Berisha: Në programin tonë e kemi pastrimin e shtëpisë, mafia e sportit do të marrë ndëshkim. Pas 11 majit qëndrimi ndaj sportit do të ndryshojë rrënjësisht

FJALA PËRMBYLLËSE E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E PROGRAMIT PËR SPORTIN

ESKTRAKT

Duke folur në prezantimin e programit të ‘PD-Shqipëria Madhështore’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e vuri theksin se, pas 11 majit do të ketë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e qeverisë ndaj sportit.

‘Ligji do amendohet siç e propozuat, e domosdoshme. Kërkohen terrene sportive? Janë emergjencë, terret sportive janë emergjente. Ka patur Tirana 105 terren sportive, diktaturë ishte ajo, por terrenet sportive i kishte. I zhdukën një e nga një.

Do rikthemi me forcën më të madhe. Do të vendosim sportin në piedestalin që meriton. Folëm në fillim për një strategji ndërkombëtare, por kjo strategji do të shtrihet për shqiptarët, kudo që janë’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Lideri i opozitës e vuri theksin gjithashtu edhe në pastrimin e shtëpisë, që do të thotë se, mafia e sportit do të marrë goditje vendimtare në pastrimin e saj nga mafia shtetërore e përfaqësuar nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

‘Në fillim të fjalës tim, theksova që mafia politike, dhe e kisha konstatuar, kisha konstatuar se klani Rama kishte kthetrat e tij të zeza, nëpërmjet Olsit dhe të tjerëve, por që gjërat të shkojnë në këtë shkallë, sektori del, po ta marrim si një sektor të rëndësishëm të jetës shoqërore të vendit, transfozohet në raport me shtetin si një sektor tërësisht ekstra shtetëror’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit për sportin nga ‘PD-Shqipëria Madhështore’.

FJALA E PLOTE:

Ju falënderoj edhe njëherë, përzemërsisht ju panelist dhe diskutant.

Keni diskutuar dhe paraqitur probleme me një përgjegjësi të madhe, në të cilën faktohet se, çfarë efekti kanë tentakulat e mafias së pushtetit mbi ketë sport, që është më shoqërori, të themi më përbashkuesi. Në këtë fushë të një rëndësi kapitale për njeriun, si në rrafshin fizik, por kaq edhe në rrafshin  psikologjik, janë të pandashme këto.

Diskutimet tuaja dëshmojnë se, programi transformues i përgatitur nga departamenti dhe i paraqitur këtu nga zoti Pogoni, është një emergjencë edhe për sportin, dhe për vendin, zbatimi dhe implementimi i tij sa më i shpejtë.

Në fillim të fjalës tim, theksova që mafia politike, dhe e kisha konstatuar, kisha konstatuar se klani Rama kishte kthetrat e tij të zeza, nëpërmjet Olsit dhe të tjerëve, por që gjërat të shkojnë në këtë shkallë, sektori del, po ta marrim si një sektor të rëndësishëm të jetës shoqërore të vendit, transfozohet në raport me shtetin si një sektor tërësisht ekstra shtetëror.

Kur dëgjon atë që thotë zoti Pogoni, unë ju them ju, kurrë një qindarkë nga ai buxhet, nuk mund të jepet ndryshe përveç se me thesar. Ministria e Financave nuk quhet ministria e shtetit, thesari quhet, thesari i shtetit.

Ai thesar quhet thesari i shtetit, çka do të thotë se, në këtë shtet asnjë qindarkë, asnjë centim nuk mund të kalojë ndryshe, përveç nëpërmjet tij. Kjo mafie, nuk ndjek asnjë rregull, kjo praktikë është praktika e vjedhjes me thes të parave publike, pa i kaluar thesarit.

Vendimi i Arbitrazhit të Sportit me kushtetutë prevalon mbi ligjin shqiptar. Kushtetuta e Shqipërisë ka sanksionuar se vendimi, ligji ndërkombëtar mbizotëron mbi ligjin e vendit. Vendimi i Arbitrazhit është ligj, vendimi gjykatës është ligj.

Por ne një vend ku Gjykata Kushtetuese vendos ti heq mandatin ministres se ka marrë burri i saj 10 mijë metër katror tokë publike, dhe mafia qeveritare e mban, nuk pyet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këto janë rekordet ndër më të zezat.

Indiferenca e qeverisë ndaj ekipeve, siç është ekipi i femrave në Shkodër, krenari kombëtare dhe injorimi që i bëhet, tregon një mentalitet qartësisht armiqësor.

Sado që të themi ne, se ka një moment këtu gjithnjë. Është shumë e vështirë sot, se gjërat janë harruar normal, të lidhësh disa qëndrime të sotme, me qëndrime 40 vite më parë, por në fakt janë të lidhura.

Qëndrimi që mban ndaj Shkodrës, është një qëndrim atëror, e them këtë me bindje.

Socialistët në qeverisjen e tyre të parë, ju them unë çfarë i bënë Shkodrës, e shkatërruan për energjinë elektrike.

Përdorën një skemë shumë të njohur të diktaturave ndaj zonave armiqësore. 

Diktaturat në Amerikën Latine dhe vende të tjera, për të rrënuar ato zona që ata i cilësonin zona armiqësore, ata i ndërprisnin energjinë. Dhe Shkodrës në vitet 1998-1999, i pritej në 80-90% të kohës, energjia. E rrënuan.

Vazhdon po këtë politikë. Sot i vendos Dobraçin. Kryetari i Bashkisë varet nga Dobraçi.

Deputetët që garojnë varen nga Dobraçi, Bajrët janë bankomati i Edi Ramës dhe natyrisht Shkodra, një qytet me vlera të përjetshme, me vlera të jashtëzakonshme, e merr dhe e zhvesh nga të gjitha institucionet.

Imagjinoni ju, Shkodra nuk ka arkiv, nuk ka kadastër, i ka heq të gjitha institucionet dhe përpiqet me çdo kusht ta reduktojë sa më shumë.

Ndaj dhe padiskutim që këto qëndrime jo vetëm marrin fund, por rikthim të fuqishëm në të

drejtën e saj. Të nxjerrësh një ekip me perfomancë evropiane dhe botërore dhe ta injorosh, kjo është dëshmi e urrejtjes që ti ke për suksesin e atij qyteti. Dhe kjo merr fund.

Kukësi, vitin e parë të qeverisjes do të ketë stadiumin e lojërave, të mbyllur. E jo vetëm Kukësi, por nëse ka qendra të tjera pa stadium të lojërave me dorë, do të ndërtohen.

Çështja e statusit, do të ketë një statut për sportistët.

Pa sigurime shoqërore 20 vite, sigurisht që do marrin përgjigje të plotë dhe për një sportist nuk ka asnjë vështirësi, edhe për artistët. Këtu u kërkua që trajneri të konsiderohet profesion i lirë, duhet patjetër.

Pra një qëndrim rrënjësor i qeverisë ndaj sportit do nisë pas 11 majit.

Mafia e sportit do të marrë ndëshkim. Në programin tonë e kemi pastrimin e shtëpisë. Se ai që merr 7 mln jashtë thesarit, ai është dmth bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar.

Do të bëjmë një pastrim të shtëpisë nga mafia, në të gjitha fushat.

Ne po flasim këtu për sportin, por tragjike dhe dramatike është gjendja në shumë fusha të tjera.

Të merrni shëndetësinë ju, tejkalon çdo lloj kufiri dhe limiti, ku njerëz të cilët shpresën e vetme e kanë një ilaç dhe atë nuk e marrin. E atyre u thuhet me telefon se, këto 3 muaj mungon dhe nuk do ta merrni.

Aparaturat të cilat janë jetike për mjekim të disa formave të sëmundjeve malinje që mjekohen fare mirë, lihet tre vjet pa rregulluar dhe të sëmurët…

Pra, kjo situatë nuk është vetëm në sport, por dhe në shumë fusha të tjera.

Ju siguroj se një transformim rrënjësor do ndodh pas 11 majit.

Ligji do amendohet siç e propozuat, e domosdoshme. Kërkohen terrene sportive? Janë emergjencë, terret sportive janë emergjente. Ka patur Tirana 105 terren sportive, diktaturë ishte ajo, por terrenet sportive i kishte. I zhdukën një e nga një.

Do rikthemi me forcën më të madhe. Do të vendosim sportin në piedestalin që meriton. Folëm në fillim për një strategji ndërkombëtare, por kjo strategji do të shtrihet për shqiptarët, kudo që janë.

Ndonjëherë nuk u japin as flamurin për inat. Jo flamurin, por shteti do të sponsorizojë, mbështesë suksesin e çdo shqiptari kudo që ndodhet e jeton.

Ndaj dhe ju garantoj se ky program, këto shqetësime që u ngritën, të drejta, shumë të drejta do të marrin përgjigjen më të mirë pas 11 majit.

Prandaj të gjithë siç jemi të votojmë 1-shat.

Ju faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale