Berisha: Ne duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të rinisë shqiptare! Ne fitojmë, nëse ju do bëheni fytyra dhe mesazherët e kësaj fushate, fitorja e 11 majit ka rëndësi historike

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ‘FUSHATA ZGJEDHORE DHE KOMUNIKIMI’

EKSTRAKT

Në fjalën e tij në konferencën “Fushata Zgjedhore dhe Komunikimi,” organizuar nga PD dhe fondacioni suedez, ‘Jarl Hjalmarson’, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr.Sali Berisha theksoi rëndësinë historike të fitores së 11 majit për Shqipërinë, duke falenderuar Suedinë dhe partnerët e saj për mbështetjen. Berisha tha se Shqipëria ndodhet nën një regjim narkodiktatorial dhe flet për përpjekjet për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve. Megjithatë, ai shprehu besimin se fitorja e PD-së do të shënojë shpëtimin e Shqipërisë nga një “diktaturë e dytë”. Kryedemokrati, Sali Berisha theksoi riorganizimin e partisë, krijimin e një koalicioni të gjerë dhe paraqitjen e një programi të fortë për Shqipërinë. Berisha u shpreh se dëshiron që Shqipëria të jetë një vend ku të rinjtë mund të realizojnë ëndrrat e tyre, duke investuar në arsim, punësim dhe mundësi të tjera për ta.

Në fjalën e tij, lideri demokrat, Sali Berisha theksoi se “Shqipëria Madhështore” është një program real dhe realizueshëm, që synon transformimin e Shqipërisë nga varfëria ekstreme në një vend të zhvilluar dhe prosperues. Berisha u shpreh se disa arritje madhështore të PD-së, si vendosja e pluralizmit, anëtarësimi në NATO, dhe avancimi i përdorimit të internetit dhe energjisë.

Berisha i premtoi qytetarëve një Shqipëri pa varfëri ekstreme, me paga dhe pensione më të larta, duke përmendur rrogën minimale prej 500 euro dhe rrogën mesatare prej 1200 euro. Ai gjithashtu theksoi se do të punojnë për të rritur prodhimin dhe për të mbështetur bizneset dhe startup-et, duke ulur taksat dhe çmimin e energjisë.

Në fjalën e tij, Berisha i ftoi të rinjtë të bëhen mesazherët e fushatës dhe të bëjnë Shqipërinë “Made in Albania” një realitet, duke shprehur besimin se ata do të jenë fytyra dhe përkrahës të kësaj lëvizjeje për një Shqipëri më të fuqishme dhe të begatshme.

FJALA E PLOTË

Dua të falenderoj nga zemra mikun tonë suedeze, të falënderoj partinë Moderatna, kryeministrin, kryetarin e saj, të Suedisë, për këtë ndihmë të çmuar që na japin, ndihmë e cila është një inkurajim i madh për ne.

Është vazhdimi i një tradite të një bashkëpunimi të gjatë që ne kemi me këtë parti, me të cilën ne jemi një familje dhe një ndihmë që vjen në një kohë shumë të rëndësishme siç është kjo e fushatës elektorale.

Trajnimi juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Dua të përshëndes miqtë e tjerë të pranishëm, Albanën dhe Oerdin dhe t’u përshëndes të gjithë ju që merrni pjesë në këtë trajnim me urimin, shpresën dhe besimin që ato njohuri dhe aftësi që i fitoni në këtë trajnim t’i shpërndani në të gjitha degët e PD në Shqipëri.

Ne shkojmë në këtë fushatë me përpjekjen tonë më serioze për një fitore më 11 maj, fitore e cila ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe jo vetëm.

Shqipëria sot ka një regjim narkodiktatorial, në të cilin të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë.

Në të cilin bëhen përpjekjet më të jashtëzakonshme për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Në të cilin janë arrestuar njësoj si në Tunizi tre liderët e partive kryesore opozitare.

Por nga ana tjetër, ne vijmë në këtë fushatë më të vendosur se kurrë për të shpëtuar Shqipërinë, të vetmin vend, nga diktatura e dytë në 33 vite.

Sot është një datë e madhe për ne, frymëzuese. Është 22 marsi, është festa e Sulltan Novruzit, çka unë uroj të gjithë bektashinjtë shqiptarë me këtë rast.

Por është edhe 22 marsi, dita në të cilën ne shqiptarët përmbysëm me votën e lirë diktaturën staliniste më të egër që kishte njohur Europa e pas-Luftës së Dytë Botërore.

Fakti që ne, si forcë politike, u riorganizuam, kapërcyem vështirësi të mëdha, arritëm të mposhtëm të gjitha përpjekjet e narkoshtetit për shkatërrimin tonë dhe vijmë sot më të fortë se kurrë, përbën një prerogativë të fuqishme për fitoren tonë.

Përveç kësaj, siç jeni në dijeni, ne kemi krijuar koalicionin më të gjerë në të gjitha vitet.

Aleatët tanë përbëjnë rreth një të tretën e votuesve shqiptarë.

Kandidatët në tërësi kanë dalë nga primaret dhe anëtarësia jonë është konsultuar më shumë se kurrë në përzgjedhjen e tyre.

Por përveç këtyre, ne kemi një program të shkëlqyer.

Programi i Shqipërisë Madhështore është programi më i mirë që PD ka paraqitur para shqiptarëve në tërë ekzistencën e saj.

Ky program ka në themel arritjet tona historike që nga vendosja e pluralizmit te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Por ka në themel vizionin për të transformuar me shpejtësi Shqipërinë.

Ne duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave tuaja të ditës.

Çdo projekt i çdo individi është në të vërtetë një ëndërr dite.

Dhe askush më shumë se të rinjtë nuk i ka më të bukura ëndrrat e ditës.

Ne duam që me Shqipërinë në vitet e ardhshme, të rinjtë shqiptarë t’i besojnë ëndrrën e tyre Shqipërisë.

Të binden, t’i përkushtojnë energjitë e tyre ndërtimit të ëndrrës së tyre në Shqipëri.

Synojmë që Shqipëria t’u ofrojë atyre të gjitha lehtësirat, të gjitha mundësitë për realizimin e kësaj ëndrre.

Synojmë që Shqipëria të jetë një vend i drejtë, i qytetarëve të barabartë, i shtetit ligjor.

Synojmë që për të rinjtë të bëjmë çdo investim që ata të shkollohen sa më mirë, që ata të punësohen sa më shumë, që ata të kenë sukses në bizneset e tyre.

Programi i Shqipërisë Madhështore në pamje të parë duket si një program i ekazgjëruar, si një epitet i ekzagjeruar, por është shumë real.

Se sa nuk ka pasur gjë më madhështore që të vendosësh pluralizmin në Shqipëri, në vendin e monizmit ekstrem.

Nuk ka pasur më madhështore se sa të nxjerrësh Shqipërinë nga honet e varfërisë ekstreme në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Nuk ka pasur akt më madhështor se Shqipërinë, vendin më të pasigurt, ta anëtarësosh në aleancën me të fuqishme politike dhe shtarake, aleancën e Atlantikut të Veriut.

Nuk ka pasur akt më madhështor, se sa Shqipërinë që në vitin 2055 kishte përdorimin e internetit 4.5 përqind dhe ta 14-fishosh brenda një kohe 7-8 vjeçare. Edhe kjo përbën një akt madhështor.

Të dyfishosh rrogat dhe pensionet, edhe ky është një akt madhështor.

Ku e bazojmë ne këtë që flasim për Shqipërinë Madhështore? E bazojmë sepse ne kemi realizuar shumë momente madhështore.

Por ato përsëri nuk krijonin atë që themi ne, Shqipërinë Madhështore.

Jo, Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme. Ne kemi gjetur çelësin e saj. Cili është çelësi? Ne do ua kthejmë paratë shqiptarëve.

Paratë që mblidhen nga të ardhurat e tyre, një pjesë e mirë do shkojë për rroga dhe pensione. Nuk u themi ne pensionistëve që nuk do vëmë para në fondin tuaj se shembet Shqipëria.

Shqipëria shembet po t’i lësh ata në gjendje të mjerë.

Ndaj ne do vendosim minimumin jetik. Nuk do ketë shqiptar që do marrë më pak se 200 euro. Do rriten pensionet.

Rroga minimale do jetë 500 euro.

Rroga mesatare do jetë 1200 euro.

Nuk do preket rroga maksimale sepse diferenca mes rrogës mesatare dhe rrogës maksimale është më e thella se në çdo vend tjetër që unë di në planet. Se kështu e bënë këta në mendësinë e tyre.

Por përsëri kjo nuk është Shqipëria Madhështore.

Kjo është Shqipëria jashtë dhimbjes.

Shqipëria Madhështore është Made in Albania.

Do e bëjmë Shqipërinë një hotel apo një vend që prodhon kudo të mira për qytetarët e saj, që pasuritë përrallore do ua kthejë qytetarëve të vet?

Shqipëria ka pasuri botërore në rezervat e saj nëntokësore.

Ka një tokë ndër më pjelloret që mund të bëhet.

Është një vend me më shumë ujëra se çdo vend i rajonit.

Shqipërisë ia shkatërruan prodhimin.

Ia shkatërruan duke vendosur standarde që nuk ekzistojnë askund në tregti.

Ia shkatërruan prodhimin me narkoeuro.

Çdo javë mbyllen ndërmarrjet e eksportit për shkak të rënies së vlerës së euros me 35 përqind.

Dhe çfarë euro është? Është narkoeuro!

Imagjinoni ju, nga viti 2023-2024, eksportet ranë me 32 përqind.

Mijëra e mijëra shqiptarë mbyllën vendet e punës dhe u detyruan të largohen jashtë vendit.

A ka mundësia t’i mbrojë? Plotësisht.

Qeveria mbron kursin, kompenson kursin që droga ia uli euros dhe i kompenson eksportuesit për aq sa ka rënë euro dhe nuk humbasin qindra vende pune dhe nuk bllokohet prodhimi.

Pra, Made in Albania do jetë krenari kombëtare.

Do jetë gjeneratori kryesor i punësimit tuaj.

Do jetë vendi i suksesit tuaj.

Startup-et tuaja do mbështeten me çdo mënyrë për suksesin e tyre.

Shqipëria do jetë vendi i taksave më të ulëta në Europë.

Shqipëria do ketë çmimin më të ulët të energjisë dhe do shndërrohet në një superfuqi energjetike rajonale.

Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme të prodhimit të energjisë nga dielli, uji, era dhe gazi.

Të gjitha këto janë potenciale të ndaluara gjer sot për shkak të korrupsionit, arbitraritetit, mungesa e sistemit të drejtësisë.

Ne do i rikthehemi fuqishëm në mënyrë që qytetarët shqiptarë ta blejnë energjinë sa më lirë.

Do ulet energjia për bizneset, do zbresë nga 24 lekë në 6 lekë.

Do ulet energjia për qytetarët, do zbresë në 7 lekë.

Do ulet nafta.

Çfarë i duhet pensionistit nafta, i thoshte Edi Rama një zonje që e gozhdoi në ‘Opinion’.

Pse pensionisti nuk lëviz me autobus? Apo duhet të rrijë në shtëpi ai?

Pra, ne kemi një program me të cilin ju mund të trokisni në çdo derë, në çdo zemër, në çdo mendje.

A është vetëm ky programi? Jo.

Shqipëria do bëhet epiqendër të teknologjisë së lartë në rajon e më gjerë.

Do bëhet epiqendër e inteligjencës artificiale, kriptomonedhave, dataqendrave.

Pra, kjo do jetë Shqipëria Madhështore, plotësisht e realizueshme.

Por këto janë të gjitha fjalë në ekran.

Këto fjalë duhet të çohen në çdo derë.

Këto fjalë duhet të çohen te çdo qytetar.

Dhe u them unë një gjë se nuk ka mesazherë më bindës, më të pëlqyer, më të besueshëm se sa ju të rinjve.

Pra, kjo fushatë është në duart tuaja.

Jeni ju mesazherët e saj, ne fitojmë.

Do bëheni ju fytyrë e vërtetë e saj, ne fitojmë.

Do bëheni ju njerëzia e saj, ne fitojmë.

DISKUTIMI NË PANEL

Sigurisht, që ju do t’ju bashkohet në takimet me qytetarët edhe mbështetës të PD të moshave të tjera. Por, në këtë ekip ai që është i pazëvendësueshëm është i riu.

Thelbësor në mesazh ne dëshirojmë të jeni ju. Unë kam diskutuar edhe me kryetarin tuaj, Besartin, dhe i kam kërkuar atij dhe prap kërkoj që, ju të jeni fytyra e fushatës sonë.

A arrihet kjo? Plotësisht arrihet.

Pra, funksionimi juaj pranë kandidatëve dhe intesiteti punës suaj krijon përshtypje shumë të rëndësishme në zonë se, ju e keni marrë në dorë këtë fushatë.

Do t’ju jap shembull. Para disa muajsh prita në zyrë n/kryetarin e Kavajës. N/kryetari i Kavajës më thotë: Sali, erdha të të shpjegoj si fitohet në një qytet që, jo gjithnjë na votojnë ne.

Çfarë vendosa, që të fitoj? Vendosa të krijoj një shtab elektoral vetëm me të rinj. U grumbulluan në këtë shtab dhe ata nisën punën. Jo vetëm e përmbysëm rezultatin në favor tonin, por ndikuan shumë edhe në qendra të tjera  të cilët shihnin se të rinjtë po dominojnë. Ata mund të shumojnë veten e tyre me intesitet në aktivitete. Kjo është përgjigja.

Të zhgënjyerit, të pavendosurit janë një problem. Por, rruga në një betejë dhe në një fushatë elektorale është të ulemi me ta dhe t’u shpjegojmë programin tonë. Unë mendoj se ky program ka dy aspekte thelbësore.

Së pari, është një program që nuk refuzohet. Jo! Asnjëri, nuk besoj se do të ketë kundërshti për shpërndarjen e të ardhurave buxhetore në mënyrë të drejtë. Nuk besoj që, njerëzit të mos pëlqejnë një ndarje të re të këtyre të ardhurave, duke përfshira ata që janë përjashtuar.

Ky është njëri aspekt.

Aspekti tjetër është se, ne këto premtime i kemi bërë realitet. Në mund të jemi ndofta forca e vetme politike që në 2 mandate ka mbidyfishuar rrogat, ka pothuaj dyfishuar pensionet. Ju siguroj se, ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Se në të njëjtën kohë, ne kemi ndërtuar 11 km rrugë. Kemi transformuar Shqipërinë me pjesën tjetër të buxhetit.

Ne premtimet i kemi realizuar.

Së treti, kjo qeveri i injoroi qytetarët. Nuk injoroi vetëm nomenklaturën politike. Asaj i shumëfishoi rrogën, kurse pensionet i ka gjetur 145 euro, sot mesatarja është 165 euro.

Në një kohë kur, çmimet e ushqimeve janë rritur të paktën 40%.

Ndaj dhe, të ulemi me ta. Sigurisht, fjala e ngrohtë por dhe me bindje. Duhet të arsyetojnë  se, ky kryeministër që lë gjithësej 16 milionë euro për pensionet, buxheti është 8 mld. Ky le për këta 16 mln euro. Për vete, hap shishe vere Romanee Conti 33 mijë euro shishja. Po nuk mundet kur kryeministri i në vendi demokratik të imagjinojë se mund të hapë në kryeministri 33 mijë euro shishja në sulltanat po.

Atje ku janë pushtet tjetër. Për vete udhëton në avion taksi. Për vete blen kopshtin e Edenit 5 mln euro.

Pra, të gjitha këtu t’ua themi. Çfarë ka këtu, çfarë kërkon i zhgënjyri? Kërkon të ulemi me të. Të ulemi t’i japim kohën. Dhe të garantoj që ai njëlloj si gjë e ngrirë, do të fillojë të shkrijë të ngrohet dhe të afrohet me ne. Por kërkon ta takojmë ama. Nga ekrani ai nuk bindet. Jo! Lëre thotë, se këta këto thonë vazhdimisht.

Por të ulesh me të!

Paketa e emergjencës votohet në parlament 100 ditët e para. Votimi i saj në parlament 100 ditët e para korrenspondon pak a shumë me muajin e planifikimit të buxhetit dhe ato hyjnë menjëherë në fuqi me buxhetin e ri.

Brenda pak muajve ajo bëhet operative e plotë, qoftë për minimumin jetik, qoftë për 200 euro. Por natyrisht, një proces 90 ditor duhet që të kalojë procesin administrativ dhe të bëhet realitet.

Padiskutim, ajo bërthamë do krijohet për të shpërndarë mesazhin e përditshëm politik për të gjithë anëtarësinë tonë dhe për të gjitha shtabet elektorale.

Besoj se, nuk gjen ndonjë vend tjetër me situatë më dramatike për të sëmurët me sëmundje të rënda se në Shqipëri. Dhe kjo situatë ka në origjinë korrupsionin dhe vetëm korrupsionin.

Ju jeni dëshmitarë. 2005-2013, në mënyrë absolute nuk ka patur kurrë një ankesë publike për mungesë ilaçesh. Ka patur vetëm njëehrë. Kanë ardhur ankesa nga dy vajza me talasemi, të cilat më shkruajnë se ne detyrohemi të rrijmë me shiringa në bark, për shkak të ilaçeve që marrim pandërprerë, dhe ka dalë një ilaç që quhet Ekszhade, i cili e bën të mundur jetën tonë pa shiringa. Ekszhade ëhstë në fakt shumë i kushtueshëm, por në fakt ne e blemë atë. U garantoj se, nuk do të ketë të sëmurë që nuk do mund të marrë ilaçin që i cakton mjeku dhe që i duhet për shëndetin e tij.

Të sëmurët në spitalin Onkologjik janë trajtuar në mënyrë më të papranueshme. Qendrimet ndaj këtyre të sëmurëve ngjiten në nivelet e krimeve kundër njerëzimit, sepse janë mashtruar, u janë dhënë ilaçe, siç është faktuar, të papërshtatshme për variantin e sëmundjes së tyre. U dhënë gjysmë ose çerek doze për ta dnarë dozën në 3-4 të sëmurë. Janë të gjitha të faktuara këto.

Kjo aparaturë nuk është përdorur më parë, ndonëse aparatura ka qenë aty për bajzat dhe gratë patologji të gjirit. Pra, këto nuk mund të ekzistojnë kund.

Çfarë bënë këta? Ua them unë. Akti i parë i tyre ishte të vendosen monopolet, Vilma Nushi-Tom Doshi, dhe u larguan nga Shqipëria të gjitha kompanitë e mëdha farmaceutike që kishin zyra, të cilat në asnjë rast, në asnjë rrethanë nuk e lanë vendin pa ilaçet e domosdoshme, të cilat janë të kushtueshme për trajtimin e sëmundjeve në spitalin Onkologjik.

Ata i larguan, njëri pas tjetrit. Vendosën monopolet e tyre.

Së dyti, çfarë ndodhi? Ne kishim një ligj, i cili nuk lejonte tregëtimin në territorin e Republikës së Shqipërisë të ilaçeve që nuk përdoreshin në dy vende anëtare të BE, dhe pastaj pranoheshin të hynin në Shqipëri. Pse kjo? Sepse ne donim të ishim të sigurtë që këto ilaçe kanë kaluar kontrolle të plota dhe janë eficiente.

Këta, muajin e parë e rrëzuan ligjin. Dhe këtu futen ilaçet, prodhime të Nushit dhe të Dom Doshit e me radhë jashtë të gjitha kategorive, jashtë të gjitha cilësive. Pra, do të jetë një përmbysje e qendrimit të derisotëm dhe nuk do mund të mungojë asnjë ilaç për të sëmurët, në spitalin Onkologjik apo në spitale tjera. Shikoni, edhe në spitale tjera është dramatike bashkëpunimi i sektorit publik me sektorin privat.

A e dini ju që e dini shumë mirë, që shkon tjetri me trombozë të arterieve të trurit, ia bëjnë diagnozën në sektorin publik dhe thonë shko hiqe në sektorin privat. Marrin fund këto. Do rimburësohen plotësisht ilaçet, pavarësisht nga çmimi i tyre në ilaçet e listës. Kthejmë atë normalitet që kishim. Ne kishim një normalitet me ilaçet.

Thashë, në 8 vite, një ankesë ka patur për ilaçe. Aty ku ia mësova dhe emrin atij ilaçi, se nuk e njihja. Nuk ka diskutim. Edhe raporti civil me sektor privat do të disiplinohet me ligje.

Ka një seri shkaqesh që i detyroi të rinjtë të largohen. Para dy vitesh, unë isha në një fshat të Ishmit dhe i bëra një vizitë. Familjes ia kishte prishur tërmeti shtëpinë. Çfarë më tha?

Më thotë i zoti shtëpisë, Sali më thotë, ky ua ngre mesataren e kalimit në universitet dhe ata marrin gomonet dhe kalojnë në Europë. E kishte konstatuar. Një shkak shumë i vërtetë.

Mesatarja që vendosi qeveria përjashtonte 95% të të gjithë nxënësve që studionin në zonat periferike, zonat e varfra, nga e drejta për univesitet.

Se dyti, nuk ka asnjë insentiv, asnjë lehtësim, asnjë politikë për punësimin e të rinjve, përveçse thotë: ekselenca do t’i punësojë në shtet. Ekselenca mund të punësohet në adminsitratë, por ekselencat edhe mund të financohen, mund të mbështeten për të hapur një start up dhe mund të bëhen një sukses më i madh se sa në administratë.

Së treti, një njeri për të blerë një shtëpi në Tiranë i duhen 100 vite punë. Nuk mund ta blejë. Shtëpitë janë shndërruar në ëndrrën e ndaluar për të rinjtë. Çfarë do bëjmë ne? Do ndërtojmë ndërtesa me qëllimin e vetëm për të arritur çmimet e tregut dhe jo çmimet drogës. Se këto çmime janë të drogës. Këto i ndikon droga, miqtë e mi.

Se ata vijnë me valixhe me euro dhe blejnë kate se duan të lajnë paratë.

Pra, krahas zero tolerancës ndaj krimit, por përsëri ne do bëjmë gjithçka që çmimet të zbresin. Çmimet në Tiranë janë më të lartat në Europë, përveç Mynihut dhe Parisit. Qiratë janë këtu absolutisht edhe më të larta se në disa kryeqyetete të Europës.

Këto, i bëri të tilla narkoeuro. Pra, do kujdesemi për shkollimin, të rinjtë, shkollimin, do kujdesemi për bizneset e tyre, për strehimin. Çiftet e reja do kenë të gjitha, pa përjashtim një kredi të butë për të bërë hapat e para familajre në këtë vend.

Është problemi më madhor kur shtrohet problemi i mbrojtjes së votës, për shkak të një regjimi diktatorial që shndërron shtetin në shtet elektoral dhe bën gjithçka për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.

Në Shqipëri, si në çdo diktaturë tjetër, dita e votimit është ditë feste. Në diktaturën komuniste binin daullet nëpër qendra votimi, hidheshin vallet dhe njerëzist festonin. Tani, daulle nuk ka, valle nuk hedhin, por dalin patronazhistët dhe numërojnë votuesit, intimidojnë votuesit dhe në fakt votimit, në nëj mënyrë ose një tjetër, mbyllet para se të votohet.

Kësaj here, Edi Rama është po ai, vetëm se ka një. Ne kemi arritur të sensibilozojmë miqtë tanë dhe janë tre rezoluta për të cilat kanë votuar në kompleksitet qindra parti të qendrës së djathtë, ku dënojnë Edi Ramën si njëriu që ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale.

Dhe kjo është mbrojtje vote. Se ata kanë bërë këtë. Pa u pas njohur me të gjitha faktet dhe dokumentet e këtij procesi.

Së dyti, kemi sensibilizuar qeveritë e vendeve dhe misioni që vjen do të jetë i informuar për të gjitha aktet që kryhen.

Së treti, ju e dëgjuat Chris LaCivita që i tha Edi Ramës: ti je i njohur që nuk bën zgjedhje, por ti bëhesh përgjegjës për këto zgjedhje.

Unë do shkoj me Albanën në Këshillin e Europës këto ditë. Fjalën time unë do ta përdor për zgjedhjet. Sigurisht, për të sensibilizuar këtë audiencë.

Ka një gjë. Siç e shihni, ka një entuziazëm të madh në diasporë dhe në Shqipëri. Dhe kësaj radhe kam besim që Edi Ramës i kanë pre biletën shqiptarët para se të shkojnë në kutitë e votimit.

Çështja e sistemi të drejtëisë në Shqipëri është një çështje themelore. Një çështje e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Së apri, nga kjo reformë, së pari duhen pa se cilat janë rezultatet. Rezultatet janë asgjësimi në Shqipëri i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces ligjor të drejtë. Në çfarë kuptimi kjo?

Sot, në Shqipëri për shkak të vakumit që u krijua me vetingun, i cili përdor edhe si gjah shtrigash, është krijuar një stok i madh prej 150 mijë dosjesh. Ky stok i madh prej 150 mijë dosjesh, ka bërë që qytetari shqiptar për të marrë një proces civil, vendimin e gjykatës në një proces civil në presë të paktën 15 vite.

Pra, nuk ka proces ligjor. Për një proces penal mbi 10 vite. Dhe ky është një shkatërrim që i bëri reforma një sistemi të dobët, por në strandardet e vlerësuara nuk ishte kurrë në këtë nivel.

Tipar i dytë tjetër i kësaj drejtësie është, karakteri politik dhe përdorimi i saj. Cila është ëvshtirësia jonë?

Vështirësia jonë është. Ne kemi një prokurori speciale, e cila arreston dhe ndjek penalisht liderët e 3 partive opozitare si persona nën hetim. Pa akuzë.

Në mënyrë identike, siç bën Zayed në Tunizi, i cili bëri zgjedhjet duke arrestuar liderin e partisë së parë, të dytë dhe të tretë. Po ai është në Tunizi dhe jo në Europë.

Kjo prokurori politike, i merr mandatin kryetarit të bashkisë, të zgjedhur, i organizon procesin me dëshmitarë fals, e faktuar kjo, dhe e përjashton nga mandati, e burgos, e mban 1 vit e gjysmë në burg dhe ai sot është deputet në Parlamentin Europian si kandidat i Greqisë.

Kjo drejtësi politike, merr Salianjin, një bashkëmoshtar i juaji, i cili denoncon publikisht se vëllai i minsitrit të Brendshëm, i kërkuar për ekstradim në Itali, sepse ishte dënuar 8 vjet, vazhdonte mirë e bukur trafiqet nga Vlora me vëllain minsitër. Dhe ky, pse bëri këtë denoncim, me dëshmitarë fals, ai ka shkuar bën burgun atje.

Po kjo drejtësi, ka dënuar ish-ministra, ish-drejtorë, etj. të partisë pushtet, dhe së fundmi kryetarin e bashkisë. Por, kjo drejtësi mbyll çdo çështje që ka të bëjë me kryeministrin e vendit.

Asnjë çështje madhore. Mirëpo, e ka një dallim. Për ne që kemi jetuar ën diktaturë, ne e njohim këtë drejtësi. Se edhe në diktaturë, drejtësia dënonte dhe pushkatonte kundërshtarë të regjimit, por e vërteta është që dënonte dhe pushkatonte dhe ordinerët, vrasës, kriminelë. Dhe atë e bënte, nuk mund të themi që nuk e bënte.

Kemi një vështirësi serioze me Komisionin Europian. Duhet ta njohim këtu, sepse bën një mbrojtje fanatike të kësaj reforme, në një kohë kur shqiptarët nuk kanë proces ligjor.

Atëherë, ne çfarë do bëjmë?

Ne, padiskutim që në pushtet do ftojmë Komisionin e Venecias. Se këta, në një mënyrë, ose një tjetër arritën ta mbajnë alrg Komisionin e Venecias. Do ftojmë Komisionin e Venecias, Këshillin e Europës, pro edhe Parlamentin Europian dhe t’ua shpjegojmë: a do mund të lihen shqiptarët pa proces ligjor? Jo, nuk mund të lihen. Nuk vijnë investitiorë ketu. Këtu nuk ka investime të huaja. Se çdo njeri kërkon një siguri juridike për të investuar. Nuk ka më. Investitor serioz gjatë këtyre viteve nuk shkel më në Shqipëri. Çështje civile të bllokuara janë miliarda euro.

Pra, duhet një ndërhyrje që ne e marrim përsipër. Po punojmë më gjykatës dhe eksponentë të shquar të të drejtës në Europë. Po punojmë. Kemi patur ndihmën e Fondacionit Adenauer, dhe do punojmë për një riformatim të sistemit të drejtësisë, t’u rikthejmë shqiptarëve procesin ligjor të drejtë. Kaq.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale