FJALA PËRMBYLLËSE E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME FERMERËT NË BERAT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me takime me fermerë e Beratit dhe Kuçovë, prezantoi prioritetet për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se “akti i parë’ i një qeverie të drejtuar prej tij do të ishte dalja nga iniciativa rajonale Ballkani i Hapur, të cilën e cilësoi si të dëmshme për fermerët shqiptarë. Sipas tij, kjo nismë ka favorizuar prodhimet e vendeve të tjera në kurriz të prodhimit vendas. “Akti i dytë do të jetë mbrojtja sezonale e prodhimeve tuaja’, tha Berisha, duke theksuar se politika të tilla aplikohen gjerësisht në vende të tjera për të mbështetur fermerët vendas gjatë periudhave të ndjeshme të tregut.
Gjatë takimit me fermerët e Beratit dhe Kuçovës, krydemokrati Sali Berisha u është përgjigjur edhe interesit të bashkëbiseduesve për situatën e brendshme në PD dhe vetëpërjashtimin e Ervin Salianjit. Unë sulmoja Ergys Agasin çdo ditë si një nga figurat më të zeza, ai drekonte me të. Nuk ka rëndësi prapë, drekimi mirë nuk është, por mëkat nuk është. Dhe në momentin që doli raporti ndërkombëtar, ne bëjmë mbledhjen e kryesisë. Atë e kooptuam në kryesi për ta nderuar. Mblidhet kryesia, tani them unë, duhet të hidhemi në aksion dhe jemi vonë. Edhe ai dakord tha. Në këtë kohë, ai del veças e thotë se duhet të hidhet në aksion PD. Mirë. Dakord. Pastaj, në Elbasan demokratët mesazhe mua, i kërcënonte Suel Çela. Jo, pastaj këtu kjo nuk mund të ndodhë kurrë.’, tha Berisha gjatë fjalës së tij në Berat.
FJALA E PLOTE:
Shqipëria rurale është përjashtuar nga axhenda e kësaj qeverie për 13 vite me radhë, në një kohë kur për të gjithë ata që e njohin Shqipërinë, Shqipëria rurale duhej të ishte në krye të axhendës së asaj qeverie që e do Shqipërinë vend të zhvilluar.
Siç e keni vënë re, në fjalorin e tij keni dëgjuar çdo fjalë në këto 13 vite, nga fjalët më të padëgjuara, të përsëritura me dhjetëra qindra herë, por fjalën zhvillim të vendit nuk e keni dëgjuar.
Ai nuk e shqipëron ndonjëherë.
Por qeveritari që nuk mund të ketë qëllim tjetër veçse zhvillimit të vendit, e ka të qartë se Shqipëri të zhvilluar nuk mund të ketë kurrë pa fshat të zhvilluar, pa Shqipëri rurale të zhvilluar.
Ky është kushti i të gjitha kushteve.
Në 8 vite qeverisje kemi investuar në mënyrë absolute 60 përqind të investimeve në Shqipërinë rurale. 40 përqind janë të tjera.
Por Shqipëria rurale, ndonëse u investuan mbi 3 miliardë euro, kishte nevojë për investime ndoshta edhe për 5 miliardë të tjera.
Shqipëria në shumë aspekte të infrastrukturës ishte një Shqipëri mesjetare.
Kur erdha në pushtet në vitin 2005, rrugën e parë rurale që kam inauguruar ishte një rrugë nga autostrada që lidh Elbasanin me Peqinin dhe shkonte në Papër.
Dhe më thanë ata mua që kjo është rruga e parë jokombëtare në Peqin që asfaltohej.
Po t’i merrje rrethet me radhë, të atilla ishin shumica dërrmuese e rrugëve.
Ua thashë këto për të theksuar se Shqipëria nuk bëhet kurrë vend i zhvilluar pa zhvilluar fshatin.
Pa pasur një fshat plotësisht të zhvilluar, i cili duhet të ketë infrastrukturën e lagjes së një qyteti.
U garantoj se nesër në pushtet, objektivi absolut i investimeve tona do jetë Shqipëria rurale.
Ne besojmë se ne duhet të jemi një vend i zhvilluar, por nuk bëhemi kurrë me një fshat të prapambetur.
Nuk ka qenë vetëm injorim kjo periudhë për ju.
Ishin komunat, në atë periudhë absolutisht pa asnjë dallim, dhe në të ardhmen po të jenë pa asnjë dallim përsëri, ne vendosëm një parim, ju bëni projektet, qeveria t’i financojë.
Dhe ky raport pati rezultate shumë të mëdha.
Kishte komuna që asfaltuan 50 kilometra rrugë, që sot ai nuk i ka asfaltuar në qarkun e Beratit në 12 vite të marra së bashku.
Ua hoqi shërbimet totalisht. I hoqi komunat, i fshiu.
Firmosi Ballkanin e Hapur, një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë.
Dhe BE i ndërhyri, i tha se ajo tregti që ke vendosur ti me Vuçiçin, ajo duhet bërë m bi bazën e kritereve tona.
Kriteret e tyre nuk janë që fermerët e një vendi të falimentojnë, kurse fermerët e vendit të tjerë të prosperojnë.
Jo, janë histori sukses për të gjithë ata që duan të anëtarësohen.
Dhe një nga ligjet që solli ishte për qumështin pluhur, për ta futur pa doganë.
63 përqind e blegtorisë janë sakrifikuar gjatë këtyre viteve.
Ne u bëmë eksportues qumështi në vitin 2012.
Sot për fat të keq, nga fshati në qytet shkon qumështi pluhur i tretur.
Ne i japim fund kësaj.
Ne u garantojmë ju se akti i parë do jetë dalja nga Ballkani i Hapur. Akti i dytë, absolutisht mbrojtja sezonale e prodhimeve tuaja.
E bën çdo vend, e kemi bërë çdo vit dhe do ta bëjmë.
Do hiqet pragu. Tre hektarë thotë ai.
Fermat shqiptare të regjistruara pas ligjit 7501 janë 460 mijë ferma, mesatare 1.5 hektarë.
Ku t’i gjejë ai tre hektarë?
Ikin të gjitha.
Duhet të kesh, thotë ai, 5 lopë. Jo. Edhe dy lopë do subvencionohesh.
Edhe do subvencionohesh edhe për ato prodhime dhe bagëti që i përdor për veten tënde.
Kredia. 1 përqind e kredisë vjen në bujqësi.
Urdhëroni çfarë diskriminimi. Ne do nxisim kreditimin tuaj të leverdisshëm dhe grantet me të gjitha mënyrat.
Ne përsëri i kthehemi përparësisë tek ullinjtë, tek frutat.
Ne nuk bëhemi dot megjithëse do mbjellim, prodhues madhor gruri, por ne bëhemi prodhues të fuqishëm frutash.
Meqë ra puna e Roshnikut, ky vend dikur ka zënë vendin e 10 në botë për importin e fiqve për shkak të Roshnikut.
Pra, ne do i japim përparësi shumë të madhe.
Shqipëria kopsht.
Do bëjmë gjithçka për serat në mënyrë që fitimet tuaja të njohin nivele të reja.
Thashë edhe njëherë që TVSH do simetrizohet që javën e parë.
Tani thatë për PD, një gjë të garantoj, kjo parti që në themelimin e saj, e gjersa të jetë e gjallë, do jetë 100 përqind e hapur për mendimin ndryshe.
Pa asnjë diskutim.
Por, çdo njëri prej nesh duhet të dallojë mendimin ndryshe nga qëndrimi ndryshe.
Qëndrimi ndryshe pastaj është tjetër.
Në qoftë se ti në forumet e kësaj partie, shtron mendimin ndryshe, nuk do kesh pasojën më të vogël.
Por në qoftë se bashkëpunon me kundërshtarin, nuk do jesh kurrë pjesë e kësaj partie.
Pas zgjedhjeve, çdo ditë unë mbeta duke denoncuar farsën elektorale, por çdo ditë informojë demokratët se në analizë do bëjmë se analiza është e nevojshme.
Por në qoftë se ti del ditën para zgjedhjeve dhe bën thirrje që të votohet deputeti kundërshtar, ti besoj se je ndarë me këtë parti.
Ky është qëndrim, nuk është mendim ndryshe.
Në qoftë se ti ke mbajtur një post dhe ekspozohesh një javë rresht me deputeten kundërshtare, pastaj ke bërë zgjedhjen tënde.
Nuk mund të thuash se jam në struktura.
Në qoftë se brenda 4 orëve një televizion publikon për ty nga zyra e Edi Ramës 16 lajme, që nuk i bën një njeri në Europë e botë, ti pastaj ke marrë një rol të gabuar. Nuk është roli që të përket sepse është një keqpërdorim që i bën mafies së medieve Edi Rama për qëllimet e veta.
Absolutisht asnjë njeri nuk do ketë kurrë pasojë për mendimin ndryshe, por veprimi ndryshe është tjetër.
Çfarë duhet të kemi ne një gjë? Duhet të jemi të drejtë. Dhe të drejtë do jemi kur të respektojmë investimin që ti ke bërë në PD.
Po e shkelmove vetë, ajo është puna jote. Por ne nuk ia mohojmë investimin askujt.
Në tërësi ne kaluam një proces jo të lehtë. Anëtar kryesie e kishim ne atë, djalë i ri, e respektoja shumë.
Por rrethanat e sollën në mënyrë të tillë që nuk mund të ishte në listën e deputetëve. Dhe ai shkon e bëhet drejtor i hipotekës në Vlorë.
A ma priste mendja mua këtë? Jo. Ky është qëndrim pastaj.
Bëhet drejtor i hipotekës në Vlorë, e mbajtën dy muaj dhe e flakën.
Tjetri, vjen sekretar politik i degës në Durrës dhe punon për kandidatin tjetër. Për Ani Dyrmishin.
Tani këta janë pak. Janë fare pak, por janë për të qenë.
Këta janë 10-15, nuk janë më shumë.
Kurse zotëria tjetër, ai doli nga burgu, para se të dilte më erdhi në zyrë dhe më tthotë, do të marr një mendim. Urdhëro, i them unë. I kisha shkuar dhe në burg dhe mirë kam bërë që i kam shkuar.
Dhe unë me bindjen më të thellë, ai ishte i burgosur politik.
Më vjen e më thotë, për të dalë këto tre muaj që kanë ngelur nga burgu, më kërkojnë të firmos një dokument që nuk do vras Fatmir Xhafën.
Jo, i them unë, mos e firmos këtë se me këtë pranon fajësinë.
Megjithatë, ti vendose vetë.
Ky, pas një jave u lirua. U gëzova.
A e firmose, jo më tha, nuk firmosa gjë.
Pastaj, Ergys Agasin. Unë sulmoja Ergys Agasin çdo ditë si një nga figurat më të zeza, ai drekonte me të.
Nuk ka rëndësi prapë, drekimi mirë nuk është, por mëkat nuk është.
Dhe në momentin që doli raporti ndërkombëtar, ne bëjmë mbledhjen e kryesisë. Atë e kooptuam në kryesi për ta nderuar.
Mblidhet kryesia, tani them unë, duhet të hidhemi në aksion dhe jemi vonë.
Edhe ai dakord tha.
Në këtë kohë, ai del veças e thotë se duhet të hidhet në aksion PD.
Mirë. Dakord.
Pastaj, në Elbasan demokratët mesazhe mua, i kërcënonte Suel Çela.
Jo, pastaj këtu kjo nuk mund të ndodhë kurrë.
Nuk kam kurrë dëshirë të përmend asnjë emër krimineli, por nuk pajtohem kurrë me asnjë akt të tyre, as ordiner, as politik.
Nuk mund të përdorësh ti Suel Çelën për të rreshtuar demokratët pas vetes.
Kështu që në atë moment i kam thënë, tani e ke përjashtuar veten nga partia.
Ai tjetri, ai nënkryetari i Durrësit, mik e kisha atë. Gjithë fushatën ai nuk punoi një ditë, përkundrazi punoi për tjetrin se u inatos se nuk u fut në listë.
Po tani ti vërtet nuk u fute për deputet, por të kishim kryetar të këshilltarëve tanë për bashkinë e Durrësit, nuk është se nuk u përfille.
Dhe gjatë fushatës u telefononte të tjerëve që mos punoni.
Këto janë qëndrime, nuk janë mendime.
Ata që punuan dhe ata që punojnë, ata nuk u kanë borxh këtyre.
Dhe u siguroj se ne do bashkohemi edhe më shumë dhe do hapemi dhe jemi të hapur. Por me
njerëz të shkelur, siç thotë populli, me të shkelur, të shkelurit të shkojnë me ata që i kanë shkelur.


