Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj News24! Altin Troplini është bërë mburojë e Ramës për të mos e hetuar skandalin McGonigal

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, ditën e sotme, akuzoi kryeministrin Rama për veprimtari të paligjshme dhe sulme ndaj fjalës së lirë, pronës private dhe sigurisë publike.

Berisha reagoi ashpër ndaj ndërprerjes së sinjalit të televizionit News 24 dhe rrethimit të ambienteve të Focus Media Group, duke e quajtur këtë një sulm të pastër politik dhe një atentat ndaj fjalës së lirë. Ai deklaroi se nuk ka asnjë bazë ligjore për shkëputjen e sinjalit dhe ndërhyrjet fizike, pasi kontratat janë të vlefshme dhe pagesat janë kryer. Berisha tha qeveria po përpiqet të shuajë çdo zë kritik dhe të godasë mediat e pavarura.

Po ashtu, lideri opozitar, Sali Berisha akuzoi prokurorin Altin Dumani për heshtje dhe mbrojtje të Edi Ramës në lidhje me skandalin ndërkombëtar McGonigal, duke thënë se ai po e mban dosjen të mbyllur prej dy vitesh, pavarësisht provave të dorëzuara nga opozita. Berisha theksoi se McGonigal është i përfshirë në afera të rënda korruptive dhe politike me Ramën, përfshirë ndikimin mbi biznese shqiptare, shpërndarjen e licencave dhe veprime të koordinuara kundër opozitës në Shqipëri dhe kundër presidentit amerikan Donald Trump. Berisha paralajmëroi se opozita do të krijojë një komision hetimor parlamentar për të zbuluar të vërtetën mbi këtë çështje, duke përfshirë edhe përfshirjen e mundshme në Kosovë.

Lidhur me shpërthimet në Orikum, kryedemokrati, Sali Berisha foli për një akt të papërgjegjshëm dhe të motivuar nga urrejtja personale e Ramës. Ai e quajti këtë “turizëm të tritolit” që terrorizoi qytetarët dhe pushuesit në kulmin e sezonit turistik me 32 kg tritol, duke krijuar një atmosferë lufte. Sipas Berishës, vetëm një njeri si “Ramaduro”, siç e quajti me ironi, mund të shkaktojë një situatë të tillë nga urrejtja dhe dufet personale. Ai e krahasoi këtë akt me shkatërrimet që, sipas tij, Rama ka bërë në Theth, një zonë që kishte votuar për opozitën.

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe te zërat për shitjen e ishullit të Sazanit. Ai tha se nuk ka dijeni për ndonjë shitje ndaj çiftit Kushner apo ndonjë tjetër, dhe theksoi se ligjet shqiptare nuk lejojnë shitjen, por vetëm dhënien me 1 euro për një periudhë të caktuar. Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë e abuzimeve, duke e quajtur Ramën kreun e një organizate kriminale.

Në fund, Berisha deklaroi se ka besim të plotë se FBI po riheton çështjen McGonigal dhe se komponenti shqiptar i aferës do të rishqyrtohet. Ai tha se Dumani nuk do mund të fshehë përgjegjësitë e Ramës dhe McGonigalit, dhe se opozita do t’i çojë para drejtësisë për veprimtarinë e tyre kriminale në Shqipëri.

FJALA E PLOTË

Mirëdita!

Jam sot këtu për të shprehur solidaritetin tim më të plotë dhe të PD, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët janë subjekt i një agresioni të vërtetë banditesk të Ramaduros dhe narkoshtetit të tij që, nuk zbaton asnjë ligj, asnjë rregull, përveçse sentimenteve të urrejtjes së tij ndaj fjalës së lirë.

News 24 shënon televizionin e tretë viktimë e Edi Ramëa, bastard i xhelatit Kristaq Rama, që firmosi më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të disidentit Havzi Nela, vetëm e vetëm për fjalën e lirë, vargjet e lira, mendimin e lirë.

News 24 dhe Focus Media Group, ishin nga të paktat media shqiptare, të cilat me përpjekje të mëdha ruanin një pavarësi në lajmet, në debatet, në investigimet e tyre. E vërteta është që, ky ekip e tronditi me emisionet e tij Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale, qeverinë.

Nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit.

Në ndërtesën ku ndodhet televizioni News 24, kontrata është gjer në 2033, siç e kanë pohuar vet organet zyrtare. Për pjesën tjetër të ndërtesës ku ndodhen media të tjera të Focus Group, qiraja është paguar edhe në muajin korrik.

Ka një proces gjyqësor midis palëve, sepse kemi të bëjmë me tjetërsime pronash, dhe natyrisht, ligji vepron, njeh të drejtën e parablerjes të atij që e administron pronën.

Të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë kundër çdo burimi të pavarur, çdo hetimi gazetarësk të pavarur nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.

Dënoj me forcën më të madhe në emër të PD këto akte tiranike të narkoshtetit të Ramaduros, dhe kërkoj rikthimin e menjëhershëm të sinjalit, veprimtarisë normale të gazetarëve dhe punonjësve të News 24 dhe mediave tjera të këtij grupi.

Rikujtoj se, për shkak të urrejtjes së Edi Ramës për fjalën e lirë, shqiptarët janë të gjobitur dhe duhet të paguajnë nga taksat e tyre 120 mln euro për Agon Channel. Dhe kjo, ndonëse është veprimtari, vendimet personale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, këto i amniston Altin Troplini dhe nuk hap çështje penale ndaj tyre. Qëndrim të njëjtë kanë mbajtur ndaj Ora News, të cilin e konfiskuan në mënyrën më antiligjore, dhe së fundmi e mbyllën informativ, ndër më të pavarurit në Shqipëri News 24.

Së dyti, jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal.

McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës.

Paçka se, McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur  me Deripaskën. Paçka se, famëziu McGonigal vendosi gjoba të tmerrshme, një gjer në 5 milionë euro bizneseve shqiptare, duke i mashtruar me blacklistim.

Paçka se, McGonigal, udhëtoi në Vjenë, duke përzgjedhur dhe një prokuror amerikan, udhëtoi në Vjenë më ministër të narkoqeverisë Rama, për të dëgjuar përrallat e Tom Doshit dhe dhe Durim Bamit, se si kishte nxitur Ilir Meta Durimin për të vrarë Tom Doshin.

Pra, aktiviteti kriminal i McGonigal dhe Edi Ramës është më i dënueshmi pas atij që McGonigal ka kryer në SHBA ndaj presidentit në detyrë, Donald Trump, pas ardhjes së tij herën e parë në pushtet.

Me gjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar, që nuk ka as ligj as oral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej dy vitesh, të dorëzuar aty, nga opozita.

E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar.

Faleminderit!

PYETJE-PËRGJIGJE

Marsi Cerma: Nisur nga paralajmërimi juaj i fundit, si do ta hetojë opozita Edi Ramën, Altin Dumanin dhe çështjen McGonigal?

Berisha: Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri. Do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, delinkuent dhe një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse për presidentin Donald Trump, në mandatin e tij  të parë.

Mariglen Kume, Mcn Tv: Z.Berisha, ditën e djeshme, në mediat italiane është raportuar një lajm referuar The Guardian ku, vajza e presidentit Trump dhe bashkëshorti i saj, flitej se kanë blerë Sazanin për 1 mld euro. Ju si ish-kryeministër, dhe besoj keni dijeni për këtë, a parashikon shteti shqiptar ligje të tilla që mund të shesë një pjesë të territorit të vet, pra siç është dhe ishulli i Sazanit. A keni një koment për këtë?

Berisha: Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje.

Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatë skriminale, Edi Rama Personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë.

Mariglen Kume, Mcn Tv: Po jugu, sërish ditën e sotme, i reklamuar nga kryeministri Edi Rama, u zgjua me një shpërthim të fuqishëm për shembjen e një ndërtese 3 katëshe nga IKMT. Por, ndryshe nga herët e tjera, as IKMT-ja, as kryeministri dhe askush tjetër, nuk jep detaje se kush e ka ndërtuar këtë, se kush është personi që qëndron pas kësaj dhe kush janë paligjshmëritë që janë bërë. Po opozita, ka informacione rreth këtyre?

Berisha: Mariglen, unë sapo e mësova bëra një denoncim. Por, nuk arrita të marr një informacion, se sot në mëngjes u njoha mne këtë lajm, me njëherë e denoncova turizmin e tritolit të një njeriu të shfazuar që, u ofron banorëve të Orikumit, dhe keni parasysh një qytezë është Orikumi, dhe pushuesve që mund të jenë aty, iu ofron terrorin e 32 kilogramëve tritol, pluhurin, zhurmën në kulmin e turizmit. Këtë, mund ta bëjë vetëm një njeri që quhet Ramaduro. Një njeri që, nuk ka asnjë parim, asnjë normë përveç dufeve, shpërthimeve të tij shpirtërore. Se si mund të zgjosh një qytezë të tërë dhe fillojnë ditën, fillojnë pushimet, me një shpërthim të atillë, duke iu prerë dhe dritat, duke krijuar një situatë lufte, këtë mund ta bëjë vetëm Ramaduro, askush tjetër.

Nuk di se e kujt është, do pyes, do të informohem, padiskutim, nuk kam arritur por, u kujdo që të ishte dhe çfarëdo që të ishte, ajo nuk mund të bëhej kurrë jnë ditë në atë qytet. Ajo mund të bëhej në vjeshtë në qoftë se kishte çdo komision të shkelur, e me radhë. Por ky, është një njeri që udhëhiqet nga urrejtja.

Ne e denoncuam se, kishim të dhëna të sigurta se, ato që bëri në Theth ishin politikisht të motivuara, për arsye se, pikërisht, ajo zonë kishte votuar me shumicë për PD, megjithëse ky, kishte shkuar dhe i kishte, si të thuash, mikluar, që të vijnë të investojnë bijtë e tyre, të jetojnë këtu me radhë e me radhë. Nuk mori votat, ka bërë në Theth atë që nuk e ka bërë kush kurrë.

Domethënë, në historinë e Thethit, një rrënim të atillë, Thethit nuk ia ka bërë asnjë hordhi, asnjë pushtues. Kanë tentuar serbët, por janë kthyer në kufoma. Thethi rrafshohet për herë të parë nga një armik i betuar i Thethit, i Shkodrës, i veriut, i Kosovës, që e ka emrin Edi Rama. Kjo është e vërteta.

Po unë, kudo që të ndodhte ajo, e dënoj njëlloj. Edhe në Orikum, e dënoj njëlloj.

Cilido që të jetë ajo. Unë, kam respekt për banorët, respekt për turistët. Duhet të jetë i çmendur nga urrejtja. Kënaqësitë e tij duket se vijnë vetëm nga shkatërrimet. Njeri i degraduar totalisht nga krimi.

Anisa Kadesha, Tvsh: Z.Berisha, në mungesë të hetimeve nga drejtësia shqiptare, a keni besim për një hetim më të plotë nga autoritetet amerikane, për atë që e keni konsideruar afera Rana-McGonigal për goditjen e opozitës?

Berisha: Kam besim të plotë se, FBI po e riheton rolin e McGonigal në aferën, në mashtrimin e madh, me të cilin synohej përmbysja e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve nga pushteti.

Jam i bindur se, komponenti shqiptar i kësaj do rishqyrtohet edhe një herë, dhe se  Altin Troplini, nuk do mund të fshehë kurrë aktivitetin kriminal të Edi Ramë dhe McGonigalit në Shqipëri.

Faleminderit!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale