Berisha: Në qoftë se duam që këtë pranverë ta kthejmë në pranverën e shpresës, atëherë të firmosim ndryshimin më 14 maj!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT NË TEPELENË, BAFTJAR IMERI


EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, nga Tepelena ku ka prezantuar kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’ Baftjar Imeri, ka bërë thirrje që qytetarët ta kthejnë këtë pranverë, në pranverën e shpresës, e prandaj duhet që të firmoset ndryshimi në 14 maj.
‘Shpesh dëgjon njerëz që thotë nuk kam shpresë, të tjerë që thonë nuk ka shpresë. Shpresa është në duart tona. Në qoftëse ne duam vërtetë që këtë pranverë ta kthejmë në pranverën e shpresës, siç del qartësisht në të 4-anët e vendit, atëherë le të firmosim ne në 14 maj, ndryshimin, të votojmë Baftjar Imerin, të votojmë kandidatët e primareve’, tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se Edi Ramës i ka ardhur fundi, duke cituar gjyqin e McGonigal që po vazhdon në Amerikë.
‘Edi Rama i erdhi fundi, i erdhi fundi ju them unë ju, e pret McGonigal. Po Edi, ta tha i dërguari i fundit që ajo është një çështje e hapur, që ajo është një çështje e hapur penale dhe aty ku ka drejtësi, çështje e hapur penale, do të thotë derë burgu e hapur, qeli e hapur’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Tepelenë.
FJALA E PLOTË
Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Tepelenës.
Së pari dua të ju përshëndes ju përzemërsisht, të përshëndes banorët e këtij rrethi kudo që ndodhen sonte ne Tepelenë, Shqipëri, emigracion dhe diasporë.
Shpreh kënaqësinë më të madhe që vij të paraqes para jush sot, kandidatin tuaj për kryetar bashkie.
I dashur zoti Tritan Shehu, doktor Tritan Shehu, deputet dhe drejtues politik i qarkut të Gjirokastrës.
I dashur zoti Endrit Brahimllarin, nënkryetar i Partisë së Lirisë, aleati ynë. I dashur zoti Malo Sadikaj, kryetar i PD-së për Tepelenën.
I dashur zoti Baftjar Imeri, kryebashkiaku ynë i ardhshëm për Tepelenën. I dashur miku im, Dasho Aliko.

I dashur zoti Bujar Kapllani, kryetar i PD-së për Memaliajn, i dashur zoti Albert Malaj, kryetar i ardhshëm i bashkisë Memaliaj.
Është një nder i veçantë që paraqes sot kandidat për kryetar bashkie, një nga bijtë më të shquar të Tepelenës, inxhinierin Baftjar Imeri, i cili përfaqëson këtu jo vetëm qytetarët e këtij rrethi, por përfaqëson në një farë mënyrë mbarë emigracionin shqiptar.
Ardhja e tij, kandidimi i tij përzgjedhja e Baftjarit me primare, është dëshmi e një respekti, dashurie, që ai ka ruajtur në dekada për qytetin e tij, por edhe qytetarët e Tepelenës për Baftjarin. Ju garantoj se projekti i tij do të jetë projekti i ndryshimit të madh të Tepelenës, do të jetë projekti i rikthimit të bashkisë qytetarëve të Tepelenës, i vendosjes së qytetarit në epiqendër të të gjithë përpjekjeve të tij, shërbimeve ndaj qytetarëve, menaxhimit me transparencë të të gjitha burimeve financiare të këtij bashkie. Transformimi i Tepelenës në një qendër të fuqishme zhvillimi, turistik, bujqësor, blegtoral dhe të gjithanshëm.
Tepelena është rreth me potencial të madh, të gjithanshëm, turistik, bujqësor, blegtoral, industrial. Por Tepelena është e plaçkitur, siç është e plaçkitur Shqipëria. Pasuritë e saj nuk shndërrohen në një mirësi për qytetarët e saj. Tepelena është e nëpërkëmbur si nga Tërmeti i qeverisë, ashtu edhe nga Rama i qeverisë.
Sot ne jemi kombi, për fatin më të keq, që largohemi më shumë se gjithë të tjerët nga vendi ynë. Largohemi sepse shpresa u është sosur shqiptarëve. Besimi tek Tepelena dhe Shqipëria është pothuajse, zhdukur. Në këtë kontekst, miqtë e mi në 14 maj jemi në një mision historik, ne jemi në një mision kombëtar, ne jemi në një mision atdhetar.
Çdo qytetare e qytetar i këtij vendi, që beson se vendi duhet dashur, që beson se vendi duhet respektuar, që beson se ky vend me këto pasuri përrallore mund të begatojë ne brez pas brezi, nëse qeverisemi siç duhet, si njerëz të lirë.
Ai që sot beson, duhet ti përgjigjet thirrjes së këtij vendi, të votojë ndryshimin, të votojë në 14 maj ndryshimin.
Vota për ndryshimin është votë për shpresën.
Shpesh dëgjon njerëz që thotë nuk kam shpresë, të tjerë që thonë nuk ka shpresë. Shpresa është në duart tona. Në qoftëse ne duam vërtetë që këtë pranverë ta kthejmë në pranverën e shpresës, siç del qartësisht në të 4-anët e vendit, atëherë le të firmosim ne në 14 maj, ndryshimin, të votojmë Baftjar Imerin, të votojmë kandidatët e primareve.
Të dashur miq!
Këta kandidatë përballen sot me kandidatët e rilindjes, të cilët në shumë variante janë jo qytetarët e parë, por qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit. Nga veriu në jug, duhet të ndahemi prej tyre. Edhe në rrafshin qytetar.

Unë isha në Has, kandidati i rilindjes emrin që i ka vënë nëna e baba i vet, e kishte Beqir, Edi Rama e paraqet në mes të Krumës me emrin Halit. Po. Po pse, se Beqiri ishte arrestuar 5 herë, në tre vende dhe dy herë në Shqipëri. Dhe për të larë krimet, Beqiri duhet të quhet Halit.
Se mos është vetëm Beqiri? Jo more jo. Por është vetë Edvini, absolutisht i arrestuar në Milano, i arrestuar në Paris, i arrestuar në Mynih, të dalë të thotë jo. I arrestuar për vjedhje të ndihmave në kampet e refugjatëve në Mynih. I arrestuar për ikonat në Paris, i arrestuar në Milano. Këta janë sekti i krimit, miqtë e mi.
Isha në Patos. Paraqita një mjeke, kandidate për kryetare bashkie. Kush ishte rivali i saj. Rivali i saj ishte një Fatjon, Fatjon i cili e kishte të shoqen në arrati. E shoqja e Fatjonit, ishte me mandat arresti, punonjëse e hipotekës në Sarandë. Pasi i kishte bërë pronarë qeveritarët socialistë dhe kishte mbushur valixhet me euro ja mbath në Londër.
Fajtonin e paraqet Edi Rama për shkak të valixhes me euro, kandidat për kryetar bashkie të Patosit.
Isha në Maliq, ishte kryetari, kishte 23 vite kryetar, tani i dukeshin qytetarët si drunj të themi. U thotë në këtë mandat unë ju jap fjalën që do të ndërtoj trenin elektrik, Maliq-Pylli i Fazanit.
Pra kemi të bëjmë me një sekt i cili jo vetëm është i zhytur në krime, por ka një përçmim për qytetarët. Një mungesë totale respekti për qytetarët. Kemi të bëjmë me një grup që i vjedh qytetarët ditën, natën dhe i mashtron me 5do gjë.
Edi Rama nuk lëvizi rrogat 8 vite. 4 mijë mjekë ikën, me mijëra mësues ikën. Mbi 2-3 mijë policë kanë dhënë dorëheqjen se nuk e përballojnë dot me rrogat e tyre. Gjysma e ushtarakëve me rrogë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra e tyre. Dhe tani pasi e denoncojmë me të drejtë, krijoi dhe bordet i rriti dhe çmimet me borde, i mori me rritje çmimesh edhe 430 mijë lekë të tjera shtesë, qytetarëve nga vjet në sivjet dhe tani mashtron me cinizëm, me urrejtje me përçmim të qytetarëve, do të ua bëj rrogën mesatare 900 euro.
Po njeri i përgjegjshëm nuk i lejon vetes kurrë një mashtrim të tillë. Një njeri që ka respektin më minimal ndaj qytetarëve nuk ua thotë këtë. Sigurisht rrogat mund të dyfishohen, trefishohen, por kanë ligjësinë e tyre. I dyfishuam rrogat brenda 8 viteve.
Ua them unë ju, asnjë qeveri në mënyrë absolute nuk e bëri atë. E bëmë, por inflacioni u mbajt në shifra më të ulëta. Çfarë do të thotë ajo, ato para që merrnit të kishin vlerën reale, nuk ua merrja me çmime, por ama kërkonte kohën. Dhe dolëm në krye të rrogave në rajon. Nga kombi me rrogat e treta më të ulëta në botë.
I ngriu, i bllokoi na vidhisi në njerëzit me rrogat më të ulëta në rajon. Kosova i ka 30-40 % më të larta. Po pse, po nuk mund të shifte ai, e mbyllte me një fjalë; në Shqipëri nuk vdes kush për buk. Nuk është fjala të vdesësh për bukë, por të jetosh si njeri. Se tjetër të mbijetosh e të vuash,

të numërosh kafshatën dhe tjetër të jetosh normalisht dhe të bësh jetën tënde në përmirësim gjithnjë e më shumë.
Ky ka përqendruar të gjitha pushtetet, prandaj sillet në këtë mënyrë. Prandaj merr çdo masë, çdo vendim, prandaj thotë do të bëj rrogat 900, dhe nuk ka për ti bërë kurrë se nuk e ka atë psikologji. Prandaj sjell projekte 3D, nga Katari nga vende të tjera e nuk bën asgjë, por një gjë e bën më shumë se kushdo tjetër. Vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.
Shikoni, në Shqipëri po ta vini re, çfarë po ndodh tani? Ku po shkon paraja. Paraja po shkon e tëra tek qeveritarët dhe klientela e tyre. Klientela e tyre tani, nuk janë vetëm një grup biznesmenësh, por para së gjithash janë familjarët e vet.
Marrim Edi Ramën. Ja ku jam këtu në Tepelenë, dhe i them këtu para jush, hajde këtu të bëjmë radiografinë njëri-tjetrit. I ke dhënë baxhanakut, i ke dhënë thjeshtrës, në kundërshtim me ligjin, mbi 100 tendera dhe nuk duhet të merrnin asnjë.
Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, në aferat në të cilat, jo shqiptarëve, por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 miliardë euro.
Hajde zoti Edi këtu, para këtyre burrave të dalim, ose ku të duash ti, dhe të nxjerrim; familjarët e Sali Berishës dhe familjarët e tu. Gjej një tender që kanë fituar, zero. Sepse ligji ky është. Ligji nuk lejon që qeveritari të përdorë pushtetin për pasurim të paligjshëm të familjarëve të tij.
Tërmeti është klon i tij. Pa le se nuk rri fare këtu, por në Nivicë, rri në Nivicë në bujtinat e Nivicës.
Edhe Tërmeti, Tërmet ke qenë në polici ti dikur, i di vetë se pse ke ikur nga policia, i dimë të gjitha të zezat tua dhe do ti nxjerrim një e nga një, se i kanë fshehur, por tani nuk ka më fshehje, do të dalin se nuk është ashtu siç duket ai jo, është i sektit të vet.
Pra i vëllai i kryetarit të bashkisë së Matit, Fatosi vetëm në ujësjellësin e bashkisë së Tiranës, ka fituar 30 mln euro tendera.
I vëllai i deputetit Qefalia fiton dhjetëra milionë euro tendera në Kamzë. Të gjitha paratë këta i ndajnë njëri me tjetrin. Shkelmojnë ligjin.
Çfarë ndodh me të rinjtë.
Ua rrit mesataren, nuk hyjnë dot në universitet, ua bënë mesataren më të lartë se Suedia, më të lartë se Franca, më të lartë se Gjermania, më të lartë se Austria. Ua rrit tarifat, ndër tarifat më të larta dhe ata nuk kanë alternativë tjetër dhe marrin rrugët e botës, kërkojnë fatin në rrugët e botës. Pra është koha të mos votojmë më këtë sekt hajnash.

Edi Rama i erdhi fundi, i erdhi fundi ju them unë ju, e pret McGonigal. Po Edi, ta tha i dërguari i fundit që ajo është një çështje e hapur, që ajo është një çështje e hapur penale dhe aty ku ka drejtësi, çështje e hapur penale, do të thotë derë burgu e hapur, qeli e hapur.
Po pse e them unë këtë, e them unë këtë, se McGonigali po dënohet se ka marrë ryshfet nga njerëzit e kryeministrit shqiptar, kryeministri shqiptar. Atëherë gjykatësi nuk mund të dënojë ryshfetmarrësin dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin.
Edi Rama është i përfunduar. Qytetarë duhet të jeni të vetëdijshëm, votohet një njeri i cili absolutisht siç e dëgjoi vetë, ka çështje penale të hapur. McGonigal është çështje penale e hapur, dhe dy janë personazhet kryesore që gjykohen; Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Oleg Deripaska, oligarku i Putinit, i cili ka marrë edhe në dhjetor të vitit 2022, nga qeveria e Edi Ramës, 7 milionë euro për rikonstruksionin e një shkolle në Kamzë.
Edhe ky është një motiv, për çdo socialist, për çdo qytetar të paparti, për çdo demokrat, të bashkohemi të votojmë ndryshimin, ndryshimi është në duart tuaj, ne bashkë fitojmë.
Shqipëria në të 4 anët e saj, kushtron për ndryshimin, ne duhet ti përgjigjemi asaj duke votuar Baftjar Imerin, duke votuar Albert Malajn, duke votuar kandidatët e primareve në të 4 anët e Shqipërisë.
Ne do të fitojmë!
Rroftë Tepelena, rroftë Shqipëria! Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale