Berisha: Për Edi Ramën, Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë! Agron Malaj nga një oficer garde, u bë njeriu më i pasur i Matit! 11 maji është data e të gjithë shqiptarëve, që besojnë se kjo është e bekuar

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME BANORËT NË KLOS

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një takimi me banorët e Klosit, akuzoi me tone të ashpra kryeministrin Rama për keqadministrim dhe korrupsion, duke theksuar se ai ishte përgjegjës për dështimet në veri të Shqipërisë, përfshirë Rrugën e Arbrit, e cila, sipas tij, nuk do të ishte ndërtuar kurrë nga Rama. Berisha akuzoi gjithashtu Agron Malajn për pasurinë e tij të dyshimtë, të fituar përmes korrupsionit dhe tenderave shtetërorë, duke e paraqitur këtë sistem si një formë keqpërdorimi të parave të qytetarëve për përfitime private. Ai premtoi heqjen e taksave për Rrugën e Arbrit dhe angazhimin për ta përfunduar atë projekt, duke e cilësuar këtë si një premtim të rëndësishëm për banorët e këtij rajoni.

Në fjalimin e tij, Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi rëndësinë e datës 11 maj, duke e paraqitur si një provë të madhe për të gjithë shqiptarët, të cilët besonin në potencialin e vendit dhe në të ardhmen e tij. Ai premtoi investime të shumta në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin e rrugëve të rëndësishme si ajo e Xibrit, e cila do të lidhte Matin me Tiranën.

Lideri opozitar, Sali Berisha, akuzoi qeverinë aktuale për keqpërdorim të taksave dhe për zhvillimin e projekteve infrastrukturore me kosto të tepruara, duke përmendur shembuj si ndërtimin e rrugës Levan-Vlorë dhe Rrugën e Arbrit, të cilat u realizuan me shpenzime shumë më të larta se ato të mundshme.

Berisha gjithashtu kritikoi qeverinë për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, duke theksuar se kjo ishte pasojë e varfërisë dhe keqqeverisjes. Sipas tij, shqiptarët po largoheshin sepse nuk gjenin mundësi të punësimit dhe zhvillimit të jetës së tyre në Shqipëri, dhe përmendi varfërinë që kishte përfshirë shumë shtresa të shoqërisë, duke përfshirë pensionistët dhe mësuesit.

Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se, pas 11 majit, Shqipëria mund të hynte në një periudhë të re, ku qytetarët do të kishin mundësi të përfitonin nga zhvillimi i infrastrukturës dhe rritja e rrogave dhe pensioneve, si një formë e ripërtritjes ekonomike. Ai e konsideroi datën 11 maj si një moment të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, që besonin në mundësitë e vendit dhe në një të ardhme më të ndritur.

Berisha premtoi rritjen e rrogave dhe pensioneve për minatorët, punonjësit e naftës, dhe për të gjithë qytetarët, duke garantuar që askush nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe rrogë minimale nën 500 euro. Ai kundërshtoi luksin e politikanëve, si Lamborghini i Noizit, duke e cilësuar si të papranueshëm në një shoqëri të varfër. Lideri demokrat, Sali Berisha, akuzoi mbështetjen e Ramës nga figura të jashtme si Xhorxh Soros dhe Anthony Blinken, duke e konsideruar këtë një tentativë për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha tha se pas fitores së Donald Trump dhe humbjes së mbështetjes nga Soros, Rama do të përballej me pasojat e veprimeve të tij dhe kërkoi mbështetje për një qeverisje të re dhe të drejtë.

FJALA E PLOTË

Ju falënderoj shumë përzemërsisht, për këtë pritje kaq të ngrohtë, kaq vonë, por unë nuk mund ta kaloja turin tim në Dibër pa u ndal tek ju.

Banorët e mrekullueshëm, mbështetësit e fuqishëm të PD, pa u përshëndetur me ju dhe kam shumë kënaqësi që vij këtu me Xhelal Mziun, udhëheqësin e qarkut të Dibrës për PD-ASHM, dhe këta kandidatë për deputetë, personalitete të vërtetë të këtij qarku, të PD dhe të vendit në tërësi, të cilët do t’ju përfaqësojnë ju dhe interesat tuaja me dinjitet të madh në parlamentin e ardhshëm.

Unë, nuk ka nevojë t’ju flas për këta kandidatë për deputetë, se i njihni vet, sa i njoh dhe unë. Por një gjë është e sigurt, se midis Basir Çollakut, Xhemal Gjunkshit, Xhelal Mziut. Midis Përparim Spahiut, dhe ish-kryetares së PD dhe tani kandidate, Denisa Vata, dhe përfaqësuesve të tyre në Mat dhe në Dibër, është një ndryshim i jashtëzakonshëm.

Miq, ky Agron Malaj, para disa vitesh, ky ishte oficer në organet e rendit apo të Gardës së Republikës. Sot ky, është njeriu më i pasur i Matit dhe ju siguroj se, atë pasuri, së bashku me vëllain e tij, Fatosin, e ka qindarkë për qindarkë të vendosur vetëm nga korrupsioni shtetëror, nga tenderat, që normalisht nuk duhet t’i fitonte kurrë në shtet.

Këta krijuan një sistem që nuk ka ekzistuar kurrë. Këta krijuan sistemin që, paratë dhe taksat tuaja që përdoren për shkolla, për ndërtime, për të gjitha, t’i marrin për vete. Të krijojnë sipërmarrje dhe t’i marrin vet.

Dhe,çfarë solli kjo? Kjo solli, po të vish sot në Mat, dhe kudo në jug, janë të mbetura aty ku kanë qenë, asnjë investim të përfillshëm. Rrugë të rrënuara, shkolla të rrënuara, qendra shëndetësore të shkatërruara. Ndërkohë, miliarda e miliarda euro tendera të shndërruara në pasuri të tyre.

Ndaj dhe, çfarë bëri Edi Rama, miq.

Edi Rama i mori një e nga një këta dhe i tha: këto para që keni vjedhur, unë i dua vota.

Ju vërtetë u bëtë pasanikë, por tani unë dua vota.

Secili prej tyre, në mënyrë absolute, ka dosje në prokurori për vjedhje dhe korrupsion. Dhe këta tani, bëjnë gjithçka të rrëmbejnë votat tuaja.

Por ky është vetëm njëri aspekt. E keni dëgjuar shumë ju se ka akuzuar Edi Ramën se ka diskriminuar veriun. E ka diskriminuar, ua them unë, se kot nuk mund ta akuzoja kurrë.

Ai është një njeri që trashëgon urrejtje për veriun, sepse e kanë patur baballarët e tij atë urrejtje dhe me radhë. Por, çfarë mudn t’ju them për këtë.

Ai, edhe jugun. Paratë i ka çuar atje, por ai ka vjedhur, nuk ka investuar për qytetarët. Jo, absolutisht!

Unë isha në Gramsh. Asnjë kilometër rrugë. Edhe t’u them një gjë, Gramshi është jashtëzakonisht i paurbanizuar, të themi të vërtetën. Asnjë kilometër, asnjë investim. Vetëm propagandë.

Ishte në dibër dhe foli tha: nu them më që nuk do bëj Rrugën e Arbrit. Dy gjëra do t’u them ju dhe të gjithë banorëve të këtij qarku.

Në mënyrë absolute, Rruga e Arbrit për Edi Ramën nuk bëhej kurrë, ta dini këtë.

Se, nuk thotë dot 1 kilometër rrugë të re që ka hapur në të gjithë zonën e veriut, 1 kilometër, po jo më të hapte Rrugën e Arbrit. E dyta, ju garantoj, sepse thashë, ne e ndërtuam 32 kilometrat mbetën 27, ato nuk mund të lihen të papërfunduara. Dhe e lamë gati. Paratë dhe kontratën. E prishi kontratën.

Tani bëri ç’bëri një gjë dua t’u them banorëve të këtij qarku, që ajo rrugë, e cila në kontratë është për t’u vendosur taksa, nuk do vendos taksë kurrë në atë në rrugë. Dhe ju duhet që do të qarkulloni pa asnjë taksë, sikundër ju,sikundër të gjithë. Se ka vënë dy taksa. Për të ardhur tjetri nga Tropoja, duhet të paguajë një taksë në Kalimash dhe një taksë tek Ura e Limuthit. Dy taksa, por nuk janë pak. Se janë 7 euro së bashku, dhe po të jetë kamion është 40 euro, është 50 euro, është qamet. Këto do të hiqen në mënyrë përfundimtare.

Së dyti, ju e keni afër këtu. Burreli do të ketë rrugën e Xibrit. Unë nuk e harroj, unë e kam premtuar rrugën e Xibrit, dhe rrugën e Xibrit do ta bëj dhe do e lidh Matin me Tiranën edhe nëpërmjet Xibrit.

Se edhe rrugën Krujë-Tiranë, do ta ndërtojmë. E shkurton shumë dhe Mat-Xibër-Tiranë shkurtohet edhe më shumë se kjo tjetra pataj.

Ndaj dhe, të jeni sigurtë se, pas 11 majit investimet në infrastrukturë do të shumëfishohen. Por ne, 11 maj, mendoj unë, çdo shqiptar është në një provë për këtë vend. Është në një provë për paraardhësit e tij, është në një provë për fëmijët e tij, nipërit dhe mbesat e tij. Sepse sot, në këtë stad, ky sot e çoi këtë komb në atë gjendje që nuk e ka çuar kush kurrë, asnjë luftë.

13 lindje Mati në një vit. 1 lindje Erseka në 1 vit.

Largime masive, braktisje sikur ky vend të ishte Sahara, jo një vend i bekuar plot ujëra, plot bimësi, me potenciale turistike të jashtëzakonshme kudo, me pasuri mahnitëse nëntkësore, dhe banorët e saj ikin, sikur të ishin banorë të një shkretëtire.

Pse kjo?

Jo se nuk e duan Klosin, jo se nuk e duan Matin dhe Shqipërinë. Jo.

Ky rreth nuk ka se si të mos duhet me këto pasuri, por problemi është se, këto janë bërë të huaja, nuk janë të qytetarëve. Sepse ky, taksat tuaja nuk i ktheu në rroga dhe pensione që është ligji i parë.

Përkundrazi, i kaloi në rrugë dhe ndërton rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjta se sa ndërton Kroacia.

Prapë po ua them sot, se kam përsëritur. Isha në Vlorë. Rruga Levan-Vlorë, është rruga më e gjerë e Shqipërisë, 35 metra e gjerë. E kemi ndërtuar me 2.4 milionë euro kilometrin.

Është e gjatë 24.5 km, kushtoi 60 milionë euro. Dhe kushtoi të paktën 18 milionë më shumë, sepse na doli problem me shpendët, me habitatin, dhe u detyruam të devijojmë projektin.

Kurse sot ky, ndërton rrugën 20 milionë euro kilometri. Më të ngushtë se ajo. Aty, por më e ngushtë se sa ajo.

Sot, Rruga e Arbrit, 10-11 metra e gjerë ka kushtuar 1 mld më shtrenjtë se Rruga e Kombit, 27 metra e gjerë dhe që është vepra më e vështirë se çdo vepër tjetër.

Rruga e Kombit, po të keni parasysh pjesën e shpalit është e tëra në mur, është vepër shumë e ndërlikuar.

Pra, Unaza e Tiranës, 17 milionë euro kilometri. Çfarë bën ai? Ai merr paratë tuaja, merr paratë e pensionistëve, merr paratë e rrogëtarëve, i fut në rrugë i vjedh në rrugë.

Kjo vjedhje miq, ka kaluar çdo lloj limiti kur janë zhdukur 130 milionë euro te djegësi i Tiranës. Të gjitha taksat tuaja.

Çfarë solli kjo?

Kjo solli varfëri në rritje. Se, ka dy varfëri: ka varfëri në rritje, ka varfëri në ulje.

Ne nuk është se ishim të pasur në vitin 2013. Po ama një gjë: nga viti 2007, gjer ë vitin 2014, numri i banorëve në Mat dhe në të gjithë Shqipërinë rritej nga viti në vit.

Kurse tani, me 10 vite, 1.1 milionë shqiptarë kanë ikur vetëm në hapësirën e BE.

Një mësues foli në një nga ato takimet, mësues i nderuar. Unë tha, punova 40 vjet në arsim, dola në një pension që nuk më mjafton. 3 fëmijët më ikën, dhe në një mënyrë u dënova me një vetmi. Kush e dënoi me vetmi mësuesin e nderuar? Mësuesin me vetmi e dënoi vjedhja që bëjnë këta qeveritarët, që detyrojnë fëmijët e tij të papunë, detyrojnë këtë me pension të ulët, nuk ka më sofra dhe kaq ka dhe shkoni në punën tuaj.

Nuk është vetëm vetmi, por është edhe pasiguri e madhe. Imagjinoni tani, qindra e mijëra burra dhe gra, të moshuar që nuk i kanë fëmijët. Që të gjithë ata kanë merakun: çfarë do ndodhë nesër me mua? Kush do më gjendet? Kush do tregojë një kujdes minimal? Sa e pamëshirë është vjedhja që iu bëjnë këta shqiptarëve.

Vjedh ai i pari, sepse ai është në krye të këtij zinxhiri hajdutësh. Vila e tij, dyfishi i themeleve të vilës së Enver Hoxës. Kopshti i tij, 4 herë më i madh se kopshti i Enver Hoxhës. Po, një dallim shumë të madh. Ai ishte gjakësor, por Enver Hoxha vilën nuk e regjistroi kurrë në emër të tij, as të fëmijëve të tij. Kurse ky, e ka në emër të vet. Ky shkon, e merr 225 mijë m2 tokë në bregdet, tokë, pa asnjë lidhje me të, pa asnjë dokument, as katadstral, as pronësie, as konfiskimi dhe na del tani pronar me 24 hektarë tokë.

Atëherë, këta të tjerët rreth tij nuk kanë më kufij, prandaj dhe ne mbetëm. Pensioni që ishte në vitin 2013, 143 mjë lekë, arriti gjer në 172 mijë lekë. Por pensioni i malazezii qe ishte 138 mijë lekë, sot është 450 mijë lekë.

Rroga minimale e rumunit ishte 164 euro në vitin 2013, apo 830 lei, sot rroga minimale e rumunit është 3300 lei. Pse?

Po çdo qeveri, në çdo buxhet, zërin e parë e ka t’ua kthejë qyetarëve në rroga dhe pensione çdo vit. Dhe prandaj nuk iknin shqiptarët, nuk u pakësuam. Sepse, çdo vit rriteshin rrogat, rriteshin pensionet, çdo vit kishte shpresë se vitin tjetër do jetë më mirë.

Në këtë aspekt, data 11 nuk është një datë e demokratëve, është një datë e të gjithë shqiptarëve. E të gjithë atyre që e duan ëktë vend, që besojnë se ky vend nuk është Sahara, por besojnë se kjo është një tokë e bekuar, me pasuri shumë të mëdha, me prodhime të shkëlqyera.

Sot, unë takova minatorët dhe çfarë u thashë. U thashë: shiko, 100 ditët e para statusin do ta miratojmë, padiskutim. Pse e thashë këtë?

Dhe ua thashë tjetrën. Ai status është borxh. Në qoftë se ka një kategori që shoqëria shqiptare ka borxh janë minatorët, naftëtarët, gjeologët deri diku. Borxh. Kanë punuar kanë nxjerrë miliona e miliona ton minerale dhe vet kanë lënë shëndetin aty. Janë paguar në mënyrën më të pamerituar. Ndaj dhe unë, iu premtova atyre se do kenë pensionin më të lartë në vend. Se nuk do ketë rrogë nën 1 milionë, dhe se, sipërmarrësit, pikërisht këtë rritje rroge, në trajtimin tjetër që do u bëhet, qeveria do ua kompensojë me ulje taksash. Sikundër, rentën do t’ua lëmë komunisteve lokale.

Por, nga ana tjetër, për çdo pensionist nuk do ketë në Shqipëri pension nën 200 euro.

Nuk do ketë në Shqipëri qytetar me ndihmë ekonomike nën 200 euro.

Nuk do të ketë në Shqipëri njeri të papunë nën 200 euro. Nuk do ketë në Shqipëri rrogë minimale nën 500 euro.

Mësuesit, në krye të mandatit do marrin 1500 euro rrogën. Rroga mesatare do të jetë 1250 euro.

Pra, çfarë bëjmë ne me këtë? Absolutisht, asgjë tjetër, vetëm u kthejmë paratë ju. Se paratë janë të gjitha të qytetarëve. Janë taksa të qytetarëve. Por këta janë sjellë si një bandë ndaj jush, ndaj qyettarëve.

Pse Mali i Zi ka trefishuar pensionet?

Mali i Zi ka pasuri shumë herë më pak se sa Shqipëria.

Ka trefishuar pensionet sepse kryeministri i Malit të Zi, dhe çdo kryeministër në krye të vitit, kur ndan buxhetin thotë: kaq për buxhetin, kaq për rrogat, kaq për shëndetësinë, kaq për arsimin. Kurse ky, solli 8 miliardë euro buxhetin. Çfarë ishte ky? Taksat tuaja, nga qindarka e parë deri tek e fundit.

Sa la për pensionistët?

16 milionë euro. Nuk kishte ndarje më cinike, më të pashpirt. Si mund t ëlesh ti për 760 mijë burra dhe gra të thinjur, kanë shkrirë jetën, e kanë prurë Shqipërinë deri këtu dhe le 16 milionë.

Asnjë pushtues.

Ju mund t’ju vijë çudi, por ju garantoj që, asnjë pushtues nuk do ta bënte këtë.

Se ai pushtues do mendonte që, në qoftë se do sillem në këtë mënyrë, këta do ngrihen kundër meje. Dhe ky e bëri.

I kishim dërguar ligjin për 200 euro në parlament, dhe ky tha: jo tha, kjo na çon në humnerë tha.

Këta njerëz kanë humbur çdo ndienjë njerëzore dhe çdo ndjeshmëri ndaj halleve tuaja. Ua thashë edhe në Dibër. Pro kur merr e u tregon qyettarëve Lamborghinin e Noizit, çfarë është ajo? E di çfarë është ajo? Është shumë e rëndë ajo. Është mburrje me luks.

Këta, janë një rracë që kanë humbur çdolloj ndjeshmërie. Dhe politikani që mburret me luksin, është politikani më i keq. Politikani dhe luksi nuk janë kurrë të pajtueshëm njëri me tjetrin. Edhe po qe i pasur para se t ëbëhet politikan, pasi bëhet politikan e shmang luksin.

Ti mburresh me luksin, ndërkohë që ka fshatarë që punojnë me parmendë. Ti mburresh me luksin, në një kohë që ke të sëmurë në spitalin Onkologjik që vdesin, se nuk iu jep ilaçet.

Ti mburresh me luksin, në një kohë kur të rinjtë, me qindra ikin dhe ikin nga Shqipëria sikur të ishe Sahara, sepse nuk gjejnë punë, sepse nuk iu del një sofër të ndajnë ushqimet dhe qenka tani, Lamborghini i Noizit për t’u englendisur.

Ose, ajo tjetra, që ka vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur, përfundon në fund, të paguajë 10 mijë euro për të larë makinën. Dhe kujt ia paguan? Nënës së ministrit të Brendshëm. Nuk ak hajdutë të pafytyrë si këta. Sado të flasësh, nuk mund të gjesh një etiketë. Që çfarë ka qenë ajo?

Ajo ka punuar bejbisiter për të siguruar kafshatën e gojës.

Dhe tani lan mender e makinës së vet me 10 mijë euro në muaj. Paratë tuaja janë, paratë e shqiptarëve janë. Duke parë pothuajse çdo javë të sëmurët në televizor që vdesin për ilaçet në mëshirën e sëmundjes.

Ky është kushtrim, nuk është më çështje pasrtie. Jo, është çështje dinjteti për çd shqiptar. A mund të votohen këta?

Këta meritojnë ndëshkimet më të mëdha.

Në fund dy fjalë do t’u them.

Ky u përpoq të dashur qytetare dhe qyettarë të Klosit t avarrosë Opozitën. Ky u përpoq ta bëjë Shqipërinë pa Opozitë. Por Shqipëria pa Opozitë kishte qenë 40 e ca vite. Dhe ky tani, bëri gjithçka, që Shqipëria i bëri gropën Opozitës dhe u mëbshtet fuqishëm nga Xhorxh Soros. Jo vetëm ai. U mbështet fuqishëm nga Anthony Blinken, etj. por, ai që përpiqet t’i bëjë gropën tjetrit, bie vet në gropë.

Tani, pas fitores së Dondal Trump, Xhorxh Sorosit iu shtyp koka në Uashington, por atë që meritonte mori Anthony Blinken. Ai është non grata në vendin e tij dhe nuk i lejohet të ndërhyjë në asnjë ndërtesë federative për aktin e tij të poshtër, të turpshëm që ka bërë ndaj vendit të tij.

Vijmë te kjo këtu. Ku është kjo këtu sot. Në rreth të kuq. Dhe unë, ju them ju me sinqeritetin më të madh: kurrë nuk është në rreth të kuq se  e urren Sali Berisha atë, ose unë kam ndërmarrë një akt hakmarrës personale. Jo.

Natyrisht, kamë bërë gjithçka për këto që i bërë Shqipërisë, për këto që u ka bërë qytetarëve shqiptarë. Dhe ai që, u tund juve pasaportën kallp europiane, ai javën e kaluar mori damkosjen më të rëndë që ka marrë kush në Europë pas Lukashenkos së Bjellorusisë.

Por ka një dallim. Lukashenko i Bjellorusisëka bgi brother Putinin, kurse big brotheri i Edi Ramës mori fund. E kishte dhe ky big brotherin, mori fund. Dhe unë ju garantoj se, deri në ditëne  fundit të jetës së tij atë do ta ndjekë krimi i shëmtuar që ka kryer me votën e shqiptarëve. Gjer ditën e fundit të jetës së tij, atë do ta ndjekë ajo rezolutë që u votua nga partia e kancelarit Merz, nga një organizatë që ka 14 kryeministra të Europës, dhe 82 parti.

Do ta ndjekë përpjekja e tij për Shqipërinë pa pluralizëm. Është e shkruar aty, zeza mbi të bardhë: përpiqet të shtypë pluralizmin. Lufta e tij kundër opozitës, bashkëveprimi i tij me krimin, me bandat, kundër qytetarëve të vet.

Pra, në një kohë të shkurtër, gjerat u përmbysën në rreth të kuq dhe që nuk do ndalë kurrë më është Edi Rama.

Sepse, Edi Rama, të dashur miq ndërmori akte dhe veprime, të cilat nuk i pranon kurrë një njeri i lirë, një shtetar i lirë, një vend i lirë. Arriti të mashtrojë, të mashtrojë me Xhorxh Sorosin etj., etj., por e vërteta vonon dhe nuk harron.

E vërteta nuk harroi, erdhi dhe ai sot, është njeriu më i paperespektive. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të flasim dhe ne, siç foli Europa politike në Valencia dhe jam i bindur që do flasim.

Edi Rama do mbetet me Suel Çelën, me bandën Bajrët e Shkodrës, me Troplinët e Durrësit. Por, absolutisht dhe ata shpellë në botë nuk do të gjejnë pa dalë para ligjit si terroristë. Unë, ju garantoj ju se, ata javën e parë ata do shpallen organizata terroriste, se kanë kryer krime të rënda antikushtetuese ndaj qytetarëve shqiptarë duke i bërë presion për votën dhe duke blerë ministra, zyrtarë.

Nuk mund të imagjinonu ju, çfarë sistemi kriminal ekziston sot mbi ju, mbi qytetarin.

Një drejtor më thoshte: doktor, thoshte, një nga këta të fortët, më thoshte edhe emrin, më emëroi. Shkoi te ministri më emëroi drejtor, por me kushtin që, unë çdo muaj t’i paguaj 10 mijë euro rrogë atij. Dhe unë ato 10 mijë euro ua marr qytetarëve.

Shikoni ju, pse u shndërruar ryshfeti në sistem? Unë kam shumë besim tek ju. Ju garantoj se në 100 ditët e para do ketë ndryshime shumë të fuqishme. Ne e ndryshojmë Shqipërinë në 100 ditë.

Por, këto ditë që na ndajnë janë vendimtare. Të takoni çdo qytetar dhe qytetare, çdo banor të rrethit të Klosit, të bisedoni me të. Nuk është çështje partiake, nuk është çështje politike. Është cëcshtje jetike. Është mision për Shqipërinë, për Klosin, për shqiptarët. Nuk e lidh gjë njeriune  ndershëm me Edi Ramën, kurrë. Me një antishqiptar si  Edi Rama. Me një regjim si ai. Të shkojmë në këto zgjedhje me një fitore plebishitare, të merituar.

T’i japim çdo shqiptari një mundësi të re dhe t’u rikthejmë paratë shqitparëve. Këto janë qëllimet tona. Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale