FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NGA BANESA E TIJ
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ditën e 73-të të tubimit qytetar përmendi edhe arrestimin e Evis Berberit nga SPAK. Berisha tha se, arrestimi i drejtorit të ARRSH-së, u bë për të për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre.
Berisha iu drejtua shqiptarëve në tubimin qytetar në “Rrugën e Shpresës”, që të mos e humbasin kurrë fuqinë e krahasimit. Duke i bërë thirrje shqiptarëve, Berisha iu drejtua qytetarëe duke thënë që mos të mashtrohen nga aktet propagandistike dhe nga veprimet me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet e tij të tmerrshme.
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se arrestimi i Ervis Berberit, kreut të ARRSH-së, është bërë për të mbuluar vjedhjet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me punët publike.
“Berberi i Belindës është Taulanti i Erion Veliajt. 1 km rrugë në Sheshin Shqiponja ka kushtuar 30 mln euro”, tha Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar.
Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, gjatë qeverisjes së tij me 4 miliardë euro janë ndërtuar rreth 11 mijë kilometra rrugë. Sipas Berishës, Edi Rama ka vjedhur në këto vite 9 miliardë euro, në projektet e bëra në punët publike prej tyre.
Berisha, deklaroi se nuk është vjedhur vetëm në ndërtimin e rrugëve, por është vjedhur kudo, në çdo sektor të kësaj qeverie të korruptuar. Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të çohen dhe ngrihen kundër kësaj qeverie në një betejë pa kthim, deri në rrëzimin e saj.
FJALA E PLOTË
Së pari, përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të madhe, nderimin më të thellë për ju qëndrestarë të vërtetë, që mblidheni këtu çdo natë për shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Sot unë shfrytëzoj rastin të uroj qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë për Ditën e Verës.
Dita e Verës është dita e lulëzimit, dita e zbukurimit të natyrës. Është dita e ndërrimeve të mbara dhe të mira. Ndaj dhe unë uroj për çdo qytetar shqiptar ndërrim të mbarë dhe të mirë. Një pranverë të bukur, siç e duan vetë qytetarët e këtij vendi.
Miqtë e mi!
Përshëndes dhe njëherë oratorët e parlamentit të lirisë, për temat, analizat, problemet që trajtojnë, frymëzuese për çdo shqiptar.
Gjithashtu iu bëj thirrje shqiptarëve të mos harroni, mos u mashtroni nga aktet propagandistike. Mos u mashtroni nga veprimet me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet e tij të tmerrshme.
Ju bëj thirrje shqiptarëve, mos humbisni fuqinë e krahasimit. Krahasoni gjërat se është interesi juaj më i mirë.
Miqtë e mi!
Sot Edi Rama urdhëroi Damanin e tij për të arrestuar drejtorin e rrugëve, Berberi. Po ku qendron poshtërsia e këtij akti?
Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre.
Sot u njoftua se Berberi kishte blerë një kompani kaq dhe e shiti 1 milion e 700 mijë euro, e bleu prapë, etj. Të gjitha pa diskutim, vepër penale. Por kjo vepër panele është identike me akuzën që i bëjnë Beqës për restorantin.
Miqtë e mi!
Këto janë akte makabër, këto janë tallje, janë përçmime dhe poshtërime për shqiptarët.
Berberi arrestohet për një vjedhje të sigurt prej 1.7 milionë.
Por, ata që kanë vjedhur 80-90 përqind të fondit prej rreth 9 miliardë euro të shpenzuara në rrugë dhe sheshe, ata janë me jahte, ata janë me konto bankare, Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri e të tjerë me radhë.
Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Do t’u jap sonte disa shembuj për të kuptuar vjedhjen e tmerrshme që bën Edi Rama, Belinda Balluku dhe soji i tyre në punët publike. Për të kuptuar secili nga ju se Berberi i Belindës është Taulanti i Erion Veliajt. Nuk është asgjë tjetër.
Arrestohet Taulanti për të mbuluar vjedhjen gjer tani të 130 milionë euro me djegësin e Tiranës. Për të mbuluar zhdukjen e 130 milionë eurove në konton bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, para të paguara për inceneratorin e Tiranës. Në një kohë, kur inceneratorit nuk i gjendet nam as nishan. Kur asnjëri nga 5 objektet nuk ekziston.
Por këtë krim të madh, pasi Dumanët dhe Krajët kanë mbushur valixhet me euro, duan ta mbyllin me Taulantin dhe një drejtor tjetër të bashkisë.
E njëjta gjë zhvillohet me rrugët miqtë e mi. Vjedhjet në rrugë e tejkalojnë imagjinatën.
Një km rrugë sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit në Sheshin Shqiponja, jo e re, por e rindërtuar, ka kushtuar 30 milionë euro. Cilido nga ju le të lexojë sa ka kushtuar tre vite më parë autostrada Bjelli Manastir – Osijek në Kroaci, e gjatë 17 kilometra, e gjerë 29 metra. Ka kushtuar 27 milionë euro, ka kushtuar 1.5 milionë euro.
Po pse? Sepse standardi evropian nuk të lejon të ndërtosh me çmime false, që nuk i përmbajnë manualet.
Sepse manualet e ndërtimit që llogarisin kostot e çdo materiali të përdorur për ndërtim, në vendet e BE e nxjerrin se në atë terren, ajo autostradë nuk kushton më shumë se 1.5 milionë euro kilometri.
A mund të krahasoni pak? Si mund të kushtojë 30 milionë euro rindërtimi i një kilometri rrugë në dalje të Tiranës?
Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje!
Miqtë e mi!
Ja pse arrestohet Berberi, për të mbuluar Edi Ramën dhe Belindën.
Do të sjell një shembull tjetër para jush. Autostradën Tiranë-Elbasan.
Në vitin 2013, 26 qershor autostrada Ibë-Elbasan kishte përfunduar. Kishin mbetur 7 kilometra Ibë-Farkë, traseja ishte shtruar dhe ato ishin të gjitha të prokuruara që të gjitha me vlerën totale 255 milionë euro.
Sa kanë shkuar miqtë e mi, përfundimi i atyre 7 kilometrave? A mund ta imagjinoni ju se përfundimi i atyre 7 kilometrave ka shkuar 180 milionë euro.
Dhe kur kërkoj, është një Afrim Qendro në mos gabohem, i vetmi hajdut në Progonat, se në Progonat nuk vjedh njeri, është fshati i njerëzve nga më fisnikë, po se nga ka dalë ai, e di vetë, edhe familjen e ka shumë të mirë, janë demokratë të gjitihë.
Pra, e morën e arrestuan Afrimin. Por është histori interesante, prisni u them se do e lirojnë menjëherë. Pse e thashë? Sepse cc’kishte ndodhur? Afrimi kishte bërë kërkesë në parlament për të shtuar fondin 5 milionë euro.
Edi Rama, Damiani dhe Taulanti a kush e di të tjerë, ia kthejnë dhe i thonë jo, jo, do kërkosh 17 milionë euro. Dhe absolutisht kërkojnë shtesë kontrate 17 milionë euro të gjitha për t’i vjedhur. Sepse nuk duheshin kurrë më shumë se 4-5 milionë.
Të dashur miq!
Mos harroni të krahasoni 9 miliardë euro, na thoni ku janë rrugët, na thoni çfarë është ndërtuar?
Kujtoni 2005-2013, 4 miliardë euro, superstradë dhe autostradë nga Hani i Hotit në Gjirokastër, autostradë nga Levani në Vlorë, autostradë nga Iba në Elbasan. Mbi 8 mijë kilometra rrugë rurale. Rikonstruksion i rrugës Orikum-Sarandë, Qafë Botë-Sarandë. Pra, 11 mijë kilometra rrugë. Ja ku janë. Na thoni ku janë 9 miliardë euro? Ja ku janë 4 miliardë euro.
U ndërtuan dhe u rindërtuan 1300 shkolla dhe objekte arsimi. Na thoni ku janë sot shkollat dhe kopshtet. Kjo sepse shkolla ndërtohej jo me 8 milionë, por ndërtohej me standardin evropian 600-700 mijë euro.
Kjo sepse rruga ndërtohej me standardin evropian, 1 milionë euro autostrada Lushnjë-Fier. 2 milionë euro autostrada Levan-Vlorë. Pra, ndërtohej me standarde të manualeve, dhe jo të xhepit, të valixheve, të vjedhjeve.
Është në interesin e çdo shqiptari të bëjë krahasime.
A keni konstatuar ju se çfarë ndodh me rrugët? E shihni ju se ka rrugë që kanë 14 vite që ndërtohen. Disa prej tyre 13 vite. Rruga Qukës-Qafë Pllocë ka të paktën 14 vite. Rruga Korçë-Ersekë ka 12 vite. Rruga e Arbrit ka 15 vite. Unaza e Tiranës ka më shumë vite se sa faraonët kanë ndërtuar piramidat në Giza.
Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Ju ftoj të mendoni, ju ftoj të reflektoni pse ndodh kjo.
Kjo ka vetëm një arsye. Vjedhjen, vjedhjen dhe shpërdorimin. Çfarë thotë ligji ekonomik i ndërtimit të rrugëve dhe objekteve? Rruga, në kohë optimale, për të shlyer veten dhe për të dhënë fitime, duhet të ndërtohet në 3 vite.
Në qoftë se ti e zgjat ndërtimin në 5 vite, leverdisshmëria bie me 50 përqind. Në qoftë ti e zgjat ndërtimin në 10 vite, leverdisshmëria bie në 100 përqind. Investimi bëhet i paleverdisshëm.
Imagjinoni ju miq se çfarë ndodh me paratë tuaja. Janë tuajat. Këto janë paratë tuaja. Po pse zgjaten? Vetëm për të vjedhur.
Pavarësisht se zgjatja rrit koston për shkak të amortizimeve. Si ka mundësi atëherë që në vitin 2005-2013, në 24 muaj, Miloti u lidh me Morinën?
Si ka mundësi që në 20 muaj, autostrada Ibë-Elbasan? Si ka mundësi që në 24 muaj, 70 e sa kilometra Orikum-Sarandë, Hani i Hotit-Shkodër e me radhë? Pse ndërtoheshin rrugët brenda 15 muajsh, brenda 24 muajsh, brenda 30 muajsh? Si ka mundësi që tuneli i Kalimashit u ndërtua në një afat kohor që bëri të mundur autostradën të inaugurohej në 24 muaj. Kurse tuneli i Llogarasë, tuneli i xhepit, tuneli i vjedhjes, vazhdon ec e ec dhe nuk ka të sosur.
Çfarë ndodh me këto?
Miq!
Është koha që çdo qytetar të pyesë veten, pse unë nuk begatoj nga viti në vit? Pse gjendja ime ekonomike nuk përmirësohet nga viti në vit?
Çfarë ndodh me ne?
Ndodh se gjithçka paguajmë, vidhet nga qeveritarët. Se në Shqipëri investimi sipas FMN-së, sipas Transparency International, vidhet nga 50 në 90 përqind.
Për ta kuptuar ju qytetarë se çfarë është kjo, pyesni pak të dashur qytetarë ku është investimi, çfarë ka ndodhur? 130 milionë euro për djegësin e Tiranës. Zero djegës, asnjë impiant, asnjë ndërtim.
Po ku shkuan? Shkuan offshore. Te Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe u paguan Damanë e Zamanë, anëtarë të një grupi kriminal që mbrojnë krimet e qeverisë dhe që kërkojnë të në mashtrojnë me Berberë, me Taulant Tushë dhe shokë të tjerë.
Të dashur miq!
Është koha që të bëjmë një analizë të thellë ccdo shqiptar për veten e tij. Sot fola për rrugët, por në çdo sektor, çdo investim është vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur.
Edi Rama, njeriu që kur ishte kryetar bashkie, e quanin mister 20-përqindëshi, njeriu që sapo u bë kryeministër, organizata e bashkëpunimit dhe sigurisë evropiane, i lëshoi një raport në të cilin thuhej se ka të fshehura offshore 200 milionë euro, solli të gjithë ekipin e hajnisë, e hajdutëve në qeveri.
E plotësoi tani së fundmi edhe me mister biftekun 1 mijë euro, Maznikun e famshëm, Gonxhen e famshëm.
Pra, duhet të ndalemi, ç’po ndodh me ne?
Duhet të shtrojmë këtë pyetje si njerëz të qytetëruar.
Ndaj dhe duke ju uruar edhe njëherë këtë ditë, ftoj ju dhe të gjithë shqiptarët në një betejë pa kthim, në mosbindje civile, t’i japim atë që meriton këtij regjimi që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, në drogën dhe trafiqet kriminale.
Të votojmë të lirë, të rikthejmë normalitetin.
Të dashur miq!
Ato krahasime që unë bëra, nuk tregojnë asgjë tjetër, veçse një Shqipëri normale. Krahasoni një Shqipëri normale me një Shqipëri në të cilën qeveritarët vetëm vjedhin qytetarët, i detyrojnë ata nëpërmjet varfërisë, dhunimit të lirive dhe të drejtave të tyre, të largohen nga Shqipëria.
Edhe njëherë, gëzuar festën.
Fitore, fitore, fitore!