KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Në konferencën e zakonshme për mediat, kreu i opozitës Sali Berisha shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e pensionistëve shqiptarë, duke e cilësuar sjelljen ndaj tyre si një dëshmi të njerëzisë apo çnjerëzisë së shtetit. Ai theksoi se pensionistët janë të papërfaqësuar në mënyrën më të keqe dhe përballen çdo ditë me mjerim, duke shtuar se janë shtresa më e nevojshme që meritojnë më shumë vëmendje dhe përkrahje.
Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi disa masa konkrete që do të ndërmarrë Partia Demokratike për të lehtësuar jetesën e pensionistëve, përfshirë vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro për pensionistët që marrin më pak se kaq dhe ofrimin e një karte të konsumatorit që do të lehtësojë shpenzimet e pensionistëve.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar gjatë një konference për mediat se pensionistët kanë mbështetur programin e Partisë Demokratike dhe refuzojnë qëndrimin cinik të Edi Ramës ndaj tyre. Berisha theksoi se pensionistët nuk kërkojnë asgjë më shumë se shpërblimin që meritojnë, ashtu siç ndodh në vende si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas tij, një pensionist në Shqipëri dikur merrte më shumë se në Bullgari dhe Rumani, por sot situata është përkeqësuar. Berisha akuzoi administratën e Ramës për mos-pagimin e sigurimeve shoqërore dhe ndarjen e vetëm 16 milionë eurove për pensionistët nga 8 miliardë euro. Ai shtoi se pensionistët kanë vlerësuar paketën e “dhembshurisë” të ofruar nga qeveria.
Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i PD-së denoncoi ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si pjesë të një “shpelle intrigantësh” dhe një grupi kriminal që përfshin individë të inkriminuar. Sipas tij, Veliaj është pjesë e një organizate kriminale që përfshin si strukturat familjare, ashtu edhe ato bashkiake, duke theksuar se ky grup ka mundur të arrijë deri aty sa të orkestrojë kurthe dhe manipulime. Ai u shpreh se reagimi dhe përgjimet e fundit të Veliajt përbëjnë dëshmi të një grupi mafioz, të cilët veprojnë pa asnjë normë, ligj apo rregull.
Lideri i opozitës denoncoi ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si pjesë të një “shpelle intrigantësh” dhe një grupi kriminal që përfshin individë të inkriminuar. Sipas tij, Veliaj është pjesë e një organizate kriminale që përfshin si strukturat familjare, ashtu edhe ato bashkiake, duke theksuar se ky grup ka mundur të arrijë deri aty sa të orkestrojë kurthe dhe manipulime. Ai u shpreh se reagimi dhe përgjimet e fundit të Veliajt përbëjnë dëshmi të një grupi mafioz, të cilët veprojnë pa asnjë normë, ligj apo rregull.
Kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët, paraqiti dhe planin e financimeve të programit të paraqitur, duke theksuar se këto fonde do të vijnë nga ulja e korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike Ai shtoi se fondet do të merren nga ulja e shpenzimeve të panevojshme, si djegësit e Tiranës dhe shpenzimet për avion taksi për kryeministrin, dhe nga realizimi i punëve publike me çmime ndërkombëtare. Berisha po ashtu theksoi se ulja e taksave do të rrisë të ardhurat buxhetore deri në 30% të GDP-së në katër vitet e ardhshme. Ai e vuri theksin në luftën me korrupsionin dhe krimin si burimin kryesor të financimit për këto projekte. Sipas tij, administrata e tepërt dhe keqmenaxhimi i burimeve publike do të ndalen, duke kursyer fonde që mund të shpenzohen për zhvillimin e infrastrukturës.
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me përdorimin e logove të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Ai e cilëson këtë akt si një vjedhje pronësie, të diktuar nga padroni i tij, Edi Rama. Berisha theksoi se ky është një i gabuar dhe një gjest i dënueshëm.
FJALA E PLOTE:
Sjellja ndaj pensionistëve është dëshmi e njerëzisë apo çnjerëzisë së shtetit ndaj shqiptarëve.
Pasi ata sot janë pa diskutim shtresa më në nevojë që përballen me dhimbjet e përditshme dhe jo pak prej tyre, qajnë çdo ditë me lot të ftohta mjerimi.
Në takimin që pata sot me ta, përfaqësuesit e shoqatave të tyre shumë serioze, ata vlerësuan realisht programin e PD për vendosjen e minimumit jetik 200 euro që është interesi më i madh i mbi 520 mijë pensionistëve, të cilët marrin që të gjithë nën 200 euro.
Vlerësuan kartën e konsumatorit, edhe ajo si lehtësim real.
Por bënë edhe sugjerime të tjera të drejta.
Dhe unë u premtoj sot pensionistëve shqiptarë se të gjitha padrejtësitë ligjore në përllogaritjen e pensioneve marrin fund brenda 3 muajve të parë të qeverisjes së PD.
Qytetarët duhet ta dinë se në ligjet për pensionet ka absurditete, ka mohime kontributesh, ka arbitraritete.
Ta zëmë, në ligjin e kohës, punëtori në kooperativë fillonte punën në moshën 14-vjeçare, kurse në ndërmarrjen shtetërore, në moshën 15-vjeçare.
Edi Rama ka shpallur si vit të fillimit të punës moshën 18-vjeçare, duke u mohuar në këtë mënyrë 3 dhe 4 vite, qindra e mijëra pensionistëve.
Unë dhashë këtu vetëm një shembull të absurditeteve ligjore që këta kanë vendosur.
Tani rikthehemi për një moment tek gropa që thotë Edi Rama te fondi i pensioneve. Autori më i madh në gropën e pensioneve është Edi Rama, jo vetëm me largimin masiv e punëtorëve dhe të rinjve nga Shqipëria, por me mospagesën e kontributeve shoqërore për punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike.
Kjo është e padëgjuar ndonjëherë, që shteti nuk paguan sigurimet shoqërore për punonjësit e tij. Pra, shteti mban në zi punonjësit e tij.
Pra, administrata shtetërore është një piramidë informaliteti.
Dhe kjo merr fund. Kjo nuk ka ekzistuar.
Unë garantoj që do jetë i hekurt ligji, që njëkohësisht me disbursimin e pagave do të disbursohen sigurimet për çdo punonjës në mënyrë të prerë dhe të padiskutueshme.
Pensionistët dhanë ide të tjera, propozime të tjera shumë të arsyeshme.
Ata kërkuan që shteti të shmangë nga detyrimi fiskal të ardhurat që ata krijojnë pas daljes në pension, pagat që marrin pas daljes në pension, dhe kjo do të ndodhë.
Mora përsipër që pensionistët nuk do paguajnë sigurime apo taksa të tjera për pagën.
Pensionistët kërkojnë jo udhëtim falas, por me gjysëm çmimi, dhe unë u premtoj atyre udhëtim me gjysmë çmimi në të gjithë Shqipërinë.
Është bërë e paimagjinueshme, sot me linjat ajrore shkon më lirë Tiranë-Berlin se sa Tiranë-Vlorë me autobus apo me taksi. Pensionistët me letërnjoftimin që dëshmon moshën, do kenë bileta të përgjysmuara.
Pensionistët do kenë të drejtë të analizave bazë, falas çdo 6 muaj. Falas! Ju e dini, check-upi Rama-Nushi i përjashton pensionistët. Kushton 60 milionë euro, ndahen së bashku mes Edi Ramës dhe Vilma Nushit dhe i përjashtojnë pensionistët.
Check-upi do anulohet menjëherë dhe pensionistëve do u njihet e drejta e analizave falas dy herë në vit.
Pensionistët kërkojnë gjithashtu organizime kulturore në grupe, brenda vendit mundësisht, por ndonjëherë edhe në vendet përreth. Ministria do ketë të gjithë fondet dhe buxhetin për një trajtim sa më dinjitoz të pensionistëve.
Pra, unë mund të them se ky ishte një takim shumë i frytshëm.
Shoqata e pensionistëve raportoi se në rast se qeveria që po ikën, do të kishte ndjekur trendin e qeverisë së mëparshme në rritjen e pensioneve, sot pensioni mesatar do ishte 210 euro.
Po imagjinoni ju në qoftë se marrim parasysh dyfishimin e çmimeve, ai duhej të ishte së paku 260 euro, dhe është 170 euro.
Pra, është një situatë të cilën Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr përsipër ta ndryshojë me shpejtësi.
Dhe konsideron vërtet kjo është një faturë sociale, nuk mohohet, por konservatorizmi nuk injoron kurrë dimensionin e dhembshurisë njerëzore, e ka në moralin e tij.
Ndaj dhe ne jemi kaq të fokusuar në paketën e dhembshurisë dhe përditësimin e saj.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Ermal Rizaj, SYRI TV: Prej më shumë se 3 muajsh i mëshoni çështjes së pensionistëve dhe paraqisni programin tuaj politik të pas 11 majit. Keni bërë ju sondazhe a e kanë përqafuar pensionistët programin tuaj politik, duke parë se nga ana tjetër edhe PS këtë shtresë të shoqërisë e ka si hambarin e votave.
Sali Berisha: Çfarë më rezulton nga kjo? Mua më rezulton se pensionistët e kanë pëlqyer programin e PD-së dhe pensionistët janë kundër, refuzojnë qëndrimin cinik të Edi Ramës ndaj tyre, mashtrimet e tij për humnerën, por edhe bonuset, dhurata me pikatore.
Pensionistët nuk duan gjë tjetër veç se shpërblimin që meritojnë, siç janë pensionistët në Kosovë, Maqedoni e Mal të zi. Një pensionist në Shqipëri merrte më shumë se një pensionist në Bullgari e Rumani, që ishin anëtare të BE-së. Sot është rrokullisur.
Sot janë të fundit. Pse, sepse administrata nuk paguan sigurimet shoqërore.
Sepse Edi Rama në mënyrën më të paimagjinueshme ndan 16 milionë euro nga 8 miliardë, për pensionistët.
Sigurisht që pensionistë kanë pëlqyer realisht paketën e dhembshurisë.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Janë publikuar përgjimet e Erion Veliajt nga qelia, që dhe ju i keni paralajmëruar dhe më herët. Keni ju një koment dhe si ju duket gjuha e Veliajt ndaj zyrtarëve të lartë të PS.
Sali Berisha: Së pari, nga publikimet e tij, del mirëfilltas një shpellë intrigantësh, njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit.
Tani, që Erion Veliaj është aty ku është, për krimet e rënda, kjo nuk ka diskutim.
Por Erion Veliaj duhet të jetë me organizatë kriminale, familjare dhe bashkiake, të dyja. I ka të dyja.
Por që me Erion Veliajn, t’i organizohen kurthe nga ministra, kjo është makbethiane, pak ët themi por është makbethiane.
Lëre që e regjistrojnë nga të gjitha anët, dhe pastaj Uluziu… a e morët vesh ju kush është Olsi? Olsi është Uluziu… absolutisht.
Olsi i Altin Hajrit, i dy kostumeve, merrja pak masën, ai e bëri punën mirë, prandaj merrja masën për dy kostume.
Tani, burime 100 përqind të sigurta më informojnë se nuk bëhet fjalë as për Olsi Çelës, as për Olsi Dadon, por për Uluziun.
Kështu që komentet e mia për përgjimet e Erion Veliajt dhe mesazhet e tij tregojnë se kemi të bëjmë me një grup mafioz me pushtet që nuk kanë asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë normë.
Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Në javët e fundit keni prezantuar një pjesë të programit të PD-së ku për çdo sektor premtoni dyfishim apo dhe trefishim të fondeve. Ndërkohë që dhe për pensionistët sërish do keni një barrë financiare me lehtësirat që premtoni që do ju bëni. Ku do i gjeni këto lekë dhe sa është fatura financiare e të gjithë programit tuaj për zgjedhjet e 2025.
Sali Berisha: Këto para, para së gjithash do të dalin nga vjedhjet e mëdha që bëhen.
Nuk do humbasin më 130 mln euro me djegësin e Tiranës.
Nuk do humbasin më 110 mln euro me Beketin.
Nuk do të përdoret më avion taksi për kryeministrin me 21 mln euro.
Do ti faturohet Surrelit, kopështi 5 mln euro, do ta paguajë një për një nga xhepi Edi Rama atë.
Nuk serviret verë 33 mijë euro shishja.
Nuk do prokurohen 10 mijë euro sauna e veturave të ministrave.
Dhe këto bëjnë një shumë e cila përballon 1/3 e faturës.
Burimi i dytë i madh ku do të merren këto para dhe është shumë e drejtë, është se ne e kemi faktuar se ulja e taksave shton të ardhurat. Ne besojmë se me uljen e taksave ne shtojmë të ardhurat buxhetore në një masë prej të paktën në 4 vite, në 30% të GDP.
Ky shtim të ardhurash do kalojë pikërisht për fondet e premtimeve të bëra.
Por burimi më kryesor i të ardhurave për përmbushjen e premtimeve janë realizimi i punëve publike me çmimet ndërkombëtare, nuk po themi kombëtare. Me çmimet që përcaktohen në manualet e ndërtimit.
BE-ja ka një manual ndërtimi, SHBA ka manualin e vet të ndërtimit. Nëqoftëse ju ndërtoni bazuar mbi ato manuale që tregojnë kostot për çdo punë, vegël dhe çdo objekt ju do të gjeni se në Shqipëri rruga që kushton 10 mln euro, ndërtohet pa asnjë lloj problemi me 1.3 mln euro.
Ju do gjeni se në Shqipëri, rruga që ndërtohet me 700 mijë euro, kushton sot 5 mln euro.
Nëse merr faturën totale të investimeve që Lubi Balluku ka pasur në përdorim në këto vite, ajo shkon 12 miliardë euro.
Por nëqoftëse kontrollon një për një objektet e investuara ato nuk kushtojnë kurrë më shumë se 1.3 miliardë euro.
Pra të garantoj se, fondet do të mjaftojnë pa asnjë lloj dyshimi dhe jo vetëm kaq, por do të ketë projekte më të fuqishme më të mëdha, në punët publike se gjer sot.
Natyrisht nuk duhet të harroj asnjeri se, në epiqëndër të përpjekjes tonë do të jetë lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Me këtë luftë ne garantojmë të gjitha burimet financiare për tu falë zot 100% dhe me rezerva premtimeve tona.
Ai që mund të vejë në dyshim këtë e ftoj të shkojë, të marrë rritjen e rrogave dhe pensioneve në vitet 2006-203 dhe të krahasojë dhe punët publike të bëra në atë periudhë dhe do të gjejë se nuk ka asnjë lloj vështirësie për të përmbushur premtimet që kemi.
Burim tjetër. Sot ka një administratë 230 mijë punonjës, jashtë çdo lloj proporcioni. Natyrisht e gjithë kjo është është në kurriz të rrogë ultëve në kurriz të pensionistëve dhe kjo merr fund.
Ndërmarrje publike me punësim me mijëra e mijëra patronazhistë, të gjithë tarifën e energjisë e rritin këta, se këta rritin koston e prodhimit të saj.
Po të studioni ju, taksat e drejtorisë së transportit rrugor. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë gjobash të rënda vendos për qytetarët ajo drejtori dhe me këto gjoba shkon e ndërton Formula 1 se i duhet. Elbasani nuk ka bajpasin dhe këta ndërtojnë Formula 1. Unë nuk jam kundër Formula 1, por nuk mund të pranoj kurrë të futet dora në xhepin e qytetarëve siç fut ky nëpërmjet shumëfishimit të tarifave të shërbimeve të kësaj drejtorie ndaj qytetarëve.
Apo hë se këta kanë vetura dhe kanë.
Besoj se u bë një qartësim i burimeve me të cilat do të përmbushen detyrimet e ofertës tonë.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Sa është fatura financiare e të gjithë programit tuaj për zgjedhjet e 2025.
Sali Berisha: Fatura financiare është lehtësisht e përballueshme, kur të them është lehtësisht e përballueshme, është lehtësisht e përballueshme.
Anisa Kadesha, RTSH: Si mund ta ndaloni euroatlantikun Lulzim Basha që të përdorë logon e PD-së në rrjetet sociale. Është bërë një përpjekje deri diku e suksesshme për ndalimin e logos në disa zyra përmes KQZ-së.
Sali Berisha: Tani, ai është në një mision, Brava është në një mision dhe atij ja dikton padroni i tij, Edi Rama një akt të tillë që përbën vjedhje pronësie.
Natyrisht është një akt shumë i gabuar, një gjest i dënueshëm, por shqiptar që të votojë më Lul Bravën se mban këtë apo atë logo nuk ka.
Isa Myzyraj, OraNews: Faqja e njohur Lolita ka hapur një emision ku e ftuara e parë e saj ishte bashkëshortja juaj. A jeni xheloz që ishte Lili e ftuar dhe jo ju.
Sali Berisha: Së pari njëherë e falënderoj Lolitën për iniciativën e saj.
Së dyti mos më pyet mua për Lilin, sepse jam në konflikt të plotë interesi, kam një adhurim të pafund për të, ndaj dhe unë nuk mund të them gjë.