Berisha me banorët: Programi jonë i hartuar me ekspertizën më të mirë të SHBA-së dhe Gjermanisë! Taksat dhe djersën e shqiptarëve do i kthejmë në pensione dhe rroga të larta

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME BANORËT E DEGËS NR.9

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në takimin me banorët e degës 9, të zonës së Bregut të Lumit, shprehu kritika të ashpra ndaj qeverisë aktuale, duke theksuar se kjo qeveri ka dështuar në shumë aspekte të jetës sociale dhe ekonomike të shqiptarëve. Berisha vuri në dukje nevojën e ndryshimit të politikës dhe të drejtimit të vendit, duke e mbështetur programin e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore si një alternativë më të drejtë dhe të përqendruar te nevojat e qytetarëve.

Kryetari i PD, Sali Berisha foli për nevojën e uljes së taksave dhe shpërndarjen e pasurive të grumbulluara nga taksat e qytetarëve në mënyrë më të drejtë. Ai premtoi një rritje të pensioneve, duke siguruar që asnjë pensionist të mos marrë më pak se 200 euro dhe se do të krijohet një sistem tërësisht të ri, ku pensionistët do të përfitojnë bonuse dhe lehtësira të tjera. Për më tepër, Berisha theksoi rëndësinë e rritjes së pagave dhe të mbështetjes për familjet, duke ofruar bonuse për fëmijët dhe duke garantuar që rroga minimale nuk do të jetë nën 500 euro.

Një tjetër premtim i rëndësishëm ishte legalizimi i shtëpive para çdo akti urbanizimi, me kompensim të pronarëve sipas çmimit të tregut. Lideri opozitar, Sali Berisha e konsideroi këtë si një mënyrë për të ndërtuar besim dhe për të larguar pasiguritë që ka sjellë qeveria aktuale. Berisha gjithashtu theksoi rëndësinë e kthimit të emigrantëve shqiptarë dhe mbështetjes së ata për të investuar në vendin e tyre pa taksa për 5 vitet e para.

Lideri i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë për shpenzimet, duke vënë theksin tek shpenzimet e majme në projekte të dështuara si djegësi i Tiranës, që ka zhdukur 130 milionë euro pa asnjë rezultat, dhe shpenzimet e luksit të Ramës dhe ministrave të tij. Berisha theksoi gjithashtu pasigurinë që ka krijuar qeveria për pensionistët dhe pacientët, duke theksuar se mjekët e Onkologjikut kanë njoftuar mungesë ilaçesh.

Kryetari i PD,  Sali Berisha premtoi se do të ulë çmimet e energjisë dhe karburanteve dhe do të financojë vendosjen e paneleve fotovoltaike, që do të mundësojnë që qytetarët të kenë energji falas pas disa viteve. Ai premtoi se pas ardhjes në pushtet, do të ndërtojë një infrastrukturë më të madhe dhe do të garantojë përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Në përfundim, Berisha iu bëri thirrje banorëve që së bashku të shkojnë në kutitë e votimit më të kthjellët dhe më të qartë për hapa që do të ndërmerren.

FJALA E PLOTË

Të dashur banorë të Bregut të Lumit, i dashur Belind, e dashur Eda, të dashura Dhurata dhe Edith, të dashur miq, falënderoj dhe të zotin e shtëpisë për lehtësirat që ka krijuar.

Ju përshëndes të gjithëve me shumë përzemërsi. Përshëndes të gjithë banorët e kësaj zone. Shpreh nderimin tim më të thellë për qëndresën tuaj, për betejat që ju keni zhvilluar dhe dënoj me forcën më të madhe padrejtësitë, arbitraritetet që kanë rënë mbi ju.

Kam ardhur sot, këtu, për të biseduar me ju dhe për të paraqitur programin e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, në këtë fushatë në të cilën ne paraqitemi para shqiptarëve me një front të bashkuar më të gjerë se kurrë, 26 parti politike. Paraqitemi para shqiptarëve me mbështetje dhe një vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë, qëndresë më të cilën ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurtë, ecim të vendosur drejt fitores.

Paraqitemi para jush dhe shqiptarëve, gjithashtu me një ekspertize të jashtëzakonshme zgjedhore, të njeriut që se bashku me një kolegen e tij u bënë të famshëm në të gjithë botën për rikthimin më të jashtëzakonshëm në histori, që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump.

Por ne, paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me të cilin ne besojmë se, u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata, në qendër të Tiranës, apo këtu në periferi, në Shën Gjergj, apo në Dukagjin dhe në Pogonë. Ne kemi hartuar me ekspertizën më të mirë, me ekonomistët më të shquar të sotëm të SHBA-ve, Gjermanisë, mbështetjen e tyre, programin më të mirë për një Shqipëri Madhështore.

Kjo fjalë e të duket e stërmadhe, por në fakt kjo është reale dhe plotësisht e realizueshme.

Ne e nisim këtë projekt, së pari, me ata të cilët janë më në nevojë, dhe bjemë dakord, më në nevojë janë ata të cilët mezi garantojnë ushqimin e ditës për veten dhe fëmijët e tyre.

Më në nevojë janë mbi 720 mijë pensionistë, të cilët kanë shkrirë jetën, energjitë e tyre dhe kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në ecjen e këtij vendi, kurse tani, marrin si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Tani, ata mbetën tërësisht në mëshirën e fëmijëve të tyre, ku janë dhe ku nuk janë që t’iu dërgojnë një mbështetje, ose përndryshe nuk blejnë ilaçet, ose nuk ushqehen si duhet, ose përndryshe fëmijëve u thonë: shko, paç fatin, se këtu nuk ushqehemi dot, merr rrugët e botës.

Dhe këta nuk janë pak, janë shumë. Tjetër punë se, Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin.

Dhe do t’u them një gjë miq.

Njeriu ka virtytet e veta, ka të mirat e veta, por ka edhe anët e këqija dhe veset e veta.

Midis veseve, më i keqi të këqijave është mashtrimi. Ai që mashtron, ai i bën të gjitha, se i fsheh. Dhe ky njeri, nga mëngjesi gjer në darkë vetëm mashtron.

Dhe ky njeri, çdo vepër të tij të zezë dhe të bashkëpunëtorëve të tij, përpiqet ta mbulojë me mashtrime. Ky njeri që ishte 12 vite në pushtet, do marrim pak te pensionistët.

Pensioni minimal në fshat ishte 82 euro. E rritëm nga 36 në 82. Dje u thoshte shqiptarëve pensioni mesatar ishte 82 euro. Pensioni mesatar, shteti ka libra, ka regjistra. Pensioni mesatar në vitin 2013 ishte 143 mijë lekë. Ky ishte pensioni measatar.

Problemi është se, në Mal të Zi, ky pension nuk 143 mijë lekë. Në Malin e Zi, ky pension ishte 138 mijë lekë lekë. Sot, në Malin e Zi, ky pension është 450 euro.

Ky premton se në vitin 2030, do ta keni pensionin 400 euro.

Pra, qeveri Mal i Zi, qeveri Shqipëria, miqtë e mi. Po të jetë për pasuri, Shqipëria i ka absolutisht pa asnjë diskutim 5 herë më të mëdha. Shqipëria është vendi më i pasur në çdo gjë në këtë rajon.

Kur të duken tjerët të pavlerë, kur nuk i përfill, nuk bërtet gjatë vitit se këtu nuk vuan kush për bukë, paçka se ka shumë që vuajnë. Natyrisht, merr përpara 8 mld euro, siç kishte këtë vit, 8 mld euro, të gjitha taksat tuaja, të gjitha të mbledhura nga ajo që paguani ju, që ju merret ju në çdo blerje. Dhe në këto 8 mld la për pensionistët 16 mln euro.

Dhe kur ne para 15 muajsh dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nënkupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, çka nënkupton asnjë i papunë, asnjë njeri me ndihmë ekonomike nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo që s’e pranoi, por u vërsul të thotë se kjo të çon në humnerë, kjo është katastrofë.

Jo, nuk është katastrofë. Se nuk ishte për Malin e Zi katastrofë. Se nuk ishte për Maqedoninë katastrofë. Se nuk ishte për Serbinë katastrofë. Se nuk ishte a për Kosovën, se ka 18 vjet, sa ka e pavarur dhe ka pensionet më të larta se ne.

Po pse? Sepse qeveria merr nga buxheti dhe jep fonde pensionesh. Ne zotohemi para jush!

Këto të ardhura që mbledhim, ne do t’i shpërndajmë me drejtësi, do t’i shpërndajmë krejt ndryshe. Me këto të ardhura që mbledhim, që janë të gjitha të qytetarëve. Se një gjë ta dini, qeveria nuk prodhon një qindarkë. Jo!

Të gjitha vijnë nga taksat dhe djersa.

Ne këto, do i shpërndajmë duke ua kthyer një pjesë të mirë juve. Duke i kthyer në pensione, duke i kthyer në rroga, duke i kthyer në kartën e Konsumatorit. Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë se çdo pensionist, përveç përveç pensionit që do rritet, nuk do ketë pension nën 200 euro dhe pensioni do rritet me 20% tek të tjerat, do kenë edhe kartën e Konsumatorit.

Çfarë është Karta e Konsumatorit?

Është një dokument, i cili ju, të merrni duke dorëzuar faturat e blerjeve të ushqimeve, të merrni 20% mbrapsht të atyre që keni paguar, të merrni tvsh-në. Pra, ta merrni më lirë se të tjerët ushqimin, dhe e meritoni plotësisht.

Lehtësira të tjera do bëjmë.

Energjia. Shqipëria energjinë pa asnjë lloj humbjeje mund t’ja shesë qytetarëve me 7 lekë. Ne do e ulim në 7 lekë kilovatin. Ne do ta ulim për biznesin në 6 lekë energjinë.

Nafta. Shumë mund të thonë, po ç’na duhet ne nafta. Ata që kanë vetura, por edhe ata nuk kanë vetura paguajnë. Sepse ata paguajnë biletat e udhëtimit kudo që shkojnë me çmimin e naftës. Sepse ata paguajnë çmimin e të gjitha mallrave që blejnë, transportin, me çmim të lartë nafte.

Nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë se në Kosovë. Ndërkohë, nafta në Kosovë vjen nga Durrësi. Shkon nga Durrësi në Kosovë, atje shitet 40% më lirë. Pse? Ua them unë pse. Sepse taksa që merr qeveria në 1 litër naftë është absurde, merr 1.1 euro. Ndërsa, çdo njeri që blen 1 litër naftë, qeveria i ka grabitur 1.1 euro taksë. Jo, ne do t’i përgjysmojnë këto.

Se kush e paguan këtë? Qytetarët e paguajnë. Se ai që e shet, ai nuk paguan gjë. Ai përkundrazi, shet dhe kaq.

Kështu që ne, do i përgjysmojmë këto taksa dhe shqiptarët do blejnë naftën me ato çmime, plus minus 10% që e blejnë maqedonasit, kosovarët, malazezët, dhe absolutisht asnjë qindarkë më shumë.

Do përpiqemi të lehtësojmë barrën mbi njerëzit.

Përveç kësaj, ne do të financojmë së bashku me banka, vendosjen e panele diellore.

Pse kjo?

Janë ulur tani. Nëse do ju thoja para 6 vitesh, 8 vitesh, do ishte joreale se kushtonin shumë panelet fotovoltaike. Tani është plotësisht e mundur. Tani, nëse vendosim me bankat panelet fotovoltaike mbi çdo çati, gjithnjë sipas dëshirës, pas 3 vitesh ata që kanë panelin fotovoltaik marrin energjinë falas, nuk paguajnë më asnjë qindarkë. E kanë nga dielli, e kanë nga qielli, jo nga qeveria. Sepse kjo është e vërteta.

Rroga minimale. Unë isha sot në fasoneri, të cilat jetojnë kohën më të vështirë të ekzistencës së tyre, të cilat mbyllen njëra pas tjetrës në mënyrën më të dhimbshme. Sepse çdo mbyllje është qindra e qindra punonjës pa punë. Ata po e pësojnë këtë nga euro.

Çfarë ndodh? Vijnë eurot me kontejnerë, leku hipën në qiell, në një kohë kur euro rrëzohet përtokë. Mirëpo, ata tregëtojnë me euro dhe kjo rënie e tmerrshme e kursit të euros, gjer në 38%, është e tëra rrëzim i çdo fitimi për ta.

Ne do të ndërhyjmë fuqishëm. Do ta bëjmë për të kompensuar çdo lëvizje të kursit. Do ta bëjmë për të mbrojtur rrogat e njerëzve, për të mbrojtur punën e qytetarëve. Pa asnjë hezitim. Por do ta bëjmë gjithashtu për të garantuar që rrogën nën 500 euro nuk do të ketë.

Asnjë shqiptar nuk do mund të marrë nën 500 euro.

Unë e di, se për sipërmarrësin, kjo është barrë. Por, garantoj çdo sipërmarrës se kjo barrë do t’i kompensohet atij me ulje taksash dhe me çdo mjet tjetër, në mënyrë që ai të mos pësojë asnjë ulje nga rritja e rrogës minimale nën 500 euro.

Po, plotësisht.

Familjet me fëmije, do kenë bonuse për fëmijët. Për fëmijë e parë 70 euro, për fëmijën e dytë 60 euro, fëmija i tretë do rritet tërësisht nga shteti, nga lindja gjer në moshën 23 vjeçare. Politikë jetike për ne, për të mbijetuar si komb.

Miq, sot ne kemi zbritur në vitin 1960 si frymë, si popullatë.

Kemi humbur shtesën e 55 viteve. Humbje e tmerrshme.

Atëherë, duhet ta nxisim. 2 mënyra. Të kthejmë shqiptarët nga jashtë. Të bëjmë gjithçka që vëllezërit, motrat, fëmijët tanë, të cilët në të shumtën e rasteve punojnë në bujqësi, punojnë në ndërtim, të kthehen në vendin e tyre, t’i i nvestojnë ato kursime duke i lënë 5 vite pa taksa, pa asnjë taksë.

A funksionon? Po, funksionon. Nga viti 2009 deri në vitin 2012 u kthyen 180 mijë familje shqiptare nga jashtë. Do funksionojë përsëri. Përveç kësaj do nxisim lindjen.

Tani, ju keni ndërtuar këtu shtëpitë tuaja, keni ndërtuar jetën tuaj dhe përseri ka pasiguri të madhe. Dhe këtë pasiguri e sjell mashtrimi i qeverisë.

Unë kam firmosur një pakt me ju në një zonë tjetër. Unë ju jap fjalën ju, se do t’i qendroj pikë përpikë për çdo shqiptar.

Po të shkoni në Surrel, gjeni atje nëj vilë 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 830 metra, i tëri i ndërtuar në kundërshti me ligjet. I legalizuar 100%, dhe këto janë Sarajet e Edi Ramës.

Kurse të tjerëve u thotë, ato dokumente mbani, por votoni njëherë, pastaj të shoh t’i quaj certifikata pronësie apo jo. Ua them unë ju. Që të gjitha do konsiderohen certifikata pronësie dhe ne këtu as nuk kemi bërë dhe as nuk do bëjmë ndonjëherë urbanizim para legalizimit. Do të bëjmë legalizim para urbanizimit.

Po të kthehemi pak pas në atë periudhë, ne nuk kishim konflikte me qytetarët. Jo. Se ne bënim legalizim para urbanizimit. Shpërblehej, legalizohej, shpërblehej me çmimin e tregut dhe arsyetohej se do vijë rruga, se do ndërtohet shkolla, se do ndërtohet kopshti.

U krijua njëherë një konflikt të shkolla teknologjike. E pyes ministrin: çfarë ka ndodhur atje, pse po protestojnë ata?

Protestojnë thotë se, problemi i dëmshpërblimit.

Problemi i dëmshpërblimit është çmim tregu. E kemi parim atë pnë, nuk ka punë legalizimi.

Ne i quajmë të legalizuar dhe pastaj, i paguajmë njëherë, pastaj urbanizimi.

Asnjë sherr, asnjë konflikt. Kurse këta fut buldozierët, iu hedhin gaz foshnjëve, etj. etj.

Këto marrin fund!

Do legalizohet çdo shtëpi para çdo akti urbanizimi.

Pronarët, absolutisht do marrin kompensim me çmim tregu.

I garantoj pronarët se marrëdhënia me ta do të jetë njëmarrëdhënie e ndershme dhe brenda mandatit 2025-2029, do t’i japim përgjigje përfundimtare problemeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga pronësia dhe detyrimeve që rrjedhin nga persekutimi politik i shqiptarëve.

Ku di i merrni këto do para, do u thonë ju të njohurit tuaj, fqinjët tuaj. Ku do i marrin këto para? Ua them unë.

Shihni pak. Merrni djegësin e Tiranës. Djegësi i Tiranës, janë 130 mln euro dhe nuk ekziston asnjë tullë e vendosur.

Si u zhdukën ato?

Ajo që unë e quaj me të drejtë Lubi Balluku, se soji i saj nuk ka ekzistuar ndonjëherë në këtë vend, ajo kishte detyrë të mbikqyrte e punimet e atij djegësi. Të mbikqyrte çdo muaj.

Ju, me taksat tuaja në minsitrinë e saj paguani 3 vetë, vetëm për ta mbikqyrë. Po ajo e dinte, se ato para që zhdukeshin shkonin në kontot e Edi Ramës. Dhe ajo e qepte gojën, nuk bëzante.

Nga 2016, sot është 2025-sa. Aty nuk ekziston as nam, as nishan. Po sa janë ato?

Ato janë 130 mln euro. Ato janë 812 mijë pensione mesatare.

Po Beçheti?

Edi Rama nga intoleranca e tij ndaj kritikave, e mori investitorin dhe e përzuri se kishte televizionin Agon. E mbylli televizionin për të treguar që unë jam këtu zot, pavarësisht se ka ligje, po unë jam zot i këtij vendi dhe vendos unë, pavarësisht nga ligjet.

Çfarë ndodhi?

Bëri të fortin me siëprmarrësin. Sipërmarrësi në gjyq ndërkomëbtar dhe Shqipëria paguan për të fortin Edi Rama 110 milionë euro.

Qindra e mijëra pensione të tjera.

Ky vend, që ka njerëz të cilët numërojnë kafshatën. Ky vend, që ka të sëmurë që nuk i jepen ilaçet.

A e morët vesh ju?

Mjekët e Onkologjikut kanë njoftuar se për kaq kohë nuk do ketë ilaçe.

Po nuk ka krim më të shëmtuar, nuk ka gjë më të dhimbshme. Ata janë heronj të vërtetë. Ua them unë, ata janë njerëz herinj që përballen me një armik të egër dhe i le ata pa armë. Zotëria e dëgjon. E dëgjon dhe e di. Mirëpo, para i vjedh vet me të tjerët dhe thotë: krim kundër njrëzimit po kryhet aty.

Po në qoftë se kryhet krim kundër njerëzimit, kush po e kryen atë krim? Ti po e kryen atë krim që nuk çon menjëherë ilaçet.

Pra, bën sikur nuk ekzisotjnë të sëmurët, pensionistët. Merr avionin. Tha: vetëm ne dhe Kosova nuk kemi aviona. Gënjeshtra!

Austria mund të jetë një ndër 10-15 vendet më të pasura në botë. Kancelari njëlloj si qytëtarët me linja tregtare. Çfarë e gjeti atë? Do udhëtosh ti, do udhëtosh me avion të zakonshëm.

Ka shpenzuar 21 milionë euro.

700 mijë pensionistëve, iu la 16 milionë euro për t’ua ndryshuar në 1 vit. Mund të rreshtoj shumë të tjera.

Ulet ministrja në darkë, porosit lubia biftekun 1 mijë euro. Ju nuk e dini, por gjyshit të saj, Enver Hoxha ia nxorri prej hundësh kecin.

Pse ulet kjo në këtë formë?

Sepse ajo sheh shefin e vet që hap shishe vere 33 mijë euro. Hap shishe vere sa 200 pensione.

Natyrisht!

Shkon në ndeshje sporti me 28 mijë euro bileta.

Këto ua thoni ju miqve tuaj kur t’ju pyesin, po ku do i gjejë lekët ky? Unë ju jap fjalën dhe ju garantoj ju, që jo do të gjenden këto lekë për dyfishimin e rrogave pensioneve dhe paketën e dhembshurisë, por do të dnërtohet në këtë vend infrastrukturë, 3-4 herë më shumë se sa është ndërtuar nga këta.

Kur u ndërtuan rrugët?

A e dini ju që kjo ka shpenzuar. Edi Rama me Ballukun, 12 mld euro për infrastrukturë. Ku janë?

Ju tregoj unë ju. Rrugë kombëtare nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër, nga Tirana në Elbasan, nga Korça në Qafë Plloç, etj. kanë kushtuar gjithësej 1.9 mld. Kaq kanë kushtuar.

Po të ndërtoheshin gjithë këto, 11 mijë km rrugë, do të kushtonin 30% më shumë. Kaq është rritur çmimi i ndërtimit.

Po këtyre, 1 km rrugë kushton 10 herë më shumë se sa duhet të kushtojë. Atëherë pra, ne do ndërtojmë me çmime reale dhe nuk do shpërdorojmë paratë tuaja.

Të gjitha problemet që ju keni, do keni përfaqësuesit tuaj në parlament dhe unë ju garantoj se do bëhet gjithçka për zgjidhjen e tyre në kohën sa më të shpejt dhe sa më të mirë.

Le ta bëjmë ne këtë fushatë, një fushatë sqaruese për çdo qytetar.

Të merremi me programin tonë. Ta shndërrojmë këtë program një pjesë të ndërgjgjes së çdo qytetari, në një besim tek çdo qytetar, në mënyrë që ai të vendosë për më të mirën për veten dhe familjen e tij.

Edi Rama po kapitullon. Sepse, të rrish dy muaj të flasësh për bretkosa, hardhuca e zhapikë çdo mëngjes për veten tënde, dhe të mos u thuash qytetarëve një gjë, vetkuptohet që atyre u vjen në majë të hundës dhe nuk duan të dëgjojnë.

Kush është ai që do të dëgjojë, hardhuca, bretkosa, bufi, ky e ai me radhë.

E pa që po bie në gropë, mori programin tonë.

Tani, një pyetje? O zotëri, a ishte 12 vjet në pushtet ti? Kush të pengoi ty t’i zbatoje këto?

Ai tjetri, që është përtej kufijve, ai nuk u pengua. Ai ishte ndën nesh, e kishte 138 mijë lek pensionin, e ka 450 mijë sot. Nuk u pengua ai, nuk e bllokoi kohën ai. Ti e bllokove.

Ai tjetri e kishte rrogën minimale 800 lei, rumuni e ksihte më të ulët se ne 20-30 mijë lekë, sot e ka 4 herë më të lartë se ne. E ka 3300 lei.

Po pse? Sepse çdo njeri, çdo qeveritar kur mbledh paratë, i ndan me drejtësi. Një pjesë qytetarëve, pastaj për të tjera.

Kurse ky, për t’i vjedhur, për të fryrë kontot bankare, për t’i përzënë shqiptarët nga Shqipëria, dhe për t’u pasuruar, për t’u zhytur në një luks krejtësisht të bazuar në plaçkitjen e shqiptarëve.

Kush t’ju thotë ju, ja po premton dhe ai. I thoni vetëm kaq: po ai pse nuk i bëri këto për 12 vite? Kush e pengoi atë t’i rrisë rrogat, pensionet? Askurrkush!

Ta bëjmë këtë muaj, një muaj bisedimi, muaj dialogu së bashku, që të shkojmë te kutitë e votimit më të kthjellët, më të qartë për hapa që do ndërmerren.

Ju siguroj se 3 muajt e parë do jenë transformues për Shqipërinë.

Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale