FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATËVE NË LEZHË
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Lezhës, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një rezyme të aktivitetit të tij në Strasburg, lidhur me denoncimin e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri, ku sipas tij, kryeministrit i është përplasur dera në fytyrë.
‘Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po. Duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj.
Vetëkuptohet përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikëpritësin të ja plasin derën në fytyrë. Edi Rama vetëm shqiptar nuk është’, u shpreh Berisha.
Gjatë takimit të prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun Lezhë, lideri i opozitës, Sali Berisha, premtoi se me ardhjen e demokratëve në pushtet, çdo shqiptar do të dalë nga varfëria ekstreme.
‘Kjo Lezhë madhështore dhe Shqipëri Madhështore nuk është fantazi, por është një ëndërr për tu bërë realitet, është një ëndërr dite, e të rinjve tanë, e të rejave tona, e fëmijëve tanë, e çdo shqiptari. Për realizimin e kësaj ëndërre dite ne kemi një projekt me të cilin ne nisim punën me paketën e dhembshurisë, me zemër në dorë. E nisim punën me zemër në dorë. E nisim punën aty ku ne kemi virtytin më të arrirë shpirtëro të shqiptarë dhe virtyti më i arrirë shpirtëror i shqiptarëve është, bamirësia e tyre, është zemër mirësia e tyre’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Gjatë fjalës së mbajtur në Lezhë, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës. Ai denoncoi dhënien e tokave të sekuestruara personave të përfshirë në trafik ndërkombëtar dhe e quajti këtë një skemë të pastër pastrimi parash.
Berisha u zotua për mbështetje të plotë ndaj fermerëve, duke premtuar subvencione të fuqishme për çdo fidan dhe produkt bujqësor. Ai tha se do të krijohet një bankë e re zhvillimi dhe një bord kompensimi për eksportuesit, për të përballuar humbjet nga rënia e euros. Sipas tij, çdo shërbim bujqësor do të jetë falas dhe taksat diskriminuese do të hiqen menjëherë pas marrjes së pushtetit. Berisha deklaroi se prodhimi do të rikthehet si prioritet kombëtar dhe Ballkani i Hapur do të anulohet menjëherë.
Lideri i opozitës Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë tjetër publikisht në debat publik, kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes opozitës dhe pozitës. ‘Unë jam këtu para jush këtu në Lezhë, në këtë qytet kuvendi, dil njëherë, dil hajde ose këtu, ose hajde shkojmë në një studio dhe ti themi shqiptarëve, ti programin tënd, unë programin e PD, hajde tregoju shqiptarëve se, si mund të shpenzohen 21 mln euro me 140 udhëtime, në një kohë kur mund të udhëtoje 150 herë me avion tregtar siç udhëtojnë qytetarët.
Hajde tu themi qytetarëve si mund të hapet shishja e verës në kryeministrinë e Shqipërisë 33 mijë euro, gjë e cila mund të ndodhë vetëm në sulltanatin e Bruneit. Hajde tu themi shqiptarëve pse u larguan nga Shqipëria gjatë 10 viteve tua, 1 mln e 99 mijë shqiptarë, nga toka e tyre, shtëpitë, dheu i tyre’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij.
Lideri i demokratëve Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve dhe jo vetëm, që të ftojnë të gjithë qytetarët për t’ju bashkuar ‘Shqipërisë Madhështore’. ‘Ne mediat e mëdha na censurojnë, Tik Tok-un e ekzekutoi si i ati, Havzi Nelën. Përpiqet me çdo kush të na ngushtojë komunikimin, por nuk mund të na pengojë kush në botë të takojmë çdo lezhjane e çdo lezhjan. Socialist, pa parti çfarë do që të jetë, ta ftojmë në këtë program, ta ftojmë me këtë program të bashkohemi së bashku për Shqipërinë Madhështore me 11 maj’, tha gjatë fjalës së tij në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
FJALA E PLOTE:
Qytetare dhe qytetarë të Lezhës, banorë fisnik të këtij qyteti dhe rrethi, të këtij qarku.
Zonja kryetare e PD, të dashur kandidatë të fitores, Agron Gjekamarkaj dhe ju kandidatë të tjerë të fitores në këtë qark.
Përshëndetjet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetareve dhe qytetarëve të këtij qarku, për mbështetjen e jashtëzakonshme, për besimin tuaj të palëkundur tek vlerat më të arrira të njeriut, tek dinjiteti njerëzor, tek familja, Zoti dhe atdheu.
Këto janë dhe vlerat e Partisë që ju nga themelimi i saj e deri më sot, keni mbështetur më shumë se çdo forcë tjetër politike.
Zoti ju bekoftë. Mirënjohje të madhe.
Të dashur miq!
Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë.
Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë.
Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po.
Duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj.
Vetëkuptohet përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikëpritësin të ja plasin derën në fytyrë.
Edi Rama vetëm shqiptar nuk është.
Të dashur miq!
Unë vij sot tek ju për të paraqitur programin e Shqipërisë Madhështore, programin e Lezhës Madhështore.
Vij këtu me bindjen më të thellë se, në rast se madhështia shqiptar ka një zenit, se në rast se madhështia shqiptar ka një Everest, ky zenit ky Everest është Lezha.
Shekuj më parë besëlidhja ka frymëzuar dhe frymëzon lezhjanët dhe shqiptarët për fitore ndër më të pamundurat, për besim të pakufishëm tek vetja dhe Shqipëria.
Ishte kjo besëlidhje që shumëfishoi si kurrë ndonjëherë forcat e shqiptarëve në qëndresën e tyre. Ndaj dhe secili që mund të thotë se, kjo madhështore duket si pak e lartë, i them jo; kjo madhështore ka ekzistuar në këto troje dhe do të ekzistojë në këto troje për sa kohë ato të jenë.
Kjo Lezhë madhështore dhe Shqipëria Madhështore nuk është fantazi, por është një ëndërr për tu bërë realitet, është një ëndërr dite, e të rinjve tanë, e të rejave tona, e fëmijëve tanë, e çdo shqiptari.
Për realizimin e kësaj ëndrre dite ne kemi një projekt me të cilin ne nisim punën me paketën e dhembshurisë, me zemër në dorë. E nisim punën me zemër në dorë.
E nisim punën aty ku ne kemi virtytin më të arrirë shpirtëro të shqiptarë dhe virtyti më i arritë shpirtëror i shqiptarëve është, bamirësia e tyre, është zemër mirësia e tyre.
Ndaj dhe ne kemi përcaktuar si emergjencë, paketën e dhembshurisë.
Çdo pensioniste dhe pensionist, çdo burrë e grua, çdo i ri, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, pa përjashtim që të gjithë do të marrin minimumi 200 euro në muaj.
Nuk janë shumë, por prap 6.3 euro në ditë për individ, asnjë nuk është më, asnjë shqiptar nuk është më në varfëri ekstreme.
Dhe ne me një shpejtësi, goditje drakoniane e largojmë varfërinë ekstreme nga trojet shqiptare që janë trojet më të begata.
Të dashur miq!
Jo vetëm kaq, por të gjithë pensionistët, të gjithë rrogëultit do të kenë dhe kartën e konsumatorit me të cilën do të marrin mbrapsht TVSH, 20% që paguajnë për gjërat bazë, për ushqimet dhe ilaçet. Në këtë mënyrë çdo pensionist merr rreth 450 euro në vit, pra merr sa 2-3 pensione të sotme.
Rroga minimale nuk do të ketë më në Shqipëri ndën 500 euro. Siguroj sipërmarrësit se shteti me uljen e taksave, jo vetëm do të bëjë që ata të mos humbasin, por përkundrazi paratë e tyre në kontot bankare të rriten dhe ata të bëjnë investime.
Miqtë e mi!
Nuk mund të ecet më tutje, nuk mund të shkohet drejt madhështirë, nëqoftëse ne nuk përkrahim, nuk nxjerrim nga mjerimi qytetarët shqiptarë.
Lista e ilaçeve të cilat i merrni në farmaci, ilaçet Doshi-Nushi, Nushi-Doshi të skaduara tërësisht do të jetë identike me listën e Republikës Italiane, dhe në territorin e Shqipërisë nuk do të tregohet kurrë një ilaç që nuk është tregtuar në dy vende të BE-së.
Ne nuk mund të jetojmë si italianët se nuk i kemi ato kushte, por ilaçet do ti marrim si ata, sepse i kemi ato kushte, i kemi ato kushte për të ndihmuar çdo qytetar shqiptar me ilaçe që japin efekt.
Miqtë e mi!
Shqipëria Madhështore do mund të realizohet vetëm duke pastruar shtëpinë tonë.
Rëndom pyesin, po ku do i gjeni këto para, ku janë këto para. Ju garantoj se këto para janë që të gjitha, që të gjitha nga taksat tuaja dhe ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër, veç se do të ua kthejmë ju paratë e taksave që ju paguani.
Ne do i kthejmë ato në pensione që do i rrisim me 20 përqind.
Ne do i kthejmë ato në rroga do ti rrisin, thashë rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro. Gjatë një mandati në Shqipëri nuk do të ketë mësues që të mos marrë 1500 euro.
Mësuesit shqiptarë do të paguhen më mirë se të gjithë mësuesit e rajonit.
Nuk do të ndodhë më kurrë që kryeministri të firmosë për djegësa fantazëm. Djegësa që djegin 130 mln euro para tuaja dhe atje nuk ekziston një tullë në themel. Paratë përfundojnë në kontot bankare ofshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ndërsa Lubia, Lubia që nuk ka pasur ndonjëherë të tillë në trojet shqiptare si ajo e
papërmbajtur në lakmia për para dhe luks, 5 vite që duhet të mbikëqyrte punimet çdo muaj të
djegësit, nuk i mbikëqyri asnjë ditë, asnjë muaj sepse i dinte që paratë po i vidhte Edi Rama.
Dhe e dinte që në momentin e parë që ti mbikëqyrte do të detyrohej të mos disbursonte asnjë qindarkë.
Paratë do të ua marrim këtyre ne, ku i kanë fshehur ku i kanë ngurtësuar.
Ju them unë ju, kryeministri i vendit nuk do të udhëtojë me avion taksi. 21 mln euro në dy vite. Se kryeministri i vendit do të zbatojë ligje dhe nuk do të përzërë investitorë të huaj, sepse televizionet janë kritike ndaj tij, dhe pastaj ju paguani 110 mln euro investitorit italian sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj e përzunë nga vendi sikur të ishin, mund të ju vej çdo epitet, por problemi është se ata lanë mbi barrën tuaj 110 mln euro që duhen paguar. Kjo nuk ndodh më.
Nuk ndodh më që bashkëshortja e një ministri, bashkiaku apo kryeministri të ketë garderobë të njëjtë me Lalja Assadin. 1 mln euro e famshme. Jo mo jo, janë paratë tuaja, janë djersa juaj.
Nuk do të ndodhë më që kryeministri të ulet në tryezë në kryeministri dhe të hapë shishen 36 mijë euro. Jo miq, sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të lirë.
Nuk ndodh më që diferenca mes rrogës minimale dhe maksimale të jetë 10-12 fish. Jo miq. Nuk lejohet, nuk është njerëzore sepse edhe ai rrogëlarti dhe ky rrogëulti kanë fëmijë për të ushqyer.
Prandaj dhe kjo diferencë do të ngushtohet, do të zbresi aty ku është në vendet e zhvilluara, aty ku ka drejtësi sociale, 1 me 4 apo 1 me 5, dhe askurrë më shumë.
Ndaj dhe ne do të rrisim rrogat e ulëta dhe të mesme, e nuk do të rrisim rrogat e larta, gjersa diferenca të ngushtohet në 4-5 herë.
Miqtë e mi!
Asgjë nuk po bëjmë, veç po i ndajmë si duhet me drejtësi, paratë tuaja, paratë që ju përkasin ju, qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë.
Por Shqipëria do të jetë madhështore, vetëm kur ajo të punësojë, të rrisë mirëqënien e qytetarëve të saj. Dhe një Shqipëri që punëson, është vetëm një Shqipëri që prodhon.
Ndaj dhe ne ‘Made in Albania’ do ta shpallim krenari kombëtare.
Nuk ka vend, nuk ka tokë, nuk ka male, nuk ka nëntokë më të pasur se shqiptarja, se toka, nëntoka, malet dhe fushat e këtij vendi.
Ndaj dhe do të nxisim prodhimin, do përgjysmojmë taksat. Biznesmenëve do tu përgjysmojmë barrën fiskale.
10 përqind është taksa e mijëvjeçarëve, është taksa e librave të shenjtë, është taksa më e drejtë në botë. 10 përqind do të jetë taksa jonë.
TVSH do ta ulim në 15 përqind.
Biznesit të vogël i premtoj këtu se nuk do munden kurrë, Pirinët ti tatojnë, vëlla siamez me Erion Veliajn është, binjak siamez është, i njohur.
Nuk do munden kurrë ti tatojnë bizneset e vogla me shumë se 1% të xhiros. Jo dhe jo. Nuk do munden kurrë të vendosin taksa të tjera, veç atyre strikt lokale.
Gjobat të gjitha falen me 12 maj.
Gjobat e këtyre që mund të ju vej çdo epitet, por nuk dua të prish gojnë, nuk njihen por do të anulohen me 12 maj.
Më falni, po ç’të drejtë morale ka qeveria që vjen të kërkojë gjobën këtij apo atij qytetari, në një kohë kur Pirini grabit tokën e sekuestruar, nuk kishte dëgjuar kush kurrë. Toka e sekuestruar nga prokuroria mirret dhe i jepet një ish-noteri i cili bënte pjesë në një grup që trafikonte 400 kilogram kokainë, Emiljano, Emiljano.
E kuptoni tani se si ndahen paratë e kokainës, nga Pirini te Emiljano, nga Emiljano te Pirini dhe ata vazhdojnë, u gjobisin ju. U gjobisin ju me mashtrime, me sahat të prishur, pa të gjitha.
Asnjë nuk pranohet më.
A mund të gjobitet fshatari në Kashnjet se rregullon çatinë e tij, në një kohë kur Pirini për të mbushur thasët me ryshfet jep leje në rërë, jashtë kompetencave të tij.
Marrin fund këto edhe Pirini edhe Pirinët do të shkojnë atje ku e meritojnë.
Shtëpia do të pastrohet.
I madhi Zot e ka thënë, pastroje shtëpinë që të vij unë brenda. Ndaj dhe ne do ta pastrojmë
shtëpinë nga Edvinat, nga Pirinat e me radhë e me radhë.
Unë garantoj fermerët e mrekullueshëm të Lezhës, lezhnjanët punëtorë, mirditorët, banorët e Kurbinit, të të gjithë këtij qarku se suksesi i fermave të tyre është një nga qëllimet madhore të programit tonë.
Se ne, do të subvencionojmë çdo fidan, çdo kokë bagëti, çdo njëri prodhimi, se ne do të 5-fishojmë subvencionet për fermerët në mënyrë që ata të marrin ato subvencione që merr fermeri në Maqedoni, Kosovës, Serbi e Mal të Zi.
I garantoj fermerët se linja e kreditit të butë, në të cilën qeveria do të paguajë 80% të interesave do të instalohet menjëherë me bankën e re të zhvillimit që do krijojmë.
I siguroj fermerët se në territorin e Shqipërisë nuk do të futen kurrë, kurrë pesticid kancerogjen dhe asnjë lloj imputi bujqësor që nuk tregtohet në 2-3 vende të Bashkimit Europian. Garanci të plotë për prodhimet e tyre.
I garantoj fermerët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë se do të mbrohet, do të ketë mbrojtje sezonale për prodhimet e tyre, se çdo vend në botë i mbron në sezon, prodhimet e fermerëve të vet, përveç këtyre që hapën kufijtë për Ballkanin e Hapur dhe falimentuan me qindra e mijëra ferma, përgjysmuan bagëtitë dhe prodhimin.
Ballkani i hapur në kosh përfundon. Asnjë ditë nuk do të zbatohet pas ardhjes në pushtet.
I garantoj fermerët se të gjitha shërbimet dhe ekstensionet do ti kenë falas dhe se taksa armiqësore, asimetrike, TVSH e njëashme merr fund javën e parë të qeverisjes. Do të jetë simetrike, në mënyrë që paratë të mbeten jo te grosisti, por të shkojnë tek fermeri.
Pas Ballkanit të Hapur këta vendosën një taksë që nuk e ka kush në botë, taksë të njëashme, tek
grumbulluesi dhe ai ka më interes të blejë mallra importi se të blejë prodhimet e Lezhës, të Zadrimës.
Merr fund.
Pra ne jemi të vendosur të prodhojmë, të prodhojmë kudo.
Ju garantoj se ulliri do të jetë një projekt kryesor, gjersa të arrijmë në 20 milionë rrënjë. 4 mln na la Skëndërbeu, 11 mln arritëm, do të arrijmë në 20 mln. Do subvencionojmë arrorët, shegën, dhe çdo pemë frutore tjetër.
Do subvencionojmë bimët aromatike. Shqipëria është një vend me pasuri përrallore në bimët aromatike. I falimentoi një e nga një narko euro. Po pse i falimentoi narko euro. Po mo zotëri, se euro u rrëzua përtokë në Shqipëri, u zhvlerësua në Shqipëri nga paratë që sjellin trafikantët me kontenier, miqtë e Pirinit apo ata që marrin e shesin 400 kg kokainë dhe arrijnë të grabisin tokën e sekuestruar.
Merr fund kjo praktikë.
Ju garantoj ju, ju garantoj këtu se, shteti do të krijojë një bord me të cilin do të kompensojë çdo rënie të euros për eksportuesit. Çdo eksportues humbi me euron 35%, por 35% nuk e kanë fitimin pothuajse asnjëri prej tyre dhe shumica e tyre falimentuan.
Ka 3 vite miqtë e mi që prodhimi industrial bie në pikiatë. Ka 3 vite që eksportet vetëm nga 2023-2024 janë ulur me 32%. Mijëra e mijëra shqiptarë humbën vendet e punës dhe morën rrugët e dheut.
Ne i rikthehemi fuqishëm prodhimit.
Ne do të subvencionojmë euron, masën e rënies së saj, sikundër do presim me gërshërë, me forcën e ligjit çdo kanal të parave të zeza që hyjnë në Shqipëri.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për para të zeza, shqiptarët kanë nevojë të paguhen për djersën e tyre, për mendjen e tyre, për mundin e tyre.
Arsimi do të jetë një nga përkujdesjet e mëdha. Pa arsim modern nuk ka Shqipëri madhështore. Po pa u vendosur mësuesi në piedestal nuk ka arsim modern, ndaj dhe garantoj mësuesit se ata do të jenë mësuesit më mirë të paguar të rajonit.
Se portali i partisë, një mësues për Shqipërinë, një mësues për partinë do mbyllet ditën e parë. Se shkolla e partisë mbyllet.
Mësuesit do të vlerësohen në mënyrë më transparente, do të trajtohen me dinjitet dhe klasat do zbresin në 20-25 nxënës. Nuk kemi mësues të tepërt ne. Jo. Kemi klasa të tejmbushura në të cilat nxënësit nuk mësojnë dot.
Ndaj dhe kjo rënie, rrokullisje e madhe e arsimit, do të ndalet dhe përsëri do të ngjitemi, do ngjitemi dhe vetëm do ngjitemi.
Ju siguroj se shëndetësia do të pësojë një transformim të thellë dhe kurrë ilaçet e domosdoshme për të sëmurët tanë nuk do të mugojnë në spitalet tona në asnjë rrethanë.
Po ju them një gjë këtu, absolutisht nuk kanë munguar gjatë qeverisjes tonë në spitale.
Por çfarë ndodhi, ndrikull Nushi me Edi Ramën futën check upin. Kontrolli i analizave kujt i bëhet, nuk i bëhet atyre që duhet bërë, nuk i bëhet pensionistëve i kanë përjashtuar.
U bëhet atyre që janë jashtë, që nuk janë këtu fare, pra bëhet një vjedhje e tmerrshme. Merr fund.
Pensionistët do kenë të drejtën e analizave të plota, pa lekë, falas dy herë në vit.
Miqtë e mi! Po ta dëgjoni atë, aty ku është që del çdo mëngjes si zog qyqeje, po mo se flet me veten, ai nuk merr tre qytetarë aty, nuk merr 3 gazetarë, i bën pyetje vetes, ato pyetje që mendon se i duhen dhe ato pyetje i përgjigjet vetë dhe ka 3 muaj që e kanë tmerruar gazetarët.
Gazetarët me pyetjet e tyre e lanë pa gjumë. Ambrozia Meta e tmerroi, po bravo i qoftë, edhe gazetarët e tjerë. Dhe ndaj u ndry tani dhe pyet veten dhe i përgjigjet vetes.
Unë jam këtu para jush këtu në Lezhë, në këtë qytet kuvendi, dil njëherë, dil hajde ose këtu, ose hajde shkojmë në një studio dhe ti themi shqiptarëve, ti programin tënd, unë programin e PD, hajde tregoju shqiptarëve se, si mund të shpenzohen 21 mln euro me 140 udhëtime, në një kohë kur mund të udhëtoje 150 herë me avion tregtar siç udhëtojnë qytetarët.
Hajde tu themi qytetarëve si mund të hapet shishja e verës në kryeministrinë e Shqipërisë 33 mijë euro, gjë e cila mund të ndodhë vetëm në sulltanatin e Bruneit.
Hajde tu themi shqiptarëve pse u larguan nga Shqipëria gjatë 10 viteve tua, 1 mln e 99 mijë shqiptarë, nga toka e tyre, shtëpitë, dheu i tyre.
Hajde tu themi shqiptarëve a ka ndodhur ndonjëherë në historinë e tyre të jenë larguan në 10 vite, pothuajse gjysma e popullatës, apo doje ti zëvendësojë me singalezë dhe bangladeshas.
Pra nuk del dot, megjithëse ju them unë, edhe emri nuk më vjen për mbarë të ja dëgjoj, por prap se prap për hir të qytetarëve, për hirë të transparencës jam gati në çdo shesh, në çdo studio të ballafaqohem me të.
Ky një moment është. Momenti ai, tani u fryn borive, me ata altorparlantët e tij se Berisha ka 30 vite në pushtet, tani unë i them këto gjëra.
Sali Berisha dorëzoi pushtetin në mënyrën më të vendosur kur humbi zgjedhjet, dhe në vendimin e tij e dorëzoi në mënyrë përfundimtare.
E dorëzoi me një bilanc pavarësisht me plus-minuset, por shqiptarët shënuan një arritje jete, kur lëvizën pa viza në Europë.
Shqiptarët shënuan një arritje jete kur u anëtarësuan në NATO.
Shqiptarët shënuan një arritje jete kur u transformua infrastruktura e vendit, kur Rruga e Kombit bashkoi vendin.
Shqiptarët shënuan një arritje jete kur kaluan nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të mesme të larta.
Shqiptarët shënuan një arritje jete kur kaluan nga interneti 4% e penetrimit të tij, në 63%.
Por edhe një arritje jete ishte kur u ndanë nga errësira, nga terri, nga gjeneratorët që gumëzhinin në çdo qoshe pallati.
Hajde këtu e thuaju pak shqiptarëve çfarë arritje jete patën këto 12 vite, Edi Rama. I vodhe, i vodhe dhe vetëm i vodhe.
Çfarë arritje jete është djegësi i Tiranës që zhduke 130 mln euro. Janë 812 mijë pensione të zhdukura.
Çfarë arritje është, thuaju pak ndërtimi i rrugës me çmim të 10-fishtë të krahasuar me periudhën e mëparshme.
Çfarë arritje është ndarja e një rruge 13 kilometra në 14 kontrata dhe ndërtimi i saj me një çmim 6-10 herë më të madh se në Kroaci.
Prandaj ky pushtet i yti bazohet në vjedhjen, në drogën dhe në largimin masiv të shqiptarëve.
Në vitin 2013 Shqipëria po rritej nga viti në vit, në popullatën e vet. Kështu që e vërteta është se ke qeverisur 12 vite si kryeministër, kam qeverisur 8 vite si kryeministër. Hajde ti bëjmë njëherë këto hesape.
Por ka një moment tjetër. Nuk i jam rikthyer, kurrë për ambicie personale, as dhe interesa personale, jo, jo, absolutisht.
Por jam kthyer për këto arsye.
Së pari, për atë çka një shqiptar i thotë vetes shqiptar.
U ktheva kur e pashë se donin që shqiptarëve të ua bënin listën e deputetëve në parlament dhe jo ata.
U ktheva kur pashë se donin që ju populli i mrekullueshëm, partisë që keni votuar të ja caktonin kryetarin dhe shih si e kanë bërë tani, si e sjellin vërdallë.
U bëj thirrje të gjithë demokratëve të Lezhës, nga 1990 e gjer sot, të bashkohemi s’keni asnjë punë me atë, asnjë lidhje. Lërjani Edi Ramës, lejeni te edi Rama.
Pra ti marrim gjërat me radhë.
U ktheva për atë që ju besoni, për atë çka unë besoja.
Se unë besoja se kombi, vendi duhet të ketë një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë false, jo opozitë të kontrolluar.
Bënë betejën më të ulët, më të poshtër, por fituam, fituam dhe do të fitojmë.
Ja ku jemi.
Ndaj dhe le të ecim miqtë e mi këtë muaj që na ka mbetur me këtë program. Të trokasim tek çdo qytetar.
Ne mediat e mëdha na censurojnë, Tik Tok-un e ekzekutoi si i ati, Havzi Nelën. Përpiqet me çdo kush të na ngushtojë komunikimin, por nuk mund të na pengojë kush në botë të takojmë çdo lezhjane e çdo lezhjan. Socialist, pa parti çfarë do që të jetë, ta ftojmë në këtë program, ta ftojmë me këtë program të bashkohemi së bashku për Shqipërinë Madhështore me 11 maj.
Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!