FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME QYTETARËT NË FIER
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Fier me qytetarët dhe demokratët, në kuadër të turit ‘Opozita në Aksion’. Gjatë fjalës së tij të mbajtur me qytetarët në Fier Berisha tha se, Kuvendi votëbesoi linjën politike të PD-së në këtë moment historik.
Berisha përsëriti edhe një herë se me Edi Ramën nuk ka zgjidhje.
Kryetari i PD tha nga Fieri se, Kuvendi e votoi Sali Berishën pikërisht për linjën e mosbindjes civile. Berisha tha se, kjo betejë pa kthim do na çojë drejt fitores.
Berisha tha se, SKAP-i i partisë nuk guxon të flasë për organizatë kriminale për djegësit sepse kreu është Edi Rama. Berisha tha se, kjo nuk është një diktaturë e bazuar në ideologjinë komuniste, naziste apo fetare, por është diktaturë bande.
Berisha tha se, Edi Rama nuk mban përgjegjësi për asgjë, as për thjeshtrën dhe as për bllokimin e integrimit. Berisha tha se, Rama i ka bërë Kosovës dëme kolosale.
FJALA E PLOTË
Të dashur demokrate dhe demokratë të qarkut të Fierit, një përshëndetje të përzemërt, ju këtu dhe të gjithë demokrateve e demokratëve, qytetarëve dhe qytetareve të këtij qarku kudo që janë, në Fier, mbarë Shqipërinë, emigracion dhe diasporë.
Shpreh kënaqësinë të takohem sot me ju në një moment kritik për vendin, shoqërinë shqiptare.
Pak ditë më parë, zhvilloi punimet Kuvendi ynë kombëtar.
Në rast se do të pyesni për të bërë një sintezë, çfarë ishte Kuvendi i 2 dhjetorit. Ishte një votëbesim për kryetarin e partisë. Jo ishte një votëbesim për linjën politike të PD-së në këtë moment historik.
Ajo votë ishte votë për angazhimin e PD-së në një betejë pa kthim. Në një betejë pa kthim për shpëtimin e shoqërisë shqiptare, shpëtimin e demokracisë, në një betejë pa kthim në të cilën ne, të flasim haptas, u themi të vërtetën në sy shqiptarëve se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe ne kemi misionin sublim, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.
Unë mirëkuptoj secilin prej jush, që me shumë të drejtë keni vërejtje serioze për funksionimin dhe mobilizimin e PD-së, dhe ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga dhënia e përgjigjes më të mirë të këtyre problemeve.
Por, duhet të jemi të vërtetë me qytetarët. Me Edi Ramën, çfarë do që të bëjmë ne, zgjedhje nuk ka.
Unë, në karrierën time politike, duhet t’ju them ju se nuk jam kurrë me ndonjë gjë më shumë sesa me zgjedhjet. Dhe se kushti i të gjitha kushteve që një shoqëri të votojë e lirë është vetëm një: që kryeministri i asaj shoqërie të jetë i betuar me veten e vet se cilido që të jetë vullneti i qytetarëve të shoqërisë, unë do ta pranoj atë.
Kjo ka ndodhur në vitin 2005. Ju jeni dëshmitarë se çfarë kundërshtari kam qenë unë ndaj Fatos Nanos. Ne së bashku kemi mbushur rrugët dhe sheshet e qyteteve me ‘Nano ik’, por Fatos Nano humbi zgjedhjet, pranoi rotacionin, dha dorëheqjen.
Në vitin 2013, përsëri njëlloj si në vitin 2009, Sali Berisha ishte i betuar se cilido që do ishte vullneti i qytetarëve, do e pranonte atë. Humbëm zgjedhjet, dhashë dorëheqjen, pranova rezultatin me besimin më të madh se ai është një shërbim themelor për një shoqëri të lirë.
Çfarë ndodhi gjatë këtyre 10 viteve? Një njeri, i cili së pari në partinë e tij, ju jeni dëshmitarë se si e zhduku votën nga partia e tij. 8 muaj më parë ai zhduku votën në të gjitha degët e PD për kryetar. Dhe kur një doganier socialist, dëgjoi se kjo po ndodhi, shkruajti një status: kur e dëgjova për herë të parë, mendova se ishte një trillim i Sali Berishës, por kjo është një fatkeqësi e madhe. Pra, e zhduku votën.
Por duhet të dini një gjë, një parti që nuk voton, çdo lloj partie mund të jetë, por parti me norma demokrate nuk është kurrë. Mund të jetë terroriste, mafioze, mund të jetë gjithçka, se njerëz pa dinjitet se ata që rrinë në një parti që nuk voton, njerëz më me pa ideale se ata që janë anëtarë të një partie që nuk voton, nuk mund të ketë.
Dhe kjo nuk është problemi i një individi, por i rrezikut të madh që përfaqëson për shoqërinë, për lirinë e një vendi.
Mund të më pyesni, i dija më parë këto? Po, i dija. Nuk kam pasur asnjë iluzion se Edi Rama nuk ndalet para asnjë të keqe që nuk ekziston. Sepse unë ia di lidhjet e tij të tmerrshme me krimin. Një njeri i ngërthyer në shpirt nga lidhje krimi, është i aftë të bëjë çdo gjë se nuk ka asnjë parim.
Por, ne kishim një problem pas rithemelimit. Problemi ynë ishte se kishim braktisur qeverisjen vendore dhe ishim bërë shkak me vendimin tonë antidemokratik që të vendosej monizmi në qeverisjen vendore.
Dhe kjo duhej korrigjuar. Dhe kjo pavarësisht nga çmimi, ne duhet ta korrigjonim atë.
U thamë shqiptarëve se do mbrojmë votën, nuk bëhej fjalë ta mbronim me pushkë dhe automatik sepse dita e zgjedhjeve është ditë e një akti civil, ditë e një akti lirie dhe askujt nuk mund t’i shkojë në mendje ajo. Por ama bëmë gjithçka për të identifikuar çdo dhunim, çdo shkelje, çdo gjë, për t’u thënë shqiptarëve se kush është Edi Rama në raport me votën tuaj.
Dhe besoj se këtë e realizuam më mirë se asnjëherë në tërë ekzistencën e PD.
Dy muaj para zgjedhjeve, deklaroi se kodi zgjedhor, garancia e vetme e zgjedhjeve, është një kinezëri. Do të thotë se zgjedhje nuk do kishte, sepse opozita do zbatojë ligjin, por nëse qeveria e asgjëson ligjin, nuk ka më zgjedhje.
Ata të cilët, me të drejtë mund të vënë në dyshim deklaratën se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, i ftoj për një moment të analizojmë bashkë rezultatin e 14 majit.
600 mijë shqiptarë votuan për opozitën, 710 mijë vota mori Edi Rama. Por tani, duhet të pyesim veten sa vota bëjnë 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë për çdo pensionist? Sa vota bëjnë rritja e rrogave në mes të fushatës, të gjitha këto në kundërshtim me ligjin? Sa vota bëjnë heqja e emrit të PD nga fleta e votimit? Sa vota kushton heqja e emrit të kryetarit të koalicionit nga fleta e votimit? Sa vota kushton ndryshimi i qendrave të votimit për 1.3 milionë zgjedhës për herë të parë pas vitit 2001? Janë 200 mijë zgjedhës që nuk gjetën emrat në fletët e votimit, ju garantoj se 90 përqind e tyre janë votues të opozitës.
Sa vota bëjnë dhjetëra mijëra leje legalizimi, leje ndërtimi, licenca, etj?
Por nuk janë vetëm këto. U shpërndanë dhjetëra milionë, në mos më shumë euro për të blerë të drejtën e votës. E drejta e votës blihet kur i thuhet tjetrit, merr këto para, mos dil në votim.
Ose për të blerë votën. Nuk kam një shifër të them sa u ble nga Edi Rama, por kam nga Tom Doshi. E patë ju duke parë ndonjë ditë fushatë? Asnjë ditë. Partia e tij u rrit me 240 përqind nga thasët e parave.
Po Toma nuk është pareli më i madh se Edi Rama. Edi Rama është pareliu më i madh i vendit se kontrollon të gjitha grupet kriminale, të gjitha trafiqet, të gjitha buxhetet, etj.
Po përveç këtyre, policia politike e përbërë nga patronazhistët dhe aktivistët, që u qëndruan ju si terroristë mbi kokë, që kërcënuan, që mbillnin frikë, që rrethonin qendra. Së fundmi, bandat e vrasjeve. Ju ndoshta e keni parë në Shkodër se çfarë bënë Bajrët. Po si Shkodra, kanë qenë një seri qytetesh të tjera.
Prapë t’i themi vetes, a mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën? Nuk duhet të mashtrohemi.
Ju garantoj se në zgjedhjet e vitit 2025, Edi Rama nuk do shpërndajë 50 mijë lekë për pensionistë, por 150 mijë lekë, sepse i funksionoi ajo. Ju garantojë se nuk do ndajë 50 milionë euro për tërmetin, aty i mban në çadra, do ndajë 80 milionë euro.
Pra, votëblerja për zgjedhjet politike do jetë 3 herë më e madhe.
A është kjo një situatë dëshpëruese? Po, nuk them jo. Por a është kjo një situatë pa rrugëdalje? Absolutisht jo. Kjo ka rrugëdalje. Ne kemi përpara një narkodiktator, një narkotiran me të cilin ne duhet të përballemi dhëmb për dhëmb gjer në rrëzimin e tij.
Nuk ka betejë më të shenjtë për një forcë politike dhe për një shoqëri se beteja për votën e lirë.
Pse e votoi Kuvendi, Sali Berishën? E votoi pikërisht për linjën e mosbindjes civile. E votoi pikërisht për betejën pa kthim. E votoi pikërisht me bindjen më të madhe se me këtë rrugë, PD do ecë drejt fitores. Do fitojë!
Çfarë ndodh në parlament, ju e shihni vetë.
Pasi ka marrë votat, kemi mbetur 40, 50 deputetë opozitarë në parlament.
Edhe këtyre, meqë ato vota nuk ua rrëmbeva dot, t’ua heq kompetencat kushtetuese për t’u përfaqësuar ju.
Nuk ka ndodhur në botë kjo. Në vitin 1946, Enver Hoxha i ka pushkatuar deputetët e opozitës. Sot ai nuk i pushkaton dot.
Po sot ajo që bën ai, është absolutisht ekzekutim politik i tyre.
Çfarë vlere kanë në parlament përfaqësuesit tuaj, nëse nuk zgjedhin kryetarin e grupit, por ua cakton ai? Çfarë vlere kemi ne në parlament nëse ne hartojmë ligje, amendamente, rezoluta dhe kryetarja i fut në sirtar? A nuk është ky asgjësim de facto i yni në parlament?
Dhe mbi të gjitha, rrëmbimi i sovranitetit të brendshëm nga Edi Rama. Sovraniteti është i jashtëm, mbrojtja e pavarësisë së vendi nga faktorë të jashtëm. Por është edhe i brendshëm, sovraniteti i brendshëm në të gjithë fjalorët politikë të botës është fuqia e qytetarëve për të kontrolluar pushtetin e qeverisë.
Si e ushtron parlamenti këtë funksion? E ushtron me komisionet hetimore parlamentare. Ato komisione janë forma me të cilën ju, qytetarët shqiptarë që keni votuar opozitën, ushtroni kontrollin mbi qeverinë. Dhe ky nuk na lejon 8 herë radhas për të ngritur komisione.
Kështu që ne, para alternativës të bojkotojmë parlamentin apo të qëndrojmë në një rezistencës pa kthim, kemi zgjedhur këtë të dytën dhe ne do e vazhdojmë betejën gjer në fitoren tonë.
Sot ne jemi në një diktaturë. Kjo nuk është një diktaturë e bazuar në ideologjinë komuniste, naziste apo fetare. Është diktaturë bande, diktaturë mafie, forma më e keqe e diktaturave, thotë Hantington sepse nuk njeh asnjë rregull përveç vullnetit të atij që mban të gjitha pushtetet.
Edi Ramës i kishte mbetur ky pushtet i parlamentit pa rrëmbyer. Këto të drejta kushtetuese të deputetëve. Dhe ky i rrëmben ato. Ky është grusht shteti. Ky merr pushtetin e parlamentit si ekzekutiv dhe vendos vetë si qeveri, si parlament, si drejtësi.
Ju e ndiqni ç’po ndodh në Shqipëri. Një drejtësi, një repart special që sillet absolutisht si një organizatë kriminale e partisë shtet.
Është bërë mburojë e pakapërcyeshme e vjedhjeve më monstruoze në historinë e Shqipërisë.
Ju dëgjuat se si janë lëshuar fletë arresti për 15 vetë, që të gjithë për djegësit. Në të gjithë jurisprudencën e planetit, përveçse në drejtësinë e partisë së Edi Ramës, ky quhet grup ose organizatë kriminale. Kur tre vetë ose më shumë, bashkëpunojnë në një vepër penale, konsiderohet automatikisht grup ose organizatë kriminale.
16 janë arrestuar. As grup, as organizatë. Po pse? Sepse grupi dhe organizata janë gjithmonë me një krye. E kanë kreun. Dhe këtu kreu është Edi Rama dhë askush tjetër. Me dokumente dhe firma.
Është Edi Rama dhe ata nuk guxojnë të flasin për organizatë kriminale për vjedhjen e shekullit.
Ky Taulanti thonë keqinformoi qeverinë. Edi Rama e kishte në tavolinë njoftimin se Ermonela Felaj i thoshte se kompania që po i japim bonusin prej 8 përqind, nuk ekziston. Por në fakt kompania ekzistonte në kokën e Edi Ramës. Se ishte kompania e tij dhe Erion Veliajt.
Ndryshe nuk do ndodhte kurrë që kryeministri të firmoste për t’i dhënë bonusin një kompanie që do themelohej 8 muaj më pas. Dhe tani, fajin e ka Taulanti, drejtori.
Ç’faj ka drejtori? Kjo është kompania e kryeministrit.
E keni konstatuar në këtë kohë, i kam ngritur me forcë përdorimin e pushtetit nga familjarët e tij për t’u pasuruar.
Ka një ligj, fëmijët, bashkëshortja, prindërit e kryeministrit nuk mund të përfitojnë asnjë të ardhur përveç rrogave nga fondet publike shtetërore. Ky është neni 70 i Kushtetutës së Shqipërisë.
I zbërthyer në ligjin e konfliktit të interesit, neni 24, që këtu futet, thotë, prindërit, fëmijët, bashkëshortja- bashkëshortja, bashkëjetuesi ose bashkëjetuesja.
Pasi e ka shpallur thjeshtrën, vajzë me dhjetëra herë në publik, pasi ajo ka fituar mbi 50 tendera me kompanitë që i merr nga jashtë dhe i kontrakton, deklaroi para dy ditësh se ajo nuk është pjesë e familjes. Thjeshtra është pjesë e familjes njëlloj si djali dhe kjo është në të gjithë botën, në Shqipëri dhe kudo.
Tani vijmë prapë, ai nuk pranon komisionet hetimore, po çfarë morali kemi ne të hetojmë, ta zëmë, bashkiakun e Divjakës dhe të mos hetojmë kryeministrin?
Ne duhet të kemi moral në atë që bëjmë dhe ky nuk na lejon ta hetojmë. Po ne nuk i ndahemi se ju duhet të dini se me ato firmat fap, fap, fap ai ka vjedhur qindra e qindra milionë euro nga taksat tuaja.
Prandaj kjo është beteja dhe ne do e vazhdojmë këtë betejë të palëkundur. Jemi në të drejtën tonë.
Pra, po bëjmë gjithçka për të përmbysur një diktaturë, një pushtet të përqendruar në duart e një njeriu, që ushtrohet në mënyrën më abuzive.
Ndaj demokratë të Fierit dhe mbarë Shqipërisë, kjo është një kohë kritike për shoqërinë shqiptare, por është edhe një rast i rrallë, unik që i jepet njeriut në jetë për të përmbushur një mision të madh, shpëtimtar për vendin e tij.
Ne, nuk po flas për të shkuarën, por pa diskutim që kemi qenë popull i vuajtur dhe në rrugën e lirisë ne arritëm të dalin nga honet e mjerimit ku ishim në vitin 1992 me 204 dollarë për frymë dhe të renditemi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
Arritëm në vitin 2012 të kemi rrogat më të larta në rajon. Arritëm të marrim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të liberalizojmë vizat, të anëtarësohemi në NATO, të marrim rekomandimin për vendin kandidat.
Nuk ka diskutim se për ne, e ardhmja më e shkëlqyer është integrimi i plotë në BE.
E dëgjuat vetë ju dje, pasi e mori peng këtë proces prej 10 vitesh, pasi tha se fillimisht e kishte fajin Saliu, tani thotë se e ka fajin Greqia. Po duke mos e pasur sigurinë nëse do votojë apo do e bllokojë Greqia në Bruksel, u kthye e tha se BE ka problemet e veta. E kanë fajin ata, ato vende janë me probleme. Çdo njeri ka faj, përveç atij.
Një njeri që nuk njeh asnjë lloj përgjegjësie, në një kohë kur është absolutisht ai shkaku kryesor, me lidhjet e tij me krimin, që ne jemi 10 vite vendnumëro.
Edhe ky është një motiv për ne të mos e tolerojmë më shumë.
Në vitet e pushtetit, ne ecëm drejt BE. Nuk them se fluturuam, por ne ecëm pandalshëm. Po pse ecëm pandalshëm? Se ai proces kalon nga kriteret. Këto kritere janë të drejta për qytetarët dhe kufizime për qeveritarët.
Po këtë ai nuk mund të pranojë.
Ndaj dhe ne duhet të ftojmë për vete, për fëmijët tanë, në betejën pa kthim.
Jemi në prag të themelimit të PD. Në vitin 1990, më datën 21 dhjetor kur shpallëm programin minimal të saj, deklaruam se ylli ynë polar është çështja kombëtare. Nëse një forcë politike, nuk i përmbahet interesit kombëtar, ajo nuk duhet të ekzistojë. Ajo është një fatkeqësi kombëtare.
Interesi kombëtar është interesi i të gjitha interesave. Çfarë bën ky? Ky së pari me politikat që ndjek, largon masivisht qytetarët nga Shqipëria.
Lexoni sa të doni histori, nuk do gjeni kurrë një pushtues, një regjim të ketë përzënë 35 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria në 10 vite sa Edi Rama.
Tjetër. Pas vitit 2000, çlirimit të Kosovës, u bëmë dy vende të lira. U shpall pavarësia e Kosovës, dy shtete të pavarura. Ky ishte një ogur i bardhë për shqiptarët. Ishte një fuqizim i kombit.
Ky u soll ndaj Kosovës absolutisht më i lig se Vuçiç. Ky u soll ndaj Kosovës duke i bërë dëme kolosale. Sepse delja e zezë e Ballkanit nuk ka qenë kurrë udhëheqja politike e Kosovës, delja e zezë e Ballkanit ka qenë Aleksandër Vuçiçit, doktrinari i gjenocidit.
Dhe Edi Rama vraponte nga samiti në samit, në mbrojtje të tij, duke sulmuar njëherë udhëheqjen e mëparshme dhe tani Albin Kurtin. Atij i thoshte i pazhvilluar, këtij i thotë enverist, marksist etj. Çfarë po bëjnë ata? Ata po mbrojnë interesin e vendit të tyre.
Po si mundesh ti shqiptar, që të sillesh në një mënyrë të tillë që nuk sillet asnjë kryeministër tjetër në Ballkan, që nuk janë shqiptarë?
Dhe kjo është një motiv për ne, për ndjenjat tona atdhetare në betejë pa kthim për rrëzimin e tij.
– Kam trishtim të madh për gjendjen e pensionistëve tanë sot. Gjendje e cila ka shkak numër një vjedhjen e tmerrshme të këtyre qeveritarëve.
Miqtë e mi!
Unë do t’ju jap ju vetëm pak shifra për të kuptuar se çfarë ndodh. Janë shpenzuar në rrugë 9 miliardë euro në 10 vite. Ku janë? Pyeteni veten. Ju them unë ju. Rruga e Kombit ka kushtuar 1.1 miliardë me 11 km tunel dhe vepra arti ndoshta sa asnjë rrugë tjetër në Ballkan.
Ku janë?
Vidhen dhe vetëm vidhen. Meqë jam te rrugët. Këtu përtej qytetit kalon Bypass-i i Fierit, mos gaboj 20-27 km, me gjerësi autostrada, 26 ose 27 metra, ppor i ndërtuar nga dy banka europiane të cilat me kontot kontrollojnë paratë e tyre nga fillimi në fund.
Bypass-i i Fierit ka kushtuar 27 kilometra njëlloj sa rruga Kardhiq-Delvinë 8 km, të cilat më shumë se gjysmën e ndërtuam ne me 700 mijë euro kilometrin, kurse këta e përfunduan me 4 milionë euro kilometrin.
Ndiqeni pak Unazën e Tiranës. Kur kaloni të Shqiponja mos harroni se aty për zgjerim dhe një nënkalim janë shpenzuar për km 27 milionë euro. Çfarë bëjnë këta? E copëtojnë rrugën kilometër për kilometër, lote-lote i thonë. Dakord lote, por jo të vjedhin në çdo kilometër. E kanë rritur koston e rrugëve në 20-24 milionë euro për km.
Po shkollat në Tiranë. 670 mijë euro i ndërton. PNUD-i shkollat në qytetin e Tiranës, në ka mundësi edhe në qytetet e tjera me paratë e donatorëve pas rënies së tërmetit, 4 milionë euro, 8 milionë euro i ndërton Erion Veliaj dhe kryetari i Kamzës.
Këta vjedhin në mënyrën më të paimagjinueshme. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Ndaj edhe 9 miliardë nuk duken ku janë. Ku janë? Çfarë kanë ndërtuar? Kanë vendosur sistemin më të tmerrshëm të vjedhjeve.
Kështu që, për pensionistët nuk mbetet, por ne jemi zotuar se nga vendimet më të para do jetë minimumi jetik për çdo shqiptar dhe është 100% i mundshëm. Dhe këtë nuk po bëjmë asgjë ne, por po marrim një vendim që të tjerë e kanë marrë 30-40 vite para nesh. Dhe ne të paktën në nevojat jetike do t’i krijojmë mundësi t’i përballojë çdo qytetar i këtij vendi.
Është llogarit 200 euro, mund të shkojë 220 se ai lëviz nga inflacioni. Por ai akt nga aktet ndër të para do të jetë vendosja e minimumit jetik për pensionistët, të papunët, përfitojnë ata që janë me ndihmë ekonomike, etj me radhë.
– Ju falënderoj për ndërhyrjen për një problem që është themelor për çdo komb që ecën në rrugën e qytetërimit dhe në fakt në këtë aspekt, ndryshimi ynë këto 10 vjet është më dramatik se i çdo kombi tjetër, përfshirë ata që jetojnë nëpër luftra.
Domethënë, në 10 vite ne kemi humbur 35% të popullatës na kjo 70% janë të rinj nën moshën 24 vjeç. Nuk ka shifër më të dhimbshme se sa kjo shifër.
E dëgjuat ju dje që çfarë nuk fliste, por për rininë shqiptare nuk tha një fjalë të vetme. Po aspekti i dytë dramatik është rënia në pikiatë e jona në testin e vlerësimit PISA që është prova që organizon organizata e vendeve të zhvilluara.
Në 80 vende të provuara, Shqipëria kishte rënien më dramatike në matematike. 69 pikë. Ishim rrokullisuar në këtë vlerësim dhe në shkencë dhe në lexim para vitit 2009. Dhe ky test është shumë serioz, sepse ky test vlerëson nxënësit nga klasa e parë gjer në moshën 15 vjeçare. Vlerëson të gjithë periudhën shkollore.
Dhe PISA e 2022 ishte 8 vite të Rilindjes së Edi Ramës, një vit kishte nga qeverisja jonë. Ishte rrokullisje në pikiatë. Thanë se kishte covid. Covidi ishte botëror, nuk ishte vetëm shqiptar. Rënie të tillë asnjë komb nuk kishte pësuar. Në 80 kombe, ne rënien më të madhe në matematikë, në lëndën të themi të vërtetën, më kryesore. E shkatërroi.
Ky nga mësues për Shqipërinë u kthye në mësues për partinë. I shndërroi mësuesit në patronazhistë, i mbushi shkollat me militantë dhe harroi gjënë më elementare. Kurrë nuk mund të kesh shkollë sa duhet në qoftë se nuktrajton mësuesin me dinjitetin që meriton, me rrogën dhe me gjitha tjerat.
Dyfishuam rrogat me shpresë dhe besim se tjerët do të vazhdojnë ta mbajë atë shkallare të rrogave në profesionin e mësuesit. Ai e denigroi dhe e shpërbëu de facto në mënyrën më të pamëshirë sistemin arsimor.
Nuk kishte rezultate më të hidhura se rezultatet që u botuan 3 ditë më parë nga organizata e vendeve të zhvilluara për arsimin në 80 vende të botës. Sigurisht, që ne do ta kemi përparësi absolute. Dhe përsëri ne e fillojmë nga mësuesit. Ne besojmë se shkolla dhe edukimi mund të ecë në qoftë se vendos mësuesin në piedestalin që ai meriton, përndryshe shkollë dinjitoze nuk ka dhe nuk mund të ketë.
– Të garantoj se ne, e thatë dhe vet jemi përpjekur t’i japim përparësi dhe vendin që meriton. Dhe përsëri ne do i rikthehemi me gjithë mundësitë tona për të mbështetur këtë sektor ndaj të cilit në qoftë se ka një sektor ekonomia shqiptare ndaj të cilit është mbajtur qendrim i mirëfilltë armiqësor nga qeveria, ky është sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë.
Po të studioni ju sistemin fiskal që ka vendosur ky zotëria. Sistemi fiskal që ka vendosur ky, është sistemi që defavorizon prodhuesin shqiptar dhe favorizon prodhuesin e Shumadisë, të Maqedonisë apo të vendeve tjera dhe imponon në njëfarë mënyre përpunuesit të prodhimeve bujqësore të preferojë prodhimet e importit më shumë se prodhimet tona.
Për të mos thënë pastaj, gjoba e tmerrshme që iu vihet fermerëve me inputet bujqësore. Para dy vitesh po shihja unë eksportet e Shqipërisë në Serbi. Çfarë ishin? Dhjetëra milionë euro inpute bujqësore. Stoqe të mbledhura dhe që këtu imagjino i trajtojnë fermerët shqiptarë, dhe iu kishin tepruar i çonin në Serbi.
Bujqësia ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, për një qendrim, nuk po them të Francës, por të Kosovës. Për një qendrim që mban Kosova ndaj fermerëve, e cila subvencionoi hektarin e grurit me 400 euro. Subvencionon çdo lop, çdo dele, çdo dhi e me radhë. Kurse këtu po shfarosen lopët e rracës, se dëngu i barit kushton aq shumë sa nuk nxirret dot me vlerën e qumështit.
Pra, një qendrim që do përmbyset. Do përmbyset dhe potenciali ynë. Ne jemi venedi me tokë bujqësore më të pakët, po e kemi të cilësisë më të shkëlqyer që mund të jetë. Nuk kemi tokë jo pjellore ne. Ne kemi tokë të shkëlqyer, plot ujëra dhe njerëz që i dalin zot.
Këtu kam Pajushin. Çfarë i ndodhi? Erdhi gjithë pasion, mori kredi, ngriti serrën model, i ikën punëtorët, por nuk u dorëzua. Qendroi nuk iku, prandaj kam ardhur sot këtu. Qendroi dhe ne do bëjmë çdo gjë, sikundër e thatë bukur.
Ne kemi kaluar periudha të ëvshtira, por i kemi kaluar dhe Edi Rama është tmerruar tani. Edi Rama e kuptoi që nuk e kontrollon dot më opozitën, dhe u garantoj se më mirë se kushdo tjetër ai shikon fundin e tij. Ne s’kemi shaka me të. Jo. Ne do e largojmë atë, sepse ai nuk meriton asnjë ditë.
– PD në pushtet ka bërë përpjekjet shumë të mëdha për rikthimin dhe kompensimin e pronave. Unë dua t’ju jap ju një statistikë. Nga viti 2006 gjer në vitin 2012 ne kemi rikthyer ose kompensuar 1.577.400.000 m2 tokë. Dhe të garantoj që me 54 mijë vendime të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ne arritëm të zgjidhim rreth 92% të të gjitha dosjeve të depozituara.
Në rast se PD fitonte zgjedhjet e 2013, ju garantoj se maksimumi në vitin 2016 çështja e pronave merrtë përgjigje përfundimtare dhe në kushtet më të ndershme të tregut.
Pse e them këtë? Sepse ne gjithashtu bëmë të disponueshme 74 mijë hektarë tokë në zona shumë të mjera për pronarë për t’i kompensuar dy mekanizma: kthim fizik, aty ku ishte e mundur. Kompensim aty ku nuk ishte e mundur.
Në këtë kontekst po përmend vetëm tokë, por mos të mos harrojmë se në qytetet e Shqipërisë mbi 220 mijë familje u bënë pronarë të apartamenteve, si në asnjë vend tjetër ish-komunist. Çfarë ishte pronë shtetërore u shndërrua në pronë private me çmime simbolike.
Tani, vijmë te situata aktuale. Cili është ligji i sotëm? Ligji i sotëm është ligj i mendësisë 1946. Ligji i sotëm të dashur qytetarë dhe qytetare nuk quhet më ligji i kthimit dhe kompensimit të pronës. Si quhet? Ligji i trajtimit të pronës.
Po ç’punë kam unë, shtet të trajtoj pronën tënde. Punën e vetme që unë kam të të kthej pronën tënde. Kurse ky e ndërroi të trajtimit, domethënë duke i dhënë vetes kompetenca të bëj ç’të dua me pronën tënde.
Kjo është e vërteta e ligjit të sotëm dhe mbi këtë ligj, Pëllumb Gjoka, një vrasës dhe trafikant merr nga Edi Rama dhe administrata e tij 400 mijë m2 tokë në Velipojë, pasi ka vrarë njeriun e vet.
Mbi këtë ligj narkotrafikantë me damkë në botë marrin qindra e qindra hektarë tokë dhe pronarëve iu thuhet se tani pronat trajtohen. Çfarë trajtimi? Sepse kanë vendosur si kusht, ne kishim si kusht përveç kthimit, kompensimin me tokë ose monetar. Monetari me kushte tregu. Këta kanë vendosur kthimin e çmimit të vitit 1946, vitin me të cilin ishin konfiskuar etërit e Edi Ramës.
Kjo është e vërteta e sotme ndaj pronave dhe pronarëve. Ligjet tona nuk bënë kurrë ligje për një person asnjëherë. Nga ligjet tona kanë përfituar qindra e mijëra qytetarë.
Një javë rresht ju tregova se si ai ka bërë 4 vendime qeverie për të marrë 5000 m2 tokë edhe të pronarëve të lënë për shkollë.
Pra sot ka një mendësi të 1946 në raport me pronën.