FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME SHTABIN ELEKTORAL TË BASHKISË SË VLORËS
Së pari njëherë ju falënderoj shumë, si për takimin, por edhe për punën e madhe që po bëni si shtab elektoral i Hysni Sharrës në këtë betejë jashtëzakonisht të rëndësishme për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë.
Është jashtë çdo lloj dyshimi që këto zgjedhje, pas zgjedhjeve të 1992, janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, sepse këto zgjedhje bëhen në kushte të plota monizmi, por edhe në kushte që opozita nuk i ka përjetuar ndonjëherë që nga themelimi i saj, gjer sot.
Pavarësisht nga përpjekjet, vështirësitë, opozita dëshmoi një vitalitet të jashtëzakonshëm, dëshmoi një vendosmëri, u ngrit pothuajse nga hiri, ku e kishin arkivuar dhe zhytur. U pa që fuqi madhore të paimagjinueshme ishin vërsulur dhe përdorur kundër saj, por ne jemi sot më të fuqishëm se asnjëherë tjetër, më të vërtetë se kurrë si opozitë dhe më të vendosur për të përmbushur misionin tonë, fitoren me datën 14 maj, dhe në mënyrë të pashmangshme përmbysjen e këtij monizmi.
Në këtë kontekst gjithçka do të përcaktohet më shumë se çdo gjë tjetër, nga mobilizimi, angazhimi, aftësitë tona për të bashkuar sa më shumë njerëz rreth vetes të të gjitha shtresave, bindjeve, por që nuk pajtohen kurrë me këtë shkretim të Shqipërisë dhe Vlorës.
Është në detyrimin tuaj, të kandidatit tonë që të trajtojmë me kompetencë dhe vërtetësi problemet që ka Vlora dhe të paraqesim para qytetarëve të saj, zgjidhjet më të mira, zgjidhet reale, zgjidhje të cilat janë plotësisht të mundshme.
Vetëkuptohet ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e vlerave tradicionale, e taksave të ulëta, parti e familjes dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Ne besojmë se vokacioni perëndimore i yni është një nga trashëgimitë më të çmuara që rilindasit lanë për kombin tonë.
Familja është themeli i ekzistencës së një kombi dhe ne do të punojmë shumë për konsolidimin e saj. Ju siguroj se nesër në pushtet, PD-ja do të ketë një program që se ka pasur kurrë më parë për konsolidimin e familjes shqiptare, mbrojtjen e saj.
Do të bëjmë gjithçka për iniciativën e lirë, duke çliruar çdo barrë fiskale, maksimumin e mundshëm dua të them, dhe të kthejmë, të japim një kthesë të madhe vendit.
Ky vend nuk ka asnjë motiv për tu braktisur. Ky vend braktiset se është në monizëm, monizmat janë pushtime, monizmi është pushim i brendshëm. Po ta përkthesh ndryshe, çdp monizëm cilido qoftë ai, qoftë teologjik, teokratik, mobokraci quhet kjo, monizmi i bandave dhe i krimit, drogës dhe vjedhjes, korrupsionit. Të gjitha këto janë forma të cilat vetëm sa mjerojnë dhe shkretojnë shoqërinë dhe kombet.
Ne këtë kontekst jemi misionarë. Pra ne nuk kemi vetëm zgjedhje, siç ka një forcë tjetër politike, por ne kemi një mision në këto zgjedhje për të çliruar vendin nga ky monizëm.
Në vitet ’90, revolucionet demokratike në vendet ish-komuniste vërtetë ecën si domino, por ato ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Disidencat dhe opozitat në ato vende, komunikimin çdo ditë njëra me tjetrën. Ne ishim në izolimin më të plotë në dhjetor 1990. Dhe në këtë kontekst, përveç aspiratave tona demokratike ne nuk kishim asnjë lloj ndihme të themi siç kishin gjermanët nga çekët, apo gjermanët nga polakët, amerikanët i ndihmuan mjaft në atë kohë, se hoqi vizat në atë kohë.
Pra ne e kishim mision në atë kohë, e kishim mision përmbysjen e diktaturës dhe atë mision e përmbushëm. Edhe sot e kemi mision.
Prandaj si strukturat e partisë sot kanë detyrë të jashtëzakonshme. Këto dy muaj duhet të jenë muajt e përkushtimit më maksimal për fitoren e Hysni Sharrës, duhet të jenë muajt ku ne nuk duhet të lëmë vlonjate e vlonjat, pa kontaktuar, pa folur shtruar me të, në qytet, fshat dhe kudo. Ne nuk stisim gjëra, ne i kemi të vërteta gjërat.
Edhe një gjë. Ne duhet të besojmë në fibrën atdhetare të njerëzve, mos u udhëhiqni nga ajo se, jo njerëzit nuk qajnë shumë kokën. Nëse njerëzit nuk e qajnë kokën është faji ynë, ne duhet të ulemi dhe tu themi njerëzve se nuk ka interes më jetik se interesi kombëtar, se interesi i shoqërisë. Në këtë mënyrë ne gjejmë gjuhën e përbashkët jo vetëm me demokratët, por edhe me të tjerë që nuk na kanë votuar, që na shohin me skepticizëm edhe me të tjerët që na kritikojnë.
Edhe thash aty, monizmin e deshi Edi Rama, por e ndihmuam ne duke lëshuar pushtetin vendor nga Tropoja në Konispol. Por ne kemi një gjë, ne gabimet i njohim dhe pikërisht se i njohim, e kemi shkruar në statut që nuk ka bojkot zgjedhjesh. Dhe siç e shifni po bëjnë gjithçka që të na lënë jashtë zgjedhjeve dhe po bëjmë gjithçka që të marrim pjesë në zgjedhje.
Ky rezultat është i një rëndësie të jashtëzakonshme edhe për ecurinë e mëtejshme. Jemi në një betejë të vështirë dhe duhet ta pranojmë këtë, sepse kemi përballë një njeri që nuk asnjë parim dhe një njeri që ju garantoj, se forcë në botë ta shpëtojë nuk ka. Jo.
Ai tha pardje se më kanë bërë kokë turku, nuk e ka bërë kush kokë turku, ka bërë veten. Ai shkoi dhe korruptoi njeriun më sensitiv për sigurinë e atij vendi. Nuk të tha njeri të çosh ryshfet, e pse, për të hetuar opozitën.
Por ne pavarësisht nga kjo, ne duhet ti qëndrojmë gjer në fund atij. Ne nuk presim të vijnë ta arrestojnë marinsët, apo FBI, por ne duhet ti presim biletën me votë atij dhe ky duhet të jetë vendimi ynë, qëndrimi ynë dhe strukturat e PD-së në mënyrë më të vendosur, më të përkushtuar duhet të jenë më në këmbë se kurrë për të fituar këtë betejë.
Kandidatin e kemi të shkëlqyer, na nderon, e kemi ballin lart kudo ku shkojmë me të, dhe ç’është e vërteta jo vetëm në Vlorë, por ju them unë ju, kudo. I kanë zgjedhur vetë, janë burra, gra, djem, vajza që kanë dëshmuar kurajo, kanë hyrë në garë, janë fituar në garë. Të tjerët nuk kanë fituar, por i ndjekin dhe i bashkojnë.
Primaret në shumë vende nuk praktikohen, janë forma më e avancuar e ushtrimit të lirisë, por kemi bërë shumë mirë. Ua them unë ju, më pyesni ju mua që kam qenë kryeministër, kryetar partie, kjo është forma më e mirë. Çdo të dinim ne në kryesi më shumë se ju, asgjë nuk do të dinim vetëm do të merrnim vendime më pak të drejta, ose të drejta, por në tërësi këto janë vendimet më të drejta që janë marrë në historinë e PD-së, qoftë në zgjedhjen e kryetarëve dhe të kandidatëve.
Ne e kaluam kët provë, se kishte idera se do të përçahej, jo. Pjekuria politike e anëtarësisë tonë, ishte në atë shkallë sa unë ju them se sot pothuajse në asnjë bashki, kemi vetëm gjëra të vogla në dy vende dhe nuk kemi përçarje mes atyre që garuan, jo, bashkëpunojnë mbështesin.
Kjo tregon integritet. Pastaj kjo tregon, se ne nuk i patëm të përsorura, çfarë do të bënim ne, të përsosura nuk mund të ishin, por ama ishin më të mirat që mund të bënim.
Hajde ti përmirësojmë, herën tjetër ti bëjmë edhe më të mira dhe të mos heqim dorë. Liria dhe vota e lirë janë absolutisht ‘leva e Arkimedit’ për forcën tonë politike, për shoqërinë shqiptare.
Ndaj dhe në këto zgjedhje, ne siç zhvilluam garën në parti, ta zhvillojmë dhe në shoqëri e të fitojmë këtë garë me bindjen më të thellë se do të fitojmë dhe zgjedhjet e përgjithshme. Do të vazhdojmë këtë revolucion, duhet të jemi të vetëdijshëm, ne jemi në revolucion. Revolucioni paqësor nuk përjashton kurrë, i ka rrugë kryesore, ose mjet kryesor zgjedhjet. Ne i qëndrojmë asaj. Kemi të bëjmë me një armik të votës së lirë, një armik që vjedh shqiptarët nga mëngjesi në darkë.
E morë vesh ju. Ai duhet të ishte prej 4 vitesh në burg ai i Bulqizës. Por tani ti thuash atij po të burgosim se ja ke dhënë tenderin të afërmit, po Edi Rama i ka dhënë të paktën 70 tenderaminimumi baxhanakut, i cili nuk duhej të merrte kurrë pjesë në tendera. Thjeshtreës me dhjetëra të tjerë. Ky është për tu futur brenda, nuk ka diskutim, ky është ai që shtronte rrugët me disa pllaka, që nuk i kisha parë kurrë të atillë.
Pra këta janë ku ta kapësh. Ju e shikoni, arrest pas arresti. Po e arreston tani se nuk i iki se i tha do të kandidoj. Edhe Bushi se edhe Bushi po shkon në atë drejtim, edhe ai do të kandidojë, se është bandit, këtë kategori ka zgjedhur siç është vetë.
Këto janë punët e tyre.
Ne duhet të bëjmë gjithçka për kandidatin tonë. Ai tjetri që vjen, ai i panjohur, atë nga e nxjerr ai, nga sirtarët. Sepse ky e zhduku votën, PS-ja votonte, ishte siç ishte me Fatos Nanon, por Nano i bëri disa ndryshime asaj, duhet ta pranojmë nuk mund të mohojmë. E futi në Internacionale.
Kurse ky u shndërrua në një despot për partinë e tij, despot për shoqërinë.
Çdo anëtar i PD-së, duhet të marrë detyrë konkrete. Detyra konkrete e çdo anëtari të PD-së duhet të jetë takimi çdo ditë me 3-5-2, sipas mundësisë, zgjedhës, qytetarë. Bisedë me të, paraqitje të materialeve që do të shpërndajë kandidati ynë për kryetar. Diskutim për problematikën. Pra nëse çdo anëtar i PD-së merr përsipër të takojë njerëzisht çdo ditë, 2-3 qytetarë të Vlorës, nuk na mbetet qytetar pa u takuar, pa i dëshmuar respektin tonë dhe pa arsyetuar me të dhe pa diskutuar problemet e Vlorës dhe Shqipërisë.
Unë kam besim edhe ju uroj edhe njëherë, para se të largohem, ju falënderoj dhe uroj për punën e shkëlqyer që keni bërë dhe po bëni, keni sistemuar shumë mirë shtabin dhe Hysni Sharrën ta çojmë së bashku qytetar të parë në Bashkinë e Vlorës.