Berisha: Pak orë na ndajnë nga dita e fillimit të betejës ku çdo demokrat, opozitar është i betuar për çdo sakrificë

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR TE ‘RRUGA E SHPRESËS’

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ ka përshëndetur dhe falënderuar popullin opozitar, duke e quajtur “pararendës” të betejës së 7 tetorit, që është një datë e rëndësishme për opozitën dhe demokratët shqiptarë.

Berisha thekson se vetëm 23 orë ndajnë opozitën nga fillimi i kësaj beteje, ku çdo anëtar është i betuar dhe i gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur dinjitetin, votën e lirë dhe të ardhmen e vendit.

Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar me tone të ashpra qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe për transformimin e popullit opozitar në një grup të diskriminuar dhe të nënçmuar.

Berisha tha se, ky regjim është i bazuar në drogë, krim dhe vjedhje të shqiptarëve, ku edhe thekson se populli opozitar është viktimë e këtyre veprimeve. Berisha e krahason veprimin e qeverisë ndaj opozitës me atë të hienave dhe i cilëson këto akte si armiqësore dhe antishqiptare. Sipas tij, procesi zgjedhor është shndërruar në një farsë ku krimi dhe droga ndërlidhen me vjedhjen e votës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar thirrje për mobilizim të plotë të opozitës, duke e përshkruar këtë moment si historik dhe me një objektiv të qartë: fitoren e opozitës! Berisha ka kritikuar ashpër ata që mbështesin Edi duke shtuar se qeveria për vjedh votat dhe ka rrënuar të demokracisë.

Berisha motivoi mbështetësit e Partisë Demokratike që të mos pranojnë më të jenë të nënçmuar apo të margjinalizuar, duke bërë thirrje për një revoltë të fuqishme kundër regjimit të Ramës. Motoja e kryedemokratit, Sali Berisha është e qartë: sulm për të rikthyer dinjitetin dhe fuqinë e opozitës.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma, përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore. Mirënjohjen më të pakufishme, për ju pararendësit e betejës të 7 tetorit.

Pararendësit e marshit të demokrateve dhe demorkatëve, opozitareve dhe opozitarëve, qytetarëve dhe qytetareve drejt fitores.

23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë.

Miqtë e mi, populli opozitar, një popull fisnik, një popull i mbrujtur me vlerat më të larta të moralit, të qendrimit, të atdhedashurisë është shndërruar këto vite nga narko-qeveritarët, narko-zyrtarët, nga Edi Rama dhe regjimi i tij i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve në një popull të përçmuar, në një popull të nënçmuar, në një popull të burgosur, në një popull të diskriminuar, në një popull të dëbuar nga vendi, në një popull që i rrëmbehet vota dhe që i kërkohet të mbajë ison regjimit.

Nuk ka patur dhe nuk mund të ketë një qendrim më armiqësor, më çnjerëzor, më antishqiptar se sa qendrimi i kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale, rilindjes së drogës dhe krimit, hajnisë, narko-institucioneve, narko-policisë, narko-drejtësisë që vërsulen si qen të tërbuar kundër popullit opozitar.

Vërsulen të tmerruar për krimet që kanë kryer, për vjedhjet që kanë bërë kundër popullt fisnik opozitar, kundër popullit atdhetar opozitar.

Janë vërsulur si hiena kundër atyre që përmbysën pushtetin e etërve të tyre barbarë. Kanë shndërruar procesin themelor të lirisë, të demokracisë, procesin zgjedhor në farsë elektorale në të cilën krimi, droga shndërrohet në votë, dhe vota shndërrohet në krim, në drogë, në vjedhje të qytetarëve.

Miqtë e mi, çështja para çdo qytetari, para çdo demokrati është: do të pranojë ai apo ajo të firmosë përsëri grabitjen e madatit nga Edi Rama?

Do të pranojë ai apo ajo të sillet si vasal, si një qytetar i dorës së tretë, apo do ngrihet si vigan për t’u përballur me këtë të keqe të madhe për t’i thënë se kokën e japim, por votën nuk e falim.

Për t’i thënë Edi Ramës, se kurrë më nuk do mund të shndërrosh votën tonë në krim dhe krimin në votë.

Për t’i thënë Edi Ramës, se jemi sot këtu, të betuar që nga data 7 tetor gjer në triumfin tonë, nuk ka forcë në botë të na mposhtë ne.

Nisim pra, për 23 orë betejën e jetës sonë. Betejën e shansit tonë historik, me të cilën ne nuk pranojmë kurrë më t’i dorëzojmë një kryekrimineli, një kryehajduti, atij dhe as mafies ndërkombëtare vullnein tonë, votën tonë.

Nisim betejën për t’iu provuar shqiptarëve se kjo betejë nuk është betejë për pushtetin e Sali Berishën, përkundrazi kjo është betejë për pushtetin e shqiptarëve, kjo është betejë për pushtetin tuaj, kjo është betejë për të drejtat tuaja, për dinjitetin tuaj.

Kjo është betejë për t’i thënë mafies shqiptare se ditë të zeza do të të presin përpara. Prite popullin opozitar! Priteni, priteni se po vjen. Se marshi i tij nuk ndalet kurrë. Se revolta e tij nuk shuhet kurrë. Se fitorja dhe vetëm fitorja është fati ynë.

Miqtë e mi, beteja që nisim është betejë kundër propagandës së mashtrimit të rilindasve që mburren me vjedhjen e votës, të kësaj fare të urryer që me votat që vjedh garanton pasuritë e krimit, rrënon ligje e Kushtetutë. Poshtëron shqiptarë me të parë e të mbrapë.

Kjo nuk kalon më!

Shqiptare dhe shqiptarë, ata të cilët ju thonë ju se Edi Rama fiton zgjedhjet, se Edi Rama i vjedh pak po i fiton, ata janë monstrat e votës së lirë.

Ata janë papagajtë e shpifur të diktaturës.

Ata që bëjnë teoritë në varësi nga xhepi i tyre për paratë që marrin, se Edi Rama, i tilli, dhe i atilli i fiton.

Ata janë mjerimi njerëzor, janë mjerimi i mjerimit, janë shërbetorë skllevër të një diktature krimi që u hedh nga një kockë dhe llomotitin, bëjnë papagallin nga mëngjesi gjer në darkë.

Ndaj dhe Partia Demokratike ju deklaron ju sot se ky moment historik, kjo ditë historike a një objektiv dhe vetëm një objektiv: fitoren, fitoren, fitoren e opozitës!

Partia Demokratike nuk mund të qendrojë më kurrë si parti e dënuar për të qenë në opozitë.

Partia Demokratike nuk mund të qendrojë kurrë si parti që ul qafën dhe firmos mandatët, kallpët e Edi Ramës.

Partia Demokratike, demokratet e demokratët, qytetaret dhe qytetarët nesër nisin revoltëne  tyre, zemërimin e tyre shpalosin kundër zuzarëve që i kanë kujtuar demokratët se janë qytetarë të dorës së tretë, se janqënie për t’u shtypur, se nuk kanë nerv dhe nuk reagojnë, se është mirë të thyejnë qafën e të largohen nga Shqipëria.

Iku ajo kohë, më. Ato ditë kanë perënduar Edi Rama!

Prite, prite opozitën. Është radha, është radha jonë, është radha jonë.

Vrimë miu nuk do të gjesh ti, as bashkëkriminelët e tu.

Rrofshi ju, rroftë populli opozitar, shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë. Ne sulm, në sulm, në sulm! Kjo do të jetë motoja jonë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale