FJALA E KREUT TË PD-së SALI BERISHA PARA SELISË SË PS
Këtu kam ardhur së pari për një mesazh miqësor për të gjithë socialistët e ndërshëm shqiptarë, dhe kërkoj mirëkuptimin e tyre. I siguroj se aq sa kanë ata respekt për lirinë, për votën e tjetrit, për alternativën, aq ka Sali Berisha respekt për ta.
Por kam ardhur këtu gjithashtu për t’u thënë se kjo ndërtesë është shndërruar në simbolin e së keqes nga një grup kriminelësh i kryesuar nga Edi Rama, i cili në lidhje me bandat, me krimin, me aktet e tij, i ka shkaktuar shqiptarëve dramën më të madhe në historinë e tyre.
Ka përzënë prej këtij vendi nga viti 2014 vetëm në hapësirën europiane 937 mijë demokratë, të pa parti, socialistë, të të gjitha bindjeve.
Erdha këtu gjithashtu t’u them se Edi Rama në piramidën e krimit dhe drogës nuk është i vetëm. E kam denoncuar dhe e denoncoj vazhdimisht dhe nuk hap dot gojë ai që kryeson grupin e tyre parlamentar të rilindjes, është një trafikant i shpifur, i turpshëm.
Është një njeri i cili merrej në Rumani duke i nxjerrë viza prostitutave rumune. Është njeri që më vonë u mor me trafik droge. Është një njeri që i del emri në regjistrat e shumë grupeve kriminale.
Çfarë i lidh socialistët me ta?
Ata nuk mbrojnë interesat e socialistëve, nuk mbrojnë interesat e qytetarëve. Ata mbrojnë vetëm interesat kriminale të familjeve të tyre, të pasurimit të tyre.
Po merr Gjiknurin, Sekretarin e Përgjithshëm. Gjiknur Gurunë, e keni parasysh ju, çfarë jam duke thënë, apo jo?
Socialistë të ndershëm, nqs Alda Klosit iu gjetën 700 mijë euro në dyshek dhe në tub ajrimi, Damianit tuaj, zedëhnësi i interesave të mirëfillta ruse i kanë humbur 6 milionë euro, bashkë me të nënës së tij. Po ku i mori ky ato? Ia mbylli Edi Rama dhe e mban Sekretar të Përgjithshëm të PS. Vendi i tij është në burg dhe vetëm në burg.
Këta të cilët përfaqësojnë sot disa prej tyre, o socialistë të ndershëm, ju që mbani mend se çfarë i përmendi Enver Hoxha Beqir Ballukut ishte fërgesa tironse, që në fund të fundit donte mëlçitë e një qingji.
Po mbesa e tij që këput biftekun me lekët tuaja 1 mijë dollarë. A nuk është kjo Belinda? Çfarë ju lidh ju me të? A nuk e kanë pushtuar ata këtë seli? A nuk janë ata pushtuesit e vërtetë?
Ne jemi në betejë me ta.
Po Xhaçka? Më thoni pak o socialistë të ndershëm. Xhaçka, e cila e nisi jetën me skemat piramidale, siç e dini. E cila etj, etj, s’po flas më tutje se e dini vetë.
Po me çfarë arritje e bëri Xhçka burrin investitor strategjik?
Unë ju them një gjë. E ëma e saj ka qënë e vënë në ndjekje penale për trafik fëmijësh, me birësimet.
Unë ju them një gjë tjetër. Këshilltari i saj, Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës kanë vjedhur 2.2 miliardë euro pensionistëve europianë me call centera.
Sa ka marrë Olta? Sa ka marrë Olsi? Sa ka marrë Edi? Atë do ta sqaroje drejtësia europiane.
Olsin, Amanti, djalin e drejtores më të rëndësishme për administratën e shtetit e përcolli në Dubai.
Çfarë ju lidh ju, o shokë socialistë me këta individë që janë fund e krye krim?
Unë ndaj erdha dhe merreni këtë ardhje te selia juaj si një mesazh për ju. Natyrisht si një akt denoncimi të këtyre uzurpatorëve, të këtyre individëve të inkriminuar që vendin e kanë në burg dhe vetëm në burg.