Kryetari i opozitës, Sali Berisha, kërkoi fjalën në seancën e parë të Kuvendit.
Por në mënyrë të paligjshme dhe brutale, fjala e tij u ndërpre.
“Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës.
Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet.
Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën…,” tha Berisha.
Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.
Në këtë mënyrë, Kuvendi i ri e nis punën si i vjetri, duke diskriminuar opozitën dhe duke i hequr asaj të drejtën më të rëndësishme, atë të fjalës.

Qëndrim Politik
Bylykbashi: PS po shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, reforma zgjedhore duhet të garantojë ndarjen e shtetit nga partia në pushtet
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformën të përqendrohet te zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke e cilësuar

