, e cila ka korruptuar gjer në rrënjë DHL-në, sepse DHL për reputacionin e saj botëror nuk mund të bënte kurrë akte të tilla.
Dhe kjo nuk përfundon këtu.
Ne do përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë se ky është një turp i madh. ai është një gjigant, është posta nga më të mëdhatë dhe më të besuarat, por që në Shqipëri degradon në një seksion të blerë, të korruptuar, manipuluar fund e krye nga PS.
Urdhëroni çfarë shërbimi. I mban fletët e votimit 3 javë pa ia dorëzuar të zotit.
Ia dorëzon në ditët që nuk ka vlerë më.
Ka kryer vepër kriminale, ka kryer akt kriminal.
Kanë përjashtuar nga e drejta e votimit.
Ne njëherë po qartësojmë rrugët, kjo është e ka bërë bashkë me qeverinë kompania.
Kompania nuk hynte në këtë.
Këta kanë blerë përfaqësuesin lokal dhe seksionin lokal që ka shkelur kontratën dhe çdo gjë.
Ne rezervojmë shumë të drejta në këtë rast, qoftë kombëtare dhe ndërkombëtarë.
Ne do u drejtohemi gjykatës ndërkombëtare, do i drejtohemi OECD-së sepse ky përbën aktin nga më të turpshmit në historinë e një sipërmarrje ndërkombëtare.
Sipërmarrje serioze, ata janë gjigantë në këtë detyrë.
Por shikoni se ku e shtrin përtokë korrupsioni një gjigant ndërkombëtar. E shtrin përtokë dhe e turpëron.
Ka mekanizma të cilat qëndrojnë ndaj çdo lloj akti.
Isa Myzyraj, Ora News: Z.Berisha, teksa ju jeni duke denoncuar ccdo ditë atë që ju e konsideroni si farsë zgjedhore, kundërshtarët tuaj, Edi Rama ka nisur direktivat për zgjedhjet e parakohshme lokale, në të paktën 3 bashki, ku kryebashkiakët janë dorëhequr dhe janë bërë deputetë. Keni bërë ndonjë takim konsultë, sepse në vjeshtë është e sigurtë që do të kemi zgjedhje?
Berisha: Çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale.
A di marrim pjesë a jo, do vendoset më vonë.
Por çdo proces zgjedhor me Edi Ramën është vetëm farsë elektorale.
Isa Myzyraj, Ora News: Duke shkuar drejt kësaj farse elektorale, sigurisht që në shtator do të shkoni fillimisht në parlament. A ka menduar Sali Berisha, dhe a është duke u konsultuar me bashkëpunëtorët e tij për ndryshime të mundshme në PD, në pozicionet drejtuese në PD?
Berisha: Të gjitha do i merrni vesh, sepse në qoftë se do kishte emër të dytë kjo parti, do quhet transparenca demokratike.
Esiona Konomi, Report Tv: Në emër të transparencës demokratike, a mund të na thoni konkretisht ccfarë posti keni menduar për Ervin Salianjin që u kthye nga qelia, dhe pse nuk e patë të arsyeshme ta prisnit në seli personalisht dje?
Berisha: Me Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe tani do vijë dhe ta takoj.
Dhe kam komunikim të shpeshtë me të dhe të vazhdueshëm.
Ervin Salianji ëhtë nënkryetar i grupit parlamentar të PD. Është anëtar i kryesisë së PD dhe në këto kushte ai ka këto dy funksione shumë të rëndësishme.
Cilat do jenë funksionet e ardhshme të Ervin Salianjit dhe secilit tjetër drejtues, do i përcaktojë anëtarësia e PD.
Por edhe njëherë, meqë jam këtu, Ervin Salianji doli dje një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafiozë Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës.
Ervin Salianji u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite.
Deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë. Pas ndryshimeve, gjykohen nga SPAK-u.
Por pasiguria e Fatmir Xhafës, i cili është një mafioz dhe ndjehet shumë i kërcënuar nga Salianji
Se Faqezi Xhafa nuk ka hallin e Geronit, po ka hallin e pasurive të tij të krimit se është subjekt i ligjit antimafia me gjithë familjen e tij. Dhe këtu e kishte jallin që e bëri atë akt me Edi Ramën dhe Edi Rama u angazhua me gjithë fuqinë e tij sepse dihej që Geron Xhafaj ishte një me Olsi Ramën në lojërat e fatit dhe aktivitete të tjera.
Pra, mos të mendojë kush se çështja Salianji mbyllet.
Çështja Salianji vetëm sa ka filluar.
Ervin Salianji e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur.
Një gjykatës që nuk ka ligj as moral, ia shtyu vendimin nga data 20 e sa maj, që e përfundoi, ia shtyu dhe një muaj.
Dhe e dini çfarë i kërkonin?
I kërkonin të deklarojë se nuk do vrasë Fatmir Xhafën ose Geron Xhafën.
Në një kohë kur ky ishte i burgosur politik.
A e kuptoni se ç’racë banditësh janë këta?
E merrni vesh se ç’racë janë këta?
Por ajo çështje shtë vetëm në fillim, do shkojë në Strasburg, do shkojë kudo dhe asgjë nuk i shpëton nga akti kushtetues, krimi i shëmtuar që bënë ndaj tij.
Nuk e liroi sepse nuk donte të hynte në parlament.
Atij i takonte të zinte vendin, ishte nënkryetar i grupit parlamentar.
Por kjo betejë është.


