FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PARLAMENT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në Parlament, deklaroi se televizionet kanë censuruar sot denoncimet kundër Altin Dumanit. Ai theksoi se, 10 televizione transmetonin Edi Ramën, ndërsa vetëm njëri transmetonte denoncimet.
‘Gazetarët më njoftojnë se nga 11 televizione që transmetonin drejtpërdrejt, 10 ushtruan censurë të plotë. Vetëm një televizion transmetonte konferencën time, ndërsa 10 të tjerët transmetonin serialin e mashtrimeve të kreut tuaj, i cili fliste sikur të ishte Belinda. E patë edhe vetë në gjuhën e tij, kur tha se do të shkonte në katund. Në katund, jo në qeli’, theksoi Berisha duke iu referuar deklaratave të sotme të Edi Ramës.
Gjatë fjalës që mbajti në sallën e parlamentit, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se, katundi i Edi Ramës do të jetë qelia. ‘Edhe një herë po i them: harroje se do shkosh në katund. Katundi yt, Edi Rama, do të jetë qelia. Do të jetë qelia. Do të jetë qelia’, tha Berisha.
Sipas kreydemokratit, Partia Demokratike qëndron në respektimin e plotë të së drejtës së pronës. ‘Çdo qytetar, për çdo padrejtësi, për çdo abuzim, kishte shtetin, i cili do ta dëmshpërblente atë me kushtet e tregut dhe do të ndëshkonte me forcën e ligjit falsifikatorin dhe spekulantin’, deklaroi Berisha.
FJALA E PLOTE:
Mediat censuruan denoncimet për pronat dhe paralajmërimet ndaj Altin Dumanit, të mbështetura me dokumente origjinale autentike.
Gazetarët më njoftojnë se nga 11 televizione që transmetonin drejtpërdrejt, 10 ushtruan censurë të plotë. Vetëm një televizion transmetonte konferencën time, ndërsa 10 të tjerët transmetonin serialin e mashtrimeve të kreut tuaj, i cili fliste sikur të ishte Belinda. E patë edhe vetë në gjuhën e tij, kur tha se do të shkonte në katund. Në katund, jo në qeli. Thuajani atij!
Thuaju qytetarëve që të votuan: ‘Tani po largohem për shkak të mëkateve të mia’, sepse kemi të bëjmë me një zinxhir të pafund hipokrizie. Njësoj si duart e kapura në qark. Erdhi sot këtu? U shfaq? Ku është? Ku e keni? I dha një mbështetje këtij tjetrit këtu dhe vazhdoi mashtrimin e tij.
Por, në gjithë këtë histori, çfarë kemi? Investitori i vetëm i huaj në 13 vite po përballet me përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria. Po jua them qartë: prej 13 vitesh nuk ka asnjë investitor të huaj të rëndësishëm në tokën shqiptare.
Sipas ‘Europe Tender’, asnjë tender në Shqipëri nuk është fituar nga kompani europiane. Mos e harroni këtë fakt. Një prej kompanive më të fuqishme, e cila do të ndërtonte një resort turistik në Gjirin e Lalzit me vlerë 1.5 miliardë euro, u përball me pengesa dhe presione të vazhdueshme deri në largimin e saj. Pronari i saj priste në zyra për zgjidhje, por pa rezultat.
Sot nuk kemi asnjë investitor të huaj të rëndësishëm. Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i Partisë Demokratike?
Qëndrimi ynë është i qartë: ne besojmë se investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e Shqipërisë. Gjatë periudhës kur qeverisëm vendin u realizuan investimet më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Vetëm në sektorin energjetik investimet arritën në rreth 2 miliardë euro. U realizuan projekte historike si Trans Adriatic Pipeline (TAP), Kaskada e Devollit dhe projektet energjetike në lumin Fan.
Nga viti 2008 deri në vitin 2013, investimet e huaja varionin nga 1.2 deri në 1.4 miliardë euro në vit.
Ndërkohë sot, Partia Demokratike vazhdon të mbështesë investimet e huaja, por ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Mbajeni shënim këtë.
Vetë ai tha: ‘Ju më votuat mua’. Pra, e hoqi maskën. E pranoi hapur.
Nëse një investitor disponon një projekt të miratuar nga qeveria dhe dokumente të firmosura nga institucionet zyrtare, kadastra dhe agjenci të tjera shtetërore, atëherë, pasi shteti e ka miratuar projektin, investitori nuk duhet të mbajë përgjegjësi për konfliktet e mëvonshme.
Çdo qytetar që pretendon padrejtësi apo abuzim duhet të përballet me shtetin, i cili ka detyrimin ta dëmshpërblejë me vlerën reale të tregut dhe, njëkohësisht, të ndëshkojë me forcën e ligjit falsifikatorët dhe spekulantët.
Sa i përket çështjes së pronës, Partia Demokratike qëndron për respektimin e plotë dhe absolut të së drejtës së pronës. Zgjidhja ka qenë dhe mbetet shumë e thjeshtë.
Po qe se ke projekt të miratuar nga qeveria, me dokumente të firmosura nga institucione zyrtare, prandaj u censurova, me dokumente të firmosura nga institucione zyrtare, kadastra, agjencitë e tjera, dhe shteti ta miratonte ty projektin, askush tjetër nuk kishte të bënte më me ju, investitorin. Jo.
Çdo qytetar, për çdo padrejtësi, për çdo abuzim, kishte shtetin, i cili do ta dëmshpërblente atë me kushtet e tregut dhe do të ndëshkonte me forcën e ligjit falsifikatorin dhe spekulantin.
Ky ligj është në fuqi. Hë, po ku keni ligj ju? Keni vetëm ligjin e xhepit. Pse? Ky ligj është në fuqi.
Shihni ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës. A ka shqiptarë që nuk e dinë se po bëheni copë t’ia merrni aksionet? Po, mor po! Mos shihni njëri, tjetrin, se e dini mirë edhe ju. Se bëni sikur: ‘Çfarë është kjo që po flet ky?’. Absolutisht po.
Po, mor, do t’ia merrni aksionet, sepse janë në lojë 130 milionë euro. 10 milionë në vit biletat e munguara. Kjo është e gjithë puna që shihni.
Dhe pasi vendos Gjykata e Lartë, del Karakaçi. Jo, s’është më Karakaçi, e ka Balluku, ky ministri. Del ky dhe thotë: ‘Gjeni zgjidhje tani’. Po çfarë zgjidhje? A foli Gjykata e Lartë? Zbatoni vendimin e gjykatës!
Po nuk keni shtet ligjor ju. Keni shtet matrapazësh, shtet xhepi. Shtet xhepi.
Ajo që ndodhi te rrëmbimi i qytetarit që po protestonte i qetë, rrëmbimi i qytetarit që po protestonte i qetë, absolutisht pa asgjë… Prisni.
E rrëmbyen, barbarisht e shkelmuan, e zvarritën dhe tani komunikata e Skënder Ballukut thotë se ishte futur në territor. Dhe kur dolën videot e aktivistëve, doli se ai ishte jashtë…
Pra, doli video që ishte larg territorit, larg telave. E futën, e morën, e rrëmbyen dhe e futën brenda telave.
Atëherë reagoi Skënder Balluku.
Po sa herë e keni bërë këtë me protestuesit paqësorë në Tiranë? Sa sjellje banditeske keni bërë ju ndaj tyre?
Po ç’je ti? Deputete je apo aktiviste? Je aktiviste, votuese e Edi Ramës. Hë, vazhdo.
Pra, e tëra kjo ka një rezultat. Ka një rezultat. Interesa strikt mafioze. Ju po e largoni dhe po e vishni me të gjitha ato ngjyra.
Po ku ishit ju kur filloi ndërtimi i aeroportit?
A e dini ju që aeroporti i Vlorës është krimi më i shëmtuar që ka ndodhur? Aeroporti i Vlorës asgjësoi habitatin e dhjetëra specieve të rralla të shpendëve. E asgjësoi. E asgjësoi, mor burrë! Krim, mor burrë!
A e dini ju tjetrën? Që në vitin 2017, kur u krijua grupi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, grupi shkoi dhe, pasi studioi të gjitha kushtet, u kthye dhe kërkoi që ai të bëhej atje ku kishim vendosur ne, te Kthesa e Levanit.
Sapo ia thanë asaj gurëbardhit, ajo desh i hëngri me lesh ata. Njerëz akademikë, njerëz të nderuar. Dhe i thanë: ‘Shiko, zotëri, nuk mund të ndërtohet aeroporti atje për një, dy, tre, katër arsye. Aeroporti mund të ndërtohet, siç e patëm thënë edhe ne, te Kthesa e Levanit’.
E çuat atje për t’u mbytur. Dhe tani, o burra, po, po, po, s’kapni dot gjë tjetër dhe t’ia marrim aksionet. T’ia marrim.
Fiton me gjykatë dhe ju thoni: ‘Jo, bëni marrëveshjen’.
Flet për turizmin. Në 36 vite, kryeinvestimi i turizmit është një: është Rruga e Kombit. Është Rruga e Kombit. Është Rruga e Kombit.
Ne ndjejmë neveri për mashtrimet e një mashtruesi ordiner, që edhe bllokonte ekranet me urdhër që të mos jepej fjala ime, dhe fliste për turizmin.
E nisi me 2 milionë, pastaj 4.7 milionë. Dhe tani quhen turistë të gjithë ata që vijnë me EasyJet, me Ryanair. Ata quhen turistë.
Shihni plazhet si i keni.
Dhe së fundi, del Vangjel Tavo, rrafshon një kodër atje. E keni parë apo jo, në Vuno? Të tjerë thonë se po përgatit banesën e ardhshme të Edi Ramës.
Edhe një herë po i them: harroje se do shkosh në katund. Katundi yt, Edi Rama, do të jetë qelia. Do të jetë qelia. Do të jetë qelia. Po, po.


