Berisha: Lindjet në Shqipëri kanë zbritur në nivelin e vitit 1934, kur kishte rreth 1 milionë banorë. Këtu na rrokullisi regjimi Edi Ramës!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR NË ‘RRUGËN E SHPRESËS’

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka ngritur alarmin se lindjet në Shqipëri kanë rënë në nivelin e vitit 1934, kur kishte rreth 1 milionë banorë.

Në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’ në ditën e saj të 90-të, Berisha theksoi se në këtë situatë na rrokullisi regjimi i Edi Ramës.

Kryedemokrati, Sali Berisha ka denoncuar edhe sërish trafikun e kokainës në fabrikën e Xibrakës ku ishte i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Berisha tha se, për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që t’u nxirrte viza jashtë kritereve. Berisha shtoi gjatë fjalës së tij se, droga e laboratorit të Xibrakës ishte e Edi Ramës me të dërguar special, Olsi Ramën

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, nga njëra anë Rama i fal të vëllait 36 mijë m2 tokë te ‘Rrapi i Treshit’ dhe nga ana tjetër mban nën arrest Jamarbër Malltezin, pronar i cili ka marrë 410 m tokë të konfiskuar 60 vite më parë.

Pasi ka radhitur të gjitha vjedhjet e bëra mazhoranca socialiste si në bashki ashtu edhe në qeveri, Berisha u bëri thirrje qyetarëve që të ngrihen të përballen pasi nuk ka rrugë tjetër.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, Shqipërinë do ta shpëtojnë shqiptarët, të gjithë në betejë pa kthim dhe mosbindje civile deri në fitore.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta!

Edhe njëherë nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkën, këtë ditë të pavdekësisë, ditë të shpresës, të ringjalljes së hyjit, burrit, shenjtit që ndryshoi aq për mbarë qytetërimin perëndimor, me kodin e tij, me virtytet dhe shenjtërinë e tij.

Por sot ne kemi gjithashtu një ngjarje të dhimbshme, se kjo është historia e këtyre 10 viteve. Sot njoftohet se lindjet në Shqipëri kanë zbritur në nivelin e vitit 1934.

Të dashur miq!

Ky është një lajm tmerrësisht i hidhur.

Në vitin 1934, Shqipëria ka qenë rreth 1 milionë banorë. Imagjinoni se ku na rrokullisi regjimi i urryer antishqiptar, ç’njerëzor i Edi Ramës. Imagjinoni miq këtë dramë që përjeton kombi.

Një që rrokulliset në treguesit e ekzistencës së tij në këtë mënyrë, është një komb që loton, është një komb që vajton, është një komb që pret me syhapur zhdukjen e tij.

Të dashur miq!

Pas bisedës së mbrëmshme me ju, unë zhvillova një bisedë me një grup demokratësh në Kanada dhe atyre u bëra thirrje si shqiptarë të vërtetë të marrin kthesën, në kuptimin që të ngrihemi kudo që jemi kundër këtij regjimi antishqiptar.

Të ngrihemi të shpëtojmë Shqipërinë, të shpëtojmë qenien tonë.

Por si erdhi kjo mynxyrë e vërtetë, që lindshmëria e një kombi që vetëm 10 vite më parë rritej nga viti në vit me banorë, e një kombi që ishte rreth 3 milionë banorë në vitin 2013, të ketë sot në vitin 2024, lindshmërinë që ka patur në vitin 1934?

Çfarë ndodhi me shqiptarët këto 10 vite?

Të dashur miq!

Sonte do t’ju rikujtoj një thënie të një personazhi të Remarkut i cili i thotë bashkëbiseduesit të tij: këtu në qytetin tonë kur thonë se u vra një njeri, qyteti merret me jetën e tij, me familjen e tij, me dhimbjen, zinë që krijoi. Me atë që la mbrapa, me veprat e mira që bëri dhe çdo gjë tjetër.

Por i thotë: në qytetin tim, kur thuhet se u vranë 1 milionë ushtarë, i harrojnë dhimbjet njerëzore, gjakun e derdhur, gratë e veja, fëmijët jetimë, nënat pa djem dhe merren me milionin. Humbasin ndjeshmërinë.

Nga zemra u bëj thirrje shqiptarëve të ngrihemi se kjo që po ndodh me ne nuk ka ndodhur kurrë në histori, ndofta përveç murtajës së zezë nuk ka shfarosur gjë tjetër shqiptarët nga toka e tyre më shumë se Edi Rama dhe regjimi i tij.

Po pse ne çdo vit gjer në vitin 2013, rriteshim si banorë nga viti në vit. Po rriteshin rrogat, pensionet, po zgjerohej punësimi, po vinin investime të mëdha. Çfarë ndodhi me ne? Edi Rama me klanin e tij në pushtet, me shpejtësi të rrufeshme zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.

Mos harroni një denoncim që bëri Arben Ahmetaj: I thashë në 2014 se po kanabizuam Shqipërinë i bëmë gjëmën Shqipërisë. Në mënyrë më kriminale ai instaloi drogën dhe shtetin e drogës.

Të dashur miq!

Po në vitin 2014, pa humbur kohë i vëllai i tij krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, Gentian Gjonaj, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës.

Genti Xhixha, o miqtë e mi, është një kryetrafikat që rri në Kubë dhe që ne e ndiqnim që në vitin 2011, atë dhe mamanë e tij që punonte me Edi Ramën dhe financonte me para droge fushatat e PS-së, por e mbronte Ina Rama. Këta instaluan fabrikën më të madhe të kokainës, e gjitha në mbrojtjen e Olsit dhe Edit.

A e dini ju se, për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve?

A e dini ju se, Che Guevarat e drogës nuk u regjistruan në regjistrin e të huajve?

A e dini ju se, Olsi Rama, ishte një dhe i pandarë me Gentian Gjonaj, me Ermal Hoxhën, ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës, që vetëm në solucione në Xibrakë kishte 1.1 ton konakinë, 300 mln euro? Pa llogaritur sa kishte në magazinat e Maminasit pleh kimik të përzier me kokainë.

Olsi Rama u identifikua me dhjetëra herë, në kafene, në restorant, në mbledhje të fshehta në apartamente dhe kudo me Gentian Gjonajn, Ermal Hoxhën, dhe kryesorët e grupit.

Por Saimir Tahiri urdhëronte përgjuesit dhe vëzhguesit të mos e emëronin 45-vjeçarin flokëshkurtërin dhe flokëziun, me emrin që kishte, por vetëm i panjohuri.

Por kompjuteri nuk ka frikë, nuk ka hile, ja nxori surratin se i panjohuri që udhëtonte me makinën e drogës kishte emër, Olsi Rama. Kishte fytyrën dhe gjatësinë e tij, ishte i vëllai i kryeministrit të Shqipërisë.

Megjithatë, përsëri në gjykatë, së shpejti do të merrni vesh se kush ishte gjykatësi, dosja veçohet, i panjohuri nuk mund ta dimë kush është, paçka se në TIMS rezultonte Olsi Rama.

Të dashur miq!

Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj, shtroni vetëm këtë pyetje: Në qoftë se nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës? Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin?

Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të  huaj, se përdorte dy pasaporta.

Pyetja tjetër. Po në qoftë se Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta. Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ia mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë?

Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv! Droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri.

Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk do t’i shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë.

Miqtë e mi!

Në traktin e tyre ‘fajin e ka Saliu, Olsi përgjerohej se e votonte vëllain se ai e meriton.

A e dini ju o miq, se vëllai i ka falur Olsit 36 mijë metër katrorë tokë për biznesin e tij. Tokë tek ‘rrapi i Treshit’, ku Olsi na thoshte se po vuan aq shumë se po ndërton stadiumin për të rinjtë e Europës që do të na vijnë këtu. A thua se Olsi është shteti dhe ka detyra mbi detyrat e vëllait.

Çfarë është kjo mor, po ka vjedhje më të madhe se kjo? T’i japësh vëllai 38 mijë metër katrorë tokë të huaj.

Po këtë se bën kush në Europë përveç teje dhe mban në arrest shtëpie pronarin që ka marrë 410 metër tokë të konfiskuar 60 vite më parë. Ti je një bandit që nuk ke moral dhe as ligj!

Ndaj miqtë e mi, është jetike në një farë mënyrë të dalim nga gjendja, të hidhemi në sulm me mosbindje civile.

Cili komb shqiptar, shtroni pyetje vetes, cili komb, cilët njerëz, cilët qytetarë mund të vidhen në mënyrë të tmerrshme sicc vidhemi ne?

A e patë ju, një i quajtur Redi Molla me një hotel me 5 yje nga më gjigantët në Shqipëri, një njeri që kishte gjithsej në ndërmarrjen e tij, veç një punëtor, edhe punëtor edhe menaxher me një rrogë 300 mijë lekë. Hoteli minimumi 15-20 mln euro.

Po si mundet një inxhinjere në regjistrimet e SKAP-it i thotë shoqes se nuk është i Redit, por është i Erjonit dhe i atij drogmenit, trafikantit Qato?

A e dinë qytetarët e Tiranës  se drejtori i ujësjellësit të Tiranës, fiton tenderin për të furnizuar me ujë bashkinë e Tiranës? Si mund të durojmë me një gjë të tillë? Po në sulm, në sulm. Nuk durohet kjo kurrë!

Nuk kam fakte, por për hotelin e Durrësit thuhet se është ortak edhe vetë Rama. Nuk kam fakte, por që të ndërtohet një hotel me 5 yje, gjigant, nga një njeri që ka vetëm një punëtor dhe paguan 300 mijë lekë, kjo mbi këtë tokë nuk mund të ndodhë kurrë.

E njëjta gjë, Tivari në Dhërmi një nga hotelet më të mëdha me Agron Malajn, kryetarin e Bashkisë Mat. Tivari i ka dhënë vëllait të Agronit, tendera nga ujësjellësi i Tiranës, dhjetëra milionë euro. Të gjitha të vjedhura të shkuara në Dhërmi, ndërtim hotelesh.

Çfarë do të rrimë ne, të presim ne të vazhdojmë të numërojmë vjedhjet e tyre? Jo more kurrë! Duhet të ngrihemi 1 minutë e më parë dhe të përballemi, nuk ka rrugë tjetër.

Miq!

Kombet që shkojnë drejt shuarjes nëse nuk ngrihen, e meritojnë të mos ekzistojnë, ne e meritojmë të ekzistojmë, ne do të ekzistojmë, do të ecim të sigurtë, do të përmbysim këtë klikë hajdutësh dhe bandën e tyre të larove, mercenarëve të Dumanit, Krajës, Mellonait etj., të cilët janë bërë pazmore e turpit, vjedhjeve e krimit të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij.

Ndaj dhe ju ftoj të trokasim çdo derë, në çdo zemër dhe mendje dhe në një betejë të përgjithshme, me një mosbindje civile të përgjithshme të ndahemi nga kjo e keqe e madhe, të rikthehemi në rrugën e lirisë.

Të votojmë si qytetarë të lirë. Të marrim në dorë fatin tonë. Vetëm shqiptarët e shpëtojnë Shqipërinë.

Me thoni miq, dhe nuk e bëj këtë për ksenofobi, jo! Por më thoni se cilin keni dëgjuar gjer sot të qajë hallin, të denoncojë zbrazjen e Shqipërisë nga shqiptarët.

A nuk mjafton kjo për t’i vënë damkën më të zezë sundimtarit të Shqipërisë, këtij krimineli që me politikat e tij ka  shndërruar Shqipërinë në një tokë të mallkuar për shqiptarët.

T’i thërrasim mendjes, Shqipërinë do ta shpëtojmë ne, Shqipërinë do ta shpëtojnë shqiptarët. Fatin e Shqipërisë e përcaktojnë shqiptarët.

Ndaj dhe thirrja ime, të gjithë në këmbë në betejë pa kthim, mosbindje civile gjer në fitore.

Fitore, fitore, fitore!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale