FJALA E KREUT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR
Ju përshëndes dhe sot ne mblidhemi në prag të mocionit për Edvin Gonigalin, i cili bëri gjithçka që të sabotojë këtë mocion, që të fshihet nga superskandali i shekullit, nga uotërgejti i shekullit të 21, por një gjë i garantoj shqiptarëve se dosja e tij po bëhet gjithnjë e më e zezë nga hetimi shumë serioz që bën FBI dhe Kongresi i SHBA.
Edi Rama në këtë dosje rreshtohet me Deripaskën dhe McGonigalin. Rreshtohet si një person që i lejoi vetes një akt që mund ta ndërmerrte vetëm shpirti i vetëm i të birit të Enver Hoxhës, apo i Kim Jong Un me ato persona që nga urrejtja, apo shkaqe tjera nuk njohin asnjë veprim në akte dhe veprime kundër SHBA.
Në memorien e kohërave ky akt do të nxije gjithnjë e më shumë. Përmasat e superskandalit Rama – McGonigal në Shqipëri bëhen çdo ditë më kundërmuese e më të mëdha e më të zeza.
Unë kam bindjen se nesër në parlament atij do t’i numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ai ka kryer me një tradhëtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën më sensitive të sigurisë së SHBA, dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet. Duhet të njihen me qindra e qindra denoncime të mediave amerina, europiane, botërore të cilat dilnin tre personazhe të zeza Oleg Deripaska në njërën anë, McGonigal tradhëtari i SHBA në anën tjetër, dhe Edi Rama supermafioz që e kontrakton atë si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare, dhe që e shndërron Tiranën në epiqendër të gjobave që McGonigal dhe klani i Ramës Duçka dhe Neza prisnin ndaj biznesmenëve shqiptarë.
Debati i nesërm ka një interes të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka ta pasurojmë me çdo element të veprimtarisë së Edi Ramës dhe McGonigalit në Shqipëri.
Duhet të hetojmë përfitimet direkte të këtij grupi mafioz me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë. Duhen hetuar listat e kompiluara dhe shpërndahen në të cilat dalin qartë emrat e Lulzim Bashës, Edi Ramës dhe të tjerë. Pra, afera është një aferë e pashembullt. Kalon nga përpjekja për asgjësimin e opozitës tek lobimi kundër kompanive ruse për kompani të tjera, po ruse.
Është shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë të vërtetën nesër. Edi Rama i mashtron shqiptarët. Mori në mbrojtje të hapur McGonigalin, ai tha që bënte punën e FBI këtu në Tiranë tek priste gjobat, nuk tha kështu në mënyrë tekstuale, po çfarë bënte ai në restorantet e Tiranës, pyestjes së gazetarit. Po ajo ishte puna e FBI. Pra puna për të prerë gjoba.
Dhe u shpreh se ai nuk ka prerë gjoba, u shpreh se ai nuk është takuar me biznesmenë. Pra, u shndërrua në një avokat të tijin me moton: mos më shit, se nuk po të shes. Që të dy janë të përfunduar. Ai do të marrë dënimin e vetë nga vendi i tij, Edi Ramën e pret i njëjti dënm në Shqipëri.
Ndaj edhe ka rëndësi që nesër kur sytë e veshët e mbarë shqiptarëve janë drejtuar në parlament ne të mos i zhgënjejmë, përkundrazi të hedhim dritë, të ndriçojmë me fjalimet tona, me fakte konkrete të gjithë këtë veprimtari që tejkalon çdo gjë në këtë shekull. Ky është uotërgejti i shekullit të 21.
Edi Rama është verbuar, turret me tërbim kundër mediave që përpiqen t’u thonë shqiptarëve të vërtetën. Kundër mediave të cilat kanë linjë editoriale të pavarur në interes të shikuesve shqiptarë, dhe lexuesve. Pa asnjë fakt, pa asnjë provë, në kundërshtim me të gjithë dokumentet zyrtare që ekzistojnë gjobit Media Group me 17 milionë euro, duke përdorur kushëririn e Ballukut, Çenon e vilave në Londër dhe gjettiu.
Një hajdut i papërmbajtur dhe shkon e i vendos gjobën 17 milionë euro, pa konstatuar asnjë defekt në asnjë bilanc, vetëm e vetëm se ekipi i këtyre mediave dhe pronari i tyre qendroi për të informuar qytetarët dhe për t’u thënë atyre të vërtetat.
Të njëjtën gjë ka bërë 2-3 muaj më parë ndaj Ylli Ndroqit. Avokatët e tij më kanë siguruar se absolutisht ka të justifikuar çdo qindarkë me dokumente, dhe këto dokumente iu paraqitën gjykatës, dhe gjykatësit vendosën të kundërtën sikur këto të shprehnin të kundërtën dhe jo atë që shprehën.
Banditizmi në sallat e gjyqit ka kufi vetëm qiellin në disa raste, por kush i paguan këto. Këto i paguan takspaguesi shqiptar se 17 milionë na shkoi fatura me Agon Channel dhe Becchettin. Për urrejtjen e tij patologjike ndaj Agon Channel se nuk kontrollonte dot lajmet. Tani ju garantoj se në arbirtazh po kaq do të na shkojë fatura për konfiskimet anti-ligjore që ka bërë, për përpjekjet për të falimentuar mediat që mbajnë një linjë editoriale të pavarur.
Ora News është në arbitrazh. I ka të gjitha të gjitha se është një aksion politik jo ligjor i pabazuar ndaj tij. Pra, nga njëra anë vepron në këtë presion, nga ana tjetër shpërndan një grup lakejsh që s’kanë asgjë me gazetarinë. Njerëz me dosje krimi për të dizinformuar dhe mashtruar në çdo qytetar shqiptar, dhe unë iu bëj thirrje studiove: merrni gazetarë, por jo këta individë që e kanë vendin në qeli për vjedhjet që kanë bërë.
Merreni pak dosjen e uniformave të Ministrisë së Brendshme, është Plarent Ndreca i cili pothuaj ka përgjysmuar për të njëjtin çmim para, dhe Edi Rama e veçoi atë dhe burgosi të tjerë që ishin nën tij. Për të mos numëruar probleme të tjera të tij.
Unë iu them studiove televizive se nuk nderon prania televizive e këtyre individëve vetëm se flasin çdo gjë. Mashtrojnë në gjithçka. Mos i degradoni debatet duke iu dhënë mundësi këtyre. Del tjetri në dritare dhe thotë se darka në atë lokal që kushtonte 10 mijë dollarë, kushtonte 100 dollarë. Po çfarë është ai? Është një hajdut i denoncuar nga KE, se merrte 200-300 mijë euro për emërime gjykatësish.
A mund t’i jepet atij hapësirë, më thoni pak?
Iu them gazetarëve dhe moderatorëve në studio, bëni mëkat. Këta nuk janë gazetarë, këta janë njerëz të inkriminuar të kapur me dosje nga Edi Rama që paguhen vetëm për të mashtruar shqiptarët.
Së fundmi, duhet të shtroj këtu para mbarë qytetarëve vendimin e Edi Ramës, për të autorizuar qeverinë, për të konfiskuar dhe prishur të gjitha banesat që janë ndërtuar para vitit 1983. Por unë do t’ju them këtu që në qytetet e Shqipërisë, para vitit 1993 janë të ndërtuara si apartamente mbi 200 mijë apartamente.
Mos harroni në vitin 1992 ne kemi privatizuar çdo apartament në Shqipëri, dhe në total ato ishin 220 mijë apartamente.
Por, nuk është problemi vetëm i apartamenteve të qyteteve. Janë qindra e mijëra shtëpi në fshat të cilat janë ndërtuar para vitit 1983 dhe e gjitha kjo është absolutisht në interes të trafikantëve, i cili i ve syrin asaj shtëpie në kodër dhe thotë: jo në kodër do ndërtoj unë, hiqe se e ke të vjetër. I vënë syrin këtyre pallateve. Këtu do ndërtoj unë thotë qendrën me emrin tim. Kjo në botë nuk ka ekzistuar kurrë. Kjo është t’i shtetëzosh ato. Ato kanë qenë shtetërore, janë privatizuar përfshi truallin në vitin 1993 me ligj. Trualli i pallatit u ka kaluar po në solidaritet banorëve të pallatit.
Nuk ka punë shteti as me pallatin, as me truallin. Dhe ky tani bën një veprim të tillë duke hedhur në erë sigurinë e çdo tapie, çdo banese me qëllimin e vetëm për të krijuar një sistem të tmerrshëm gjobvënie. Me qëllimin e vetëm për të vendosur qytetarët në presionin e shtetit mafioz dhe trafikantëve. Çdo banesë dhe çdo akt privat kalon në gjykata. Çfarë je ti që merr përsipër para viteve 80, po shko në qytete të tjera ka ndërtime edhe para viteve 700, dhe nuk merr kush përsipër t’i prishë së janë të para viteve 700 ato. Kjo është e padëgjuar.
Dhe kjo me një vendim që kryeminisrja Ballukja e bën me urdhër të krim-ministrit Edi Rama. Dhe këtë dua t’ua bëj shumë të qartë shqiptarëve se çdo të thotë ky vendim. Ky vendim ndër të tjera është një ftesë për shqiptarët që të largohen nga Shqipëria, kur ai s’ka të sigurt as shtëpinë dhe as truallin: çfarë do të bëj unë në këtë vend?
Do bësh në këtë vend të vish dhe të rrëzosh Edi Ramën dhe të kesh të biesh i qetë në sigurinë e plotë të atyre që ke ti me ligj, apo që ke trashëguar.
Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje.
Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor. Dhe të bëhet kjo duke shpallur palë atë që kurrë nuk është palë, duke marrë përfaqësues atë që nuk përfaqëson asgjë, kjo tejkalon çdolloj imagjinate.
Ndaj dhe unë nuk jam i prirur, e them prap që të besoj aq shumë korrespondencën e Olta Xhaçkës me ambasadorë për këtë çështje.
Bëra këtë koment edhe për qindra e mijëra demokratë që e ndjekin këtë çështje.
Faleminderit shumë!