Berisha: Nesër Edi Rama, Çubrilloviçi i shqiptarëve publikon censusin pasi i ka manipuluar të dhënat nga e para tek e fundit

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se ditën e nesërme, Edi Rama do të publikojë të dhënat e censusit, pasi i ka vonuar për më shumë se 6 muaj.

‘Nesër Edi Rama, Çubrilloviçi i shqiptarëve publikon censusin pasi i ka manipuluar të dhënat nga e para tek e fundit’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Gjatë fjalës së mbajtur në rrugën e ‘Shpresës’, kryedemokrati risolli në vëmendje edhe denoncimet ndaj Ogerta Manastirliut, Enkelejd Jotit, dhe drejtuesve të tjerë të shtetit në lidhje me tenderat në QSUT dhe në shëndetësi.

FJALA E PLOTE:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së madhe të lirisë, dinjitetit të çdo shqiptari, të atdhetarisë dhe interesit kombëtar.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër Edi Rama, Çubrilloviçi  i shqiptarëve publikon të dhënat e regjistrimit të popullatës pasi ka manipuluar ato nga e para tek e fundit.

Pasi ka shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh.

Se cili është rezultati i këtij akti, unë dua t’u informoj ju vetëm kaq se i realizuar me të njëjtën metodikë si kjo e Shqipërisë, Republika e Kosovës i ka publikuar ato brenda ditës që është regjistruar dhe qytetari i fundit në atë vend.

Sepse regjistrimi online e bënte të mundur plotësisht këtë.

Në vitin 2011, regjistrimi u bë me formularë të mbushur nga punonjësit duke takuar çdo qytetar.

Megjithatë, publikimi i tij nuk mori kurrë më shumë se tre-katër javë.

Në Serbi, regjistrimi i popullatës u publikua pas tre javësh.

Në Shqipërinë e narkoshtetit të Edvin Drogës, ky regjistrim publikohet pas nëntë muajve.

Me këtë histori mashtrimi kërkon Çubrilloviçi të maskojë krimin e tij më të shëmtuar ndaj shqiptarëve, krijimin e kushteve për largimin e tyre masiv nga Shqipëria.

Miqtë e mi, sot çdo njeri i madh dhe i vogël pavarësisht edhe nga bindjet e tij është i tronditur thellësisht me ato që mediat kanë paraqitur mbi gjendjen katastrofale të vëllezërve, motrave, nënave, baballarëve, fëmijëve, të rriturve në Spitalin Onkologjik të vendit.

Unë ju garantoj ju se në çdo spital të administratës korruptive të Edi Ramës gëlon, nxin korrupsioni dhe vetëm korrupsioni.

Kjo sepse bajlozi i zi i vjedhjes dhe korrupsionit është Edi Rama.

Unë jam këtu sot, do të më lejoni të lexoj para jush sonte një denoncim të qytetarit dixhital të bërë me 8 qershor 2020 dhe të publikuar në të gjitha portalet kryesore të vendit.

Qytetari dixhital shkruan se Joti, Veipi dhe Ndrikull Hajnia kanë vjedhur 100 përqind me tenderat sekrete paratë e ilaçeve për të sëmurët e Spitalit Onkologjik.

Pra, kanë porositur, nuk kanë marrë asnjë ilaç dhe kanë futur në xhep paratë sikur ilaçet kanë ardhur.

Këtu më poshtë është postimi i plotë. E kam publikuar në atë kohë si ‘breaking neës’.

“Të sëmurët me kancer mbeten pa radioterapi! Mafiozët Joti dhe Veipi likuidojnë substanca radioaktive që nuk kanë ardhur në Shqipëri! Parate e tyre vidhen me tendera sekrete!

Të sëmuret me kancer mbeten pa radioterapi. Katër punonjës që nuk pranojnë presionin që të firmosin krimin japin dorëheqje ose shkarkohen nga detyra nga mafiozet Joti dhe Veipi, të cilët kanë mbështetjen e Ndrikull Hajnise apo Korbës së Kovidit, siç është Manastirliu.

Doktor, më thotë qytetari, kam një lajm urgjent. Rezart Veipi, drejtor i IT dhe inxhinierisë klinike në dhjetor përzuri shefin e sektorit të inxhinierisë klinike Ardit Çaushi. Arditi nuk firmoste kontratat sekrete me Fedosin për materialet radioaktive. Sektori në fjalë ishte pa shef dhe likuidimet e materialeve radioaktive i firmoste Rezart Veipi sikur ato kishin ardhur, por në të vërtetë kontratat ishin sekrete dhe asnjë miligram nuk kishte ardhur në Shqipëri.

Asnjë ilaç nuk ishte futur në territorin e Shqipërisë.

Ne vazhdimësi nga janari në prill, pagesat i firmosi Rezart Veipi. Pas denoncimit nga qytetari dixhital, se kisha bërë një denoncim të mëparshëm, Rezart Veipi dhe Enkelejd Joti ushtruan dhune verbale tek vartësit që nuk firmosnin. Shefja e radiologjisë, Drilona Kishta nuk pranoi se ka paraqitur dorëhëqjen pikërisht për këtë arsye.

Dhuna verbale vazhdoi dhe me shefen e teknologjisë së informacionit që nuk pranoi të firmosë tenderat sekrete fiktive. Enkelejd Joti, Rezart Veipi e hoqën nga puna. Shikoni mor çfarë barbarësh. E hoqën edhe nga puna edhe zonjën Belina Hoxhën që nuk firmoste, shefe e teknologjisë së informacionit. Ndërkohë në të tille situatë edhe Majlinda Shehu, drejtoreshe juridike largohet vetë nga ky llum.

Ndrikull Hajnia është informuar disa herë, por ajo ndan paratë me ta.

Pra, të sëmurët presin mjekimin me materiale, ata mbetën pa asnjë mjekim.

Të tjerë presin analizat për diagnozë, ata nuk mund të diagnostikohen.

Joti dhe Rezarti vjedhin paratë e prokurimeve sekrete në xhepat e tyre dhe të sëmurët i lënë në mëshirën e fatit së bashku me Korbën e Kovidit, Zonjën Vdekja siç mund ta quani, e cila si shpërblim për të gjitha këto, na kalon ministre Arsimi.

Turp faqezi o Edi Rama se kombi nuk ka pasur kurrë si ti.

Ti ke një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve.

Ti urren shqiptarët më shumë se çdo pushtues i ka urryer ata.

Ja pra miq se çfarë race janë këta, çfarë soji janë këta.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale