Berisha: Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Pas datës 14 maj, Edi Rama do ti ketë muajt të numëruar!

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT NË KAMZË, ARJAN HOXHA

EKSTRAKT 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zonën e Bathores, në Kamzë, ka paralajmëruar Edi Ramën se nuk do të ketë amnisti për qeveritarët hajdutë.

‘Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Qeveritarët hajdutë do ti ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha tha se, qeveritarët lokalë të opozitës do të vendosin standardet më të mira të qeverisjes vendore, ndërsa paralajmëroi Edi Ramën se pas datës 14 maj, do ti ketë muaj e numëruar.

‘Ne do të vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamzë, do të vendosim standardet më të mira të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe ju jap fjalën këtu para jush se Edi Rama, pas datës 14 do ti ketë muajt të numëruar dhe do të ikë jo atëherë kur do ai, por atëherë kur duam ne, kur të vendosim ne vetë, ai do të ikë me të gjithë përgjegjësitë që ka’, theksoi në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Beriasha gjatë fjalës së tij në Kamzë. 

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Kamzës, Bathores, përshëndetjet më të zjarrta, falënderimet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë, ju dhe të gjithë banorëve të Kamzësdhe Bathores, të gjithë të afërmeve tuaj, kudo që janë sot në Shqipëri.

I dashur zoti Edi Paloka, kryetar politik i grupit drejtues të zgjedhjeve në bashkinë e Kamzës.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, zoti Asllan Dogjani dhe Petrit Doda. 

I nderuar zoti Arben Muja. I dashur përfaqësues, drejtues i Partisë së Lirisë për Kamzën. 

I dashur kryetari ynë i ardhshëm i bashkisë, Arjan Hoxha. I nderuar kryetari i degës së PD-së, së Paskuqanit AndonPjetërnikaj.

Të dashur të pranishëm. 

Është nder i veçantë t’ju falënderoj dhe të jem sot këtu për të paraqitur para jush, Arjan Hoxhën, kandidatin tonë për kryetar bashkie me 14 maj me votën tuaj. Ju garantoj se Arjan Hoxha, kandidati i vullnetit dhe votës tuaj, kandidati i dinjitetit tuaj, do të shkrijë të gjithë energjitë e tij, të gjithë mendjen me përkushtimin më të madh, do të bëjë gjithçka që së bashku me ju ta ndryshojë me shpejtësi gjendjen në bashkinë e Kamzës. Do të bëjë  gjithçka që taksat tuaja ti shndërrojë në shërbime për ju të merituara. 

Arjani do të jetë një shërbëtor i përulur i qytetarëve të Kamzës. Një administrator i aftë, i zoti, dhe i ndershëm, do të jetë një drejtues vizionar për transformimin e Kamzës. 

Miqtë e mi! 

Me 14 maj, Kamza ndahet dhe Shqipëria, nga sistemi më i keq që ka njohur njeriu dhe njerëzimi, nga sistemi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, në duart e një individi. Çdo analizë që mund ti bëjmë historisë dhe të shkuarës do të gjejmë se regjimet më të këqija, më ç’njerëzore, më jo popullore, kanë qenë regjimet në të cilat një njeri i ka kontrolluar të gjitha pushtetet. 

Dhe ky është rasti i Shqipërisë sot. Edi Rama i kontrollon sot të gjitha pushtetet e këtij vendi dhe e vërteta është se kontrollon të gjithë ekonominë, financat, gjykata, polici, SHISH, presidencë dhe çdo institucion tjetër.

Në këto kushte me 14 maj, ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arjan Hoxhën qytetar të parë në Bashkinë e Kamzës, por votojmë për të shpërbërë pushtetin monist të Edi Ramës, votojmë për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri. Votojmë për të vendosur përsëri sistemin demokratik. 

Miqtë e mi! 

Këto 8 vite kanë qenë vite të një varfërimi të frikshëm të qytetarëve të Kamzës dhe Shqipërisë. Vetëm në 1 vit Edi Ramaka vjedhur me buxhetin e shtetit 122 miliardë lekë. 122 miliardë janë rrogat e 8 viteve për shqiptarët. Janë shumë për të trefishuar pensionet dhe rrogat në Shqipëri. Edi Rama vetëm për pushtetin e tij po gjobit Shqipërinë, po gjobit ju, 1.6 miliardë euro.

110 milionë euro e dënoi gjykata e Uashingtonit për Agon Channel. Por a e dini ju pse, sepse ai televizion kritikonte Ramën. Sepse ai televizion shkoi të filmonte dasmën e Erion Veliajt që bëhej me paratë e ministrisë, me tender që ai i kishte dhënë vëllait të vet. 

Po kështu veproi me të tjera. Zinxhiri i gjyqeve nuk ka fund. Po shkon në 1.6 miliardë euro. Mos të dënojmë veten. Mos të dënojmë fëmijët tanë. 

Nga vjet gjer sivjet, çdo njëri prej kush për shkak të çmimeve të rritura me bordet komuniste, ka paguar 430 mijë lekë më shumë, sesa një vit më parë për të njëjat ushqime. Dhe ai pasi mblodhi paratë, pasi mblodhi nga rritja e çmimeve 520 milionë euro, në vend që të ua kthente ju, të ua kthente qytetarëve siç bënë qeveritë e tjera, ua dha klientelës së vet ndau paratë me ta.

Ai ju dy-trefishoi çmimin e energjisë bizneseve, në një kohë kur Shqipëria prodhoi 2 miliardë kilovatorë më shumë, se sa nevoja, 2 vite me radhë. Po çfarë bënë, shitën sekserëve të tyre, ata rishitën dhe ndanë paratë me ta. Ndaj dhe shqiptarët ikin.

Të rinjve ju rriti mesataren, bizneset i rrënoi me tatimorë që sillen me një agresion dhe brutalitet të pashembullt ndaj tyre. 

Faktikisht Shqipërinë e boshatisi. 

Në 8 vite janë larguar nga Shqipëria, 35 % e shqiptarëve. 

Vetëm me djegësat që u gjobisin ju çdo ditë, Erion Velaij, Edi Rama, Rakip Suli plaçkiti 420  mln euro. Vetëm me djegësat dhe ju paguaji, për çdo ton hedhurina, 29 euro në minierën e floririt në Sharrë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, gjoja për ti djegur. Që të gjitha depozitohen dhe nuk digjet asnjë ton.

Paratë përfundojnë ofshore dhe në Iran. Të gjitha janë tuajat. 

Edi Ramën e ka kapur tmerri, ndaj dhe vjen flet përçart. Flet me fjalor të padenjë. Nuk më vjen keq për ato që i thoshte RakipSulit, sepse ai Rakip Sulin e ka një bashkëhajdut ai, ndaj i thotë ç’të dojë. Por problemi është se ka një djallëzi aty.

Ai kërkon që ne të harrojë vjedhjet që ka bërë. Ai kërkon që ne të harrojmë që është hajduti më i madh në histori dhe të themi ja si flet, ja çfarë thotë, njëherë magjar, njëherë gomerë, etj., etj.

Rakipit thuaji ç’të duash, shko e mëso edhe pak dialektin se në Zall Dardhë, veshgjatit i thotë magjar. Por bashkë me Rakipin, po të garantoj se bashkë me Rakipin do të shkosh aty ku e ke vendin, në burg, në kokërr të burgut, në qeli. Po.

Se nuk paguajmë ne për ty more zotëri. Nuk paguajmë ne vjedhjet tuaja, nuk paguajmë ne gjobat tua. Edi Rama të ka humbur mendja, kalon nga një takim në një tjetër, i shastisur. Njëherë të dalin djegësat përpara, herën tjetër të del Alalabari, herën e tretë të del McGonigali. Edi Rama je i pashpresë.

Dëgjoji këta burra e gra. Këta janë të vendosur që në 14 maj, me 15 maj të jenë habertarët e fitores, lajmëtarët e fitores së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në mbarë Shqipërinë. Hajde, ngulu këtu me Rakipin, rri 30 ditë po deshe, i mundur, i mundur, i mundur do të largohesh. 

U bëj thirrje ju, banorëve të mrekullueshëm të bashkisë Kamzë.

Të trokisni në çdo portë, në çdo zemër, për të bindur çdo qytetar dhe banorë të kësaj bashkie, të votojë ndryshimin, të votojë Arjan Hoxhën, të votojë Njishin (1). Mos harroni se i tmerruar bëri gjithçka që ne të mos figuronim, mirëpo fati është fat, atë e kontrollon vetëm ai që është sipër, ja ku doli, ja ku është, Njëshi është fati, fati që e mjeroi Edi Ramën.

Thirrini kudo që i keni të njohurit tuaj, të afërmit, familjarët, farefisin, të bisedoni, ti bindni, të ndahemi me këta hajna, si këta nuk ka pasur toka. Këta nuk kanë ndjenja njerëzore. Këta i përçmojnë qytetarët, këta i urrejnë qytetarët, njëlloj si hajduti viktimën e tij. 

Shikoni çfarë bën Rakip Suli me Erion Veliaj. Të vetmet që nuk u prekën nga tërmeti, ose u prekën më pak se çdo gjë tjetër, ishin shkollat. Shkollat i morën dhe i rrafshuan për të vjedhur 70-80% të shumës së përdorur për rindërtimin e tyre.

Po çfarë pësoi Kamza. Kamzës ju shkatërrua arsimi. Nuk ka mësim me 3 turne miqtë e mi. Unë kam qenë pedagog vetë, po çdo njeri, jo më fëmijët, por as me studentët e rritur me 3 turne se bën dot mësimin. Dhe këtë e bëri Rakip Suli, vetëm e vetëm për xhepin e tij, këtë e bëri Erion Veliaj, vetëm e vetëm për xhepin e tij.

Në qoftë se do të mendonim, hajde për të rriturit, por të paktën për fëmijët e qytetarëve ata nuk mund ta bënin kurrë një akt të tillë, ata nuk mund të mendonin kurrë të fryheshin si shushunja me paratë e shkollave. 6 milionë euro e ndërton shkollën ‘Sami Frashëri’, Erion Veliaj. Me 6 milionë euro  ndërtohen të paktën 7-8 shkolla. 7.2 milionë euro rindërton shkollën ‘HillaryClinton’ Rakip Suli në Kamzë. 

Shih çfarë janë këta more. Këta vjedhin në çdo gjë, këta vjedhin në çdo pemë, në çdo gropë, në çdo bankë, këta vjedhin në çdo shkollë. 

Kam mbjellë thotë ai, 1 milionë pemë. 

1 milionë pemë, janë baras me një pyll minimumi 600, optimumi, 900 hektarë. Kam mbjellë absolutisht, as 6 mijë pemë. Ka vjedhur paratë e 994 mijë pemëve. Ka blerë pisha, ka faturuar pisha, imagjinoni sikur të ishin flori, ka faturuar pisha 5500 euro fidani, në një kohë kur çmimi më maksimal shkon 500-600 euro më së shumti. 

Të gjitha paratë tuaja. I gjithë ky është modeli Veliaj, modeli Suli. Kudo që shkoj. Rakip as në Greqi nuk pranohesh më, se të kanë hapur dosje mesa mora vesh. Le që po të garantoj, se ato para kudo që i ke dërguar do ti gjejmë dhe do të dënohesh. 

Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Qeveritarët hajdutë do ti ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet. 

Edhe njëherë të vazhdojmë këtë fushatë me të gjithë përkushtimin tonë. Le ti lëmë Kipes dhe Edit të tij, ato që duan vetë, ato që duan vetë ata, kafshët, zorrët, etj., etj., me radhë. Ne do të vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamzë, do të vendosim standardet më të mira të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe ju jap fjalën këtu para jush se Edi Rama, pas datës 14 do ti ketë muajt të numëruar dhe do të ikë jo atëherë kur do ai, por atëherë kur duam ne, kur të vendosim ne vetë, ai do të ikë me të gjithë përgjegjësitë që ka. 

Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria. 

Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale