Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp. U theksua se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit 

KONFERENCA E KRYETARIT TE PD-se, SALI BERISHA ME GAZETARET

EKSTRAKT

Pas një vizite të suksesshme dy ditore të zhvilluar në Bruksel dhe takimeve të shumta në Parlamentin Europian dhe Partisë Popullore Europiane, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para mediave se, në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp.

E marta dhe e mërkura e javës ishin ditët në të cilat në tempullin e demokracisë u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale, mandateve kallp. U bë pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar. U bë pretenca e narkoshtetit shqiptar, të Pojave, Çelave, Bajrëve, etj., etj. Ishin ditët më të veçanta’, theksoi Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencë, kryedemokrati Sali Berisha tha se, në Bruksel u  theksua se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit. ‘U theksua se krimi dhe kjo është një kryefjalë ta dinë shqiptarët; krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit. Pra për të kuptuar se, pse puthadorët e qeverisë dhe narkoqeveritarët reaguan kaq të tërbuar pse bota e tyre mediatike që kontrollojnë 34% më shumë lajme dhe editoriale, pa llogaritur komentet se komentet tejkalojnë 300-500% por ato i përjashtojmë. Për këtë vizitë ata në një aspekt, me atë që morën e meritonin humbën, çdo arsye, çdo logjikë’, theksoi Berisha gjatë konferencës.

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi në konferencën e sotme se dy përfaqësuesit e dërguar me urgjencë nga Edi Rama në Bruksel dolën të rrënuar nga takimi, pasi nuk mundën të mbrojnë skandalet dhe lidhjet kriminale të qeverisë. Ai i cilëson si të pafajshëm, në një ‘mision të pamundur’, duke premtuar se farsat elektorale të Ramës nuk do të pranohen kurrë nga shqiptarët.

Gjatë konferencës, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe për rikonstruksionin që po ndodh ne kampin e Spaçit. Berisha akuzoi Edi Ramën se po përpiqet të shuajë me pretekste dhe pamje të jashtme të mbushura me suva dhe bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në kampin e Spaçit. ‘Është dëshmi tjetër se, si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste, përpiqet që të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi që ky e quajti; ana e drejtë e historisë’, theksoi Berisha.

Lideri i demokratëve Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për media se takimet në Bruksel përbëjnë vetëm fillimin e një procesi të rëndësishëm, duke shkaktuar një “tërmet të madh” në narkoshtetin e Edi Ramës. Ai theksoi se ky proces do të vijojë me përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare, qeverive mike dhe vetë shqiptarëve, në përpjekjet për rikthimin e votës së lirë në vend.

‘Natyrisht Brukseli ishte dhe duhet të ishte, stacioni i parë dhe unë mendoj se, ato dy ditë në Bruksel krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin, falangat e tij. Kjo do të vazhdojë me të gjitha institucionet ndërkombëtare, do vazhdojë me të gjitha qeveritë e vendeve mike, do vazhdojë më pas me shqiptarët, për rikthimin e votës së lirë’, nënvizoi kryedemokrati.

Në konferencën me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se raporti i Parlamentit Europian ka shkatërruar përfundimisht narrativën e mazhorancës për zgjedhjet dhe procesin e integrimit. Sipas tij, raporti nuk përmend askund mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2027, ndërsa denoncon në mënyrë të drejtpërdrejtë përqendrimin e pushtetit, mungesën e shtetit ligjor, keqqeverisjen dhe dhunën ndaj mediave.

‘Raportin më nuk e kanë përmend, e kanë përjashtuar fjalën raport fare. U përpoqën të mashtrojnë shqiptarët të thonë, që komisioni mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në 2027, mashtrim i paskrupullt.  Ata thonë se, mirëpresim ambicien e Edi Ramës për 2027, por rikujtojmë, shkruhet në raport, se vendet kandidate kalojnë nëpër transformime të thella për të përmbushur kriteret e anëtarësimit gjatë negociatave të cilat zgjasin sa është e nevojshme për të implementuar reformat e nevojshme’, theksoi kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë konferencës me median.

FJALA E PLOTE:

Paradokset janë të shumëllojta, por paradoksi më i madha në fushën mediatike-komunikative ka ndodhur në Shqipëri, mbasi vizita e kryetarit të PD-së në Bruksel, krijoi lajme, editoriale, artikuj dhe kryeartikuj, 34% më shumë, në Shqipëri është fjala, se sa samiti i Bashkimit Politik Europian.

Mendoj se, rrallë ndonjëherë PD-ja ka kapur një apogje të tillë, dhe kjo dëshmon se sa e drejtë, sa i rëndësishëm, çfarë fuqie ka misioni i saj për mbrojtjen e votës së lirë të shqiptarëve.

Ju keni parë këto ditë, nga dita e martë e javës që kaloi gjer sot, një mori të pafund shfrimesh të një lakeizmi, të neveritshëm në shkallë ekstreme të qeveritarëve, të cilët rendin me ngashërimet e tyre se si të qetësonin kryetarin e organizatës së tyre kriminale Edi Ramën dhe si të merrnin në formacionet e reja të narkoshtetit një pozicion më të përshtatshëm.

Keni parë se si, një suitë e tërë mjeranësh, të kapur kokë e xhep nga krimi i narkoshtetit, lebetiteshin në mediat e tyre, portalet, televizionet dhe mediat sociale, që të gjithë për një arsye të vetme; në Bruksel morën një plagë të pashërimtë.

Mori një plagë pa shërim farsa e tyre elektorale. Morën një demaskim ekzemplar lidhjet e tyre me botën e krimit, kartelet e drogës dhe organizatat më të rrezikshme kriminale.

Mori një demaskim edhe njëherë farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj. Kurrë ndonjëherë në 34 vite, Brukseli nuk ka qenë më shqiptar se, sa ato dy ditë të javës së kaluar.

E marta dhe e mërkura e javës ishin ditët në të cilat në tempullin e demokracisë u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale, mandateve kallp.

U bë pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar.

U bë pretenca e narkoshtetit shqiptar, të Pojave, Çelave, Bajrëve, etj., etj.

Ishin ditët më të veçanta.

Prandaj u them çdo shqiptari se aty, me sensin e madh të përgjegjësisë ndaj çdo qytetari shqiptar që beson te vota e lirë, me sensin më të madh të kësaj përgjegjësie.

Ne mbrojtëm interesat më jetike të votës së lirë, të dinjitetit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Ishin ditë që u ngecën në fyt, farsën dhe lidhjet me krimin Edi Ramës, Pëllumbesha Gjokës, Taulant Begojarisit, Ergys Agasit dhe eksponentëve të tjerë madhor të krimit në qeveri.

Përfaqësuesve të tyre në parlament, Sara Miles, Dyrmishit, Arkend Ballës, e shumë e shumë të tjerëve.

Ishin ditë të cilat i dhanë një rrjedhë të re shpresës dhe besimit se, shqiptarët do të votojnë të lirë si kombet e tjera.

Me zërat më autoritativë të mazhorancës, qeverisë në Bruksel dhe në Europë, u theksua abuzimi masiv publik me burimet shtetërore, kërcënimi i zgjedhësve dhe administratës publike, përdorimi i gjobave dhe bonusve për të grabitur vota.

Mbjellja e 29300 hektarëve kanabis.

U theksua se krimi dhe kjo është një kryefjalë ta dinë shqiptarët; krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit.

Pra për të kuptuar se, pse puthadorët e qeverisë dhe narkoqeveritarët reaguan kaq të tërbuar pse bota e tyre mediatike që kontrollojnë 34% më shumë lajme dhe editoriale, pa llogaritur komentet se komentet tejkalojnë 300-500% por ato i përjashtojmë. Për këtë vizitë ata në një aspekt, me atë që morën e meritonin humbën, çdo arsye, çdo llogjikë.

Natyrisht unë nuk mund të falënderoj këta lakej, këta baloz të krimit, për reagimet e tyre ndaj mbrojtjes së votës së lirë, sepse ekzistenca e tyre është pikërisht pushteti i krimit dhe narkoshteti.

Por unë në emër të të gjithë shqiptarëve, që janë shumicë dhe që duan votën e lirë, shpreh

mirënjohjen më të madhe PPE-së, presidencës së kësaj partie, e cila me gojën e sekretares së

Përgjithshme në një deklaratë, denoncoi farsën elektorale në Shqipëri si një akt i shëmtuar.

Falënderoj me mirënjohje të thellë, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i cili me udhëheqjen e tij e shndërroi këtë institucion në një avokat të fuqishëm të të vërtetave të mëdha.

Një mirënjohje të pakufishme për koordinatorin e grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, Michael Gahler, europdeputet që u paraqiti kolegëve të tyre si në Komisionin e Jashtëm ashtu dhe në asamblenë politike, të gjithë të vërtetën e farsës elektorale në Shqipëri.

Dënoi me të forcën më të madhe këtë farsë, dhe u bë një avokat, një zë i fuqishëm, i pamposhtur i interesave të shqiptarëve për votën e lirë.

Natyrisht në këtë histeri mediatike, thashë dhe njëherë që tejkaloi 34% zhurmën e Samitit më të madh që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, e bëri këtë, mplekseshin interesa individuale, të intelektualëve kriminelë që mbështesin farsën.

Të diplomatëve hajdutë të nxjerrë nga shërbimi si të tillë.

Të banalistëve të denoncuar publikisht si gjobëvënës të neveritshëm.

Të mjeranëve që janë të gatshëm të ndërrojnë flamur çdo ditë, për padronin që i paguan më shumë.

Por të gjitha këto fije mblidhen tek një njeri, tek Edi Rama, i cili kuptoi dhe nisi me urgjencë dy përfaqësues të tijë, të cilët e mbrojtën apo e tradhëtuan atë nuk e di, por një gjë u them shqiptarëve, dolën nga ajo mbledhje me fytyrë të nxirë, më të nxirë se këpucët e tyre.

Dhe njëri prej tyre, ata që e panë, konstatuan se ishte në shok psikik. Po absolutisht.

Pastori që ku mbahej, kurse Etieni ishte sfazuar fare.

U kthyen dy spiunët e qeverisë siç erdhën. Unë i quaj të pafajshëm sepse ishin para një misioni të pamundur.

‘Mission impossible’ (mision i pamundur). Nuk mund të mbronin ata dorëzimin e portit prej vitesh kartelit më të fuqishëm të drogës, Pojave.

Dorëzimin e autostradës së heroinës, Çelëve.

Nuk mund të mbronin ata zhdukjen e inceneratorit 130 mln euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Nuk mund të mbronin ata implikimin e Olsi Ramës, ishte dhe nuk ishte, ua shpjegova unë punën e tij me grupin Xibraka.

Ata ishin në një mision të pamundur.

Nuk mund të mbronin ata aferat e Alalabarit me Edi Ramën.

Nuk mund të mbronin ata lidhjet e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën.

Por kur e dinin dhe Adelajdën, e morët vesh ju. Aty personazh nuk ishte vetëm Sueli, por edhe Adelajda Rroko, e cila garantonte të gjitha karteleve të drogës dhe karteleve kriminale, kundrejt shpërblimeve shumë të mëdha për Edi Ramën, lejet e ndërtimit dhe investimet e aferave.

Pra, nuk mund të mbronin vendimin e Edi Ramës për të dhënë 100euro shpërblim për çdo pensionin në mes të fushatës elektorale.

Nuk mund të mbronin faljen e 200 mln eurove në kundërshtim me çdo ligj, dy ditë para zgjedhjeve.

Nuk mund të mbronin policinë politike e votës të administratës shqiptare të shndërruar në armatën e patronazhistëve, dhjetëra e mijëra punonjës.

Nuk mund të mbronin dhjetëra e mijëra leje legalizimi, certifikata pronësie, leje ndërtimi të dhëna për vota, gjatë fushatës elektorale.

Nuk mund të mbronin 29 mijë hektar, 140 herë më shumë se e lejon ligji, kanabis për votë.

Ndaj dhe ata dolën pothuajse si për serum nga ajo mbledhje.

U përpoqa para shqiptarëve të bëjë zbërthimin se, pse kjo vaje e tmerrshme e narkomazhorancës nga takimet në Bruksel, që tejkaloi 34% samitin e Bashkimit Politik Europian në Tiranë.

Jam këtu për tu zotuar para shqiptarëve se këto janë vetëm hapat e parë, se kurrë kjo farsë nuk do përligjet, kurrë kjo farsë nuk do të njihet.  

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:

Isa Myzyraj, OraNews: Nuk e di nëse e keni parë gjatë kohës që keni qenë në Bruksel. Në Shqipëri është zhvilluar një debat në lidhje me burgun e Spaçit. Një restaurim ka ndodhur atje si pasojë e një filmi. Ngjarjet në burgun e Spaçit dhe ky restaurim kanë sjellë reagime, përfshirë edhe atë të Ministrisë së Kulturës. Keni një koment në lidhje me këtë situatë?

Sali Berisha:  Është indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët, për të mbrojtur xhelatët e diktaturës.

Është një shkelmin për së dyti, i asaj i atij kalvari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë.

Është thjesht përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e  tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp, ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve.

Është dëshmi tjetër se, si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste, përpiqet që të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi që ky e quajti; ana e drejtë e historisë.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Z. Berisha, ju thatë pak më parë se ajo që ndodhi në Bruksel është vetëm hapi i parë që do të marrë Partia Demokratike, në atë që e quani ndërgjegjësimin e ndërkombëtarëve për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Cilat do të jenë hapat e radhës që do të ndërmerrni? Dhe kur do të merren këto hapa konkretë, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit? Faleminderit.

Sali Berisha: Gjithçka është në vazhdim.

Natyrisht Brukseli ishte dhe duhet të ishte, stacioni i parë dhe unë mendoj se, ato dy ditë në Bruksel krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin, falangat e tij.

Kjo do të vazhdojë me të gjitha institucionet ndërkombëtare, do vazhdojë me të gjitha qeveritë e vendeve mike, do vazhdojë më pas me shqiptarët, për rikthimin e votës së lirë.

Anisa Kadesha, RTSH: Z. Berisha, këto ditë në Tiranë, përfaqësues të mazhorancës thanë se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ishte certifikues për zgjedhjet, duke iu referuar veçanërisht përdorimit të fjalës ‘zgjedhjet ishin konkurruese’. Ju si e lexoni në fakt këtë raport?

Sali Berisha: Në fakt raporti ishte shumë i ndershëm. Kishte marrë 5 rreshtat e para të raportit të OSBE-ODIHR në të cilët për herë të parën në histori, përmbysën zgjedhjet.

Po në raport thuhet tekstualisht; se zgjedhjet u administruan në mënyrë profesionale, kjo nënkupton shpërndarjen e kutive të votimit, komisionet e votimit, proceset dhe të gjitha me radhë.

Por një gjë, administrimi më profesional i zgjedhjeve ka qenë në diktature. Aty ishte i përsosur, jo profesional.

Së dyti, thotë ishin kompetitive. Po sepse lejohej të merrnin pjesë jo vetëm kandidatë të një partie, por edhe të partive të tjera. Ky është kushti i kompetitivitetit dhe kjo është e vërtetë.

Por thotë garë e pabarabartë, thotë shtet elektoral, përdorimi i gjerë i burimeve nga partia në pushtet. Pra i rrëzon zgjedhjet, dhe këtë e kanë kuptuar këta mirë.

Dhe çfarë bënë këta? Këta pasi u përpoqën ta shisnin raportin si sukses, e panë që raporti ishte për ta, dhe kaluan në injorimin total të raportit dhe citimin e koordinatorit të grupit socialist në Parlamentin Europian, z. Schider të cilin e falënderoj për takimin që na rezervoi dhe që ne patëm rastin ta sqarojmë atë për shumë, shumë aspekte.

Unë nuk mund të them se, në ç’orë u bë deklarata, por ajo që mund të them unë ju, ai dëgjoi me interes dhe shtroi dhe pyetje për probleme të caktuara.

Kështu që pas kësaj ata raportin më nuk e kanë përmend, e kanë përjashtuar fjalën raport fare. U përpoqën të mashtrojnë shqiptarët të thonë, që komisioni mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në 2027, mashtrim i paskrupullt.

Ata thonë se, mirëpresim ambicien e Edi Ramës për 2027, por rikujtojmë, shkruhet në raport, se vendet kandidate kalojnë nëpër transformime të thella për të përmbushur kriteret e anëtarësimit gjatë negociatave të cilat zgjasin sa është e nevojshme për të implementuar reformat e nevojshme.

As 2027 as 2030, as 2035 nuk e venë këtu fare.

Shqipëria është sot vendi i shtetit një partiak ku të gjitha pushtetet janë në duart e kreut të organizatës kriminale. Kjo është e vërteta aktuale.

Ndaj dhe raporti thekson, nevojën për të forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe përfshirjen e procesit, anëtarësimit, përfshin dimensionin parlamentar, paralajmëron kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave, që nuk ekziston në Shqipëri.

Pra denoncon përqendrimin e pushtetit në duart e një njeriu dhe nënshtrimin e parlamentit ndaj urdhërave të Edi Ramës.

Ndaj dhe raporti i bën thirrje Shqipërisë, për të përshpejtuar reformat, për të forcuar sundimin e ligjit, shtetit ligjor. E kuptoni ku është thirrja tani, sepse nuk ka shtet ligjor funksional.

Të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të parandalojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe të sigurojë mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

Të bëjë përparim në fushatë e lirisë së shprehjes, lirisë së informacionet, pluralizmit.

Prandaj nuk përmendin raportin.

Pluralizimit dhe pavarësisë së mediave. Paralajmëron kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë sistemin e kontrollit dhe balancave.

Raporti denoncon Edi Ramën sepse parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ekziston pra shtetit ligjor.

Thekson detyrimin e parlamentit për të respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pa vonesë.

Denoncon parlamentin si një parlament regjimi që nuk ruan, nuk garanton kontrollin dhe balancën e pushteteve ndaj dhe raporti thekson rolin themelor dhe të zëvendësueshëm të parlamentit në rolin e kontrollit dhe ruajtjes së balancave.

Denoncon mungesën e përgjegjshmërisë, fjalë për fjalë, ju lutem lexojeni; mungesën e përgjegjshmërisë demokratike dhe transparencës.

Ndaj dhe raporti i bën thirrje Shqipërisë për të siguruar përgjegjshmëri demokratike për të forcuar qeverisjen e forcë dhe transparente.

Raporti nënvizon ato që thashë për zgjedhjet parlamentare.

Dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve, të zakonshme për Edi Ramën.

Dhunën verbale.

Dënon Olta Xhaçkën, për të cilën përmbysën parlamentin dhe raportin e ndarjes së pushteteve.

Pra mund të them se, raporti jo që nuk thotë në asnjë rresht të tij, se do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2027, siç ju gënjejnë ju të dashur qytertarë, lakejtë e  qeverisë dhe ministrat e saj, por përkundrazi shpreh e zezë mbi të bardhë, damkos situatën në vend, në Shqipëri.

Andon Kello, ABCNews: Z. Berisha, mazhoranca socialiste ju akuzon se në Bruksel, gjatë qëndrimit tuaj, ju i keni dorëzuar një letër eurodeputetëve të Parlamentit Europian, duke kërkuar të bllokojnë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë. A është e vërtetë kjo?

Sali Berisha: Do më falësh, por nëse ke lexuar rezolutën e 82 partive politike të Partisë Popullore Europiane që udhëheq dhe Parlamentin Europian, ajo rezolutë thotë se, Bashkimi Europian duhet të kushtëzojë progresin e Shqipërisë me respektimin e të drejtave themelore të shqiptarëve, me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, me drejtësinë e pavarur se, harrova tu lexoj këtu.

Raporti dënon kontrollin e vazhdueshëm politik mbi drejtësinë. Kapjen e saj. Është në raport kjo. Ndërhyrja politike e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë.

Cili është qëndrimi ynë dhe e kemi bërë të qartë këtu para jush dhe e thotë raporti.

Raporti thotë; mirëpret angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE, duke reflektuar konsensusin ndërmjet të gjitha partive politike, qeveritare dhe opozitës dhe mbështetjen e madhe ndërmjet qytetarëve.

Këta përpiqen që standardet që dhunojnë, lidhjet me krimin, vjedhjet e mëdha që u bëjnë shqiptarëve, të fajësojnë opozitën se, pse nuk i përtyp dot BE-ja.

Pra, qëndrimi është ky, një dhe njëmijë herë; ne mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, por Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik i cili është një kriter i rëndësishëm, nuk përmbush asnjë kriter tjetër në rrugën e integrimit.

Siç e shifni është një propagandë vulgare e atyre që janë shkaku kryesor i kësaj situate, sepse fryhen çdo ditë me paratë e krimit dhe paratë që marrin nga qeveritarët.

Andon Kello, AbcNews: Kam edhe një pyetje tjetër: Meqenëse ju folët për audiencë këtë javë, në fakt ka një audiencë më të madhe që vjen përtej Oqeanit – përplasja mes Donald Trump dhe Elon Musk. Kjo konsiderohet ndoshta si krisja e aleancës së dekadës. Tani, këto janë dy figura të cilave ju u jeni referuar shpesh, sidomos gjatë fushatës elektorale. Kujt i jepni të drejtë në këtë përplasje?

Sali Berisha: Së pari, nuk i lejoj vetes kurrë të ndërhyjë në një debat të brendshëm të një vendi tjetër. Asnjëherë.

Por shiko çfarë ndodh këtu.

A e morët ju vesh pse u shkarkua komandanti i Gardës. Pse e censuruat ju lajmin, të vërtetën e shkarkimit të tij. Një socialist i thekur thotë ai, por e shkarkoi për fajin e vetëm se, doli lajmi i shtrimit të Edi Ramës, urgjent në spital.

Se sipas Edi Ramës, ky Onuzi duhet të ja qepte gojën të gjithë personelit që e panë se në ç’gjendje shkumonte dhe ky ishte fajtori. Dhe unë denoncoj heshtjen e mediave, sidomos me vetëvrasjen që ndodhi fill mbrapa të ushtarit të Gardë.

Një ushtar profesionist, një njeri i detyrës, u gjet i vrarë në makinën e tij. Ju kujtohet ju vrasja i shoferit të Fatmir Xhafajt, kur ishte ministër i Brendshëm.

Kurse ky, çfarë ndodhi me të.

E paraqitën se ky vrau veten në makinë. Edhe për Mehmet Shehun thanë se, vrau veten në dhomë të gjumit. Unë nuk kam të dhëna, dhe i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, por bëj thirrje, Avokatit të Popullit dhe ju garantoj se, opozita do ta hetojë sepse kjo ndodhi fill pas shkarkimit brutal të Komandantit të Gardës, për shkak të daljes së lajmit se Edi Rama shkoi, ashtu siç shkon dhe herë të tjera, në spital dhe bëri një goditje, se nuk e di se çfarë kishte sepse nuk merrem me problemet e tij.

Por sigurisht, shkarkimi i Komandantit të Gardës dhe vetëvrasja e një ushtari është një ngjarje shumë tronditëse për një vend.

Andon Kello, AbcNews: Keni deklaruar kohë më parë se jeni tifoz i çdo kombëtareje përveç Serbisë. Meqenëse sot luhet ndeshja Shqipëri–Serbi, cili është komenti juaj?

Sali Berisha: Ju uroj nga zemra sukses dhe fitore, kombëtares tonë.

Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt dhe zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale