EKSTRAKT
Pas përfundimit të mbledhjes së 43 deputetëve të opozitës, ka folur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Duke folur për gazetarët, Berisha tha se, ky ishte një takim i frytshëm, që do ti kallë datën Edi Ramës në parlament. Kryetari i PD-së u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve opozitarë dhe atyre që janë kundër Edi Ramës, të bashkohen për të dalë të fituar në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.
FJALA E PLOTË
Ky është një takim i 43 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 235 prillit 2025, deputetë të aleancës së PD-së me aleatët e saj të përjetshëm dhe besoj se ishte një mesazh shumë pozitiv një përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre, kundër një regjimi që është sot thagmë e krimit, e vjedhjes, e mafias dhe e të zezave më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite.
Mendoj se ky ishte një hap i parë shumë i rëndësishëm në një proces të pandalshëm, i cili do të ju japë përgjigje të gjitha problemeve të cilat janë të pamohueshme që u krijuan, por që marrin në këtë frymë, zgjidhjen më të mirë.
Zoti Bardhi do të ju informojë ju.
Unë dua të them këtu, ky ishte një takim i 43 deputetëve të dalë një aleancë opozitare dhe që vendosin tani që në parlament ti kallin datën dhe tmerrin Edi Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka se sa betejën kundër Edi Ramës që po shkreton Shqipërinë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar, për çdo qytetar të këtij vendi.
Janë 620 mijë opozitarë që sot marrin frymë lirisht dhe me optimizëm. Sot para tyre çelet një horizont i ri kundër një regjimi që bazohet tërësisht në mafian, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.
Shiko, unë e kuptoj se ju doni të rrëmoni në çdo lloj, por të jeni të sigurtë se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja.
Pyetje: Z. Berisha, keni ftesë për deputetët që nuk ishin sot në këtë mbledhje.
Sali Berisha: Po e thatë bukur këtë. Sigurisht që këtu nuk ishin sot deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët janë opozitar të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.
Vendimet e takimit, vendime vendime shumë të rëndësishme të takimit do të ua njoftojë zoti Bardhi, sepse u morën vendime shumë të rëndësishme.
Pyetje: Z. Berisha. Ju bashkoi Lulzim Basha, Edi Rama apo nevoja për zgjedhje të lira, sipas jush.
Sali Berisha: Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë.
Mirupafshim!