Berisha në PPE: Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama burgosi liderët e partive kryesore opozitare! Ne po luftojmë një diktaturë, çdo ndihmë që mund të na jepni, do ju jemi shumë mirënjohës

FJALIMI I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË GRUPIN E PPE

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin e grupit të PPE në Strasburg, ku gjatë fjalës së tij denoncoi ashpër kryeministrin Rama, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime të pushtetit. Berisha tha se Shqipëria është nën diktaturë, ku krimi dhe korrupsioni janë të përhapura dhe lidhjet ndërmjet politikës dhe krimit janë të thella. Berisha foli mbi arrestimin e liderëve të opozitës, duke përfshirë edhe arrestimin e tij politik prej 330 ditësh, pa asnjë prove dhe fakt, arrestimin e kryetarit të PL, Ilir Meta dhe përfshirjen në proces gjyqësor për një çështje të gjykuar 15 vjet më parë të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Berisha nënvizoi më tej se Edi Rama ka përdorur krimin për të mbajtur pushtetin, duke manipuluar zgjedhjet dhe shpërndarë para për vota. Kryetari i PD kërkoi ndihmën e institucioneve ndërkombëtare për të luftuar këtë regjim dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni.

Lideri opozitar, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, theksoi gjithashtu arrestimin e Ervin Salianjit. Berisha e cilësoi si një njeri guximtar që publikoi një përgjim që zbërthente lidhjet e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me trafikun e drogës. Përpjekjet për të ndaluar Salianjin ishin të vazhdueshme, duke e akuzuar për dëshmi të rreme, megjithëse ai kurrë nuk kishte dorëzuar asnjë provë të rreme, deklaroi ai.

Berisha gjithashtu iu referua çështjes së Fredi Belerit, duke e cilësuar arrestimin e tij si një hakmarrje për refuzimin e tij për t’u bërë kandidat i Ramës dhe si një veprim të shëmtuar për të shtypur të drejtat e qytetarëve të Himarës. Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se PD ka respektuar gjithmonë të drejtat e minoriteteve, sidomos të drejtën e pronësisë, dhe kërkoi që këto shkelje të bëhen publike dhe të hetohen.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha kërkoi një Komision të të Vërtetës për të zbuluar lidhjet ndërmjet krimit dhe politikës dhe theksoi se Shqipëria duhet të respektojë plotësisht standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe minoritetet.

FJALA E PLOTË

Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama, i cili erdhi në këtë institucion dhe mbajti një fjalim që kujtonte shumë atë të Hoxhës apo të Gaddafit, vendosi që për mandatin e katërt të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës. Ai arrestoi kryetarin e Partisë Demokratike, vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet. E akuzuan se kishte dhënë për dhëndrin e tij 400 metra tokë publike, ndërkohë që toka kurrë nuk kishte qenë publike. Sipas dokumenteve zyrtare, ajo ishte tokë private që i përkiste gjyshërve të tij. Ai ishte një nga gjysmë milioni njerëz që morën mbrapsht pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Duke shkelur çdo ligj dhe çdo kushtetutë, atij iu bllokua komunikimi me avokatët.

Por disa muaj më parë, ai arrestoi kreun e partisë së dytë opozitare, Ilir Meta, si person nën hetim. E arrestuan, e keqtrajtuan në rrugë, e tërhoqën zvarrë, e rrahën, pa i treguar asnjë urdhër arresti. I treti, kreu i partisë së tretë opozitare, Fatmir Mediu, ish-ministër i mbrojtjes, ndodhet në një proces penal për një çështje që është gjykuar para 15 vitesh dhe nuk ekziston më asnjë fakt i ri.

Regjimi i merr mandatet opozitës. Edi Rama i mori mandatin dhe arrestoi Fredi Belerin. Aktualisht ai është deputet në Parlamentin Evropian. U arrestua me dëshmi të rreme, dhe ndonëse ishte zgjedhur, nuk iu lejua kurrë të bënte betimin, sepse Rama donte me çdo kusht që Beleri të mos bëhej kryetar i bashkisë së Himarës. Kjo sepse, për interesa mafioze, Edi Rama kishte marrë pjesë në një pronë publike, duke e trajtuar si pronë të tij, ndërkohë që nuk ishte e tillë. Kështu, Belleri kaloi një vit e gjysmë në burg, nuk u lejua të bënte betimin dhe humbi mandatin si kryetar bashkie.

Një deputet i ri, i quajtur Ervin Salianji, pati guximin të publikojë një përgjim nga një gazetare trime, në të cilin tregoheshin faktet që vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkohej në Itali, sepse ishte dënuar me tetë vite si udhëheqës i një rrjeti trafikimi kokaine në Bolonja, dhe që drejtonte trafikun nga Vlora drejt Italisë. Të nesërmen, ata e transferuan vëllanë e ministrit në Itali, por për pesë vite me radhë bënë gjithçka për të burgosur deputetin Salianji, duke e akuzuar për dëshmi të rreme, ndonëse ai kurrë nuk kishte dorëzuar ndonjë dokument apo provë zyrtare.

Tani, nëse shikoni Shqipërinë, është një vend ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë.

67 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim.

Vetëm i arrestojnë dhe i plasin në burg. Kjo është e vërteta në këtë vend.

Torturat janë të zakonshme, vdekjet ën burgjet shqiptare janë të zakonshme.

Zonja dhe zotërinj, Shqipëria po del si një shtet me kartele droge dhe krim të organizuar.

Kryeministri shqiptar vetë priti në zyrën e tij një koordinator të gjithë këtyre organizatave kriminale dhe emri i tij është shumë i njohur.

Vetë ai, zoti Rama i takoi ata në Aruba, në Dubai.

Emri i zotit Rama citohet në media si i lidhur me ta.

Rama u ofron atyre, ata kontrollojnë të gjitha lejet e ndërtimit në vend. Kush vjen në Tiranë mund të shohë shumë kulla teksa ngrihen. Por gazetarët investigativë kanë zbuluar se vetëm 20 përqind e parave vijnë nga sistemi bankar, të tjerat vijnë nga nëntoka.

Vrasësit, trafikantët, vrasësit seriale bëjnë ligjin në zgjedhje.

Ata janë të gjithë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe mbjellin frikë dhe terror tek qytetarët.

Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Belgjika kanë zbuluar kodet e SKY EÇ, Matrix, EncroChat, janë telefona të koduar, me të cilët gangsterët në Europë dhe botë komunikojnë me njëri-tjetrin.

Gjuha e dytë më e përdorur ishte gjuha shqiptare. Përqendrimi më i madh i këtyre telefonave ishte godina e kryeministrisë dhe vetë Edi Rama përdorte 3 prej tyre.

Këto agjenci sollën 1 milion paqe të transkriptuara. Këto transkriptime trajtojnë përfshirjen e tyre të thellë në zgjedhje, por në Shqipëri, krimi elektoral është amnistuar.

Drejtësia politike e kontrolluar nga Edi Rama nuk merret me këtë krim.

Kështu që këto zgjedhje janë një proces me një makinerie të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit.

Gjatë këtyre javëve, kryeministri vetë do japë 100 euro për çdo pensionist dhuratë për votën.

Krahas kësaj është kanabisi për votën, ai ka shpërndarë 148 licenca për të mbjellë kanabis në mbarë vendin.

Ai nuk respekton asnjë ligj të Kodit Elektoral.

Këto janë, kjo është panorama e Shqipërisë, situata ku jemi.

Tani, cilat janë opsionet tona?

Ne duhet të luftojmë, të luftojmë, të luftojmë.

Në një diktaturë, nuk ke asnjë opsion tjetër. Por çfarëdo ndihme që mund të japë ky institucion, ne jemi shumë mirënjohës.

Pas dy ditësh, Parlamenti Europian, komisioni i jashtëm do organizojë një seancë dëgjimore për Shqipërinë.

Ky shkëmbim është një mesazh i mirë që i dërgojmë shqiptarëve për interesin tuaj të madh.

Tolerancë zero ndaj krimit.

Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin time.

Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro.

Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë.

Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind.

Mijëra shqiptarë humbën punën.

1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës.

Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit.

Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit.

Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë.

Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.

Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut.

Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën.

Për të drejtat e minoritetit, partia ime i ka respektuar dhe do i respektojë të drejtat e tyre.

Së pari, të drejtat e pronësisë.

Pse u arrestua Beleri?

Beleri refuzoi të bëhet kandidat i Edi Ramës.

Ai tha: jo, nuk jam i majtë.

Pasi refuzoi, Beleri sigurisht do mbronte të drejtat e qytetarëve të tij në Himarë.

Dhe më pas, në mënyrën më të shëmtuar, ai organizoi një kurth si dikur Sigurimi i Shtetit, dhe e arrestoi në mesnatë,një ditë përpara zgjedhjeve.

Nuk e lejuan të betohej, kur tradicionalisht edhe ata që janë dënuar, janë betuar. Por Beleri kurrë.

Kështu që ne respektojmë plotësisht konventën e të drejtave të minoritetit dhe kartën europiane të të drejtave të njeriut.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale