FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME BANORËT E BALDUSHKUT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me banorët në Baldushk ka prezantuar një program të gjerë për mbështetje të bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për fermerët dhe qytetarët. Berisha theksoi nevojën për shtimin e subvencioneve për fermerët, për rritjen e prodhimit dhe investimeve në infrastrukturën bujqësore, përfshirë përpunimin e prodhimeve dhe përmirësimin e shërbimeve bujqësore. Po ashtu, kryetari i PD, premtoi rritjen e pensioneve për pensionistët e kooperativës bujqësore në 200 euro si dhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.
Në programin për Bujqësinë, lideri opozitar, Sali Berisha foli gjithashtu edhe për rëndësinë e dixhitalizimit dhe përdorimit të teknologjive moderne në bujqësi, si dhe për mbrojtjen e tokës dhe zhvillimin e sektorëve të tjerë bujqësorë, si frutikultura, bimët aromatike dhe medicinale. Berisha theksoi domosdoshmërinë e investimeve në vaditje dhe kullim, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.
Në aspektin e mbështetjes për fermerët, Berisha propozoi krijimin e një fondi që do t’i mbrojë ata nga fatkeqësitë natyrore dhe dëmet që mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm. Berisha premtoi një rritje të subvencioneve për fermerët, duke siguruar mbështetje direkte për ta. Ai theksoi se do të 5-fishojë subvencionet për fermerët, duke i çuar ato në nivele që janë të ngjashme me ato në vendet përreth, si Maqedonia dhe Kosova. Kjo do të ndihmojë fermerët që të konkurronin në treg duke pasur mbështetje më të madhe nga shteti, tha ndër të tjera kryetari i PD..
Po ashtu, Berisha premtoi që shteti do të mbulojë 80% të interesit të kredive që fermerët do të marrin për zhvillimin e fermave të tyre, si për serrat, për fidanishtet, për bagëtitë, dhe për sektorë të tjerë bujqësorë. Ky mbështetje financiare do të ndihmojë fermerët të zhvillojnë aktivitetet e tyre dhe të përballojnë vështirësitë financiare që mund të kenë gjatë procesit të investimeve.
Kryetari i PD ftoi qytetarët të votojnë 1-shin dhe të mbështesin programin e PD-së, duke theksuar se kjo është mundësia për një ndryshim të madh dhe përmirësim të kushteve të jetesës për fshatarët dhe qytetarët shqiptarë.

FJALA E PLOTË
Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe shpreh nderimin tim më të madh për secilin prej jush, për fermerët shqiptarë kudo që janë, burra, gra, të rinj, që me djersën dhe mundin e tyre, në kushte të vështira përballojnë jetesën e tyre. Jo vetëm përballojnë jetesën e tyre, por japin një ndihmesë shumë të çmuar në jetesën në tërësi të vendit.
Në zonën rurale punësohen rreth 500 mijë shqiptarë dhe kjo zonë jep rreth 19% të prodhimit të përgjithshëm të vendit.
Në këtë aspekt, asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sa sektori i bujqësisë në Shqipëri.
Përveç kësaj, Shqipëria është e vërtetë që ka tokë pak, kjo është e njohur. Por, Shqipëria ka tokë pak në rast se marrim parasysh fushën, ultësirën bregdetare dhe fushën. Por në qoftë se, kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, është një tokë tërësi plot ujë, është një tokë që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalin sipërfaqe tokë pafund.
Nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi.
Ndaj dhe, për ne sektori i Bujqësisë dhe Bujqësia. Siç e shihni, kjo qeveri e ka harruar fare fjalën bujqësi, se kjo nuk e përmend fare, është një përparësi shumë e madhe.
Bujqësia gjatë këtyre viteve pësoi një rrokullsje të vërtetë. Rrokullisja e saj erdhi sepse, qeveria në vend se të shtonte nga viti në vit subvencionet për fermerët. Çdo vend, që mendon dhe dëshiron të zhvillojë bujqësinë, pa përjashtim çdo vend, subvencionon fermerin, mbron fermerin, i jep atij mundësinë të ketë sukses në punën e tij.
Por kjo nuk ndodhi.
Në rast se ju, merrni këto 12 vite, numri i bagëtive ka pësuar rënien më të madhe ndonjëherë në histori. Prodhimi bujqësor këtë vit ka rënie të qartë, por prej 4-5 vitesh, në tregjet tona 80% të zarzavateve, frutave, prodhimeve tjera vijnë nga jashtë dhe nuk janë shqiptare më.
Me qindra dhe mijëra ferma kanë falimentuar për shkak të Ballkanit të Hapur që hap doganat, kryesisht për Serbinë. Serbia ka peshë, se Serbia është një vend me bujqësi fare të zhvilluar, me një bujqësi që janë investuar edhe gjatë diktaturës komuniste miliarda euro. Imagjinoni ju, Kosova ka sistem vaditjeje të njëjtë si Franca, pra një nga më të avancuarit, i instaluar ai gjatë Jugosllavisë së Titos. Kurse, këtu sistemi i vaditjes, e dini vetë si është.
E thashë këtë se, fermeri shqiptar me ndihmën e paktë, minimalen që ka patur, nuk mund të konkurrojë me fermerin që subvencionohet 5 euro krahasuar me shqiptarin që subvencionohet 1 euro nga kjo qeveri.
Ballkani i Hapur bëri që me qindra e mijëra ferma të mbyllen, të falimentojnë. Djemtë, vajzat që punonin të ikin. Pra, është krijuar një situatë shumë e vështirë.
Në qoftë se ju përmend rrugën. Unë e kam ndjekur dhe e ndjek vazhdimisht. Investimet në Shqipërinë e fshatrave, gjatë këtyre 12 viteve, kanë qenë absolutisht pothuaj inekzistente.
Ua them këtu, jo për ndonjë gjë, por kemi investuar.
Në Shqipërinë rurale në vitet 2005-2013 është investuar të paktën 50% më shumë se në të gjitha rrugët e Shqipërisë. por rrugët e fshatit nuk dukeshin. Nuk kanë vizibilitetin e rrugëve kombëtare.
Në ujësjellësa dhe kanalizime. Ne kemi patur dhe kemi një parim, të krijojmë infrastrukturën në zonat rurale njëlloj si në lagjet e qyteteve. Atëherë, e kam thënë shumë herë këtë. Dhe sot e përsëris me bindjen më të thellë. Ne i detyrohemi fermerëve, përveç mbështetjes së prodhimit të tyre, ne i detyrohemi t’i krijojmë atyre infrastrukturën e njëjtë, rrugët, ujësjsellësin, elektricitetin, shërbimet të nëj lagje të qytetit.
Tokën e punojnë ata vetë. Ne ndihmojmë me mjete, por pastaj çështje tjera i zgjidhim.
Në pra, angazhohemi për një transformim të infrastrukturës të Shqipërisë rurale dhe të fshatrave.
Angazhohemi për të subvencionuar çdo njesi prodhimi.
Çdo fidan që mbillni dhe çdo kokë bagëti që mbani. Vendosja e subvencioneve direkte do të jetë absolutisht emergjencë, dhe këtë skemë do e praktikojmë menjëherë. Cila do të jetë masa e subvencionit?
Masa e subvencionit nuk do jetë sa Franca dhe Gjermania, por do jetë sa Kosova dhe Maqedonia, e cila so është 5 herë më e madhe se sa në Shqipëri.
Po ta marrësh hollë hollë është edhe më e madhe. Sepse këta përshembull kanë lënë këtë vit buxhetor 56 milionë euro. Por problemi është se, shumicën e shndërrojnë në rroga dhe shpenzime për administratën dhe nuk ua japin financim fermerëve për findanët dhe për bagëtitë.
Ne do ta 5-fishojmë. Ne do të arrijmë në nivelin që ka Maqedonia, Kosova, që e kanë vendet përreth.
Së dyti. E tërë bujqësia shqiptare, që kontribuon 19% të probidhimit të brendshëm të vendit, merr vetëm 1% të kreditit bankar. Dhe kjo është ndëshkuese për bujqësinë.
Ne çfarë do bëjmë?
Do marrim përsipër zbutjen maksimale të kërkesave. Shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do marrin fermerët për fermat e tyre. Dhe kjo, e gjykoj të domosdoshme. Do jetë kjo nga Bnka e Zhvillimit që do krijojmë më së shumti. Ju garantoj që ne do mbulojmë 80% të interesave të kredive që ju do merrni për serrat, për fermat, për fidanishtet, për baçet, për bagëtitë dhe për të gjitha.
Ne do krijojmë një fond që t‘ju mbrojë ju nga fatkeqësitë natyrore, t’u mbrojë ju nga stoku i prodhimit, për shkaqe të ndryshme që krijohen. Dhe ky fond do të ketë çmimin bazë me të cilin ne do ju përgjigjemi fermerëve që ata të mos dalin, pavarësisht se si erdhi viti dhe se si erdhi moti, për shkaqe jo të tyre, por për shkaqe natyrore, për shkaqe më të mëdha.
Bujqësia nuk ka një shërbim ekstensioni. Nuk ka. I domosdoshëm. Nëpërmjet shkollimit dhe punësimit të specialistëve, ne do ofrojmë në mbarë vendin, shërbimin falas fermerëve me këshillat dhe udhëzimet që duhen.
Për ata që përpunojnë prodhimet bujqësore, aty ka një akt të papërgjeshëm nga kjo qeveri. TVSH-ja e njëanshme. Dhe me këtë TVSH të njëanshme, prodhuesit i leverdis më mirë të blejë mallrat e importuara, se sa prodhimet tuaja. TVSH-ja. Askush në botë përveç këtyre, si e kanë gjetur këta këtë, këta nuk e shpjegojnë ndonjëherë. Por TVSH-ja do vendoset si në blerje ashtu dhe në shitje.
Në këtë mënyrë, përpunuesi detyrohet t’i kthejë fermetit TVSH-në.
Dhe nuk asnjë arsye që të shkojnë të blejnë mallin e importit para mallit të fermerit. Ëktu është nëj padrejtësi, e kam theksuar shumë herë dhe e theksoj prap. Është taksë absolutisht armiqësore ndaj fermerit. Në kundërshti me ligjin dhe çdo parim. Nuk është e njëanshme, ajo është simetrike dhe do vendoset si në shitje ashtu edhe në blerje.
Ju jeni dëshmitar, se investimet në infrastrukturën bujqësore, pothuajse kanë ndaluar. Ne jemi vend me potencial të madh vaidtës. E theksoj këtu, vetëm hidrocentrali i Banjës i cili nuk është një vepër kryesisht energjitike. Jo, është kryesisht hidroenergjitike. Është vepër, e cila është ndërtuar së pari për vaditje dhe pastaj prodhim energjie.
Çfarë do të thotë kjo?
Nga Banja mund të vaditet e tërë Myzeqeja. Asnjë qindarkë nuk është investuar në veprën hidrike për vaditjen e zonave. Në tërësi, japin shifra false, kemi investuar, kemi dyfishuar sipërfaqen e vaditur. Por, tregojnë në tv kanalet e hapura gjatë periudhës 2005-2013 në myzeqe dhe zona tjera.
Ne do t’i përkushtohemi vaditjes dhe po kaq kullimit. Kullimi është, ju e dini vetë, është një proces shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Si dhe mbrojtjes së tokës. Toka tek ne, për shkak të terrenit që ka është shumë e prekur nga erozioni. Dhe ne, pothuajse nuk shpenzojmë fare për mbrojtjen e tokës, në një kohë kur erozioni në Shqipëri është 12 herë më i madh se në vendet tjera në BE, sepse e mbrojnë tokën. Ne do ta mbrojmë tokën. Ne do bëjmë investime që të mbrojmë tokën.
Dixhitalizimi është i domosdoshëm për proceset bujqësore dhe në tërësi, teknikat digjitale do ti zbatojmë në mbarë vendin.
Investime shumë serioze do të bëhen në teknologji, do bëhen në mekanikën e shërbimeve bujqësore. Të ther në shpirt kur sheh tjetrin me parmendë. Parmenda ka 5 mijë vjet, që kur njeriu ka shkrirë hekurin, por nuk është kaq e rrallë, të themi.
Shteti nuk bëri përveç se një përpjekje të dikurshme, asnjë përpjekje tjetër për të lehtësuar blerjen e mjeteve të mekanikës bujqësore, aq të domosdoshme për fermerët.
Po kështu, investimet në industrinë përpunuese do të jenë, mbështetje të mëdha me kredi të buta. Synimi ynë është te rrisim prodhimet, sipas sektorëve nga 50 deri në 100%, brenda një mandati.
Ne përsëri i qëndrojmë profilit të frutikulturës që ndoqëm në vitet 2005-2013. Dmth ullirin, ne kishim në vitin 2005, 4 milionë e 200 mijë rrënjë ullinj. Sot janë mbi 12 milionë. Në vitin 2013 ne arritëm në 11 milionë e 200 mijë rrënjë ullinj, ne do shkojmë në 20 milionë dhe mund të shkojmë dhe më tutje.
Ulliri në çdo aspekt për shkak të jetëgjatësisë që ka, është investimi që u kalon jo një, por disa brezave, investim i qëndrueshëm.
Përveç kësaj ne i përmbahemi simulimit tjetër, të shegëve, arrorëve. Ne do bëjmë gjithçka të trefishojmë sipërfaqen e mbjellë me arrorë dhe shegë.
Do bëjmë gjithçka për bimët aromatike. Janë një pasuri shumë e madhe e jona, e injoruar. Ne filluam ta nxisim atë, pasi të gjitha janë mallra eksporti, por rënia e eurosh, shumica e këtyre sipërmarrjeve në të cilat punësohen me mijëra e mijëra vetë nga veri gjer në jug.
Shqipëria është e tëra e mbushur me bimë eterovajore dhe medicinale. Edhe ky është një drejtim i tretë mjaft i rëndësishëm që ne do ta stimulojmë. Të gjitha këto për zonat kodrinore, malore.
Ullinjtë kanë brezin e tyre, por do të ishte që kodrat nga Hani i Hotit, gjer në Mallakastër e Gjirokastër, kudo që janë t’i mbjellim me ullinj.
Zona të tjera të mbillen me lajthi, arra, gështenja. Kështu që ne besojmë në një afat kohor 4 vjeçar ne transformojmë bujqësinë.
Së fundi, unë e di se këtu ka plot burra dhe gra të moshuar që kanë shkri jetën në kooperativë bujqësore dhe marrin një pension të papërfillshëm prej 120-130 euro, apo 150 euro.
I garantoj se secili prej tyre, pas tre muajsh të ardhjes në pushtet të PD-së do të kenë një pension prej 200 eurosh. Në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pension, në qytet e as në fshat e asgjëkundi, ndën 200 euro.
Rrogat minimale do jenë 500 euro. Por në radhë të parë vendosja e pensionit 200 euro, vendosja e minimumit jetik 200 euro si në fshat dhe në qytet, do jetë një nga hapat tonë më të parë.
Unë këto kisha në vija të përgjithshme për programin ndaj ju ftoj të jepni mendime e sugjerime sepse ne jemi të hapur dhe duam që ky program të jetë i pranuar nga ju, të jetë një program që ju i besoni dhe e konsideroni më të vërtetë një program në shërbim të suksesit tuaj, në shërbim të begatimit tuaj, me mundin dhe djersën tuaj.
Në datën 11 maj, janë dy alternativa. Njëra është kjo që unë paraqita. Por kjo ka një trashëgimi. Ne në periudhën që ishim në pushtet, investuam, u përpoqëm të investojmë sa më shumë, nuk e injoruam fshatin, u bë me eksportues qumështi. Pat një rritje të lopës së rracës, të blegtorisë, të sipërfaqeve të punueshme.
Këto bënë një zmbrapsje të madhe ndaj në 11 maj ne kemi mundësi edhe njëherë ti japim një kthesë të vërtetë të këtij sektori, një mbështetje të madhe të të gjithëve ju, dhe ta lëmë atë tjetrin, ta lëmë të merret me bretkosa, zhaba e hardhucë. Se ai mendon se kështu bëhet interesant dhe i bën njerëzit të harrojnë se çfarë detyrimesh ka qeveria ndaj tyre.
Mendon se kështu i detyron dhe i bën njerëzit të harrojnë se çfarë vjedhjesh të rënda kanë bërë ndaj shqiptarëve, çfarë injorimi u kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto, ai e ka qëllim këtë.
Ngrihet në mëngjes, nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ata, quhet kështu e ashtu, shumicën i shpik nga koka e tij dhe u përgjigjet, si e si të largojë interesin tuaj për programet, çfarë do bëjë qeveria e ardhshme për ju, për fshatin, për Shqipërinë.
Unë kam besim tek ju se, 11 maji do të votoni 1-shin.
1-shi është numri i diellit, është numri i fillimit, është pothuajse hyjnor.
Kështu që duke votuar 1-shin ju votoni ndryshimin e madh dhe votoni për veten tuaj, Partinë Demokratike.
Ju garantoj se këta deputetë që janë këtu, do jënë përfaqësues të shkëlqyer të interesave tuaja. Këta së bashku me zotërinjtë që kanë hartuar programin e PD-së, do jenë garantë të plotë të mbajtjes së këtyre premtimeve dhe zbatimit të këtij programi.